EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ufo

Shko poshtë

Ufo Empty Ufo

Mesazh  Admin 09.11.08 15:59

UFO-T

Ufo Images

“Po afrohet nga lindja” lajmeroi piloti i ri australian.

“Po fluturon mbi mua me shpejtesi që nuk mundem ta identifikoj. Më kaloj. E ka formën e gjatë. Tani po afrohet drejt meje …e ka një dritë të gjelbërt…”

Kështu filluan ngjarjet bizarre të cilat ndodhnin në mbrëmjet e vitit 1978 në Melburn.

Pas disa çasteve, piloti Frederich Valentich, raportoi: “Është duke u sillur mbi mua”, pastaj lajmroi se motori i aeroplanit është duke e humbur fuqinë. “Është duke qëndruar në hapësirë, nuk është aeroplan!” vazhdoi ai “eshte…”

Me këtë çast radiotransmetimi u ndërpre. Pas kësaj mendohej se aeroplani i Valentich-it kishte rënë në ujërat e errëta te detit Tazman.

Një muaj më vonë asgjë nuk është gjetur nga aeroplani!

Menjëherë pas zhdukjes së Valentich-it njerëzit lajmronin për fluturake misterioze që fluturonin mbi qiellin e Australis dhe fqinjës së saj Zelandës së Re.

Edhe pse asnjëra nga këto dukuri nuk ka qenë më fatkeqe se ajo e zhdukjes së pilotit te ri Australian. Njëra nga këto dukuri pati influencë të madhe tek njerëzit.

Kjo filloi në mengjesin e ditës së fundit të vitit 1978. Në jugë të Zelandës së Re, tre anëtarë të Televizionit të Melburnit ishin në një aeroplan “Argosy Cargo”, në mes Wellington-it dhe Christchurch, rruga në të cilen para dhjet ditesh nga dy aeroplana me pilotë dhe njerëz tjerë duke perfshier edhe disa reportët nga RTV i Melburnit kishin pa drita të pa identifikuara.

Pas mesnates reporterët panë drita të çuditshme duke lëvizur nëpër hapsirë. Gjatë dy orëve tjera personeli i RTV-ës dhe dritat misterioze kanë luajtur lojë kureshtare “fshehtazi”.

Çfarë do që të jetë natyra e objektit, ai ishte shumë i shpejt. Jo vetëm që është parë nga reporterët dhe nga dy pilotët dhe radari i aeroplanit. Më e mira që prezenca e objektit është dokumentuar ne film me ngjyra.

Kamermani kishte xhiruar diku ka 23 000 pjesë te filmit 16mm, të cilat më vonë ju dorëzuan dr.Bruce Maccabee i cili ishte punësuar nga Armata Amerikane (AA).

Filmi zbulonte disa imazhe të shkurtëra të objekteve misterioze. Në një rast shihej një objekt në formë të zilës me fund te ndritshëm.

Nga studimi që Maccabee ja bëri filmit ai zbuloi se njëri nga objektet kishte shpejtësin më shumë se 3000 milje në orë.

Pasi Maccabee e mbaroi studimin, filmi iu dorëzua shkenctarve te AA-s (Armata Amerikane) për studim të metejshëm.

Në tri dekadat e fundit, vetëm në Zelandën e Re kanë qenë mbi 70 000 raporte te OPF-ve, ndoshta dhjet herë më shumë që nuk janë lajmëruar fare, 95% janë identifikuar si aeroplana te ndryshem, balona te motit, zogjë po ashtu edhe insekte edhe vetëtima.

Praktitkisht njerëzit lajmërojnë për OPF-ët në çdo vend të botes.

Lajmërimet për OPF-ët kanë ardhë nga jo më pak se 133 vende të rruzullit tokësorë, nga vendet e vogla si Grenada dhe Kuvajti po ashtu edhe nga superfuqit si SHBA-at, Britania e Madhe, Rusia etj.

Në Spanjë OPF-ët janë të njohura si “Objetos Voladores No Identificados”, në Gjermani ato janë të njohura si “Fliegende Untertassen”.

Disa shkenctarë besojnë se OPF-ët janë veturat interplanetare të dërguara nga qeniet tjera intelegjente nga një planet tjetër. Disa të tjerë mendojnë se OPF-ët prezentojnë një realitet paranormal këtu në Tokë. Shumica e shkenctarëve dyshojnë se OPF-ët eksistojnë.

Sir Bernard Lovell, astronom i njohur Britanik ka shkruar se gjatë vëzhgemit të tij me teleskop, gjatë 30 viteve, ai kurrë nuk ka pa ndonjë OPF.

Edhe një gjë qe lidhet drejt për drejt me OPF-ët janë MIB (Men in Black apo Njerzit në të Zeza) këto figura mendohet se janë agjentë te AA-s apo të qeverisë së Rusisë, janë edhe disa mendime që ata janë vizitorë nga gjithsia.

Është raportuar se ata janë në vendin e ngjarjës kur dikush lajmëron për OPF-ët, për të marrë në pyetje dëshmitarët apo për ta shkatërruar evidencën.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi