EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kulisat e errta te B.E-se dhe influencat e lobisteve ...

Shko poshtë

Kulisat e errta te B.E-se dhe influencat e lobisteve ... Empty Kulisat e errta te B.E-se dhe influencat e lobisteve ...

Mesazh  Agamemndon 13.02.14 9:17


Ana e errët e Bashkimit Europian, ja çfarë ndodh pas kulisave

Kulisat e errta te B.E-se dhe influencat e lobisteve ... Europa_union_europea

Në BE kryetarët e shteteve dhe qeverive marrin vendimet më të rëndësishme. Por prapa kulisave të BE-së, mijëra lobiistë përpiqen të influencojnë politikën. Tani ata janë qendër të kritikave.


Pamjet e lodhjes së skajshme të politikanëve të lartë evropianë, mbizotëronin pak muaj më parë emisionet e lajmeve. Pas një maratone negociatash 25-orëshe dhe shumë polemikash, kryetarët e shteteve dhe qeverive ranë dakord për buxhetin e BE-së 2014 deri 2020, në samitin e tyre në Bruksel. Një vendim strategjik, i marrë nga përfaqësues të popullit në një procedurë shumë larg transparencës dhe publikut. Gazetarë të shumtë nga 27 vendet anëtare të BE-së raportuan me hollësi mbi ngjarjen. Përballë spektaklit mediatik si shtetas i BE-së të krijohej përshtypja se ishe edhe vetë atje dhe gjithnjë i informuar për linjat e konfliktit.


Por BE-ja ka edhe një anë të errët në të cilën vendimet merren jashtë konferencave zyrtare dhe diskutimeve në podium. Vendime, të cilat në rastin më të keq nuk merren në të mirë të të gjithëve, por sipas interesave individuale. Fjala është për botën e hijeve të lobiistëve, këshilltarë në pjesën më të madhe anonimë të të pushtetshmëve.


Skena si këto tregojnë se sa larg shkon influenca e këtyre përfaqësuesve të interesave: në një restorant elegant në Bruksel një burrë tregon me vetëkënaqësi për punën e tij si lobiist. Ai përfaqëson interesat e pesë klientëve dhe për këtë merr një shpërblim vjetor prej 100.000 eurosh, i tregon ai një gruaje të ulur përballë tij. Por burri që ka një pamje aq serioze me këmishë të bardhë dhe xhaketë të zezë, nuk është me profesion lobiist, por Ernst Strasser, kryetar i grupit parlamentar të konservatorëve austriakë në Parlamentin Evropian.


Zbulimet e kameras së fshehtë


Biseda është filmuar me kamera të fshehtë. Regjistrimi është një nga shumë skena tronditëse të filmit dokumentar “Biznesi i Brukselit” (“The Brussels Business”), i transmetuar nga stacioni gjermano-francez ARTE. Katër vjet me radhë regjisori dhe producenti austriak Friedrich Moser dhe partneri i tij Matthieu Lietaert, kanë punuar për atë që ata e quajnë “vështrim në kutinë e zezë Bruksel”. Ata duan të dinë se nga vijnë idetë për ligje të reja në Evropë, kush i iniciion ato, kush i tërheq vërtet fijet. A janë qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe përfaqësuesit e tyre? Apo janë menaxherët dhe makinat e mendimit të koncerneve të mëdha? Në rastin Strasser situata u bë shpejt e qartë: në mars 2011 ai u detyruara të jepte dorëheqjen. Europarlamentarët e kanë të ndaluar aktivitetin lobues. Por pjesa më e madhe e sistemit të lobiimit në Bruksel është plotësisht e ligjshme dhe prej shumë kohësh aktive.


Pushim mes filmimeve: Friedrich Moser dhe Matthieu Lietaert Pressebild:


Influenca e lobiistëve në Bruksel është shumë e madhe, shprehet në bisedë me Deutsche Welle-n, regjisori Moser. Pasi lobiistët janë shpesh ata që sjellin ekspertizën për tema të caktuara. “Institucionet evropiane, e para së gjithash Komisioni por edhe Parlamenti kanë mungesë personeli në krahasim me qeveritë kombëtare. Kjo do të thotë që kanë shumë pak personel për t’i kryer ekpertizat vetë”, shpjegon Moser. Që këtej buron një lloj varësie nga “think tanks” apo furnizuesit e ideve politike. Thrilleri dokumentar “The Brussels Business” tregon edhe se si idetë e lançuara nga grupe lobiiste për orientimin strategjik të BE-së, rishfaqen thuajse fjalë për fjalë në dokumentet zyrtare të BE-së.


Fqinjësi e ngushtë mes lobiizmit dhe politikës


Sipas vlerësimeve, dhjetë deri njëzet mijë lobiistë në Bruksel përpiqen të kenë akses tek pushteti, influencojnë hapur ose fshehurazi vendimet për orientimin strategjik të BE-së. Pas Uashingtonit, Brukseli ka dendësinë më të madhe të lobiistëve. Afërsia e tyre me politikën është proverbiale.


Në një territor prej tre deri katër kilometrash katrorë përreth sheshit Robert-Schumann në Bruksel, ndodhen zyrat e Komisionit të BE-së, Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit, farë pranë zyrave të organizatave lobiiste që punojnë për llogari të British Petroleum, gjigantit të duhanit Philip Morris apo atij të industrisë kimike BASF. Grupi “Corporate Europe Observatory” që merret me studimin e lobiizmit, vlerëson se për lobiizmin në favor të koncerneve aktualisht shpenzohen më shumë se një miliard euro.


Thjesht ndërmjetësues?


Atë që lobiistët e shohin si ndërmjetësim të nevojshëm interesash, organizatat joqeveritare e kritikojnë si konkurrencë dinake për vëmendje dhe influencë. Meqenëse konkurrenca e interesave sipas tyre përcaktohet gjithnjë e më shumë nga fuqia financiare, ata shohin në aktivitetin lobiist një rrezik për demokracinë. Të enjten e kaluar (14.02.2013) i ngarkuari i BE-së për qytetarët, Nikiforos Diamandourus, nisi një procedurë hetimore kundër Komisionit të BE-së pas një ankese të organizatave joqeveritare  Lobby Control, Corporate Europe Observatory, Greenpeace dhe Spinwatch. Shkak për ankesën janë bërë ndryshimet e shumta të pozicioneve nga funksionarë të BE-së, të cilët janë punësuar në sektorin e lobiizmit dhe anasjelltas, lobiistë që kanë hyrë në aparatin e Komisionit të BE-së.


Vetë lobiistët e shohin pozitivisht punën e tyre të palodhur. Ajo që është e mirë për koncernet është e mirë edhe për qytetarët, është bindja e Pascal Kerneis. Ai ka punuar dy vjet në Komisionin e BE-së dhe sot është drejtor ekzekutiv i grupit lobiist “European Services Forum” (ESF). Kerneis është një nga lobiistët më të suksesshëm në Bruksel, tregojnë në dokumentarin e tyre “Biznesi i Brukselit”, Friedrich Moser dhe Matthieu Lietaert. Kerneis punon për biznese që përfaqësojnë tre të katërtat e ekonomisë evropiane. Ai është krenar që ka akses tek 100 vendimmarrësit më të rëndësishëm në BE. “Unë jam një ndërmjetësues”, tregon Kerneis në film. Ky është përshkrimi më i mirë, thotë ai. “Lobiizmi kuptohet shpesh si punë e pisët. Por nuk është gjë tjetër veçse krijim rrjeti, pra thjesht kontakte mes njerëzve.”



SHBA si shembull pozitiv


Edhe regjisori  Moser beson se lobiizmi është pjesë e procesit demokratik, por ai bëhet atëherë i rrezikshëm kur lidhet me korrupsionin: kur në lojë futen flukse parash, kur nuk respektohen rregullat e lojës së pastër dhe transparenca.


“Brukseli ka një problem me këtë. Në SHBA ku lobiizmi është prej një kohe shumë më të gjatë pjesë e procesit politik se sa në Evropë, ka rregulla më të ashpra.” Atje publikohen raporte tremujore nga të cilat mund të mësohet se cilët politikanë ka takuar cili grup lobiist, si financohet ky grup lobiist, kush janë financuesit e tij dhe çfarë aktivitetesh kanë ndërmarrë në fushën e punës me publikun. Gjithçka është publike dhe të interesuarit mund të gjejnë informacione në internet. “Ky është një model të cilin duhet ta ndjekim patjetër edhe ne në Evropë”, këshillon Moser. Lobiizmi nuk mund të eliminohet, por duhet të ketë rregulla të qarta për transparencë dhe ndershmëri.



Nga Ralf Bossen, DW
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi