EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Civilizimet që janë zhdukur në rrethana misterioze

Shko poshtë

Civilizimet që janë zhdukur  në rrethana misterioze Empty Civilizimet që janë zhdukur në rrethana misterioze

Mesazh  Agamemndon 14.02.14 14:11

Civilizimet që janë zhdukur  në rrethana misterioze Ceibal

>Civilizimet kemi filluar ti humbim gati nga momenti kur janë krijuar. Ekzistojnë dokumente mbi hulumtimet që janë zhvilluar para 100 vjetëve kur edhe janë gjetur tempuj të mëdhenj që janë ndërtuar në xhungël ose thesare të mëdha përplot me fosile, që dikur kanë qenë pallate të mëdha. Pse njerëzit kanë braktisë këto qytete dikur shumë tërheqëse, qendra bujqësore dhe rrugë tregtare? Shpesh përgjigja është e panjohur. Më poshtë ju njohim me 10 civilizime të mëdha, zhdukja e të cilave mbetet mister.



Civilizimet nga lugina Indasve

Para një mijë vjetëve, ky civilizim ka arritur numrin e një popullsie mbi 5 milion banorë, të shpërndarë nëpër regjione që sot mbulojnë territoret e Indisë, Pakistanit, Iranit dhe Afganistanit. Mirëpo, rrugët dhe trotuaret e tyre grandioze, me ujëmbledhësit e sofistikuar anash, metalurgjinë e zhvilluar, tregtinë dhe shtëpitë masive me tulla në disa kate, ata i braktisën para 3 mijë viteve. Ndryshimet klimatike kanë shkaktuar mungesë të ushqimit dhe me këtë edhe zhdukjen e civilizimit.


Caltalhoyuk

Shpesh i quajtur qyteti më i vjetër në botë, Catalhoyuk ka qenë pjesë e pallatit të madh dhe civilizimit bujqësor që ka ekzistuar ndërmjet viteve 9000 dhe 7000 para epokës së re. Sot, ky rajon është në Turqinë qendrore. Ajo që është interesantë te Caltalhoyuku, është struktura e tij që ka formë shumë të veçantë, asnjë qytet tjetër të ngjashëm. Nuk kanë ekzistuar rrugë të cilat ne i njohim, por ka qenë i ndërtuar në formë të kosheres së bletëve. Shtëpitë kanë qenë njëra pranë tjetrës dhe në to është hyrë përmes vrimës së hapur në çati. Besohet se ky civilizim jashtë mureve të qytetit ka kultivuar gjithçka, duke filluar nga drithërat e deri tek lajthitë. Në qytet është hyrë përmes shkallëve dhe platove që kanë ndërlidhë çatitë e shtëpive. Shpeshherë ato çati kanë qenë të zbukuruara me kokë demi, ndërsa eshtrat e të vdekurve i kanë groposur në dyshemetë e shtëpive të tyre. Ky civilizim ka ekzistuar para epokës së hekurit dhe paraqitjes së shkrimit, por megjithatë pas vetes kanë lënë dëshmi të një shoqërie të sofistikuar që e ka dashur artin dhe ka pas rituale të veçanta. Besohet se në një moment ky civilizim ka arritur një popullsi prej 10 mijë banorë, gjatë 2000 vjetëve të ekzistimit të këtij civilizimi. Pse këta njerëz e kanë braktisur qytetin e tyre, edhe sot e kësaj dite mbetet enigmë e panjohur.

Cahokia

Shumë më parë se evropianët të arrijnë në Amerikën veriore, në luginën e lumit Mississippi, ka ekzistuar një qytet i madh i rrethuar me piramida të mëdha prej dheu dhe konstruksioni prej druri, të ngjashëm me Stonehengeun, që ka shërbyer për përcjelljen e yjeve. Në Illinois janë edhe sot të dukshme mbetjet e këtij civilizimi të quajtur Cahokia. Ndërmjet viteve 600 dhe 1400, në kulmin e zhvillimit, qyteti është shtrirë në gati afro 16 km katror. Ka pas një popullatë prej rreth 40.000 banorë. Banorët e këtij qyteti, që është qyteti më i madh i zbuluar deri më tani në Amerikën veriore, kanë qenë artistë brilante, arkitektë dhe bujq, të cilët kanë krijuar vepra të pabesueshme, duke përdorur guacat, gurin dhe bakrin. Edhe lumenjtë, degë të lumit dhe të vetë Mississippit dhe Illinois i kanë riorientuar dhe adaptuar nevojave të veta për ujitje. Akoma nuk është e njohur se çka i ka shtyrë këta njerëz ta braktisin qytetin e tyre, ndërsa disa arkeolog pohojnë se qyteti vazhdimisht ka luftuar kundër sëmundjeve të ndryshme dhe urisë, duke pas parasysh se nuk kanë pas të zhvilluar asnjë sistem shëndetësor dhe si pasojë ata e kanë braktisur qytetin dhe janë vendosur në luginat e gjelbëruara të luginës së lumit Mississippi.


Mali i Tirkizit

Minarja, ndërtesë e mrekullueshme arkitektonike e ndërtuar në shekullin e 11, si pjesë e qytetit në Afganistan, paraqet mbetjet e një rajoni kozmopolit, ku janë shumë religjione, përfshirë atë çifute, krishtere dhe myslimane, që kanë jetuar në harmoni me qindra vjet. Mund të supozohet se minarja ka qenë pjesa e kryeqytetit mesjetar të zhdukur të Afganistanit, që është quajtur Mali i Tirkizit.

Niya

Tani vend i braktisur në shkretëtirën Taklamakan, ku para 1.600 vjetëve, Niya ka qenë qytet përparimtar dhe avangardë në oazin përgjatë “Rrugës së mëndafshit”. Arkeologët gjatë 200 vjetëve të kaluara kanë zbuluar thesar në gërmadhat e mbeturinave të qytetit. Shumë kanë udhëtuar “Rrugës së mëndafshit”, duke filluar nga tregtarët e pasur dhe pelegrinët religjioz e deri tek nxënësit dhe shkencëtarët, të cilët kanë këmbyer ide dhe kanë krijuar kulturë komplekse përgjatë “Rrugës së mëndafshit”. Akoma nuk dihet rënia dhe zhdukja e këtij civilizimi.

Nabta Playa

Në Egjipt, nga viti 7000 e deri në vitin 6500 para Krishtit, është krijuar një bashkësi e madhe urbane. Njerëzit që kanë jetuar aty, kanë zbutur kafshët, kanë qenë bujq të mirë, kanë prodhuar qeramikën dhe pas vetes kanë lënë rrathë prej guri, si dëshmi se janë marrë edhe me astronomi. Arkeologët besojnë se njerëzit e Nabta Playa kanë qenë paraardhësit e civilizimit që është paraqitur në luginën e lumit Nil, një mijë vjet më vonë.



Ishulli i Pashkëve

Civilizimi nga Ishulli i Pashkëve paraqet edhe një shembull klasik të civilizimit të humbur e të zhdukur. Më të njohur janë për nga statujat e mëdha prej guri të quajtura Moai, që janë të rreshtuara në bregun e ishullit. Si është zhdukur ky civilizim polinezik, pas një shekulli të ndërtimit të ndërtesave monumentale dhe lundrimit prej mijëra miljeve nëpër oqean? Jared Diamond, i ka bashkuar rezultatet e hulumtimeve të tija në librin “Kolaps”, libër të cilit i besojnë dhe i referohen shumë shkencëtar. Ajo që ai ka zbuluar është se banorët e Ishullit të Pashkëve, kanë qenë sipas të gjitha gjasave më bashkëkohorët, por metodat e tyre nuk kanë qenë aq të qëndrueshme. Gjatë kohës që e kanë kaluar në Ishullin e Pashkëve, sipas të gjitha gjasave ndërmjet viteve 700 dhe 1200 të epokës së re, banorët kanë prerë të gjithë drunjtë dhe kanë përdorur e shfrytëzuar gjithë burimet bujqësore dhe si pasojë e kësaj kanë qenë të detyruar të braktisin ishullin.
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi