EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ProjektiI “Morpheus” - Hyrja në “të ardhmen”!

Shko poshtë

ProjektiI “Morpheus” -  Hyrja në “të ardhmen”! Empty ProjektiI “Morpheus” - Hyrja në “të ardhmen”!

Mesazh  Berti69 13.05.14 9:59

ProjektiI “Morpheus” -  Hyrja në “të ardhmen”! Projekti-morfeu

Kam parë të ardhmen. Madje kam qenë brenda saj. Ose të paktën kështu më është dukur. Se cfarë kam parë dhe ku jam futur vërtetë, kjo në fakt është e diskutueshme: çështje ndjesish.

Mund të betohem që kam fluturuar në hapësirë, mes anijeve kozmike, raketave dhe meteorëve, dhe më pas që kam zbritur në hone të thellë, nën ujë, mes peshkaqenëve dhe peshqve të çdo lloj dimensioni, por mundet që edhe të kem qenë në ëndërr.

“Projekti Morpheus” quhet helmeta virtuale që një teknik i kompanisë Sony më vendosi në kokë, duke më transportuar vetëm pak çaste më vonë në botën magjike të realitetit virtual. Një eksperiencë loje, objektivi parësor i të cilës është të revolucionarizojë mënyrën se si luhet me lojërat elektronike, duke parë edhe që, ajo që e ka shpikur është kompania prodhuese e Playstation, gjigandi japonez i argëtimit dhe elektronikës.

Por sot, përdorimi i kësaj helmete që ulet deri tek sytë dhe që të çon kudo që dëshiron, shkon përtej lojërave elektronike dhe hap kufij të rinj, që nga arsimi shkollor e deri tek terapia mjekësore. Dhe është e drejtë të mendosh që në një të ardhme jo shumë të largët, pas dhjetë apo njëzetë vitesh, nëse mban një helmetë të tillë (apo aksesorë të tjerë të këtij lloji) mund të bësh çfarë të duash, të provosh çdo lloj emocioni, pa lëvizur nga kolltuku i shtëpisë: apo ndoshta nga krevati i shtëpisë.

Jemi në katet e nëndheshëm të një hoteli në Londër “hip”, siç i shkon për shtat një industrie pararojë të teknologjisë: nga jashtë nuk duket si hotel, dhe as nga brenda, tualetet janë dhomëza të riveshura me kadife, me divanë dhe rafte. Kështu fillohet të dilet nga realiteti real, nga bota me të cilën jemi mësuar që përpara fillimit të eksperimentit, për të cilin Sony ka ftuar këtu një grup gazetash të përzgjedhur nga e gjithë bota. Zbresim në katin e nëndheshëm. Dhe ja, brenda një salle në gjysmë errësirë, tre shirita drite: vijnë që nga vendndodhja e tre “demo”-ve, siç thuhet në zhargon, tre lojëra elektronike ende në fazën e testimit. Në dukje asgjë e pazakontë, tre ekrane, tre histori.

Por kur vendos kokoren në kokë, gjithçka ndryshon.

Nuk jam më në katin e nëndheshëm të hotelit. Nuk jam më në Londër. Ja tek jam (demo numër 1: “Eye Valkyrie”) brenda një anijeje kozmike që bëhet gati të niset. Numëroj mbrapsht, dhjetë, nëntë, tetë etj. Dhe bum, jam në hapësirë. Mjafton të shtypësh një buton për të ndërruar rrugë dhe pamje. Meteorët më kalojnë fare pranë, anije të vogla armike më sulmojnë. I përgjigjem zjarrit, kthehem, nxitoj, dhe përfundoj i përplasur tek një tjetër anije kozmike. Demo numër dy: “The Deep”.

Kjo helmetë elektronike më duket edhe më e avancuar. Nëse përkulem, shoh këmbët e mia që përkulen. Nëse tregoj diçka, shoh krahun tim që zgjatet. Nëse shoh poshtë, shoh sipërfaqen e ujit ku me sa duket sapo jam zhytur. Nëse hedh sytë poshtë, shoh thellësitë. Ndodhem brenda një kafazi mbrojtës. Mund të qëlloj me një pistoletë për të ndriçuar errësirën e thellësisë së detit. Gjithçka shkon mirë, deri kur mbërrin një peshkaqen, përplaset me kafazin tim, shkëput me dhëmbë një copë prej tij, e merr me vete, krijon një të çarë. Po tani?

Fatmirësisht, këtu demonstrimi merr fund dhe kaloj tek tjetra: “The Castle”. Një kështjellë mesjetare. Një teknik më vendos në duar dy abazhure me ngjyra. Por kur vendos helmetën virtuale, ata të dy shndërrohen në një shpatë, një mburojë, një hark me shigjeta: do të më duhen për t’u ndeshur me një kalorës kundërshtar dhe ta bëj copë. Gjithmonë nëse nuk më bën mua ai copë i pari.

Edhe në çdo lloj loje elektronike tradicionale mund të kesh ndjesinë që po hyn në histori: në fund të fundit ky është qëllimi i atyre që i krijojnë. Por me helmetën e Projektit Morpheus, ndjesia është shumë më e fortë. Pas fluturimit në hapësirë, ndjen stomakun të të vijë në gojë sikur të kesh qenë vërtetë. Pas zhytjesh në thellësi të deteve, të merren mendtë dhe të ushtojnë veshët. Pas duelit mesjetar, të vjen të kontrollohesh nëse e ke në vend çdo pjesë të trupit.

“Në çdo lojë elektronike ekrani përfaqëson një kufi dhe me këtë helmetë bëhet i mundur kapërcimi i tij”, shpjegon Simon Benson, koordinator i sektorit të realitetit virtual tek Sony. “Hyn dhe bëhesh pjesë e historisë, me një eksperiencë tërësisht tredimensionale që përfshin të gjithë shqisat”.

Kompania japoneze nuk bën të ditur kur do e nxjerë në treg helmetën magjike. “Sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë Benson, ndoshta që vitin tjetër. Eshtë e dukshme mënyra si mund t’i transformojë lojërat elektronike: do të jetë e mundur të luash futboll me Ronaldon dhe Messin duke qenë me ta në fushë, të shkosh në luftë me një komando forcash speciale, të ngasësh një makinë garash në një cirkuit, duke ndjerë gomat që fërkohen pas asfaltit.

“Por realiteti virtual nuk do të transformojë vetëm argëtimin”, thotë koordinatori i Sonyt. “Mund të dergojmë këdo, në cilëndo anë të botës, të vizitojë Venecian apo Kullën Eiffel, apo Malin Everest, pa dalë nga shtëpia. Që tani po studiohet përdorimi në sektorin e arsimit: mund të çojmë një klasë për t’u argëtuar në Romën e lashtë apo përreth piramidave, ose për një leksion gjeografie në xhunglën e Amazonës. Ose për një mësim fizike në Hënë.

Ka filluar gjithashtu përdorimi shkencor në sektorin e mjekësisë, të terapive: imagjinoni një person që vuan nga agarofobia, dhe ka frikë të ndodhet në mes të njerëzve. Mund t’i vendosim helmetën dhe ta bëjmë të ndihet sikur është në një vagon metroje, në fillim vetëm, pastaj me dy apo tre vetë, më pas me dhjetë e kështu me radhë. Në çdo moment mund të heqë helmetën nëse ndihet keq dhe të përgatitet gradualisht për të hyrë në komunitetin real”.

Ka edhe përdorime të tjerë, disa prej të cilëve përtej fazës eksperimentale: ata ushtarakë, për shembull që u ofrojnë pilotëve të avionëve gjuajtës dhe bombardues një stërvitje identike me betejat që do të ndeshin në realitet. Në fund të fundit, teknika është po ajo e lojërave elektronike: multitasking, të arrish të kthehesh dhe të godasësh në të njëjtën kohë, për këtë arsye profesionistët e lojërave elektronike mund të shpresojnë që kur të rriten të përfundojnë në ndonjë Air Force One.

Pyes Bensonin nëse helmeta e Morpheusit, për një qëllim më paqësor, një ditë mund të na lejojë të dashurojmë virtualisht: “Pse jo”, përgjigjet duke buzëqeshur, “lojërat elektronike ekzistojnë prej njëzetë vitesh dhe është e pamundur të imagjinosh se ku do të na çojnë këto teknologji”.

Vendos helmetën për herë të fundit, në përpjekje për të zhbiriluar brenda të ardhmes: është komode, e lehtë por jo tamam ai lloj aksesori që njëri do të donte për seksin. Megjithatë, për të ëndërruar të bërit dashuri një ditë mund të shkojë fare mirë edhe Projekti Morpheus. “Jemi të përbërë nga e njëjta substancë si edhe ëndrrat”, na ka thënë Shekspiri. Dhe kushedi çfarë do të kishte shkruajtur shkrimtari i madh, po të kish patur një helmetë të tillë në kokë.

Enrico Franceschini / La Republicca
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi