Paravdekja
4 posters
Faqja 1 e 1
Paravdekja
Paravdekja
Përvoja afër vdekjes (PAV) është një përvojë që rrëfehet nga një njeri që ka qënë pranë vdekjes, apo që ka përjetuar vdekjen klinike dhe më pas është rikthyer në jetë.
Fenomenologjia e një PAV-i zakonisht përfshin këndvështrime fiziologjike (trupore), psikologjike (mendore, shpirtërore) dhe të prejardhura.
Zakonisht përvoja ndodh në një renditje të dallueshme:
1. Ndjenja e të qenurit vdekur.
2. Një përvojë e gjendjes jashtë trupit. Një ndjesi e pluskimit mbi trupin e vet dhe duke shikuar vendin përreth.
3. Ndjenja e të ndjerit mirë, qetë dhe pushtuar nga dashuria dhe paqja.
4. Një ndjesi e lëvizjes përpjetë nëpër një tunel drite apo shteg të ngushtë.
5. Takimi i të afërmëve tashmë të vdekur apo figurave spirituale dhe fjalosja me ta.
6. Ndeshja me qënie drite, apo të një drite (ndoshta me një figurë fetare apo hyjnore).
7. Shikimin e jetës së kaluar para vetes si në një film.
8. Arritja e një kufiri apo caku.
9. Një ndjesi e rikthimit në trup (nganjëherë me forcë), shpesh shoqëruar me mosdashjen e personit.
Kjo dukuri ndodh tek njerëzit qe i kane mbijetuar vdekjes, si pasoje e nje semundjeje te rende apo ngjarjeje vdekjeprurese dhe kane perjetuar gjendjen e komas, ndalimin e zemres dhe/apo encefalogramin e rrafshet.
Keta njerez pas rigjallimit te tyre tregojne se kane perjetuar pervoja qe mund te ndahen ne dy grupe te medha:
përvoja përtejtokësore: njeriu perjeton nje pervoje përtejtokësore, duke pare nganjehere vehtje apo te aferm tashme te vdekur, dhe duke kaluar vende te ngjashme me tunele drite apo hapesira qe disa i pershkruajne si vende hyjnore (parajse, ferr etj.) përvoja jashtë-trupore: njeriu largohet nga trupi i tij dhe qendron pezull duke marre pjese ne ngjarjet qe ndodhin perreth tij "nga jashte".
Shkaqet
Kjo dukuri ndodh tek njerzit qe i kane mbijetuar vdekjes, si pasoje e nje semundjeje te rende apo ngjarjeje vdekjeprurese dhe kane perjetuar gjendjen e komas, ndalimin e zemres dhe/apo encefalogramin e rrafshet. Keta njerez pas rigjallimit te tyre tregojne se kane perjetuar pervoja qe mund te ndahen ne dy grupe te medha:
* përvoja përtejtokësore: njeriu perjeton nje pervoje përtejtokësore, duke pare nganjehere vehtje apo te aferm tashme te vdekur, dhe duke kaluar vende te ngjashme me tunele drite apo hapesira qe disa i pershkruajne si vende biblike (parajse, ferr etj.)
* përvoja jashtë-trupore: njeriu largohet nga trupi i tij dhe qendron pezull duke marre pjese ne ngjarjet qe ndodhin perreth tij "nga jashte".
Përvoja e Karl Gustav Jungut
Nje nga pervojat me te njohura te ketij lloji eshte ajo qe pershkruan mjeku psikiater dhe pionier i psikoanalizes Karl Gustav Jung rreth perjetimeve te veta ne prag te vdekjes ne tekstin e tij autobiografik (vetejetshkrues) "Kujtime, endrra dhe mejtime", botuar vetem ne vitin 1961.
Ne te vertete keto pervoja ai i perjetoi ne vitin 1944 ne nje aksident me nje frakture (thyerje kockash) e me pas nje ndalim zemre qe e çuan ne kome.

Admin- 1132
Re: Paravdekja
kjo nr 7 me ka ndodh mua........kur per pak jam mbytyr ne liqen.dhe mu kujtuan te gjithe te afermit.....dhe...si nje shirit filmi.ne fund drite derisa me shpetoi nje shoku im/
valmerramazani- 2
Re: Paravdekja
EKSPERIENCAT E PARAVDEKJES
Është fakt se, dëshmitë e atyre që kthehen nga "bota tjetër" vazhdojnë të çudisin shkencën. Në të vërtetë, shumë rrallë pacientët dinë ta ndërtojnë atë që ka ndodhur përreth tyre, ndërsa ishin në gjendje të pavullnetshme. Shumë shpesh, kur i është afruar vdekjes, tregon se ka parë se çfarë ka në anën tjetër dhe eksperiencat e treguara përsëriten me të njëjtat karakteristika, edhe në kultura shumë të ndryshme nga e jona.
Vajtje-ardhje në parajsë
Sot, shkencëtarët janë duke studiuar eksperiencat e paravdekjes, domethënë tregimet e atyre që janë ringjallur në çastin e fundit. Duke zbuluar se mes jetës dhe vdekjes ka...
Një krevat i madh, çarçafë jeshilë dhe drita të bardha. Defiblirator, bombola oksigjeni, aparate për të matur tensionin dhe të tjerë për të regjistruar rrahjet e zemrës e të trurit. Salla e reanimacionit në spitalin e Universitetit të Virxhinias në SHBA, nuk ka asgjë ndryshe nga simotrat e saj në të gjithë botën përveçse një të veçante shumë të vogël.
Në një lartësi të paarritshme nga mjekët dhe infermierët të mbështetur mbi një monitor të lartë, qëndron një lap-top, që nuk fiket kurrë. Në ekran, që prej dy vjetësh shfaqet e njëjta sekuencë me 12 imazhe: një bretkosë, një aeroplan, një gjethe, një kukull... Sa herë që një pacient hyn në sallë, shfaqet nga një e ndryshme. Nga poshtë është e pamundur ta shohësh, sepse ekrani është i drejtuar drejt tavanit.
Pamjet në kompjuter
Njeriu që e ka vendosur kompjuterin në atë pozicion ka qenë Bruce Greyson, psikiatër në të njëjtin universitet, që prej 20 vjetësh studion eksperiencat e paravdekjes: me pak fjalë, "udhëtimet" jashtë trupit, që pacientët tregojnë se kanë përjetuar, atëherë kur edhe mjekët i kishin humbur të gjitha shpresat për të jetuar.
Disa prej tyre, pas kthimit nga "zona hije", që ndan jetën nga vdekja, arrijnë madje të përshkruajnë se çfarë ka ndodhur përreth trupit të tyre, kur ishin në gjendje të pandërgjegjshme.
Duke marrë shkas nga këto dëshmi, arsyetimi i psikiatrit Greyson ka qenë si vijon: nëse shpirti ose diçka e jona shkëputet nga trupi në momentin e vdekje dhe nëse janë të vërteta rrëfimet e atyre që thonë se kanë parë nga lart trupin e tyre të shtrirë mbi krevat, atëherë për logjikë ka shumë mundësi që ata të shohin edhe imazhet që shfaqen ne kompjuter.
Megjithatë, deri tani, Greyson ka qenë i pafat: asnjë nga pacientët që kanë hyrë në atë sallë reanimacioni nuk ka treguar se ka jetuar eksperiencën e pasvdekjes.
Eksperienca mendore
Eksperimenti i Greyson duket i çuditshëm, edhe për mjekët që studiojnë të njëjtat fenomene, sepse, tregojnë ata, ato "fluturime" sipër trupit janë tërësisht mendore. Por, ndonjëherë ndodh diçka që nuk mund të shpjegohet dot.
Disa vjet më parë, një grup kardiologësh holandezë, iu referuan rrëfimit, që, sipas tyre, ishte shumë i besueshëm, të një infermiereje, e cila kishte ndërhyrë për të shpëtuar një burrë të goditur nga një arrest kardiak, pas një aksidenti që kishte pësuar.
Infermierja arriti kur pacienti ishte në gjendje të pandërgjegjshme dhe iu desh t‘i hiqte nga goja e tij disa dhëmbë që ishin thyer, për të futur gjuhën, që e kishte lejuar të merrte frymë. Manovrat e ringjalljes ishin me të vërtetë dramatike: mjekët ishin gati të dorëzoheshin, kur zemra e tij filloi të rrahë.
Kur hyri në dhomën e pacientit, disa ditë më pas infermierja u shtang kur dëgjoi fjalët: "Oh, ja ku është infermierja që e di se ku shkuan dhëmbët e mi!" Më vonë, pacienti tregoi gjithashtu se e kishte parë gjithë skenën nga "lart" dhe se kishte pasur shumë frikë kur kishte kuptuar se mjekët ishin duke u dorëzuar, pasi nuk mund të bënin më asgjë për ta shpëtuar.
Më shumë se një shpjegim
Pa marrë parasysh rolin e një fuqie mbinatyrore, psikologia amerikane, Susan Blackmore, tregon se ekzistojnë shumë shpjegime të mundshme për ngjarje të tilla.
Mes të cilave edhe: "Informacionet që pacienti kishte kur ishte akoma me sy hapur, forca e imagjinatës, forca për të "gjetur" gjëra të veçanta tek ajo që ka ndodhur kur tregon eksperiencën që ka përjetuar, ekziston mundësia që, ndjenjat tona të vazhdojnë të na transmetojnë ndonjë informacion për botën që na rrethon".
Gjithashtu, shton Christopher French, i departamentit të psikologjisë në Universitetin e Londrës "kujtimet e pacientëve mund të ndikohen edhe nga fakti se kanë dëgjuar eksperienca të tilla në të kaluarën". Megjithatë, kjo nuk mjafton, që rrëfime të tilla ti klasifikojmë si fantazira ose sugjestione.
Është fakt se, dëshmitë e atyre që kthehen nga "bota tjetër" vazhdojnë të çudisin shkencën. Në të vërtetë, shumë rrallë pacientët dinë ta ndërtojnë atë që ka ndodhur përreth tyre, ndërsa ishin në gjendje të pavullnetshme.
Shumë shpesh, kur i është afruar vdekjes, tregon se ka parë se çfarë ka në anën tjetër dhe eksperiencat e treguara përsëriten me të njëjtat karakteristika, edhe në kultura shumë të ndryshme nga e jona.
Kështu, në një studim të publikuar në revistën "Lancet" në vitin 2001, Pim van Lommel, kardiolog i spitalit Rijsstate të Arnhem (Holandë), është përpjekur të kuptojë se cilat ishin ndjenjat që përjetoheshin, duke intervistuar 344 pacientë, të cilët i ishin nënshtruar manovrave të ringjalljes, pas një ataku kardiak.
Kështu, nga studimi doli se 18 për qind e të intervistuarve tregoi se kishte përjetuar një eksperiencë paravdekjeje (ndërsa të tjera studime paraqesin përqindje më të vogla, nga 5 në 10 për qind).
Përjetime të këndshme
Më shumë se gjysma e të intervistuarve tregonin se kishin provuar ndjenja shumë të këndshme (dhe asnjë nuk ka pasur frikë nga vdekja); një në tre tregonte se kishte kaluar përgjatë një tuneli, kishte parë bukuri hyjnore dhe kishte takuar të afërmit që i kishin vdekur; një në katër e kishte ndjerë se po shkëputej nga trupi dhe kishte parë drita të forta e ngjyra.
Disa të tjera kishin ndjerë se ishte një kufi, të cilin pasi e kaloje nuk ishte e mundur të ktheheshe pas, madje pikërisht aty u shfaqeshin episode të ndryshme nga jeta e tyre.
Eksperiencat e paravdekjes "ishin më të shpeshta te pacientët e rinj dhe më intensive te gratë", lexohet në artikullin e "Lancet". Por "nuk dukeshin të influencuara nga frika e vdekjes, që pacientët kishin para se të shtroheshin në spital, as nga bindjet e tyre fetare dhe as nga lloji i ndërhyrjes që ishte praktikuar".
Më bujar se më parë
Në një largësi prej dy vjetësh, studiuesit kanë intervistuar sërish pacientët, duke zbuluar se eksperienca i kishte ndryshuar rrënjësisht.
Pothuajse të gjithë ndiheshin më të disponueshëm e bujarë dhe pjesa më madhe e tyre nuk kishte frikë nga vdekja, gjithashtu kishin forcuar bindjen se edhe përtej jetës "ka diçka". Megjithatë, disa shkencëtarë janë përpjekur t‘i japin një shpjegim fiziologjik këtij fenomeni.
Një studim amerikan i publikuar në prill në revistën "Neurology", ka identifikuar një parapërgatitje individuale për të jetuar eksperienca të paravdekjes, të fshehura në mënyrën se si njerëzit flenë.
Në fakt, ka persona, ku faza e gjumit REM (gjatë së cilës shihen ëndrra) nuk është e ndarë mirë nga ajo jo-REM (gjumi i thellë): ndodh që këta persona të zgjohen natën dhe të ndihen në "kurth", sepse nuk arrijnë të lëvizin asnjë muskul, ose në përgjumje dëgjojnë zhurma që të tjerët nuk i dëgjojnë.
Sipas studiuesve, këta persona kanë 20 për qind më shumë mundësi për të pasur eksperienca paravdekjeje, nëse do të gjenden në rrezik për jetën. Ndërsa studiues të tjerë "mendojnë se këto eksperienca janë një reaksion psikologjik normal, që vijnë nga siguria se vdekja është e pashmangshme dhe mund të shkaktohen nga zvogëlimi i përqendrimit në tru", thotë Pim van Lommel.
Shkëputja nga trupi
Neurologët kanë zbuluar gjithashtu, se duke stimuluar në mënyrë elektrike koren ballore të trurit është e mundur të arrihet artificialisht ndjenja e shkëputjes nga trupi dhe që e njëjta eksperiencë mund të arrihet edhe nga përdorimi i disa lloje drogave (në veçanti, allucionogenet).
"Eksperiencat e vërteta të paravdekjes duhet të kenë diçka shumë të ndryshme nga ato të prodhuara artificialisht", përfundon Van Lommel.
"Në fakt, as drogat dhe as eksperimentet e neurologëve nuk e ndryshojnë mënyrën tonë të konceptuarit të jetës dhe asnjëherë nuk arrijnë të na heqin frikën e vdekjes".

Albaniaa- 409
Re: Paravdekja
Çfarë ndjen njeriu para vdekjes
Fenomeni i quajtur Near-Death Experiences (NDE) ose Gjendje e Paravdekjes, zakonisht vihet re në subjekte të cilët, edhe mbasi kanë pasur një traumë fizike që duhej t’u shkaktonte vdekjen (për shkak të ndalimit të zemrës), të një aksidenti të rëndë, apo gjatë një ndërhyrjeje kirurgjike) ia kanë dalë mbanë të mbijetojnë.
Shumë nga këta persona, në raste të tilla janë shpallur klinikisht të vdekur, sepse përveçse u kishte ndaluar zemra, nuk jepnin më asnji shenjë të aktivitetit mendor.
Pavarësisht kësaj, në mënyrë të pashpjegueshme, mbas disa minutash, e nganjëherë edhe mbas disa orësh, me t’u rikthyer në jetë, u tregojnë mjekëve, infermierëve, njerëzve të familjes kujtime të jashtëzakonshme: teksa ishin “klinikisht të vdekur” kishin vijuar të përjetonin ndjesi pamore dhe zanore mbi atë që po ndodhte rreth tyre e madje në vënde shumë më të largëta sesa vendi ku dergjej trupi i tyre.
Më qartë, me t’u “zgjuar” kanë përshkruar në mënyrë të hollësishme atë që kishin bërë e thënë në fillim ndihmësit e shpejtë e mandej infermierët dhe mjekët, ndërsa përpiqeshin t’i rikthenin në jetë, por edhe çdo gjë që kishin bërë, thënë apo menduar njerëzit e familjes së tyre ndërsa ndodheshin larg në banesat e tyre apo në punë.
Në tridhjetë e pesë vitet e fundit, interesin shkencor në nivel botëror përsa i përket kësaj eksperience, e ka përfaqësuar nga Raymond A. Moody (kohët e fundit në studimin e këtyre eksperiencave janë përfshirë edhe shumë studiues të tjerë, por në veçanti Frankl e Potzel), i cili njihet si ai që i ka përhapur më së shumti studimet mbi NDE. Moody qe i pari që mblodhi të dhëna mbi NDE, duke i bërë ato publike nëpërmjet konferencave dhe botimit të librave; libri i tij “Jeta Përtej Jetës”, vijon të mbetet një tekst themelor për të gjitha ata që interesohen për këtë fenomen. Me këtë libër, Moody i sfidoi të gjithë studiuesit e mjekësisë, të cilëve u kërkonte të përkushtoheshin më shumë në kërkimet që lidheshin me eksperiencën e jetuar në prag të vdekjes.
Ndjesia e vdekjes
Shumë persona nuk e kuptojnë menjëherë se përvoja që janë duke jetuar ka të bëjë me vdekjen. Tregojnë se e kanë parë veten të flatrojnë përmbi trupin e tyre, të cilin e shihnin nga distanca duke përjetuar papritmas frikë apo pështjellim.
Në një gjendje të tillë ata arrijnë të mos e njohin si të vetin trupin që shohin prej së larti, por shpesh frika e madhe e fillimit ia lëshon vendin vetëdijes së qartë rreth asaj që po ndodh.
Teksa janë në këtë gjendje, personat janë të aftë të kuptojnë gjithçka që mjekët dhe infermierët komunikojnë mes tyre, edhe pse mund të mos kenë kurrfarë kulture mjekësore, por kur përpiqen të flasin me ta apo me njerëz të tjerë të pranishëm, e kuptojnë se askush nuk arrin as t’i shohë e as t’i dëgjojë.
Atëherë përpiqen të tërheqin vëmendjen e të pranishmëve duke i prekur, por kur e bëjnë një gjë të tillë, duart e tyre depërtojnë trupin e mjekut apo të infermierit pa mundur prapseprapë ta ngacmojnë vëmendjen e tyre. Mbasi orvaten të komunikojnë me të tjerët, përgjithësish ata provojnë një ndjesi më të fortë të identitetit të tyre. Në këtë pikë frika u shndërrohet në mirësi dhe në mirëkuptim.
Ndjesia e paqes dhe mungesa e dhimbjes
Përsa kohë që personi vijon të mbetet brënda trupit të vet, mund të përjetojë një vuajtje shumë të thellë, po kur e braktisin trupin ata i pushton një ndjenjë e madhe paqeje ku dhimbja resht së egzistuari.
Tuneli
Eksperienca e tunelit vjen mbasiqë është përjetuar më parë eksperienca e braktisjes së trupit. Njeriu gjendet përballë një tuneli, ose dhe përpara një porte dhe ndjehet i shtyrë drejt errësirës. Pasi e përshkon këtë hapësirë të errët, ai hyn në një dritë vezulluese.
Disa njerëz pohojnë se në vend që të kenë hyrë në një tunel u ka qëlluar të ngjitet nëpër një shkallare të gjatë. Të tjerë kanë pohuar se kanë parë porta shumë të bukura e të praruara që tregonin kalimin drejt një mbretërie tjetër. Disa subjekte të tjerë kanë pohuar se me të hyrë në tunel kanë ndjerë një fërshëllimë, një lloj dridhjeje elektrike ose një oshëtimë.
Eksperienca e tunelit nuk është një zbulim i veçantë i kërkuesve të sotëm; në fakt ajo shfaqet qysh në shekullin XV tek Hieronymus Bosch, në pikturën e tij me titull “Vizione të botës së përtejme:
Parajsa tokësore përshkruan atë që zakonisht tregohet vetëm prej atij që ka përjetuar përvojën NDE.
Qeniet prej drite
Me t’u kapërcyer tunelin, në përgjithësi njerëzit rrëfejnë se kanë takuar “qenie” që vezullojnë me një dritë të mrekullueshme e cila depërton gjithçka dhe e mbush njeriun me dashuri. Në këtë dimension, dritë dhe dashuri janë e njejta gjë; drita përshkruhet si më e mrekullueshmja e çdo tjetër drite të njohur në Tokë, nuk është verbuese por e ngrohtë, ngushëlluese, e gjallë.
Përveç dritës së mrekullueshme, shumë persona rrëfejnë se kanë takuar miq ose të afërm të tyre të vdekur kohët e fundit, që spikatnin me kurmet e tyre vezullues dhe eterikë; se kanë parë parë skena shumë të bukura baritore dhe qytete të krijuara prej drite, madhështia e të cilëve është e papërshkrueshme.
Qënia e Lartë prej Drite
Mbasi takojnë lloje të ndryshme qëniesh prej drite, në përgjithësi personi “klinikisht i vdekur” takon një qenie të cilën e përkufizon si “Qenia e Lartë prej Drite”. Ai që ka edukatë të krishterë e identifikon me Zoti ose Jezui; ata që kanë edukata të tjera religjioze e quajnë Buddha ose Allah. Ateistët tregojnë se nuk është as Zoti e as Jezui, po një qenie e shenjtë.
Por të gjithë pohojnë se bëhet fjalë për një qenie që rrezaton dashuri dhe mirësi absolute. Pothuaj tërë personat thonë se do kishin dëshiruar të mbeteshin atje, me të, përgjithmonë, dëshirë që nuk mund t’u plotësohej. Zakonisht, njera nga qeniet prej drite (pjestarë të vdekur të familjes), ose vetë Qënia e Lartë prej Drite, mbasi që subjekti e ka shqyrtuar tërë jetën e vet, e fton ose e urdhëron të rifutet në trupin e vet tokësor.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi