Kospiracionet per zhdukjen e Avionit MH370
Kospiracionet per zhdukjen e Avionit MH370
Disa teori konspirative për zhdukjen e avionit malajzian
Zhdukja tragjike e fluturimit MH370 ka çuar në përhapjen e disa teorive konspirative – që nga fuqitë e mbinatyrshme deri te ndikimi i iluminatit.
Arsyet e zhdukjes së avionit të Malaysia Airlines me 239 persona vazhdojnë të mbeten aq të paqarta siç ishin edhe në momentin kur radari humbi kontaktin me avionin. Ndërkohë lindi frika për një akt terrorist, kur të u zbulua se një nga pasaportat e vjedhura mbahej nga një 19-vjeçar iranian i cili kërkonte azil, por si përfundim nuk kishte të bënte me terroristët. Tani skuadrat e kërkimit kanë më pak argumente për atë se çfarë mund të ketë ndodhur. Kur u pyet se ku mund të ishte avioni, kontrolluesi i trafikut ajror Izhar Bahari në Departamentin e Aviacionit Civil Malajzian ai tha për revistën TIME: “Ne nuk kemi përparuar aspak, nuk kemi gjetur asnjë gjurmë”.
Në mungesë të një përgjigjeje definitive, teoricienët konspirativë kanë dalë në përfundimet e tyre, edhe pse ato und të jenë të papranueshme. Ndërsa nuk ka kredibilitetit në besimin dhe suportimin e këtyre teorive, ja disa nga teoritë që kanë tërhequr më shumë vëmendje:
1. Celularët e pasagjerëve bien akoma, kjo do të thotë se ato janë të ndezur
Të afërmit dhe miqtë e disa nga pasagjerëve thanë se ata mundën të gjenin të dashurit e tyre në një rrjet online kinez të quajtur QQ, raporton Washington Post. Disa të tjerë provuan të telefonin në numrat e tyre, ata dëgjonin që telefoni binte, por askush nuk përgjigjej. Shumë mendonin se celularët mund të ishin akoma ndezur dhe 100 vetë nënshkruan një peticion drejtuar qeverisë malajzeze për të filluan menjëherë investigimet. Kjo çoi në dyshime për teori irracionale. Mos ndoshta rënia e telefonave tregon se pasagjerët janë rrëmbyer dhe janë akoma gjallë diku? Apo mos ndoshta “e mbinatyrshmja është në punë”?
2. Një portal i një bote tjetër ‘thithi’ avionin
“Nëse kurrë nuk i gjejmë rrënojat, kjo do të thotë se një forcë e re, misterioze dhe e fuqishme po punon në planetin tonë që rrëmben aeroplanët në qiell pa lënë as gjurmën më të vogël”, thotë një bloger. Të tjerë pyesin se mos ishte një grabitje alienësh…
3. Ndoshta ishte e shkruar dhe e parashikuar zhdukja e këtij fluturimi
Rrjeti social Reddit është mbushur me komentues që bëjnë një lidhje koincidente të datave të zhdukjeve të avionëve. “Numerologji interesante”, tha një përdorues i Reddit. “Fluturimi 370 zhduket me datë 7 mars (3/7) i nisur për të bërë një fluturim prej 3700 km. Fluturimi 370 fluturoi në një lartësi prej 37,000 këmbë (feet – njësi matëse) deri në momentin që humbi gjurmët. Luigi Maraldi, 37 vjeç, ishte një nga personat të cilit iu vodh pasaporta. Linja Ajrore Malajziane është një nga më të mëdhatë e Azisë, që transporton afro 37,000 pasagjerë në ditë. Nga dita e sotme, ne fillojmë muajin e 37-të që kur ndodhi tragjedia e Fukushimës, që shkaktoi 37 të plagosur.
4. Korea e Veriut rrëmbeu avionin
Shumë persona hedhin argumenta se ishin koreano-veriorët ata që rrëmbyen avionin dhe e çuan atë në Pyongyang (kryeqyteti i Republikës Koreane). Një përdorues i Reddit, Nickryane, deklaroi se avioni kishte mjaftueshëm karburant për të fluturuar në Korenë e Veriut dhe qëndron brenda sinjalit të celularëve. Edhe në vitin 1969, diktatura rrëmbeu një avion, kështu mbase Kim Jong-un (lideri suprem i Republikës Koreane) ka luajtur një kartë të vjetër.
5. Ishte Iluminati
Një nga ‘vorbullat’ e supozuara të energjisë në sipërfaqen e tokës mendohet të jetë Iluminati dhe/ose alienët e lashtë, që kanë nën kontroll të gjithë rrjetin e energjisë. Komentuesit dhe bloguesit mendojnë se ishin hijet e Iluminatit ato që e tërhoqën poshtë avionin.
Si është e vërteta?
Ndërsa mungesa e një sinjali e gjurme ka ndihmuar në krijimin e teorive konspirative, nuk përjashtohet mundësia se avioni ka shpërthyer në një lartësi të madhe dhe të jetë shpërbërë. Kjo do të ishte e tmerrshme pasi nuk do të gjendej asnjë gjurmë e tij, dhe kërkimet për këtë aeroplan do të ishin të kota. “Fakti që nuk ka asnjë sinjal kjo është me të vërtetë shqetësuese”, thotë Ross Aimer (konsulent aviacioni) për Al-Jazzera-n. “Nuk ka ndodhur ndonjëherë”.
Agamemndon- Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.
— Mark Tuein
195
Re: Kospiracionet per zhdukjen e Avionit MH370
Nje zyrtar malajzias ka thene se autoritetet nuk perjashtojne mundesine e perfshirjes se Ujgureve ne zhdukjen e aeroplanit, duke perkujtuar se Malajzia ka depertuar ujguret per ne Kine ne vitet 2011 dhe 2012, per shkak se mbanin pasaporta false.
“Kjo nuk eshte duke u perjashtuar. Ne kemi kthyer mbrapshte ujguret qe kishin pasaporta false me heret. Eshte heret te thuhet nese ka ndonje lidhje”, ka thene ky zyrtar.
Malajzia, nje vend me shumice myslimane, ka treguar lidhje te ngushta viteve te fundit me Kinen, duke depertuar 11 ujgure ne vitin 2011, nen akuzat se ishin te perfshire ne nje sindikate per kontrabandimin e njerezve.
Nje burim I afert me autoritetet kineze ka thene se nuk mund te konfirmohen lidhjet me militantet ujgure, por ai e ka pershkuar rastin e zhdukjes se aeroplanit si “shume te dyshimte”, pasi qe ka ndodhur shume shpejt pas sulmit ne Kunming.
Li Jiheng, guvernator i Junan, province kjo ku shtrihet Kunmig, u ka thene reportereve se per momentin nuk ka inormacione per te deshmuar se sulmi me thike ne Kunmig dhe zhdukja e aeroplanit ishin “te lidhura domosdoshmerisht”.
Drejtori i operacioneve te Malaysia Airlines, Hugh Dunleavy,u ka thene gazetareve ne Pekin se ata ishin ne dijeni lidhur me raportet per vjedhjen e pasaportave.
“Ajo qka ne jemi ne dijeni eshte se secili njeri ne bord te aeroplanit ka pasur viza per te shkuar per ne Kine”, ka thene ai. “Kjo nuk do te thote se atje nuk kishte pasaporta false, por kjo do te thote se eshte me siguri me poshte ne shkallen e probabilitetit”.
Kina ka reputacion per rigorizitetin e saj lidhur me aprovimin e vizave dhe kryen kontrollet ne pikat kufitare, por pasaportat evropiane mund t’iu kene mundesuar qe te kalojne rutinen e vizave.
Sipas nje programi te lansuar se fundi, qytetaret e shume vendeve Pernedimore kane mundesi qe te marrin viza falas per 72 ore pas arritjes ne Pekin, pasi qe ata te deshmojne se kane tiketen kthyese.
“Njerezit me pasaporta false paraqesin problem te madh per sigurine”, ka thene Yang Shu, ekspert i sigurise pran[ Universitetit Lanzhou ne Kine.
“Une besoj fuqishem se ata kane te bejne diqka me zhdukjen e aeroplanit”.
Zhdukja e aeroplanit, pas analizave te shumta qe jane duke u bere tete dite pas zhdukjes se tij, qojne ne perfundim se e tera ishte e planifikuar dhe se behet fjale per nje rrembim. Autoret, apo autori I ketij rrembimi duket se ka njohuri shume te mira inxhinierike, pasi qe jane ndalur te gjitha sistemet e komunikimit brenda ne aeroplan, pak kohe pas nisjes nga Kuala Lumpur. Aeroplani pas zhdukjes nga radari ka bere manovrime taktike per te arritur “ne cak”. Caku ende nuk dihet dhe ndoshta nuk do te dihet kurre, edhe pse shpresohet per nje drite ne fund te tunelit.
Supozimet jane te shumta, sikurse edhe dyshimet se qfare mund te kete ndodhur me zhdukjen me te mistershme te te gjitha koherave ne aviacionin boteror. Kerkimet ne Detin Jugore kinez kane perfunduar ose jane ne perfundim e siper, derisa India ka bere te ditur se nga kontrollimet qe jane bere ne nje siperfaqe te madhe te Oqeanit Indian nuk eshte gjetur asnje shenje e aeroplanit. Kjo ka ngritur dyshimet se aeroplani, i cili pas zhdukjes ka fluturuar shtate ore, me shume manovrime taktike ka arritur “diku”.Mbase, me siguri se edhe ka arritur se nuk ka pasur me shume karburante per te fluturuar.
Sipas zyrtareve ai mund te kete shkuar deri ne Kazakistan, Kine, madje eshte permendur edhe Mongolia, por deri me tash nuk ka asnje gjurme te tij. E tera duket nje mister qe do te hyje ne analet boterore te aviacionit dhe tash e tutje me siguri se do te kete masa shtese te sigurise ne rajonin e Azise Juglindore, pjese kjo e njohur per probleme te shumta dhe pasiguri te madhe.
Nese e tera eshte loje e ndonje grupi te panjohur per opnionin per momentin, apo edhe sikur te jete iluminati apo masonet, atehere eshte veshtire te jepet ndonje konkludim lidhur me arsyen e ketij veprimit. Megjithate, duket se ketu qendron diqka e madhe, teper e madhe, sepse nuk eshte lehte qe te zhduket thjesht nje aeroplan ne mes te qiellit pa ditur se ku ka vajtur.
Gjithashtu, ka thashetheme se udhetaret mund te jene mbytur nga kidnapuesit, apo kidnapuesi. Dyshime ka edhe te njeri nga pilotet- mos ndonjeri prej tyre ka ndermarre diqka koke ne vete apo budallellek per te kete veprim. Por, mund te jete edhe tjetra per te cilen po dyshohet me se shumti: rrembimi. Pyetje ka shume, pergjigje asnje. Ndoshta pergjigjen do ta marrim vesh me vone, apo ndoshta edhe kurre. Nje fakt duket se dihet qe tash: e tera ka qene e planifikuar mire dhe autori apo autoret jane proesioniste: kane ditur t’I shmangen radareve ne kursin e tyre te ri dhe pa u hetuar kane fluturuar drejt cakut.
Sulm vetevrases? Nuk ka ndonje arsye pse do te mund te kishte ndodhur kjo. Veprim i piloteve? Mundet te jete, nese kane pasur probleme psikike edhe pse thuhet se “kane qene ne gjendje stabile psikike”. Rrembim? Shume e mundshme, por edhe nese ka ndodhur atehere pse nuk ka komunikim nga ana e rrembyesve? Shperthim I papritur si rezultat I prishjes apo ndonje defekti teknik? Ne fillim me se shumti eshte dyshuar lidhur me kete, por pas gjetjes se “pingut” te emituar nga aeroplani me satelit shtate ore pas zhdukjes, kjo hipoteze bie poshte.
Misteri vazhdon derisa aeroplani me siguri se ndodhet diku dhe nje dite ndoshta do te gjendet. Pastaj, do te merret vesh e tera se qfare ka ndodhur.
Ruhan- 29
Re: Kospiracionet per zhdukjen e Avionit MH370
KJo eshte harta e dhene nga autoritetet malajziane se ku mund te kerkohet per gjetjen e aeroplanit (vija me te kuqe)
Ruhan- 29
Re: Kospiracionet per zhdukjen e Avionit MH370
Aeroplani i “Malaysia Airlines” me 239 pasagjerë në bord ka ditë që është zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij, pavarësisht kërkimeve nga të gjitha anët. Kjo ka bërë që në shesh të dalin edhe shumë teori konspirative. Njëra ndër to, është edhe ajo, se aeroplani u rrëmbye nga jashtëtokësorët.
Sipas një shkrimi që po qarkullon nëpër media të ndryshme botërore, Boeing 777, vetëm pak para se të zhdukej nga radari, pranë tij është shfaqur një objekt sferik i paidentifikuar. Për më tepër, ky shkrim thotë se sipas gjetjeve të hetuesve amerikanë aeroplani katër orë pas zhdukjes nga radari, ka vazhduar të qëndrojë në ajër, transmeton reporteri.
Deri më tani, ende nuk ka ndonjë dëshmi se aeroplani është rrëzuar në det dhe nëse pasagjerët kanë vdekur. Sipas kësaj teorie pasagjerët do të mund të jenë duke jetuar në ndonjë planet tjetër.
Kjo teori thotë se hulumtuesit kanë gjetur se afër aeroplanit është identifikuar një objekt sferik i paidentifikuar. Ai derisa është në formë të aeroplanit, merr formë sferike, dhe lëvizë me shpejtësi jashtëzakonisht më të madhe sesa aeroplanët e tjerë.
Agamemndon- Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.
— Mark Tuein
195
Re: Kospiracionet per zhdukjen e Avionit MH370
Agamemndon- Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.
— Mark Tuein
195
Re: Kospiracionet per zhdukjen e Avionit MH370
Zhdukja e avionit të Malaysian Airlines, MH370, vazhdon të ngjallë kuriozitet.
Disa ekspertë të katastrofave ajrore thonë se kanë analizuar të dhënat satelitorë dhe kanë arritur në përfundimin se dikush në kabinë e ka fluturuar avionin qëllimisht drejt Antarktidës.
Avioni ka fluturuar edhe për disa orë pasi humbi kontaktin me kullën e kontrollit.
Sipas Malcolm Brenner, një ekspert i njohur në botë për katastrofat ajrore, të dhënat sugjerojnë se dikush në kabinë e ka drejtuar qëllimisht avionin jashtë kursit.
Këto pretendime janë pjesë e një dokumentari të National Geographic, që do transmetohet muajin që vjen.
Avioni u zhduk më 8 mars 2014, duke fluturuar nga Kuala Lumpuri i Malajzisë për në Pekin të Kinës.
Një koordinator i kërkimeve për avionin është i bindur se në maj do të gjendet avioni.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861