EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një gjallesë misterioze zbulohet në brigjet e Zelandës së Re

Shko poshtë

Një gjallesë misterioze zbulohet në brigjet e Zelandës së Re Empty Një gjallesë misterioze zbulohet në brigjet e Zelandës së Re

Mesazh  gjilanasi 07.06.14 10:14

Një gjallesë misterioze zbulohet në brigjet e Zelandës së Re Gg_4890

Një gjallesë misterioze më dhëmbë të mëdhenj dhe me një gjatësi rreth 9 metra është gjetur në brigjet e Zelandës së Re.

Mendohet se ‘përbindëshi’ është sjellë deri në breg nga dallgët e mëdha, pas stuhive të fundit që goditën bregdetin e Zelandës.


Pjesa më e madhe e trupit të gjallesës misterioze është zhdukur, ndërsa lëkura në pjesën e kokës dhe dhëmbët e mëdhenj i ngjajnë një kafshë prehistorike.

Gjallesa ka ngjallur shumë diskutime, disa e kanë cilësuar atë si krokodil deti, apo edhe dinozaur. Një ekspert shkencorë mendon se kafsha mund të jetë një lloj i rrallë i balenave.

Ekspertët kanë nisur testet për përcaktimin e saktë të gjallesës.

Një vit më parë një gjallesë e çuditshme u gjet edhe në bregdetin e Kinës, e cila ishte 17 metra dhe peshonte rreth 4.5 tonë.


Një gjallesë misterioze zbulohet në brigjet e Zelandës së Re 2_124010

Një gjallesë misterioze zbulohet në brigjet e Zelandës së Re 3_178110

Një gjallesë misterioze zbulohet në brigjet e Zelandës së Re 1_602310

/express/
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi