EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pesha dhe zodiaku

Shko poshtë

Pesha dhe zodiaku Empty Pesha dhe zodiaku

Mesazh  Luli 12.04.14 22:59

Si jeni me peshën?

Për mënyrën se si mund ta ruani atë ju ndihmon dhe astrologjia. Lexoni me vëmendje.

Pesha dhe zodiaku 00000010

DASHI

Si i menaxhoni dietat
Dashi e fillon dietën me entuziazëm të madh, por vetëm nëse humbin peshë shpejt e vazhdojnë, përndryshe ata e lënë dhe bëjnë diçka tjetër – ndoshta një dietë tjetër. dëshira për t’u argëtuar i çon drejt ushqimeve që të shëndoshin dhe pak stërvitje. Dashit nuk i pëlqejnë rregullat dhe natyra e tyre impulsive e bën të vështirë që ata të ndjekin një dietë ose të ushtrohen për një kohë të gjatë.

Forca e dietës
Humbja e peshës për Dashin mund të jetë shumë e suksesshme nëse e aplikojnë në mënyrën e duhur. Dashi e pëlqen shumë sfidën dhe ka dëshirë të ketë sukses. Interesi i Dashit në shëndet dhe pamjen e jashtme do ta bëjë të konsiderojë obezitetin si të papranueshëm. Vullneti i tyre do t’i bëjë ta kontrollojnë mirë peshën gjatë gjithë kohës.


DEMI

Si i menaxhoni dietat
Një plan diete sensitiv i përshtatet më së miri Demit që mban dietë. Ata nuk janë të tërhequr nga dietat drastike. Demi tipik nuk humbet peshë shpejt sepse ka një metabolizëm të ngadaltë dhe s’e pëlqen palestrën. Demi është metodik dhe të ndjekë një dietë nuk është problem për të. Durimi i madh që kanë bën t’i përmbahen dietës dhe të humbin peshë, edhe pse ngadalë.

Forca e dietës
Humbja e peshës te Demi është e ngadaltë por e sigurt. Ata nuk e pëlqejnë rrezikun prandaj zgjedhin një program të ndjeshëm ndaj shëndetit. Durimi, që është cilësia kryesore që kanë, i bën shumë të përshtatshëm për ndjekjen e dietave. Ata do të respektojnë dietën dhe do të bien në peshë sado që të zgjasë ajo.


BINJAKET

Si i menaxhoni dietat
Binjakët janë ata që kanë më shumë fat kur flitet për peshën dhe dietat. Ata kanë një metabolizëm të shpejtë dhe i djegin shumë kollaj kaloritë. Binjakët pëlqejnë shumë të ndryshojnë dhe të fillojnë një dietë ose program të ri nuk i shqetëson aspak. Sidoqoftë, Binjakët duan të humbin peshën sa më shpejt dhe mërziten kollaj nëse nuk kanë rezultate të menjëhershme. Meqenëse kjo nuk ndodh, mund të shkaktojë probleme për Binjakët në dietë.

Forca e dietës
Binjakët kanë shumë cilësi pozitive që i ndihmojnë në mbajtjen e dietave. Ata e pëlqejnë ndryshimin dhe një dietë e re do t’i frymëzojë të humbin peshë. Natyra e tyre optimiste tregon se sapo të mësojnë se si të humbasin peshën do ta përqafojnë teknikën dhe do të kenë sukses. Binjakët skeptikë nuk gënjehen nga premtimet e humbjes së menjëhershme të peshës dhe e planifikojnë mirë dietën para se ta nisin.


GAFORRJA

Si i menaxhoni dietat
Gaforrja mund të kalojë vite duke u shqetësuar për problemet me obezitetin. Rrallë marrin masa të menjëhershme për të gjetur një dietë të mirë ose një program stërvitjeje. Gaforret janë kuzhinierë të mirë dhe një dietë e mirë me receta interesante mund të sigurojë që të humbin peshë. Dietat e shpejta nuk bëjnë për Gaforret, ato zgjedhin një program të gjatë diete që i përshtatet edhe stilit të tyre të jetesës.

Forca e dietës
Për një rënie në peshë durimi është cilësia më e mirë e Gaforreve. Gaforret janë kuzhinierë shumë të mirë dhe mendojnë se dietat nuk janë kurrë të mërzitshme. Sapo Gaforrja nis një dietë ose një program stërvitjeje, ka vullnet dhe e mban deri sa të vijë në formë.


LUANI

Si i menaxhoni dietat
Luani është shumë i përshtatshëm për dieta drastike dhe të shpejta. Luani do gjithçka interesante dhe çdo dietë e re që premton shumë dhe shpejt tërheq vëmendjen e tij. Kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, Luani ka cilësi të shkëlqyera, siç është entuziazmi dhe vendosmëria, gjithashtu edhe dëshira për të pasur sukses. Luani ka standarde të larta dhe duhet të kujtohet se të kesh peshë të mirë nuk do të thotë të jesh perfekt. Një dietë dhe program që ka liri është më e mira për Luanin.

Forca e dietës
Një rënie e mirë në peshë varet nga organizmi i mirë dhe planifikimi dhe Luani është shumë i mirë në të dyja këto. Luani nuk planifikon vetëm dietën e tij por të të gjithë familjes. Entuziazmi i Luanit do të sigurojë që dieta të jetë e mirë dhe me standarde të larta.


VIRGJERESHA

Si i menaxhoni dietat
Dëshira e Virgjëreshës për perfeksion e bën të vështirë ndjekjen e një diete aq gjatë sa duhet për të humbur peshë. Një ditë e keqe mjafton për t’i bërë të heqin dorë. Sidoqoftë, Virgjëresha është praktike dhe i kushton shumë vëmendje detajeve, kështu që ka një kontroll të mirë të peshës. Virgjëreshat kanë një nivel të lartë energjie, kështu që dieta duhet të përfshijë edhe ushtrime të rregullta në mënyrë që t’i djegë kaloritë më shpejt.

Forca e dietës
Të qëndrojnë në një plan diete ose program humbje peshe është e thjeshtë për Virgjëreshat, që janë të organizuara dhe praktike. Kur Virgjëreshat mbajnë dietë, ato janë të dedikuara dhe nuk i lënë gjërat përgjysmë. Virgjëreshat shqetësohen për shëndetin dhe ndjekin dieta të kujdesshme dhe të gjata. Dietat e shpejta ose dietat e VIP-ave nuk bëjnë për to. Dëshira e Virgjëreshës për të qenë perfekte do të sigurojë që ajo të dobësohet shpejt dhe ta ruajë peshën gjatë.


PESHORJA

Si i menaxhoni dietat
Peshorja shpreson se nëse pret gjatë, obeziteti ose kolesteroli i lartë do të ikin vetë. Peshoret kanë një metabolizëm të ngadaltë dhe shëndoshen kollaj. Kjo bashkë me mosdëshirën për të bërë ushtrime dhe pëlqimin për gjërat e ëmbla e bën të vështirë që të bien në peshë. Sidoqoftë, Peshoret janë të vetëdijshme për pamjen e tyre dhe e vlerësojnë kontrollin e peshës, ushtrimet që i ndihmojnë në jenë në formë.

Forca e dietës
Krenaria është cilësia më e mirë e Peshoreve kur bëhet fjalë për të humbur peshë. Ato përshtaten shumë mirë me situatat e reja dhe një dietë nuk i krijon probleme. Peshoret mendojnë përpara se të veprojnë dhe do të kalojnë shumë kohë duke menduar se çfarë diete është e mirë për ta. Energjia e madhe e Peshores duhet të shfrytëzohet me ushtrime dhe lojëra për të qenë në formë.


AKREPI

Si i menaxhoni dietat
T’i qëndrojë besnik një programi ushtrimesh ose diete është e lehtë për Akrepin e determinuar. Për të arritur rezultat, Akrepat duhet t’i futen kokë e këmbë dietës sepse rrugët e mesme nuk bëjnë efekt. Organizimi dhe entuziazmi i Akrepit bëjnë që humbja e peshës dhe arritja e rezultatit të jetë e sigurt.

Forca e dietës
Mënyrat e shpejta për të humbur peshë janë të thjeshta për Akrepat më shumë se për çdo shenjë tjetër. Ata i përmbahen planit dhe nëse e fillojnë e çojnë diçka në fund. Akrepi bën të funksionojë gjithçka edhe kur është e vështirë.


SHIGJETARI

Si i menaxhoni dietat
Shigjetari ka nevojë për një plan me variacion që i jep atij liri. Shigjetarët përpiqen të marrin shumë përsipër. Zakonisht ata nisin me një program për të humbur peshë dhe me një punë të re njëkohësisht! Humbja në peshë tek vithet dhe kofshët është pjesa më e vështirë për Shigjetarët. Ata nuk kanë durim të numërojnë kaloritë por duan të humbasin peshën shpejt.

Forca e dietës
Shigjetarët e nisin dietën me shumë entuziazëm. Natyra e tyre optimiste i bën që të presin humbjen në peshë dhe kontrollin ndaj peshës pa probleme. Ata përshtaten kollaj me dietat e reja dhe pëlqejnë të mbarojnë atë që kanë filluar. Ushtrimet janë të rëndësishme për të gjithë Shigjetarët.


BRICJAPI

Si i menaxhoni dietat
Bricjapët që mbajnë dietë janë të vendosur dhe sapo e nisin një dietë është e sigurt se do humbasin peshë shumë shpejt. Një dietë strikte është e duhura për Bricjapin. Por nëse diçka shkon keq, Bricjapi fajëson të tjerët dhe jo veten. Nuk është kurrë faji i tij. Bricjapët nuk kënaqen kollaj dhe synimi për të rënë në peshë duhet të jetë sa më real.

Forca e dietës
Bricjapi ka shumë fuqi, që e ndihmon të bjerë në peshë, madje edhe nëse ka probleme obeziteti. Bricjapi ka aftësi organizuese shumë të mira dhe ushtrohet kollaj. Një dietë praktike me rregulla strikte është idealja për Bricjapin.


UJORI
Si i menaxhoni dietat
Ujorët janë shpesh të drejtuar drejt misteriozes. Dieta të ndryshme, të kombinuara me kokrra etj. Mendja logjike dhe e shpejtë e Ujorit e kupton që një dietë e gjatë dhe e kujdesshme është e nevojshme për të hequr dhjamin dhe për të ulur kolesterolin.

Forca e dietës
Natyra optimiste e Ujorit e bën që edhe dieta të duket qejf. Ata nuk tundohen për të lënë dietën sepse janë shumë logjikë dhe të fortë. Të planifikojnë dieta dhe ushtrime nuk është problem për ta, por programi duhet të jetë fleksibël sepse Ujorët nuk pëlqejnë diktatin.


PESHQIT
Si i menaxhoni dietat
Një Peshk mund të vendosë të bëjë dietë dhe pastaj të hajë një tortë me krem. Peshqit thonë një gjë dhe në momentin tjetër bëjnë të kundërtën. Peshqit idealistë janë të dizenjuar për dieta të shpejta. Ata besojnë në premtimet: “Do të humbasësh peshë shpejt pa ndryshuar dietën tënde”. Peshqit kanë një sistem të ndjeshëm dhe duhet të kenë një dietë të shëndetshme e të balancuar dhe të bëjnë ushtrime. Ata duhet t’i shmangin pilulat.

Forca e dietës
Peshqit që mbajnë dietë janë organizues të mirë dhe sapo të vendosin të bëjnë dietë do e planifikojnë mirë. Ata e pëlqejnë shumë ushqimin dhe e rëndësishme është që dieta të ketë ushqime të shëndetshme.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi