EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konfucianizmi

Shko poshtë

Konfucianizmi Empty Konfucianizmi

Mesazh  Luli 08.05.14 19:49

Konfucianizmi Kongzi

Në shekullin Vi p.e.s. në një Kinë të ndarë, Konfuci ëndërronte të rikthente perandorinë e virtutit dhe moralit, kur ishte Ministër shteti i Lu-së. U shkarkua, por rregullat e tij do të përfaqësonin “fenë e shtetit” për dy mijëvjeçarë

Konfuci lindi në 551 p.e.s. në Shtetin e Lu-së (sot pjesë e provincës së Shangdong), në Kinë. Ishte bir i një pjesëtari të familjes Kong, komandant i lartë i ushtrisë së Lu-së, dhe i një vajze të re për të cilën dihet vetëm që vinte nga familja Yan. Emri i vërtetë i Konfucit ishte Kong Qju: pasi u pranua si mësues, ai mori emrin Kong Fuzi, mësuesi Kong. Emri Konfuc është thjeshtë latinizimi i emrit të tij kinez nga ana e jezuitit Matteo Ricci, misionar në vendin e madh lindor në vitet 1582 deri në 1610.

Ishte mësuesi themelues i Konfucianizmit, një fe e lindur si reagim ndaj një nevoje për rend, që ndihej shumë në një periudhë historike veçanërisht të trazuar për Kinën. Prej këtu u përhap më vonë edhe në Kore dhe Japoni.

Në kërkim të virtytit

Konfuci mbeti jetim që fëmijë; sipas atyre që thuhen në maksimat e tij, ai pati një fëmijëri të vështirë dhe për të mbijetuar iu desh të merrej me punë të ndryshme dore. Në moshën 19 vjeçare u martua me një vajzë e cila i dha shumë shpejt dy djem; në atë periudhë hyri në administratën e shtetit Lu. Nuk ka shumë informacione në lidhje me karrierën e tij, por duket se, nga një pozicion llogaritari të thjeshtë, ai mori postin e mbikëqyrësit të hangarëve, të fushave dhe të tufave publike të bagëtive të klanit të Jihuanzise, duke u bërë në fund një funksionar distrikti. Ngjitja e tij përfundimtare ndodhi kur u emërua Ministër i Punëve Publike dhe, pak më vonë, Ministër i Drejtësisë.

Kjo e fundit, ndryshe nga çfarë mund të duket, ishte një detyrë me rëndësi mesatare. Ndonëse Konfuci mund të merrte pjesë në disa dëgjesa të Princit të Lu-së, në të vërtetë ai ishte një vartës i kryeministrit. Pavarësisht kësaj, ai ushqeu shpresën që, nga ky pozicion, do të mund të çonte deri në fund një projekt të madh reformash të shtetit dhe shoqërisë.

Kina përjetonte atëherë të ashtuquajturën periudha Chunqiu (Pranvera dhe Vjeshta) në vitet 722-481 p.e.s., një epokë paqëndrueshmërie e shenjuar nga rënia e dinastisë perandorake të Zhou-së, e ngacmuar nga grupe tribalë të rajonit perëndimor. Kjo situatë i kish hapur rrugë lindjes së dukateve të vegjël, të angazhuar në luftëra të vazhdueshme, që përfshinë shumë familje të mëdha feudale, viktima të kryeministrave ambiciozë.

Dëshmitar i kolapsit të qytetërimit kinez, Konfuci u bë promotor, nga pozicioni i tij në qeverisje, i një politike që synonte rivendosjen e rendit dhe harmonisë së shoqërisë. Receta e tij ishte, në dukje, shumë e thjeshtë: bëhej fjalë për t’u rikthyer në vlerat e një epoke të lashtë, në fillesat e dinastisë Zhou, gjatë të cilës qeveria kishte demonstruar një respekt të pashembullt për ritualët e trashëguar nga dinastitë e mëparshme, si Shang.

Koncepti i ritit, sipas Konfucit, përveç se kishte konotacion fetar, mund të interpretohet edhe si ruajtje e zakoneve të paraardhësve, që janë në themel të kulturës kineze. Respekti për ritualin ishte për të një mënyrë për të ruajtur rendin kozmik. Qeveria duhej të bazohej mbi virtytin dhe mbi respektin e fortë për ritualin; vetëm në këtë mënyrë do të ishte e mundur të ruhej harmonia në shoqëri dhe në univers.

Për Mësuesin e Madh, nëse një mbret qeveriste nëpërmjet virtytit, atëherë ligjet do të ishin të panevojshëm, për arsye se të qeverisurit nga ai nuk do të guxonin të ishin të pandershëm. Në fakt, si ministër i Lu-së, Konfuci u përpoq gjithmonë që të bënte të respektoheshin ritualët. Në një rast ai mori pjesë si ambasador në një takim me një princ të një shteti fqinj, por kur mbërriti kuptoi se ky ishte paraqitur i shoqëruar nga trupa të një populli jokinez, Lai, të cilët Konfuci i konsideronte barbarë.

Ministri kërkoi që princi të tërhiqte Lai-të, duke i vënë në dukje se “barbarët do të provokojnë mjerim mes popujve kinezë” si dhe e sinjalizoi që “nëse vazhdonte kështu, do të ishte i mallkuar nga shpirtërat, si dhe i papranueshëm nga njerëzit”.

Sovrani pranoi që të tërheqë ushtarët dhe marrëveshja u firmos, por më vonë lindi një tjetër fërkim. Princi organizoi një pritje për të gjithë zyrtarët me detyra të larta, por sipas Konfucit vendi i zgjedhur nuk ishte i përshtatshëm dhe sendet e porcelanit në dispozicion nuk ishin ata të duhurit për të festuar banketin në përputhje me ritet e vendosur: “Një banket duhet të shërbejë për të iluminuar virtytin. Nëse kjo nuk është e mundur, më mirë të mos festohet”.

Mendimtari udhëtues


Këmbëngulja e Konfucit për respektimin e riteve si dhe sjellja e tij e ngurtë morale e bënë atë një figurë të parehatshme për qeveritarët e vetë shtetit të Lu-së. Edhe propozimet e tij politikë nuk u ndoqën. Sipas Mencios, që ka jetuar në shekullin IV pe.e.s dhe i konsideruar si vazhduesi i rrugës së Konfucit, sovrani i Lu-së “nuk miratoi masat e propozuara nga Konfuci dhe as nuk përfitoi nga talenti i tij”, dhe shton se ata që e njihnin ministrin e kuptuan se “duhej që të largohej, sepse qeveritarët e Lu-së kishin vepruar në kundërshtim me ritet”.

Nga burimet rezultojnë dy rrethana të ndryshme gjatë të cilave Konfuci braktisi pushtetin në vitin 497 p.e.s. Sipas Dialogëve (Lun Yu, një përmbledhje e thënieve të tij), largimi ishte i lidhur me mosinteresimin që ai pa kundrejt qasjes morale të kryeministrit të Lu-së, i cili pranoi këngëtare dhe valltare si dhuratë nga shteti fqinj dhe u argëtua me to për tre ditë me radhë, duke i lënë kështu pas dore detyrat e tij në pallat. Sipas Mencios, në fakt, gjatë festimit të një flijimi, Konfucit nuk iu ofrua asnjë copë mishi, një shenjë e dukshme e rënies së tij. “Dhe kështu u largua menjëherë, pa patur as kohën që të hiqte kapelën e ceremonisë”.

Konfuci vendosi për më tepër që të largohej nga Lu-ja: ishte 54 vjeë. Në trembëdhjetë vitet që pasuan, udhëtoi në kërkim të një sovrani në gjendje të vlerësonte aftësitë e tij. E shoqëronin disa dishepuj të cilët spikasnin për formimin e tyre të shkëlqyer në disiplina të tilla si diplomacia, ekonomia dhe administrimi; u mendua se objektivi i tij ishte ndoshta që të krijonte një zyrë administrative, që do ta ndihmonte të qeveriste një territor në respekt të virtytit.

Megjithatë, Konfuci nuk pati shumë fat. Gjatë njërit prej këtyre udhëtimeve, një burrë i moshuar një herë e pyeti: “Përse je kaq i shqetësuar? Del vërdallë për të vënë në provë dhuntitë e tua e për të bindur të tjerët?” Konfuci u përgjigj: “Thjeshtë më shqetëson fakti që bota lodhet shumë për të qenë kaq injorante”. Në fund ai hoqi dorë nga shpresa për të ndikuar mbi politikën e kohës së tij: “Përse ju shqetëson fakti që unë nuk kam një post? Bota jeton prej shumë kohësh pa një sjellje morale”, u tha një herë dishepujve të tij, duke shtuar: “Qielli do të përdorë mesuesin tuaj si një shkop të drunjtë në një këmbanë të bronxtë”.

Me këtë imazh i referohej atij që i interesonte më shumë, misionit të tij filozofik dhe moral: qëllimi ishte që të zgjonte bashkëkohësit e tij, për një jetë autentike morale.

Një doktrinë barazitiste

Doktrina e Konfucit nuk kufizohej në respektin e riteve tradicionalë, por nxiste edhe një refleksion mbi jetën morale të qenies njerëzore, përtej hierarkisë sociale. Njeri i mirë nuk ishte ai që lindte në shtresat e sipërme të shoqërisë, por ai që demonstronte se kishte një sjellje morale të përsosur, të shoqëruar me arsimimin.

Në këtë mënyrë, Konfuci favorizonte ngjitjen sociale sipas meritës: intelektualët do të merrnin kontrollin e qeverisë, duke e këmbyer fisnikërinë e gjakut me atë të virtytit. Kjo gjë shpjegonte tërheqjen që Konfuci ushtronte mbi nxënësit e tij, që kishin origjina shoqërore shumë të ndryshme: ishin aristokratë dhe bij kalorësish, por edhe tregtarë, muratorë, artizanë dhe ushtarë. Të gjithë e quanin mësuesi, “zi”, dhe vetveten e konsideronin si dishepuj, “tu”.

Konfuci i konsideronte bashkëbisedimet e tij me ata, më të rëndësishëm se çfarëdolloj gjëje tjetër. Thoshte: “Të mos flasësh me një person në gjendje të përthithë atë që i themi është njësoj si ta çosh dëm. Dhe të flasësh me dikë të paaftë që të asimilojë atë që i themi është njësoj si të çojmë dëm fjalët tona”. Konfuci pati një marrëdhënie shumë të ngushtë me nxënësit e tij. Yan Hui ishte padyshim më i vlerësuari; vdekja e tij e parakohshme i shkaktoi një tronditje të thellë.

Konfuci u kthye në atdhe në vitin 484 p.e.s. dhe aty vazhdoi të japë mësim. Megjithatë nuk la asnjë vepër të shkruar: Dialogët u mblodhën nga breza dishepujsh pas vdekjes së tij. Aspiratat politike të Konfucit nuk u përkthyen asnjëherë në fakte dhe pak nga pak ai u konsiderua vetëm një i Urtë Suprem.

Në këtë mënyrë, perandorët kinezë arrinin që të neutralizonin pushtetin nënshtrues të mësimeve të tij politikë dhe të ndërtonin një Konfucianizëm të zbutur, si bazë për qeverisjen e tyre, që mbijetoi si “fe e shtetit” për më shumë se dy mijëvjeçarë deri kur, në vitin 1912, perandori i fundit i Kinës, Pu Yi, u detyrua që të heqë dorë nga froni.


Konfuci dhe konfucianizmi

Konfuci ka ndikim të madh për kulturën tradicionale kineze. Në vitet 70-të të shekullit të kaluar, një dijetar amerikan zgjodhi 100 persona me ndikim më të madh në historinë e njerëzimit. Konfuci radhitet në vendin e 5-të vetëm pas Jezu Krishtit, Sakyamunit etj. Kurse për kinezët, ndikimi i Konfucit është më i madh se i kujtdo tjetër. Konfuci ishte krijuesi i konfucianizmit. Gjatë mbi 2000 vjetëve, konfucianizmi jo vetëm ka ndikuar politikën, kulturën, ekonominë e Kinës, por edhe në jetën e kinezëve.

Disa dijetarë perëndimorë bile e konsiderojnë konfucianizmin si teoria fetare e Kinës. Në fakt, konfucianizmi ishte vetëm një teori filozofike, gjatë shoqërisë feudale mbi 2000 vjeçare të Kinës, ai zinte gjithmonë vendin drejtues. Konfucianizmi ka ndikim të madh edhe në disa vende aziatike, dhe sot për shkak të jetesës së kinezëve në vende të tjera të ndryshme, konfucianizmi është përhapur në mbarë botën.

Mendimi i rreptë hierarkik i konfucianizmit përputhej me interesat e klasës sunduese dhe ishte në favor të stabilitetit dhe zhvillimit shoqëror, prandaj konfucianizmi zinte gjithmonë pozitën drejtuese në kohën feudale të Kinës.

Konfuci theksonte etikën e rreptë dhe vuri në dukje se populli duhet t’i bindej pa kusht mbretit, fëmijët duhet t’u bindeshin prindërve, kështu do të realizoheshin paqja e vendit dhe harmonia e jetesës. Sapo doli teoria e Konfucit, ajo nuk u bë menjëherë teoria drejtuese. Deri në shekullin e dytë para erës sonë, sundimtarët zbuluan se teoria e Konfucit ishte në favor të ruajtjes së stabilitetit të shoqërisë feudale prandaj e caktuan si teoria drejtuese e shtetit.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konfucianizmi Empty Re: Konfucianizmi

Mesazh  Luli 08.05.14 20:29

Konfuci është themeluesi i doktrinës së Konfucianizmit në Kinë. Për më shumë se dy mijë vjet, ndikimi i ideologjisë konfucianiste në Kinë, shfaqet jo vetëm në politikë, por edhe në mënyrën e të vepruarit, në mentalitetin e në mënyrën e të menduarit të çdo kinezi.

Madje, disa studiues të huaj ideologjinë konfucianiste e konsiderojnë si ideologjinë fetare të Kinës. Por, në ndryshim nga ideologjitë sunduese në Perëndim, Konficializmi fokusohet në jetën reale, në vlerat praktike, në mënyrë të veçantë në rëndësinë e familjes dhe normat që rregullojnë marrëdhëniet mes njerëzve, pra nuk është një ideologji që beson tek zotat, ose në jetën e përtejme.

Konfuci ka lindur në vitin 551 Para Lindjes së Krishtit dhe ka jetuar plot 70 vjet, pra ka jetuar në një periudhë rreth 100 vjet më të hershme se Aristoteli i Greqisë së Lashtë. Babai i vdiq kur ishte vetëm 3 vjeç dhe më pas së bashku me nënën u vendos në provincën e Shandong-it të Kinës së sotme.

Emrin e vërtetë e ka pasur Kong Qiu dhe Konfuc, (Kong Zi) është quajtur në shenjë respekti. Konfuci ka jetuar në periudhën Chun Qiu (Pranvere-Vjeshte), periudhë në të cilën sistemi i shtetit unik u shpërbë dhe pas tij lindën një serë pricipatash të vogla vasale. Konfuci jetonte, pikërisht, në njërin prej këtyre shteteve të quajtur Luguo, i cili ishte edhe shteti më i zhvilluar nga pikëpamja kulturore për kohën.

Një ndër shkaqet kryesore se përse Konfucianizmi u pranua si ideologji sunduese, është se ai predikonte shoqërinë hierarkike, ku perandori ishte në majë të këtij sistemi, ishte një ideologji që i shkonte për shtat interesave të klasës sunduese, por gjithashtu ishte në dobi të ruajtjes së stabilitetit social dhe zhvillimit të vendit. Konfuci e vinte theksin tek rregullat etike dhe rendi.

Sipas tij, nëse një vartës dilte kundër eprorit, ose fëmija dilte kundër prindit, ky konsiderohej si krimi më i rëndë. Sipas teorisë së Konfucit, zyrtari i shtetit ka për detyrë të qeverisë mirë vendin, kurse populli duhet të jetë besnik ndaj sovranit.

Vetëm kështu, garantohet paqja e vendit dhe populli mund të jetojë në stabilitet. Konfucianizmi u zhvillua në një ideologji zyrtare në periudhën e Dinastisë Han, në shekullin e II Para Erës së Re. Në atë kohë, Kina ishte një vend i fuqishëm e unik, me një sistem qeverisës të përqendruar, autokratik dhe sunduesit e kuptuan se teoritë e Konfucit ishin mjaft të përshtatshme për ruajtjen e stabilitetit të shoqërisë feudale.

Idetë dhe veprimet e Konfucit përmblidhen në një libër, të quajtur “Lun Yu”-në, të cilin përmblidhen citate të Konfucit dhe biseda të tij me studentët. Në Kinën antike, ky libër është konsideruar i shenjtë, gati-gati, njëlloj si Bibla për perëndimin.

Një qytetar i thjeshtë, me idetë e këtij libri, vendos rregullat për jetën e tij, ndërsa dikush që dëshiron të merret me politikë e të bëhet zyrtar, duhet që ta studiojë në thellësi këtë libër. Ka ekzistuar dikur thënia se “me gjysmën e Lun Yu mund të sundohet bota”, që do të thotë se, nëse zotëron vetëm gjysmën e librit Lun Yu, është e mjaftueshme për qeverisjen e vendit.

“Lun Yu” në vitin 1687 është përkthyer në latinisht nga misionari Jezuit Matteo Ricci dhe disa vite më vonë edhe në frëngjisht dhe anglisht. Në vitin 1691, një tjetër misionar francez, Louis le Comte boton në Paris librin “Mbi ritet kineze”, në të cilin bën një paraqitje të qartë të ideologjisë Konfucianiste të Lindjes. Thelbi i Konfucianizmit është Humanizmi dhe Virtyti, Etika.

Sipas tij, Humanizmi duhet të shprehet në qeverisjen humane të bazuar në dashurinë për njerëzit, në mënyrë që gjithsecili të gëzojë të drejtën për të jetuar dhe për të qenë i lumtur. Ndërsa Etika, synon ndërtimin e një sistemi moral të shoqërisë, ku gjithsecili është i ndërgjegjshëm për përkatësinë e tij, që do të thotë se anëtarët e shoqërisë duhet të kenë një përcaktim moral dhe pranim moral të qëndrueshëm, për statusin e tyre social.

Sipas këtyre dy parimeve bazë, nëse anëtarët e shoqërisë gëzojnë masivisht të drejtën për të jetuar dhe për të qenë të lumtur, do të thotë që ata nuk kanë nevojë për rebelim dhe trazira. Po kështu, nëse ata pranojnë masivisht sistemin moral të shoqërisë dhe zbatojnë rregullat morale, që ju përshtaten kushteve konkrete të tyre, atëherë rebelimi dhe trazirat nuk kanë bazë morale, pra nuk kanë bazë ideologjike.

Duke qenë se shoqëria, nuk ka as nevojën dhe as bazën ideologjike të rebelimit, atëherë ajo do të gëzojë stabilitet afatgjatë. Mu për këtë shkak, Konfucianizmi ka qenë ideologjia kryesore gjatë gjithë periudhës feudale të Kinës dhe njëkohësisht, mori përhapje dhe ndikim të gjerë në shumicën e vendeve aziatike.

Koncepti i vlerave që dominon shoqërinë kineze, e ka prejardhjen pikërisht nga filozofia Konfucaniste, e cila ka qenë mbisunduese, jo vetëm në periudhën më të madhe historike të Kinës, por pa frikë, mund të thuhet se, në një masë të madhe dominon edhe vlerat e shoqërisë së sotme kineze. Dhe një nga tiparet me të mëdha të kulturës kineze, është pikërisht fakti se sistemi i vlerave të kinezëve në thelb është sistem sekular, në Kinë nuk lindi një fe, në kuptimin e mirëfilltë të saj.

Nuk është rastësi që, Partia Komuniste e Kinës, asnjëherë nuk është shkëputur nga tradita kulturore e filozofike, duke u shprehur vazhdimisht për zbatimin e marksizmit në kushtet specifike të Kinës dhe pas zbatimit të politikës së hapjes dhe reformave, në ndërtimin e socializmit me tipare kineze. Dhe në këtë mënyrë, gradualisht është përpunuar dhe gjithnjë e më tepër po njihet e pranohet sistemi i vlerave me tipare kineze, i cili mbështetet në harmonizimin e vlerave të individit me progresin e gjithë shoqërisë, në ndryshim me konceptin e vlerave të perëndimit, i cili theksin e ve në liritë e individit.

Në fakt jo vetëm në Kinë, por edhe në shoqëritë moderne të Japonisë, Koresë së Jugut, Singaporit, etj, të cilat kanë pranuar kulturën konfucianiste, mund të shihet qartë ky sistem vlerash. Këto vende, megjithëse me një demokraci të konsoliduar dhe nivel të lartë zhvillimi ekonomik, në ndryshim nga perëndimi, i japin rëndësi besnikërisë ndaj vendit, bashkëpunimit kolektiv, rregullit e rendit, duke ndërtuar atë që quhet kapitalizmi kolektiv. Dhe këto vlera shprehen në mënyrë të koncentruar në thënien e Konfucit se “Edukimi i vetvetes sjell unitetin e familjes, qeverisjen e mirë të vendit dhe paqen e botës”.

Duke qenë një vend në rilindje të fuqishme, ekonomia e dytë në botë dhe me ambicie gjithnjë në rritje në arenën politike botërore, Kina aktualisht synon edhe propagandimin dhe konfirmimin e modelit kinez të zhvillimit, një model që deri tani ka rezultuar mjaft i suksesshëm dhe vital, një model i bazuar në sistemin e vlerave të shkollës së Konfucit, që kërkon harmonizimin e lirive individuale me zhvillimin e gjithë shoqërisë.

Në kushtet kur Kina, dita ditës, po afrohet në mesin e vendeve të zhvilluara, si dhe kur Perëndimi për shkak edhe të krizës financiare po përballet edhe me krizën e sistemit të vlerave, modeli kinez i zhvillimit, pra sistemi i vlerave i tipit kinez pritet të sfidojë fort sistemin e vlerave universale të Perëndimit dhe madje të fitojë hapësira të reja e të gjejë mbështetje në rang botëror, por sidomos në vendet në zhvillim.


Disa thënie të Konfucit:

-Morali është baza e karrierës.

-Familja që bën të mira ju lë lumturi paraardhësve, ajo që bën vetëm të këqija ju lë fatkeqësi.

- Pasuria zbukuron shtëpinë, morali zbukuron njeriun.

-Kush sillet me moral, fle i qetë e pa brenga, kush bën të këqija, sado të përpiqet nuk do të gjejë rehati.

-Nderet që tjetri bën për mua nuk duhet të harrohen, nderet që unë bej për të tjerët edhe mund të harrohen.

-Në marrëdhëniet me miqtë, duhet të jesh i besueshëm e të mbash fjalën

-Më mirë një diamant të dëmtuar, se sa një gur të lëmuar.

-Nëse nuk e njeh jetën, nuk ke si të kuptosh vdekjen.

-Të jesh i qartë për atë qe di dhe atë që nuk di, kjo është dituria e vërtetë.

-Njeriu zotni, (njeriu i zgjuar) kërkon marrëdhënie të mira me njerëzit përreth, por gjithmonë duke menduar në mënyrë të pavarur dhe jo duke ndjekur të tjerët qorrazi, njeriu i vogël synon vetëm që të bëhet si të tjerët, por nuk arrin të ruajë marrëdhënie miqësore me njerëzit.

-Njeriu i nderuar mendon me moral e virtyt, njeriu i vogël vetëm për komfortin e tij.

-Jeta është e thjeshtë, jemi ne që e komplikojmë.

-Çdo gjë ka bukurinë e vet, por jo të gjithë e shohin atë.

-Ai që lexon por nuk mendon është i humbur, ai që mendon por nuk lexon është në rrezik të madh.

Nga Iljaz Spahiu
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konfucianizmi Empty Re: Konfucianizmi

Mesazh  Luli 08.05.14 20:33

Si lindi konfucianizmi

Konfucianizmit, është një fe e lindur si reagim ndaj një nevoje për rend që ndihej shumë në një periudhë historike veçanërisht të trazuar për Kinën. Prej këtu u përhap më vonë edhe në Kore dhe Japoni.Që nga viti 200 para erës së re deri në fillim të shekullit XX konfucianizmi ka qënë fe shtetërore në Kinë.

Konfucianizmi i ka fillesat në veprimtarinë e mendimtarit të shquar kinez Konfuci, i cili ka lindur rreth 551 para lindjes së Krishtit. Ai lindi në shtetin e vogël Lu, në bregdetin e Kinës Veriore, provinca e Shantungut të sotëm, dhe ka vdekur në vitin 479 para Erës së Re.

Vinte nga një familje e varfër e nivelit të ulët të fisnikërisë, por ishte i mirëarsimuar. I interesuar më së shumti për moralin dhe etikën e qeverisjes, pasi i formuloi teoritë e veta, ai do të merrte udhët nëpër shumë shtete derisa të gjente një sundimtar të gatshëm për ti vënë në zbatim mësimet e tij.

E gjithë kjo të kujton filozofin grek Platonin, i cili aspironte për sundimin e një mbreti filozof. Me që asnjë sundimtar nuk i gjente praktike mësimet e tij, Konfuci vazhdoi përpunimin e mëtejshëm të teorive të veta mbi natyrën e virtyteve dhe mbi qeverisjen e mirë; ndërkohë numri i studentëve dhe i pasuesve të tij vinte në rritje.

Teoritë Konfucianiste

Konfuci si njeri i tërhiqte pasuesit e vet me cilësine e përkorjes, prakticitetit dhe humanitetit vetjak; si mësues i tërhiqte me shpalljen e një etike të zhveshur nga kërkesat materiale, me idenë që laikja është e shenjtë dhe që me pak vullnet, përsosmëria morale është e arritshme nga cilido.

Konfuci nuk i hidhte poshtë hyjnitë tradicionale, por thjeshtë pranonte se ato nuk mund të njihen. Spekullimet mbi vdekjen ai i shpërndante me këtë koment "kur ne nuk kuptojmë jetën, si mund të shpjegojmë vdekjen?". Duke jetuar në shekujt e rënies sociale, qëllimi i i tij ishte të gjente mundësitë e një jete harmonike në këtë botë, ku, siç kujtonte ai, natyra njerëzore në themel është e mirë ndaj, përkatësisht, dhe shoqëria duhet të vinte në përshtatje me këtë mirësi natyrore.

Konfuci e gjente kohën e artë në të kaluarën, në periudhën e hershme të dinastisë Chou, kur shteti feudal, së paku, sipas pikëpamjes së tij të idealizuar, kishte arritur atë lloj harmonie shoqërore, në të cilën qeniet njerëzore mund të jetonin në përputhje me mirësinë e tyre natyrore.

Për ta arritur sërish këtë shoqëri në të ardhme, Konfuci propozonte një bllok parimesh udhërrëfyese si për sundimtarët, edhe për individët. Në mendimin e tij Chun cu, njeriu fisnik, individi me madhështi morale,duhet të ishte i pajisur me pesë virtyte të brendshme si: ndershmëri, drejtësi, besnikëri, altruizëm, dashuri për njerëzimin dhe të praktikonte dy virtyte të jashtme: kulturën dhe mirësjelljen sipas etikës rituale.

Ritet me origjinë nga praktika të vjetra fetare merrnin një rol të rëndësishëm për qëndrimet familjare dhe shoqërore, për ekuilibrin moral dhe për vetkontrollin. Shoqëria ka vetiu në themel të saj një hierarki natyrore, ndaj çdo individ, edhe nëse gabon, mund ta zërë prapë vendin e vet në të dhe t'i ushtrojë normalisht aftësitë e veta; ka mundësi të realizohet e të vetëpërmbushet.

Sundimtarët e kanë për detyrë të qeverisin urtësisht dhe me vullnet të mirë; detyrë e popullit është respekti dhe bindja ndaj sundimtarëve. Kryefamiljari duhet ta drejtojë shtëpinë me fisnikëri dhe kjo duhet t'i shpërblehet me besnikëri. Nderimi për prindërit është parimi më i rëndësishëm.

Ai ka qënë një nga mësuesit më të kulturuar të kohës së tij.Pasuesit nuk e shikonin Konfucin si profet fetar,si njeri të dërguar të Perëndisë, por si "më të mencurin e burrave të mencur".

Konfuci kishte gjithnjë në qënder të vëmendjes problemet, vuajtjet dhe shqetësimet e njerëzve në mjediset e gjera shoqërore ku jetonte . Konfuci predikonte se shpëtimi personal mund të arrihet duke jetuar brenda shoqërisë në perputhje me parimet specifike të sjelljes morale. Sipas përfytyrimeve të kësaj feje, besnikëria personale ndihmon krijimin e një familjeje të fortë e të qëndrueshme, e cila shërben si bazë për një shoqëri të shëndetshme e harmonike.

Ai thoshte:

Kur njeriu është i sjellshëm, familja është në harmoni.

Kur familjet janë në harmoni, do të jetë edhe fshati.

Kur fshatrat janë në harmoni, atëherë do të jetë edhe krahina.

Nëse janë provincat në harmoni, atëherë gjithashtu është dhe mbretëria.

Nëse këto sferat janë në harmoni, atëherë është edhe kozmosi.

Prandaj, njeriu duhet të ketë gjithmonë komunitetit dhe interesit kombëtar në mendje.

*Pesë marrëdhëniet elementare të njeriut

- Ati-Biri

- Sundimtar-subjekt

- Burri-gruaja

- Vëlla i madh-vëlla i vogël

- Mik-mik

Nga këndvështrimi konfuciane, 4 të parat janë në thelb hierarkik nënshtrimi. Vetëm mik-mik mund të shihet si një marrëdhënie në mes të barabartëve.

Pesë marrëdhëniet përcaktohen nga virtytet e filantropisë, të drejtësisë dhe devotshmësë. Devotshmëria është baza e jetës familjare dhe e shtetit. Kjo devotshmëri është reflektuar në adhurimin e të parëve .

Gruaja është nën tre “bindje”:

Bindje ndaj Atit, kur ajo është e re.

Bindja ndaj burrit të saj, nëse ajo është e martuar.

Bindja për të rritur djalin e saj, nëse ajo është e ve.

Dëshmitar i kolapsit të qytetërimit kinez, Konfuci u bë promotor, nga pozicioni i tij në qeverisje, i një politike që synonte rivendosjen e rendit dhe harmonisë së shoqërisë.

Receta e tij ishte, në dukje, shumë e thjeshtë: bëhej fjalë për t’u rikthyer në vlerat e një epoke të lashtë, në fillesat e dinastisë Zhou, gjatë të cilës qeveria kishte demonstruar një respekt skrupuloz për ritualët e trashëguar nga dinastitë e mëparshme, si Shang.

Koncepti i ritit, sipas Konfucit, përveç se kishte konotacion fetar, mund të interpretohet edhe si ruajtje e zakoneve të paraardhësve, që janë në themel të kulturës kineze. Respekti për ritualin ishte për të një mënyrë për të ruajtur rendin kozmik. Qeveria duhej të bazohej mbi virtytin dhe mbi respektin e fortë për ritualin; vetëm në këtë mënyrë do të ishte e mundur të ruhej harmonia në shoqëri dhe në univers.

Për Mësuesin e Madh, nëse një mbret qeveriste nëpërmjet virtytit, atëherë ligjet do të ishin të panevojshëm, për arsye se të qeverisurit nga ai, nuk do të guxonin të ishin të pandershëm. Në fakt, si ministër i Lu, Konfuci u përpoq gjithmonë që të bënte të respektoheshin ritualët.

Doktrina e Konfucit nuk kufizohej në respektin e riteve tradicionalë, por nxiste edhe një refleksion mbi jetën morale të qenies njerëzore, përtej hierarkisë sociale. Njeri i mirë nuk ishte ai që lindte në shtresat e sipërme të shoqërisë, por ai që demonstronte se kishte një sjellje morale të përsosur, të shoqëruar me arsimim.

Në këtë mënyrë Konfuci favorizonte ngjitjen sociale sipas meritës; intelektualët do të merrnin kontrollin e qeverisë, duke e këmbyer fisnikërinë e gjakut me atë të virtytit. Kjo gjë shpjegonte tërheqjen që Konfuci ushtronte mbi nxënësit e tij, që kishin origjina shoqërore shumë të ndryshme: ishin aristokratë dhe bij kalorësish, por edhe tregtarë, muratorë, artizanë dhe ushtarë.

Të gjithë e quanin mësuesi, “zi”, dhe vetveten e konsideronin si dishepuj, “tu”. Konfuci i konsideronte bashkëbisedimet e tij me ta më të rëndësishëm se çfarëdolloj gjëje tjetër. Thoshte: “Të mos flasësh me një person në gjendje të përthithë atë që i themi është njësoj si ta çosh dëm.

Dhe të flasësh me dikë të paaftë që të asimilojë atë që i themi është njësoj si të çojmë dëm fjalët tona”. Konfuci pati një marrëdhënie shumë të ngushtë me nxënësit e tij. Yan Hui ishte padyshim më i vlerësuari; vdekja e tij e parakohshme i shkaktoi një tronditje të thellë.

Këmbëngulja e Konfucit për respektimin e riteve, si dhe sjellja e tij e ngurtë morale e bënë atë një figurë të parehatshme për qeveritarët e vetë shtetit të Lu. Edhe propozimet e tij politike nuk u ndoqën.

Në trembëdhjetë vitet që pasuan, udhëtoi në kërkim të një sovrani në gjendje të vlerësonte aftësitë e tij. E shoqëronin disa dishepuj, të cilët spikasnin për formimin e tyre të shkëlqyer në disiplina të tilla si diplomacia, ekonomia dhe administrimi; u mendua se objektivi i tij ishte ndoshta që të krijonte një zyrë administrative që do ta ndihmonte të qeveriste një territor në respekt të virtytit.

Megjithatë, Konfuci nuk pati shumë fat. Në fund ai hoqi dorë nga shpresa për të ndikuar mbi politikën e kohës së tij.“Përse ju shqetëson fakti që unë nuk kam një post? Bota jeton prej shumë kohësh pa një sjellje morale”, u tha një herë dishepujve të tij, duke shtuar: “Qielli do të përdorë mësuesin tuaj si një shkop të drunjtë në një këmbanë të bronztë”.

Me këtë imazh i referohej atij që i interesonte më shumë, misionit të tij filozofik dhe moral: qëllimi ishte që të zgjonte bashkëkohësit e tij ndaj një jete autentike morale.

Në Kinën e lashtë, arsimi ishte e drejta e posaçme e fisnikëve. Konfuci e theu këtë të drejtë të posaçme, ai hapi shkollën private, çdo njeri mund të studionte në këtë shkollë. Konfuci u shpjegonte studentëve mendimet e tij politike e etike. Sipas legjendës, Konfuci kishte 3000 studentë, ndër to 72 studentë u bënë dijetarë të mëdhenj.

Konfuci theksonte etikën e rreptë dhe vuri në dukje se populli duhet t’i bindej pa kusht mbretit, fëmijët duhet t’u bindeshin prindërve, kështu do të realizoheshin paqja e vendit dhe harmonia e jetesës. Sapo doli teoria e Konfucit, ajo nuk u bë menjëherë teoria drejtuese.

Deri në shekullin e dytë para erës sonë, sundimtarët zbuluan se teoria e Konfucit ishte në favor të ruajtjes së stabilitetit të shoqërisë feudale prandaj e caktuan si teoria drejtuese e shtetit. Libri “Lunyu” shënoi mendimet dhe thëniet e Konfucit. Në kohën e lashtë të Kinës, ky libër konsiderohej libri i shenjtë si “Bibla” në perëndim.

Populli duhet të mësonte këtë libër për të rregulluar jetesën e vet, kurse funksionarët duhet të mësonin këtë libër për të marrë njohuri të administrimit. Në historinë kineze kishte një thënie “Gjysma e Lunyut mund të administronte vendin” që do të thotë se nëse një njeri zotëronte gjysmën e teorisë së “Lunyut”, ai mund të administronte një vend. Në fakt, “Lunyu” ishte një libër me përmbajtje të pasura dhe fjalë të gjalla. Në këtë libër thëniet e Konfucit lidheshin me shumë anë, për shembull me mësimin, me muzikën, me turizmin, me miqësinë etj.

Shumë fjali të Konfucit në “Lunyu” janë bërë fjalë të urta që shfrytëzohen shpesh nga kinezët. Për shembull, “Ndër 3 njerëz ka një mësues”, domethënë çdo njeri ka merita të veta, njerëzit duhet të mësojnë nga njëri-tjetrin.

Marsela Behari
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konfucianizmi Empty Re: Konfucianizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi