Kufijtë e arsyes
Faqja 1 e 1
Kufijtë e arsyes
Sharon Begley dhe Dalai Lama
Gratë janë shofere të këqia, Sadami planifikoi 11 shtatorin, Obama nuk ka lindur në Amerikë, dhe Iraku ka armë të shkatërrimit në masë: të besosh çdonjërën prej këtyre do të thotë të pezullojmë disa prej aftësive tona të mendimit kritik dhe të zhytemi në atë lloj irracionaliteti që i çmend fare njerëzit me logjikë.
Për shembull, të ndihmon të përdorësh paragjykimin e konfirmimit (të kujtosh vetëm prova që mbështesin atë që ti beson, pra të mbledhësh përshembull raste grash që ecin me 40 kilometra në orë në korsinë e shpejtësisë).
Gjithashtu, të ndihmon të mos testosh gjërat që beson përballë të dhënave empirike (ku, me saktësi, janë armët e shkatërrimit në masë?), ndihmon gjithashtu që të mos ia nënshtrosh atë që beson testit të besueshmërisë (çfarë lloj komploti i gjerë do të duhej për të falsifikuar çertifikatën e lindjes të Obamës?) si dhe të udhëhiqesh nga emocioni (humbja e mijëra jetëve të amerikanëve në Irak ndihet më e justifikuar nëse lufta është hakmarrje për 11 shtatorin).
Fakti që qeniet njerëzore u nënshtrohen gjithë këtyre dështimeve të mendimit racional nuk ka kuptim. Arsyeja duhet të jetë arritja më e lartë e mendjes njerëzore, si dhe rruga drejt dijes dhe vendimeve të mençur. Por, siç kanë dokumentuar psikologët që nga vitet '60, qeniet njerëzore janë vërtet "të këqinj" në arsyetim. Jo thjeshtë se sa ne ndjekim kaq shpesh emocionet. Jo, edhe kur kemi qëllim të përdorim forcën e tonë të aftësive tona racionale, ne jemi shpesh po aq pa rezultat sa edhe eunukët në një orgji.
Një ide që ka përfshirë sot filozofët dhe shkencëtarët konjitivë tregon përse ndodh kjo. Arsyeja përse ne zhytemi në paragjykimin e konfirmimit, përse jemi të verbër përballë kundërshembujve, dhe përse na mungon logjika karteziane është se këto shkarje e kanë një qëllim: ato na ndihmojnë të "sajojmë dhe zhvillojnë argumenta që kanë për qëllim të bindin njerëz të tjerë", thotë psikologu Hugo Mercier i Universitetit të Pensilvanisë. Dështimet e logjikës, thotë ai dhe shkencëtari Dan Sperber i Institutit Jean-Nicod në Paris, janë në fakt marifete efektivë për të fituar debate.
Kjo e çon në një dritë krejt tjetër arsyetimin e dobët. Në fund të fundit, debati ka të bëjë më pak me ndjekjen e të vërtetës dhe më shumë me mposhtjen e pikëpamjeve kundërshtare. Kështu, ndërkohë që paragjykimi i konfirmimit mund të mos na çojë tek e vërteta, duke lejuar shembujt që mbështesin pikëpamjen tonë të monopolizojnë kujtesën tonë, ai na maksimizon artilerinë që ne përdorim kur duam të bindim dikë që, për shembull, "ai është vonë gjatë gjithë kohës".
Një tjetër formë arsyetimi të metë shfaqet në gjëegjëzat e logjikës. Mendoni pak silogjizmin: "Asnjë C nuk është B; të gjithë B janë A; atëherë disa A nuk janë C". A është i vërtetë?
Më pak se 10% prej nesh arrijnë në konkluzionin që është, thotë Mercier. Një arsye është se për të vlerësuar vlefshmërinë e tij na duhet të ndërtojmë kundërshembuj (për shembull të gjesh një A që është C). Por gjetja e kundërshembujve shpesh herë dobëson besimin tonë tek argumentat tanë. Format e arsyetimit që janë të mira për të zgjidhur gjëegjëzat logjike, por të këqia për të fituar debate kanë humbur, gjatë kursit të evolucionit, përballë atyre që na mundësojnë të jemi bindës, por na bëjnë që të kemi telashe me silogjizma abstraktë.
Ky lloj të menduari me të meta i quajtur gjithashtu arsyetim i motivuar na pengon gjithashtu të gjejmë të vërtetën, por gjithësesi çojnë përpara debatet. Për shembull, ne jemi më kritikë ndaj provave që hedhin në erë këndvështrimin tonë. Kështu, kundërshtarët e dënimit me vdekje janë më të prirur të gjejnë të meta në studimet që konkludojnë se dënimi kapital frenon krimin. Ndërkohë që arsyetimi i motivuar mund të mjegullojë këndvështrimin tonë për realitetin dhe nuk na lejon të vlerësojmë objektivisht provat, thotë Mercier, duke na përqëndruar tek të metat (të vërteta apo jo) e atyre provave, na përgatit që të ndërtojmë një strategji të tokës së djegur në debate.
Edhe ideja e gabuar e kostove të fundosura që ka përfshirë gjithkënd që nga mbështetësit e një lufte në humbje ("ne tashmë kemi humbur kaq shumë jetë, do të ishte tradhëti të tërhiqeshim") deri tek një aksion me humbje në bursë ("qëndrova kaq gjatë") reflekton arsyetim që i kthen kurrizin logjikës, por fiton debate, sepse emocionet të cilëve u bën apel janë universalë. Nëse Mercier dhe Sperber kanë të drejtë, atëherë të gjithë këto forma të irracionalitetit do të jenë me ne për aq kohë sa qeniet njerëzore pëlqejnë të debatojnë. Domethënë, përgjithmonë.
Sharon Begley
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi