Si e përgjon botën "Uncle Sam"
Faqja 1 e 1
Si e përgjon botën "Uncle Sam"
Qendra Kërkimore e Informacioneve të Internetit e Kinës publikoi më 26 maj raportin me titull "Rekordi i mbikëqyrjes globale të ShBA-së". Në raport vihet në dukje se ShBA-ja ka përgjuar gjerërisht në mbarë globin liderë të vendeve të ndryshme, institucione kërkimore, universitete, kompani etj. Specialistët kinezë janë të mendimit se përgjimi i ShBA-së kalon sferën normale, dobëson besimin reciprok strategjik midis vendeve dhe shkel rëndë privatësinë. Me përtërirjen e teknologjive të internetit, ka nevojë urgjente të krijohen rregullat dhe rendi ndërkombëtar i internetit. Në programin e sotëm, do të fokusohemi në këtë temë.
Në "Rekord" thuhet se në qershor të vjetshëm, në bazë të materialteve të demaskuara nga Edward Snowden, ish-punonjës i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të ShBA-së (NSA), mediat britanike, amerikane dhe hongkongase njoftuan me radhë projektin sekret me emrin "Prizmi" të NSA-së, që tronditi gjithë botën. Me hetime disa-mujore, sektori përkatës kinez vërtetoi vjedhjet e informacioneve sekrete të Kinës.
Në "Rekord" bëhet e ditur se dëshmitë e zbuluara nga Snowdeni vërtetojnë se Kina është një nga objektivat kryesore të përgjimit të paligjshëm nga ShBA-ja, përgjim ky që synon liderët kinezë, institucionet kërkimore, universitetet, ndërmarrjet etj.
Në "Rekord" thuhet se sipas dokumenteve të dhëna nga Snowdeni revistës gjermane "Der Spiegel", sulmet masive kibernetike të ShBA-së kundër Kinës synuan liderët kinezë dhe kompaninë e telekomunikacionit Huawei, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës si dhe shumë banka.
Duke iu referuar njoftimeve të revistës gjermane "Der Spiegel", në "Rekord" thuhet se në "hartën e zbuluar të përgjimeve globale" të ShBA-së në vitin 2010, përfshihen 90 vende të botës. Gjithashtu, qytete kryesore kineze, si Pekini, Shangai, Chengdu, Hong-Kongu, Taipei etj. u radhitën në listën e pikave kryesore të përgjimit nga NSA. Qysh nga viti 2009, NSA-ja nisi sulmet kibernetike në pjesën kontinentale të Kinës dhe në Hong-Kong, duke kontrolluar qindra objekte.

Odin- 513
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi