Civilizimi i lashtë Minoan
Faqja 1 e 1
Civilizimi i lashtë Minoan
Kur arkeologu britanik Sir Arthur Evans zbuloi Pallatin 4.000 vjeçar të Mino-ve në Kretë në vitet 1900, ai vëzhgoi një civilizim të humbur prej shumë kohesh.
Minoanët, ashtu si i quajti Evans, ishin refugjatë nga Egjipti Verior të cilët ishin përjashtuar nga pushtuesit e Jugut rreth 5.000 vjet më parë.
Arkeologët moderne kanë vënë në dyshime këtë version të ngjarjeve, dhe tani ADN-ja antike e marrë nga shpellat në Kretë sugjeron që civilizimi Mino ka lindur nga fërmeret e hershem të cilët janë vendosur në atë ishull mijëra vjet më herët.
Minoanet lulëzuan në Kretë për rreth 12 qindvjeçarë, dhe me pas mendohet se ata janë shkatërruar nga një shpërthim katastrofik i vullkanit të ishullit, dhe me pas nga një cunami. Ky civilizim ka mbushur mitet greke me histori si ajo e Minotaurit, një krijesë gjysmë njeri dhe gjysmë dem që jetonte në një labirint.
Evans ishte nder të paret që eksploruan Kretën pasi mori pavarësinë nga Perandoria Osmane në vitin 1898. Ekipi i tij zbuloi Pallatin 4.000 vjeçar të Mino-ve, dhe zbuloi artefakte shumë të ndryshme nga ato të gjendura në Epokën e Bronzit të Greqisë, duke përfshirë këtu edhe varre rrethore me mure të trasha që ngjanin me ato të Afrikanëve Veriorë dhe shkrime akoma të padëshiruara.
Të tjerë kanë sugjeruar që Minoanet kishin origjinën e tyre me Lindjen e Mesme, Turqinë e ditëve të sotme apo Mesdheun.
George Stamatoyannopoulos, një gjeneolog në Universitetin e Uashingtonit në Siatëll, i cili është duke u marrë me këtë problem për më shumë se një dekadë, shpresonte që mund t'i jepte fund debatit duke parë ADN-në e Minoanëve.
"Një prej motivimeve kur e nisa të gjithë këtë ishte për të parë nëse Sir Arthur Evans kishte të drejte apo jo", -tha ai.
Ekipi i Stamatoyannopoulos mblodhi mostra të kockave dhe të dhëmbëve të me shumë se 100 individëve që jetonin në Kretë ndërmjet 4.900 dhe 3.800 vjet më parë. Ekipi i analizoi të dhënat e ADN në dy laboratorë të ndryshëm.
Mostrat e Minoaneve përmbanin 21 shënjues mitokondrik ADN-je, duke përfshirë 6 që ishin unike për Minoanet dhe 15 të përbashkët me popujt Europianë moderne, dhe të Epokës se Bronzit. Asnjë prej Minoaneve nuk kishte shënjues mitrokodrikë të ngjashëm me atë që janë në popujt e ditëve të sotme në Afrikë.
Sipas Stamatoyannopoulos, ka mundësi që Minoanët të jenë pasardhës se popujve Neolitike që kanë emigruar në Europë nga Lindja e Mesme dhe Turqia. Gërmimet arkeologjike sugjerojnë që fermerët e hershem jetonin në Krete rreth 9.000 vjet më parë, kështu këto mund të jenë paraardhësit e Minoanëve. Ngjashmëritë ndërmjet artefakteve minoane dhe egjiptiane mund të kenë qenë si rezultat i shkëmbimit kulturor përmes Detit Mesdhe.
Wolfgang Haak, një arkeolog molekular në Universitetin e Adelaide në Australi, mendon që historia e hershme e Kretës më shumë mundësi është më e komplikuar, më shumë popuj Neolitikë që arrijnë në kohë të ndryshme.
"Megjithatë është mirë të shohim disa të dhëna, nëse janë të vërteta, nga ky rajon i Europës që kontribuojnë tek një 'fjalëkryq i madh dhe kompleks", tha ai.
Stamatoyannopoulos vë në dukje që zbulimet e ekipit të tij janë të limituara pasi ADN-ja mitokondrike është vetëm një linje e vetme amësore për secilin individ - mamaja e mamasë dhe kështu me radhë. Me Johannes Krause, një palaentolog në Universitetin e Tubingen në Gjermani, tani ekipi planifikon të bëjë kërkime të tjera më të detajuara për të mësuar më shumë për Minoanët.
Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Similar topics
» Civilizimi i humbur MU
» Civilizimi Sumer
» Civilizimi i jetes ne Univers dhe tipat e tyre
» Roma e Lashtë
» Egjipti i lashte
» Civilizimi Sumer
» Civilizimi i jetes ne Univers dhe tipat e tyre
» Roma e Lashtë
» Egjipti i lashte
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi