EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sadam Husein-i nuk u likuidua

3 posters

Shko poshtë

Sadam Husein-i nuk u likuidua Empty Sadam Husein-i nuk u likuidua

Mesazh  Zattoo 08.03.14 13:22

Sadam Husein-i nuk u likuidua 8561lk10

Analist,studiues dhe historian të ndryshëm thonë se komploti si veprim i fshehtë i një forme të luftës politike është mjaft e vjetër,të cilën e zbatonin klasat sunduese për t'i hequr apo larguar kundërshtarët e tyre.

Motivet e saja mund të jenë nga ambiciet vetjake,politike,të ideologjisë fetare e kombëtare,çlirimtare apo çakë edhe të aspiratave robëruese etj.
Nëse për gjatë shumë shekujve një shumicë e madhe e njerëzimit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të bindur ca më shumë e ca më pak në ekzistimin e rrjetit universal të "komplotistëve", të cilët i kanë disa plane të veta dhe që ato dëshirojnë që t'ia imponojnë njerëzimit,atëherë kjo lëndë e studimit me siguri se ekziston.

Sepse,deshëm ne apo nuk deshëm,duhet të pranojmë se gjatë shekujve të fundit të historisë bashkëkohore motivet konspirative në historiografi,kulturologji,por edhe në politikën ditore luajtën dhe vazhdojnë të luajnë një rol shumë me rëndësi,e cila vet vetiu po i detyron studiuesit që me një përkushtim dhe kujdes të madhe të hulumtojnë për fenomenin e pranisë së saj.(Shih librat "Komplot mbi komplotet",të Karll Bergmajnsneri-t dhe "Diplomacia me mashtrime" libri më i ri i autorit Xhon Kolman ish funksionar i lartë i CIA-as,tani në pension dhe i njohur për librat me tema të tilla).

Me këtë rast nuk kemi të bëjmë me ndonjërën prej këtyre dy librave por me një tjetër që i takon po kësaj natyre,e cila kohë më parë u botua në Egjipt. Libri në fjalë vjen me një titull mjaft indikativ "Sadami nuk u likuidua",(fjala është për Sadam Huseini-n) autor i së cilës është gazetari dhe hulumtuesi nga Egjipti,Anis All Daghid.

Në Lindjen e afërm ky libër u bë bestseller e cila për një kohë shumë të shkurtë arriti të bëhet njëra nga librat më të kërkuara dhe më të lexuara. Tirazhi i saj sipas gazetareve arriti në disa miliona,për ç'gjë matrapazëve u luajti fati sepse,me të nuhatur në interesimin e madh të librit nder lexues,e ngritën çmimin real të saj dy tre herë më shumë dhe arritën t'i ngrohin xhepat e tyre.
E pse jo,kur ky libër për një çast e errësoi popullaritetin e shkrimtarit më të njohur egjiptian,Nagib Mahfuz fituesin e Çmimit Nobel për letërsi.

Udhëheqësi shumë vjeçar Irakian,Sadam Husein është shëndoshë e mirë-dhe është gjallë!Ai as që ka qenë ndonjëherë në burg,ndërsa nga vrima nëntokësore është nxjerr dytëshori (kipci) i tij,të cilin edhe e gjykuan dhe e varrën në ditën e festës së Bajramit,në vend të Sadam Huseinit...!
Kështu mes tjerash shkruan All Daghidi në librin "Sadami nuk u likuidua",që këtij i solli një popullaritet dhe famë ndër lexuesit e librit.

Kur para disa viteve (lexo 2004) All Bashiri,ish mjeku personal i Sadam Huseinit,botoi librin me titull "Në emër të terrorit",e cila po ashtu zgjoi interesim të madh tek lexues në mbarë botën,shumë kush mendoj se Bashiri si mjek dhe njeri i afërm i Sadamit duke bërë fjalë për historinë moderne të Irakut,që ndërlidhej me përvojën e tij,perverzitetet e regjimit të Sadamit dhe betejës së çuditshme për pushtet mes të atit dhe bijve,etj.,kishte publikuar gati të gjitha sekretet,të cilat njerëzit e rëndomtë por,edhe politikan dhe diplomat deri atëherë nuk i kishin pas të njohura.

Mirëpo doli sikur të mos ishin thënë të gjitha fshehtësitë për Sadamin,sepse gazetari All Daghid duke u sjellë dashamirëve të teorive të komploteve botëror edhe një provë në vazhdën e shumë provave të komploteve gjatë historisë,aktorët e të cilëve përfunduan në "rrethana të panjohura" si për shembull,fundosja e anijes më të madhe në botë "TITANIK" në vitin 1912,dhe anijes tjetër "LLUSITANIJA" në vitin 1915;vetëvrasja e dytëshorit të Hitlerit e jo vet vrasja e tij në vitin 1945;pastaj rrëzimi i aeroplanit në vitin 1961 në të cilën udhëtonte me punë zyrtare ish Sekretari i OKB-ës,suedezi Dag Hamarshelld,rrëzimi i aeroplanit tjetër në të cilën ishte Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të ish Jugosllavisë AVNOIST-e, Xhemajl Bjediqi,gjithashtu me punë zyrtare dhe atentate të ndryshme ndaj liderëve dhe ministrave të rangjeve të larta politike,ndaj mbretërve e udhëheqësve të ndryshëm fetar që vetëm shekulli XX i shënoi rreth njëqind atentate,prej të cilëve gjashtëdhjetë e më tepër përfunduan tragjikisht,të tjerët morën plagë të rënda apo më të lehta,ndërsa disa patën fatin të shpëtojnë pa asnjë gërvishtjeje, e deri tek ngjarjet e fundit që tronditën botën siç ndodhi sulmi me aeroplanë vetëvrasës të 11 shtatorit 2001,në qendrat tregtare të Nju Jorkut dhe sulmi tjetër në pentagon gjithashtu me aeroplanë.

Pikërisht libri "Sadami nuk u likuidua" i All Daghidid fillon me argumentet në të cilat ai thekson se njeriu i cili u burgos,njeriu i cili u gjykua dhe njeriu i cili në fund,para kamerës,xhirimi i së cilës u bë nëpërmes një telefoni mobil u varr,nuk ishte Sadam Huseini i vërtet,por njëri nga shumë dytëshorët e tij.

Ndërkaq që me rastin e tërë atij operacioni të zënies së Sadamit misterioz,skenarëve nuk ju ra në sy gabimi që njeriu të cilin opinionit ia prezantuan si Sadam Huseini,në fytyrë e kishte një lyth,të cilën Sadami i vërtet kur nuk e ka pas,pastaj ai kishte flokë të rralla dhe të dobëta,kurse flokët e Sadamit të vërtet kanë qenë jashtëzakonisht të shpeshta dhe të forta...Madje në këtë libër Daghidi me emër dhe mbiemër cekë dhe pohon se njeriu i cili "u varr si Sadam Huseini",në të vërtet nuk ishte ai,por dytëshori i tij Mihail Ramadan,emri i vërtet i të cilit është Makhlluf Ramadan.

A thua cili nga këta dy është dytëshori?Ndoshta asnjëri,as tjetri!

Ai vazhdon dhe thotë se as djemtë e Sadamit,Udaji dhe Kusalli nuk janë vra,dhe gjenden shëndosh e mirë.
Për likuidimin e tyre gjatë bombardimeve të Mosulit në qershorin e vitit 2003,ai thotë se është "një trillim klasik amerikan" të cilën e argumenton me faktin se trupat e tyre nuk iu dorëzuan nënës së tyre sepse ajo si nënë,shumë lehtë kishte me deshifrua mashtrimin.

Ndërkaq që,pa dyshim se edhe njëri nga bijtë e Sadamit,Udaji e kishte dytëshorin e vet,me emrin Latif Jahja,i cili u vra në vend të tij.
Mjeku i njohur Irako-Iranian,Muhamed Asasidi,i cili kishte kryer hulumtime shkencore për Sadam Huseini-n,me ndihmën e kompjuterit ka bërë një varg animacione grafike,duke e krahasuar veshin e Sadam Huseinit të vërtet me veshin e dytëshorit i cili në ditën e Bajramit u gjykua me varje.
Ai pohon se mes atyre dy veshëve ekziston një dallim i madh dhe se nuk bëhet fjalë për veshin e njeriut të njëjtë.

Ndërkaq që linguistikët irakian të cilët mund të verifikojnë dallimet në dialektikore,pohojnë se Sadami i vërtet fliste me dialektin e irakianëve të Irakut qendror,ndërsa dytëshori i tij fliste me dialektin e Irakut jugor.
Kurse ithtarët e teorisë së "mashtrimit të madh" gjithashtu pohojnë se nga dorëshkrimi i Sadam Huseinit,dhe dytëshorit të tij mund të vërehen dallime të qarta në mënyrën e shkrimit të shkronjave "ta" dhe "ja".

Profesori i njohur i matematikës dhe statistikës i Universitetit të Kajros,Adil Abd All Kadir i cili në bazë të një "teorie matematikore" thotë se muxhahedinët arab kanë arrite që Sadamin ta lirojnë nga burgu,ndërsa personi i cili u likuidua nuk ka qenë "Sadami por njeriu me lyth në fytyrë".

Pra një libër i tillë,që për shumë kënd është sensacionale është shumë normale që ka zgjuar një interesim të madh tek lexuesit e rëndomtë,e në veçanti tek dashamirët e teorive të konspiracionit,por në anën tjetër pati edhe reagime të shumta kundërthënëse që i jepnin vetit të drejtë të dinë se për çka në të vërtet bëhet fjalë.

Në lidhje me këto reagime gazetari i gazetës ditore të Qeverisë Egjiptiane,"All Xhumhurija",Mahmud Nafi, shkruante;"Ka qenë e pritur që dikush me siguri do të reagojë për varjen e Sadam Huseini-t,por çështja ishte se kur,si dhe ku". Ndërkaq që,Mahmud Nafi në gazetën e njëjtë shkruan se nuk pranon dhe nuk pajtohet me kolegun e vet gazetarin All Daghid dhe të dhënat që i plason ai në librin "Sadami nuk u likuidua" .

Është e udhës të cekim se Mihail Ramadan-i ka shërbyer nëntëmbëdhjetë vjet si dytëshor i Sadamit.
Ai me ndihmën e shërbimit informativ amerikan dhe të kurdëve arit të ikë nga Iraku.
Këta i ndihmuan të ikë së pari ne Turqi e pastaj nga aty në SHBA.
Atje Mihajli e shkroi ne gjuhën arabe një libër me një titull shumë interesant "Dytëshori i Sadamit" në të cilën jep të dhëna shumë interesante në përgjithësi për Sadam Huseinin,dhe për disa dytëshor tjerë të tij.

Ndoshta të dy pohimet mund të kenë argumente,por një gjë është e qartë se pas këtij libri botës i mbeti edhe një mistere të cilën brezat e ardhshëm do të mundohen ta shthurin.Me një fjalë lindi një mistere e re...

Shevki Sh. Voca
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sadam Husein-i nuk u likuidua Empty Re: Sadam Husein-i nuk u likuidua

Mesazh  Agamemndon 08.03.14 14:28

Te verteten e kesaj ngjarje,ashtu si dhe shume eleminimeve te tjera te bujshme,askush nuk eshte ne gjendje t'ju japi version real dhe perfundimtar,pervec asaj qe njerzimi ka mesuar nga TV, mediat dhe njoftimeve zyrtare te qarqeve politike vendore apo boterore, brenda limiteve te shpejta te informacionit.

Qe nga Ben Ali,Gedafi,Bin Laden dhe deri tek Sadami ne fjale,publicistika politike dhe letrare i njeh te eleminuar realisht nga skena e teatrit te sundimit,mbasi realisht keta persona,qe nga momenti i njoftimit te eleminimit te tyre, nuk kane asnje kontribut negative apo pozitiv ne jeten e nje vendi apo edhe ne ate boteror.


Te gjitha hamendjet me pas bejne pjese ne ate vorbull,qe ne e therrasim konspiracion,qe nuk i sherben askujt,pervec atyreve qe dine te luajne kete loje te piste e te shumfishte me pasoja fitmprurese,ashtu sic luhet ne skenen e kapitalizmit te eger,ku norma e fitimit eshte primare,dhe trushplarja ngelet simotra e saj.


Mjegulla njerzore arrin deri atje sa te besoi se  edhe Hitleri ishte gjalle deri tashti vone,apo misionet Apollo nuk arriten asnjehere ne Hene... Dyshimi eshte gjithmone nje version per te 'ecur perpara'

Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sadam Husein-i nuk u likuidua Empty Re: Sadam Husein-i nuk u likuidua

Mesazh  Arb 09.03.14 0:17

Koheve te fundit shpesh here po njihemi me histori te tilla, se ky apo ai keqberes jetoi fundin e jetes ne hare dhe gezim....! Pse vall po sajohen peralla te tilla,qe i mveshin me vet misterin i quajtur konsipracion? Mbase qellimi eshte qe t'u japin krah keqberesve dhe diktatoreve aktual, qe te jene me te dhunshem sepse per ta "s'do te kete vdekje" ndoshta do te jene te perjetshem
Thjesht cdo kush ne kete bote eshte i vdekshem, edhe ne qoftese pushteti i tije ka qene i pa imagjinueshem per tjeret, ai edhe ne nje dite feste per popullin e tije, linchohet si nje qen i flliqur.Kjo eshte dhe qellimi i krijimit te njeriut, qe te kuptohet se sa do i pushtetshem dhe i pasur te jete , qenja e tije eshte aq e pa vlere dhe Pushteti Absolut i takon vetem Krijuesit....
Ndoshta histori te tilla aq te pa-besueshte thuren dhe quhen konspiracion, shahku se konspiracionistet e vertete po godasin ne shenje dhe demaskojne fort qellimin famkeq te elites, e keta duke u gjendur ne pozita te tilla, thurin pralla, qe njerezimi te filloj dhe te dyshoj edhe ne ata konspiracione qe jane te verteta...ku i dihet!
Arb
Arb

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sadam Husein-i nuk u likuidua Empty Re: Sadam Husein-i nuk u likuidua

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi