Grushtet e shtetit më të famshme ne tere globin
Grushtet e shtetit më të famshme ne tere globin
Grushtet e shtetit më të famshme ne tere globin
Nga revolucioni sovjetik deri tek grushti i shtetit egjiptian
Grushtet e shtetit a revolucionet shpesh kanë qenë pikat kyçe në ndryshimin e rrjedhës së historisë. Grusht shteti quhet një rrëzim i papritur dhe jokushtetues i qeverisë, nga një grup i vogël i klasës që synon pushtetin, zakonisht ushtarak. Grushti i shteti quhet i suksesshëm kur kryengritësit ia dallon të vendosin pushtetin e tyre dhe të konsolidohen. Duke marrw shkas nga grushti i shtetit që ndodhi në Egjipt, po japim grushtet e shtetit qe kane tronditur boten, dhe qw shpesh herw mw pas janë kthyer nw revolucione. Një prej grushteve të shtetit më të rëndësishëm në histori është ai çek. Grushti i shteti çek i vitit 1948 ishte ngjarja e fundit të shkurtit, me të së cilën partia Komuniste e Çekosllovakisë, me mbështetjen sovjetike mori kontroll mbi qeverinë e vendit, duke u futur në katër dekada diktature.
Rëndësia e grushtit të shtetit i kaloi kufijtë e vendit pasi ishte një shenjë e qartë drejt Luftës së Ftohtë. Shoku me të cilin u përball perëndimi ndihmoi në adoptimin e shpejtë të planit Marshall, krijimi i shtetit të Gjermanisë Perëndimore, masat e ashpra për të mbajtur komunistët larg pushtetit në Francë, e veçanërisht në Itali. “18 Brumaire” i referohet grushtit të shtetit me anë të të cilit Napoleon Bonaparte rrëzoi udhëheqjen franceze duke e zëvendësuar qeverisjen me konsuj, më 9 nëntor 1799.
Ndwrkohw nw Egjipt nuk është hera e parë që ndodh një grusht shteti. Ka ndodhur edhe në vitin 1952 i njohur dhe si revolucioni i 23 qershorit, nisi me një grup shteti ushtarak, kur një grup oficerësh të rinj, të vetëquajtur “Lëvizja e Oficerëve të Lirë”. Revolucioni fillimisht synonte rrëzimin e mbretit Farouk I. Sidoqoftë, lëvizja kishte ambicie më të mëdha politike dhe shumë shpejt kreu lëvizjet për të shfuqizuar monarkinë kushtetuese dhe për vendosjen e republikës. Suksesi i revolucionit frymëzoi shuam vende arave dhe afrikane për të ndërmarrë një proces të ngjashëm, për rrëzimin e atyre që ato i konsideronin si regjime të korruptuara.
Revolucioni i Lavdishëm
Revolucioni i Lavdishëm, i quajtur gjithashtu Revolucioni i 1688-ës ishte përmbysja e Mbretit James II të Anglisë në vitin 1688 nga një ushtri pushtuese e udhëhequr nga William III i Oranzhit, i cili si rezultat u ngjit në fronin anglez si William-i III i Anglisë. Nganjëherë ky quhet Revolucioni i Papërgjakshëm, por këtu s’merren parasysh tre beteja të madha në Irlandë dhe një luftim i madh në Skoci. Madje edhe në Angli s’ishte i papërgjakshëm sepse pati dy përplasje të mëdha mes dy ushtrive, plus trazirave anti-katolike në shumë qytete.
Revolucioni i Tetorit
Revolucioni i Tetorit, i njohur gjithashtu si Revolucioni Sovjetik i referohet një revolucioni – pjesë e Revolucionit Rus – që filloi me një ndërhyrje të armatosur në Petrogard. Ishte faza e dytë e Revolucionit të përgjithshëm Rus të vitit 1917, pas Revolucionit të Shkurtit. Revolucioni i Tetorit rrëzoi qeverinë e përkohshme ruse dhe i dha pushtetin sovjetikëve të dominuar nga bolshevikët. U ndoq nga lufta civile ruse (1917-1922) dhe çoi në krijimin e Bashkimit Sovjetik në vitin 1922. Revolucioni u udhëhoq nga bolshevikët, të cilët filluan të marrin ndërtesat qeveritare më 24 tetor.
“18 Brumaire”
“18 Brumaire” i referohet grushtit të shtetit me anë të të cilit Napoleon Bonaparte rrëzoi udhëheqjen franceze duke e zëvendësuar qeverisjen me konsuj, më 9 nëntor 1799. Në mëngjesin e 9 nëntorit anëtarë të Këshillit të të Vjetërve që ishin pro grushtit të shtetit paralajmëruan kolegët e tyre për një atentat jakobin dhe i bindën të zhvendosen në “Chateau de Saint-Cloud” në perëndim të Parisit. Gjeneral Bonaparte ishte i ngarkuar për sigurinë e dy Këshillave. Më vonë në atë mëngjes Sieyes dhe Roger Ducos dhanë dorëheqjen si udhëheqës dhe Talleyrand bindi Barras të bënte të njëjtën gjë. Më në fund deputetët kuptuan se po përballeshin me një grusht shteti dhe s’po mbroheshin nga rebelimi jakobin.
Revolucioni Xinhai
Revolucioni Xinhai i njohur dhe si Revolucioni i 1911-ës filloi me trazirat Wuchang më 10 tetor 1911 dhe përfundoi me abdikimin e perandorit Puyi më 12 shkurt 1912. Palët kryesore në konflikt ishin forcat perandorake të dinastisë Qing (1644-1911) dhe forcat revolucionare të Aleancës Revolucionare Kineze. Revolucioni Xinhai u motivua nga zemërimi ndaj korrupsionit në qeverisjen Qing, nga mllefi ndaj paaftësisë së qeverisë për të ndaluar ndërhyrjet e fuqive të huaja. Revolucioni përfundoi më 12 shkurt 1912, kur Republika e Kinës zëvendësoi formalisht dinastinë Qing.
Grushti i shtetit çekosllovak të 1948-ës
Grushti i shteti çek i vitit 1948 ishte ngjarja e fundit të shkurtit, me të së cilën partia Komuniste e Çekosllovakisë, me mbështetjen sovjetike mori kontroll mbi qeverinë e vendit, duke u futur në katër dekada diktature. Rëndësia e grushtit të shtetit i kaloi kufijtë e vendit pasi ishte një shenjë e qartë drejt Luftës së Ftohtë. Shoku me të cilin u përball perëndimi ndihmoi në adoptimin e shpejtë të planit Marshall, krijomi i shtetit të Gjermanisë Perëndimore, masat e ashpra për të mbajtur komunistët larg pushtetit në Francë, e veçanërisht në Itali.
Revolucioni Kuban
Revolucioni Kuban i referohet revolucionit që çoi në rrëzimin e regjimit të gjeneralit Fulgencio Batista më 1 janar 1959. Revolucioni Kuban gjithashtu i referohet dhe implementimit të vazhdueshëm të programeve sociale dhe ekonomike nga qeveria e re që prej rrëzimit të diktaturës së Batista-s, duke përfshirë implementimin e politikave marksiste. Pika fillestare e revolucionit konsiderohet 26 korriku 1953, data në të cilën një grup rebelësh prej 160 vetash sulmoi kazermat Moncada në Santiago. Numri i rebelëve të vrarë është i debatueshëm, por në biografinë e tij Castro pretendon se pesë u vranë gjatë luftimeve dhe 56 u vranë më pas nga Batista.
Revolucioni Egjiptian
Revolucioni Egjiptian i vitit 1952 i njohur dhe si revolucioni i 23 qershorit, nisi me një grup shteti ushtarak, kur një grup oficerësh të rinj, të vetëquajtur “Lëvizja e Oficerëve të Lirë”. Revolucioni fillimisht synonte rrëzimin e mbretit Farouk I. Sidoqoftë, lëvizja kishte ambicie më të mëdha politike dhe shumë shpejt kreu lëvizjet për të shfuqizuar monarkinë kushtetuese dhe për vendosjen e republikës. Suksesi i revolucionit frymëzoi shuam vende arave dhe afrikane për të ndërmarrë një proces të ngjashëm, për rrëzimin e atyre që ato i konsideronin si regjime të korruptuara.
Revolucioni Iranian
Revolucioni Iranian i referohet ngjarjeve të përfshira në rrëzimin e monarkisë iraniane nën Shah Mohammad Reza Pahlavi dhe zëvendësimit të saj me republikën Islamike nën Ayatollah Ruhollah Khomeini, lideri i revolucionit. Pjesërisht ishte një reagim ndaj perëndimit dhe përpjekjeve laike të Shahut të mbështetur nga perëndimi. Shahu perceptohej nga shumë si një kukull e fuqive perëndimore jo-myslimane, kultura e të cilëve po infektonte atë të Iranit.
Revolucioni Portokalli
Revolucioni Portokalli përbëhet nga një sërë protestash dhe ngjarjesh politike që u zhvilluan në Ukrainë në fund të nëntorit 2004 deri në janar 2005. Ngjarjet u zhvilluan menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të Ukrainës, të cilat u kritikuan për korrupsion masiv, frikësim të votuesve dhe falsifikim direkt të votave. Kievi ishte pika qendrore e lëvizjes, ku mijëra protestues demonstruan ditë për ditë. Në gjithë kombin, revolucioni u theksua nga akte të mosbindjes civile dhe greva të përgjithshme të organizuara nga opozita. Protestat çuan në rivotim duke i hequr pushtetin liderit aktual të Ukrainës.
Nazistët marrin pushtetin
Qeveria e Gjermanisë instaloi një diktaturë totalitare në një sërë masash të shpejta. Më 27 shtator 1933 ndërtesës së Reichstag-ut dhe komunisti i këshillit holandez, Marinus va nder Lubbe u gjet brenda ndërtesës. Ai u arrestua për zjarrvënie. Ngjarja pati efekt të menjëhershëm tek shumë anarkistë, socialistë dhe komunistë në gjithë Rajhun. Publiku u shqetësua për faktin se zjarri ishte sinjali për fillimin e revolucionit komunist, ndërkohë që nazistët e panë ngjarjen me vlerë të madhe për të hequr qafe rebelët potencialë. Me këtë rast u miratua akti për Dekretin e Zjarrit duke i dhënë qeverisë fuqi legjislative.
Agamemndon- Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.
— Mark Tuein
195