EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kastaneda dhe don Huan Matus

Shko poshtë

Kastaneda dhe don Huan Matus Empty Kastaneda dhe don Huan Matus

Mesazh  Equinox 07.05.14 0:14

Kastaneda dhe don Huan Matus Don_juan_by_pencilartist.dn1273tuyxc8g8kkogsg08osc.5e0bh3gigosg800ccgc4sk4kg.th

Carlos Castaneda është lindur më 25 dhjetor 1925; të dhëna të tjera thonë se është lindur më 25 dhjetor 1931. Vendlindja mund të jetë San Paolo, në Brazil.

Por as kjo nuk është e sigurtë. Simbas burimesh të tjera, Castaneda duhet të jetë peruvian me origjinë nga Kajamarka, emigruar në SHBA më 1951. Antropolog në University of California në Los Angeles, ai ka studiuar për një kohë të gjatë etnologji e parapsikologji.

Takimi i tij me Don Juan Matus, një shaman yakui për të cilin ende nuk është e qartë nëse ishte real apo frut i fantazisë së Castaneda-s, duhet të ketë ndodhur në vitin 1960. Mbas kësaj ngjarjeje, Castaneda shkruan librin “Në shkollën e shtrigut”- 1968. Botimi i këtij libri dhe suksesi i tij i menjëhershëm përputhet me kulmin e lëvizjes hippye amerikane dhe europiane.

Castaneda bëhet, në mënyrë të heshtur, një nga etërit themelues të kulturës së drogave, simbas prirjes iniciatike dhe spiritualiste që do ndikonte intelektualë të underground-it si Timothy Leary.

Tekste të tjera të tij janë: “Një realitet i ndarë”-1971; “Udhëtim në Ixtlan”-1972; “Ishulli i Tonal”-1975; “Hallka e dytë e fuqisë”-1978; “Zjarri i së brendshmes” 1985; “Fuqia e heshtjes”-1988. Data e vdekjes së Carlos Castaneda-s dihet: është 28 prilli i vitit 1998.

Don Juan tregon se në një periudhë mes 7.000 e 10.000 vjet më parë, në rrafshnaltat e Meksikës egzistonin disa individë, të cilët, për arsye të ndryshme, përdornin barna narkotikë.

Nëpërmjet gjendjeve të ndërthurura të vetëdijes, ata zbuluan pamje të botës, deri atëherë të panjohura, por u shtynë edhe më lart dhe perceptuan dimensione apo realitete absolutisht të huaja për botën e zakonshme. Këta shamanë antikë nuk ishin asfare “primitivë” të pagdhendur që jepeshin pas kënaqësisë shastisëse të drogës. Përkundrazi ishin kërkues të së vërtetës, të paisur me përkorje dhe me disiplinë.

Një qëndrim i tillë u dha atyre mundësinë që të mos i linin asgjë rastësisë, e të sistemonin çdolloj perceptimi që meritonte vëmendje në një kontekst të rregullt, koherent, pragmatik.

Castaneda takon EL Nagual Juan Matus

Më 1960 Carlos Castaneda, askohe student antropologjie, viziton territorin që ndan Arizonën nga shkretëtira e Sonorës, për të marrë nga indianët e atij vendi të dhëna rreth pejotl dhe substancave tjera narkotike. Në një stacion autobusi në Greyhound, Carlos takon një plak indian Jakui me emrin Juan Matus.

Ky njeri, që fillimisht i duket njeri i çiltërt dhe i parrezikshëm, shpërfaqet mandej me pamjen e një shamani të fuqishëm toltek që do ta ndryshojë përfundimisht jetën e Castaneda-s. (Termi “toltek” përdoret këtu jo në kuptimin etnik, por në kuptimin origjinor që do të thotë “studiues”, “artist”, ose “njeri i dijes”).

Carlos-i në fillim mendon se ky është një rast i mirë  për të zgjeruar njohuritë e veta, por Juan Matus, që e lexon si një shenjë të shpirtit këtë takim “fatal”, dallon menjëherë tek bashkëbiseduesi dishepullin e tij të zgjedhur, të cilin vetë forcat e universit ia kishin sjellë përpara.

Fillimisht, Castaneda përshtatet në rolin e shtrigut rishtar thjesht që të marrë informacionet e dëshiruara për të cilat kishte ardhur. Por Don Juan ushtron të gjitha fuqitë e tij për të shkatërruar kufinjtë e perceptimit të nxënësit të vet, me qëllim që të mund ta vendoste dishepullin e vet në pikën nga ku ai do mund ta shihte botën ashtu siç ajo është në të vërtetë.

Në lidhje me këtë Castaneda thotë:

«Mësimet e tij ishin si një kopaçe, që vijonte të më godiste në kokë derisa kuptova se, vizioni im i çmuar mbi botën kishte qenë vetëm një konstrukt i bazuar mbi të gjitha interpretimet e mundshme fikse, të cilat unë i kisha përdorur për t’u “mbrojtur” nga perceptimi i pastër dhe i mrekullueshëm.»

Në librin e parë dhe të bukur të Castaneda-s, një punim i shkëlqyer antropologjik, “Mësimet e don Juan” (shumë i njohur me titullin “Në shkollën e Shtrigut”), flitet shumë për drogat (Mescalito, Hierba del diablo, Datura inoxia) dhe për rite të çuditshme që kundrojnë takime me shpirtëra aleatë të natyrës.

Është një “mashtrim”: barnat e fuqisë e tërë ato gjëra tjera të çuditshme janë pjesë e synimit pedagogjik të don Juan për të zhvendosur shpejt siguritë kryeneçe të nxënësit të vet. Studentit ambicioz të antropologjisë do t’i duhen mjaft kohë për të kuptuar se ajo që i ka ndodhur përbrënda i kapërcen ambicjet e tij akademike, e që don Juan i përdor drogat vetëm për të thyer prangat e vizionit të tij të ashpër mbi botën.

Në lidhje me këtë Carlos tregon:

«Nagual-i fliste gjatë për aleatë, për bimë që përmbanin fuqi, për meskaliton, për fuminon, për erën, për shpirtërat e lumenjve dhe të maleve. Kur në një rast të dytë e ndërpreva në lidhje me rëndësinë që i jepte atyre elementeve, pranoi pa kurrfarë turpi që ‘në fazën fillestare të nxënësisë sime i është dashur t’i përdorte tërë ato pallavra pseudoindiane për të mirën time’.

Mbeta i çmeritur. Si mund të thoshte gjëra të tilla, kur ishte e qartë që s’ishin të vërteta? Kishte folur seriozisht e, nëse kishte njeri që ishte në gjendje ta provonte vërtetësinë e fjalëve të tij dhe gjendjeve të tij shpirtërore, ai njeri isha unë. “Mos e bëj aq dramatike”, tha duke qeshur don Juan. “Më ka dëfryer shumë të zgjaturët rreth këtyre budallallëqeve, mbi të gjitha ngaqë e dija se po e bëja këtë në të mirën tënde… Të kam mashtruar duke e orientuar vëmendjen tënde mbi elementë të botës sate, të cilat ushtronin mbi ty një ngashnjim të madh, e ti ke rënë brënda plotësisht…”».

Në vëllimet e mëvonshëm, “Udhëtim në Ixtlan” dhe në “Ishulli i Tonal”, shtrigu rishtar Carlos Castaneda eksploron Rrugën e Luftëtarit, dhe në të, përmes disiplinës dhe përkryeshmërisë mëson dalëngadalë të çlirohet nga prangat perceptive pa përdorur kurrfarë droge.

«Don Juan më mësoi se bota është shumë më e ndërlikuar nga ç’jemi të prirur ta pranojmë ne zakonisht, e ajo që normalisht presim nga realiteti na imponohet nga miratimi shoqëror, i cili nga ana e vet nuk është gjë tjetër veçse një truk. Na mësohet për të vëzhguar dhe kuptuar botën nëpërmjet një procesi shoqërizimi, i cili, kur funksionon, na bind që interpretimet e realitetit që ne ndajmë mes nesh janë edhe kufinjtë e tij.

Don Juan e ndërpreu këtë proces brënda meje, duke më treguar se na është e mundur të transferohemi në botëra të tjera, dimensione të qëndrueshme dhe të pavarura nga vetëdija jonë tepër e kushtëzuar.

Shtrigëria (arti i manipulimit të perceptimit) shkakton një programim të ri të aftësive tona për të perceptuar këto dimensione të tjera, që janë aq reale, unike, absolute dhe joshëse siç është bota jonë e përditshme profane.»

Përktheu: Shpëtim Kelmendi
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi