EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feja tek paraardhësit tanë lindorë (thrako-dakë)

Shko poshtë

Feja tek paraardhësit tanë lindorë (thrako-dakë) Empty Feja tek paraardhësit tanë lindorë (thrako-dakë)

Mesazh  beslasht 10.07.14 0:26


Prania e thrakëve në konstituimin e popullit shqiptar në mesjetë është pranuar edhe nga albanologë të shquar si Thalloczi, Shuflaj, Çabej etj. duke mos hequr dorë nga prejardhja ilire. Më poshtë do të njihemi me momentet më interesante fetare tek këta stërgjyshër tanë që popullonin Bullgarinë dhe Rumaninë e sotme.

KALORËSIT DAKË, të ashtuquajturit kalorësit dakë lidheshin me fenë mistere të dakëve, popuj të trungut thrak që jetonin në Dakinë antike (Rumania e sotme). Kulti i kalorësve dakë filloi të përhapet edhe tek ushtarët romakë menjëherë pas pushtimit të Dakisë më 106 e.s.
Shumë relieve dhe gurë të çmuar janë gjetur që kanë të vizatuar kalorësit dakë. Prej 232 objekteve, 60 janë nga Dakia, 24 nga Mysia e sipërme, 34 nga Mysia e poshtme, 47 nga Panonia e poshtme, dhe 25 nga Panonia e sipërme. Këto relieve janë bërë kryesisht nga mermeri. Ishin kopjuar në masë të madhe në pllaka plumbi, materialë ky shumë i shtrenjtë, përdorimi i të cilit shpjegohet me qëllimet magjike për çka imazhet e kalorësve dakë ishin paraparë. Nga 90 kopje plumbi, 44 janë gjetur në Panoni të poshtme.

Relievet më të lashta shfaqin vetëm një’ kalorës, ikonografia e të cilit ishte e ndikuar nga Kalorësi thrak. Monumentete e mëvonshme shfaqin dy kalorës rreth një perëndeshe e cila si imbol kryesor e ka peshkun. Tipi i relieveve me dy kalorës i çërket periudhës së mëvonshme kah shek. III i e.s.
Përveç dy kalorësve, perëndeshës dhe peshkut, ka edhe karaktere tjera, ndjekës dhe simbole të ndryshme, si p.sh. dielli, hëna, yjet, kafshë të shumta (dashi, qeni, luani, shqiponja, fazani, korbi, këndezi, gjarpëri dhe nganjëherë edhe demi). Identifikmet e perëndeshës janë të ndryshme nga shkollarët. Edhe për kalorësit disa thonë se janë Kabirët të tjerë thonë se janë Dioskurët.

Vetëm tri grada të inicimit ishin të pranishme në mysteret e Kalorësve Dakë: Aries (dashi), Miles (ushtari), dhe Leo (luani). Dy të parët vendoseshin nën influencën e planetit Mars, kurse luani nën influencën e Diellit. Nëse kafshët e shumta në relievet dake i interpretojmë si yllësi, atëherë do të vinim në përfundim që simbolizmi i dakëve ishte mjaft i komplikuar. Rishtarët në mistere identifikonin gradën e vet me shenja dhe vula; për shembull, është gjetur një gur unaze që mban të mbishkruar një fjalë të vetme “LEO” (luan). Sipas të gjitha gjasave flijimi i një dashi liuante rol në këto mistere.

FEJA DAKE Getët dhe Dakët ishin popuj të lashtë thrakë që jetonin në Bullgarinë veriore, Rumani dhe Moldavi. Ngjashëm si religjioni i keltëve dhe ai dak paraqet një nga kapitujt më interesantë në historinë e religjioneve indoeuropiane. Evidenca dëshmon se themelimi i shtetit dak ishte pasojë e ideve theokratike. Këto ide burojnë nga adhurimi i Zalmoksit, si duket një reformator fetar i lashtë me të cilin ishte e lidhur edhe origjina e mbretërisë dake. Më vonë Zalmoksi u hyjnizua, një proces i cili ka paralele dhe në Greqinë antike.

Emri i dakëve lidhet me fjalës frigjiane DAOS (ujk). Krepçmeri e nxjerr me prejardhje nga DHAVO (ujk). Mirçea Eliade thotë se dakët formonin një “Mannerbund” që bazohej në idenë e lykanthropisë rituale. Luftëtarët e rinj dakë trajnoheshin që të imitonin sjelljet e ujqve të egër.

Sipas të gjitha gjasave mesazhi i Zalmoksit shpjegonte për një jetë në parajsë në të cilën luftëtarët e vlefshëm do të mbijetonin pas vdekjes në një gjendje të lumturisë së përhershme. Përveç pavdekshmërisë Zalmoksi mësonte edhe një lloj të shërimit psikosomatik me anë të fjalëve-lutjeve, qëllimi i të cilit ishte të shëroheshin së bashku edhe trupi edhe shpirti. Platoni tek “Charmides” jep të dhëna entuziaste për mjekësinë zalmokseane. Vonë në shek. III të e.s. kjo gjë vërtetohet nga numri i madh i bimëve mjekësore dake për të cilat shkruan Dioskuridi.

PRIFTËRIA ZALMOKSEANE Kulti i Zalmoksit ka lidhje të forta me mbretërimin. Platoni raporton se Zalmoksi ishte mbret i Getëve (Dakëve), por Straboni thotë se Zalmoksi ishte prift dhe ishte zoti më i rëndësishëm i Getëve. Ai kishte jetuar në një shpellë të një mali të shenjtë të quajtur Kogajon, ku vetëm mbreti dhe lajmëtarët e tij mund t’a vizitonin. Priftëria e shenjtë vazhdoi deri në kohët e Strabonit. Shpella duhet të ketë qenë vend i lashtë kulti ku adhuroheshin perënditë dhe priftërinjtë qëndronin aty. Herodoti tregon se Zalmoksi ishte fshehur në shpellë për tri vite dhe pastaj ishte rishfaqur në tokë. Një shenjtore e tillë është gjetur në Sarmizegetusa, kryeqytet i dakëve. Ekziston një listë e priftërinjëve zalmokseanë që nga epoka e Burebistës 80-44 p.e.s. e deri te koha e mbretit Dekeballi 106 e.s.

Kjo seri priftërinjsh hapet me të mirënjohurin Decaeneus (Dekeneu), këshilltar i mbretit Burebista, që mund të ketë ndikuar mjaft në fuqizimin epushtetit të këtij të fundit. Dekeneu i mësoi dakëve filozofinë, fizikën, etikën, logjikën dhe astronominë. Veçanërisht ua mësoi sekretet e astrologjisë, revolucioneve të planetëve, fazat e hënës, matjen e madhësisë së diellit, dhe revolucionet kozmike. Gjithashtu ua zbuloi dakëve një kalendar mjaft intrigues, misteri i të cilit ende nuk është shpjeguar si duhet. Pasardhësit (pasuesit) e Dekeneut ishin prifti Komosiku dhe Korillo, që të dy më vonë mbretër të Dakisë. Me gjasë ky Korillo apo ndryshe i njohur si Skorilo ishte babai i Dekeballit, të cilin e mposhti Trajani më 106.

Një listë tjetër i radhit priftrinjtë sipas aftësisë apo rëndësisë. Jordani e vë të parin njëfarë Zeutas, pastaj Dekeneu, dhe i treti Zalmoksi. Emri Zeutas lidhet me emrin thrak Seuthas(prift).

TË TJERA Straboni raportonte për “ktistai” që ishin priftërinj që jetonin në përkorje dhe “abioi” (pa jetë). Straboni gjithashtu raporton se Zalmoksi u mësoi dakëve vegjetarianizmin. Sipas Posidonusit dhe Strabonit, devotshmëria e thellë e dakëve ishte e njohur në antikitet. Jordani raporton se zotërinjtë dhe priftërinjtë në Daki quheshin pilleati sepse mbanin plis (pilleus). Ndërsa populli i thjeshtë nuk mbante plis.

KALENDARI TEMPULL NË SARMIZEGETUSA Sipas Jordanit, luftëtarët dakë shfrytëzonin kohën mes luftërave për të studiuar vetitë e bimëve dhe sekretet e qiellit. Kjo gjë konfirmohet edhe nga zbulimi dhe interpretimi i kalendarit-tempull në rrënojat te Sarmizegetusa, e cila ishte qendër e priftërisë dake para pushtimit romak.

Kalendari tempull është përbërë nga dy shenjtërore rrethore të bëra nga shtyllat e gurit dhe andezitit dhe të shtyllave të drurit me terrakota, të vendosura sipas një rregulli të caktuar. Format dhe materiali i përdorur i përgjigjet njësive të ndryshme të kalendarit dak. Dakët kishin një javë që luante nga 6 deri 8 ditë (mesatarja 7). Një vit dak përbëhej nga 47 javë të tilla, dhe kishte 364 deri 367 ditë. Pas një cikli prej 13 viteve, nevojitej një ditë korrektim, e cila ishte e shënuar në radhën e shtyllave si shtyllë e veçantë. Pas një shekulli prej 104 viteve ose 8 cikle me nga 13 vjet, një ditë tjetër nevojitej për korrektim të kalendarit. Sërish një ditë ekstra nevojitej pëpr korrektim pas 5 “shekujve” të tillë apo 520 viteve.

Përveç këtij kalendari “civil” dakët kishin edhe një kalendar religjioz, që përbëhej nga 60 javë me nga 6 ditë secila. Një korrektim prej 68 ditëve nevojitej që shënohej në vargun e shtylla me 68 shtylla të veçanta, ishte pikërisht operacioni i nevojshëm astronomik pas një cikli 13 vjeçar.

Ky kalendar ishte aq i saktë, saqë pas 2275 viteve, kalendari do të ndryshonte nga koha astronomike për vetëm 39 sekonda. Ky kalendar tempull duhet të jetë ndërtuar në kohën e Dekeballit, por sistemi kalendarik duhet të jetë zbuluar nga Dekeneu.

ZALMOKSI ishte themelues, me gjasë legjendar, i linjës së priftërinjve të lidhur ngushtë me dinastinë mbretërore të dakëve e getëve. Emri i tij ka ngjashmëri me emrat thrakë Zalmodegikus dhe Zelmutas.
Sipas Herodotit Zalmoksin, dakët e quanin edhe Gebeleizis ose Beleizis që ishte zoti i rrufeve.
Zalmoksi kishte ndërtuar një odë burrash, ku priste krerët e dakëve dhe i mësonte se ata nuk do të vdisnin kurrë. Ky koncept i pavdekësisë i referohej një parajse ku luftëtarët pas vdekjes do të shijonin jetën e përhershme në një kënaqësi të pafund. Gjatë kësaj kohe ndërtoi një kthinë nën tokë. Hyri në të për tri vite, gjatë të cilave populli e vajtoi vdekjen e tij, por pas këtyre tri viteve ai doli sërish, duke treguar që vdekja është e riparueshme.

Herodoti kundërshton mendimin e disa grekëve pontikë se Zalmoksi paska qenë skllav i Pythagorës, përkundrazi thotë se jetoi shumë kohë para Pythagorës. Ai thotë edhe se Zalmoksi ishte një profet që u bë prifti i zotit kryesor të dakëve. Ai qëndronte në një shpellë në malin e shenjtë Kogajon, ku vetëm mbreti dhe lajmëtarët e tij mund ta vizitonin. Platoni përveç që konfirmon gjitha këto edhe tregon se Zalmoksi u kishte mësuar dakëve një formë mjekësie psikosomatike me anë të lutjeve-shprehjeve.

Sipas Pomponiusit, luftëtarët dakë nuk frikësosheshin nga vdekja. Ai i jep tri shpjegime për këtë:
1)besimi në reinkarnim
2)besimi se shpirti pas vdekjes jeton në një vend të lumtur
3)besimi se jeta është më e keqe se vdekja.

Herodoti e barazon Zalmoksin me Gebelezisin dhe thotë se ky ishte zoti i qiellit dhe rrufeve. Kjo shpjegohet me faktin se gjatë shtrëngatave e rrufeve, Dakët hidhnin shigjeta drejt qiellit.

Thuhet se Dekeneu kishte këshilluar Burebistën që të ndalonte verën e të shkuleshin të gjitha vreshtat. Edhe Dekeneu e kishte zakon të qëndronte në shpellën e shenjtë ku kishte qëndruar Zalmoksi.

Zalmoksi deri diku është krahasuar me Zeusin e Kretës si edhe me Epimenidin.
BENDA Në shkrimet e grekëve, kjo perëndeshë thrako-jugore njihet si Bendida, Bendis ose Mendis
Emri i padyshim shpjegohet me fjalët shqipe bindem, bind, përbindësh, bindje, dhe ka lidhje me emrin e perëndisë ilire Bindi (Bindus). Ajo ishte me gjasë hyjneshë e pyjeve, gjuetisë, por ndoshta edhe e martesës.

Qysh në vitet 429-428 p.e.s. Benda ishte e adhuruar, në formë kulti shtetëror në Athinë/ Në festën që quhej Bendideja, që mbahej më datën 19 ose 20 Thargelion, dy procesione baheshin, njëri nga thrakët e pasur e të pushtetshëm të Pireut, dhe tjetri nga athinasit. Bendideoni apo faltorja e Bendës, ishte ndërtuar në kodrën Munikia.

Bendideja siç përshkruhej në veprën Republika të Platonit, ishte spektakulare por nuk përmbante shenja të ndonjë karakteri orgjiastik. Benda ishte kryesisht e identifikuar me Artemidën greke.
Në relieve dhe shtatore të vogla, Benda paraqitet me veshje thrakase dhe kapelë frigjiane. Atributet e saj janë shpesh një kupë e blatimeve në dorën e djathtë dhe një shtizë në të majtën. Në monedhat e Bythinisë ajo paraqitet duke mbajtur dy shtiza në dorën e djathtë dhe një thikë në të majtën. Në monedhat nga Kabylja, ajo mban dy pishtarë, ose një pishtar e një paterë. Pishtarët ishin gjithashtu atribute të perëndeshën greke Hekata, me të cilën Benda ka qenë gjithashtu e identifikuar.

Një faltore kushtuar Bendës apo Mendës, ishte në vitin 188 p.e.s. në bregun e djathtë të Hebrit (sot Marica në Bullgari). Të dhënat e mëvonshme përmendin një tjetër faltore në Egjypt, pranë Ptolemaidës. Emri i saj është hasur si emër grash edhe në Thraki edhe në Greqi.

FEJA THRAKE Afër 200 fise njihen nën emrin përgjithësues “thrak”, prej të cilëve më të rëndësishmit janë Odrysët që jetonin në Bullarinë juglindore; Dentheletët në veri të Maqedonisë; Serdët në Serdikë, Sofja e sotme; Besët në perëndim të Serdikës; Mysët mes malit Ballkan dhe lumit Danub; dhe dako-Getët territorin e sotëm të Rumanisë. Fiset tjera thrake si Thynët, Bithynët, Fryggët e Armenët, ishin vendosur në Azi të Vogël.

Kulturalisht thrakët jugorë ishin të lidhur me pellazgët, me disa popuj të Azisë së Vogël, me dako-getët dhe me ilirët. Para pushtimit romak ndikimi grek në Daki ka qenë inekzistent.

Feja thrake u zhvillua në dy linja divergjente, njëra tek Dako-Getët në veri falë reformave të Zalmoksit, dhe tjetra te thrakët në jug të malit Ballkan. Por ka burime që dëshmojnë ndërfutjen e besimeve veriore të Zalmoksit tek thrakët e jugut.

Sipas Herodotit thrakët adhuronin tri perëndi, që i përgjigjeshin perëndive greke Aresit, Dionysit dhe Artemidës, ndërsa mbretërit e tyre adhuronin një të katërt që i përgjigjej Hermesit. Jordani dëshmon rëndësinë e madhe të Aresit-Marsit tek Getët-Dakët. Atij i sakrifikoheshin robërit e luftës. Perëndia Sabazios identifikohej me perëndinë e verës Dionysin, ndërsa Bendis dhe Kotyto identifikoheshin me Artemidën. Polyaenos konfirmon se priftërinjtë e Herës ishin mbretër të fiseve të Kebrenëve dhe Sykaiboajve. Njëri prej tyre filloi të ndërtojë drejt qiellit shkallë të larta druri, që të shkojë tek Hera e t’i akuzoj’ë thrakët se nuk po e dëgjojnë atë (mbretin); thrakët të frikësuar iu bindën mbretit.

Dy praktika religjioze ishin të përhapura tek të gjithë thrakët si në jug dhe në veri: tatuazhet, si dhe djegia e kufomave.

Herodoti tregon se trupi ekspozohej tri ditë, pas të cilave flijoheshin kafshë, festohej, vajtonin pastaj digjej kufoma.

Straboni raporton se Mysët praktikonin vegjetarianizmin, ushqeheshin vetëm me mjaltë, qumësht e djathë. Këta quheshin Theosebeis (adhurues të zotave). Të ashtuquajturit ktistai jetonin të përkorë ndryshe quheshin abioi. Ndërsa një kategori tjetër quheshin kapnobatai (ec nëpër tym) që i referohet praktikës që thrakët në vend se të pinin verë hudhnin një lloj farash në zjarr dhe e thithnin tymin e tyre. Kjo bimë quhej kanabis nga Heziku i Aleksandrisë.

Referencat:
http://zojsi.albanianforum.net/t122-feja-thrake
http://zojsi.albanianforum.net/t72-feja-dake
http://zojsi.albanianforum.net/t71-perendite-kalores
http://zojsi.albanianforum.net/t75-profeti-zalmoks
http://zojsi.albanianforum.net/t73-prifteria-zalmokseane
http://zojsi.albanianforum.net/t74-kalendari-dak
http://zojsi.albanianforum.net/t89-benda-hyjneshe-thrake

beslasht
beslasht

peshq dhe yje

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi