Pallatet Presidenciale në botë.....
Faqja 1 e 1
Pallatet Presidenciale në botë.....
Çdo president në çdo vend të botës sapo merr detyrën ka edhe shtëpinë e tij shtetërore. Ashtu siç është tek ne Pallati i Brigadave si vendi ku jeton Presidenti. Por shtëpitë presidenciale në botë kanë një histori mjaft interesante. E nisim nga shtëpia më e famshme e botës, Shtëpia e Bardhë.
E dini që ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi më gurin e parë të themelit, më 13 tetor 1792, pa asnjë ceremoni formale. Rezidenca kryesore, si dhe themelet e shtëpisë u ndërtuan kryesisht nga punonjës skllevër dhe të lirë afrikano-amerikanë, si dhe nga evropianë të punësuar. Pjesa tjetër e punës u krye nga emigrantët, të cilët s’kishin akoma shtetësinë. Ndërtimi fillestar u zhvillua në një periudhë prej tetë vitesh dhe me një kosto 232,371.82 dollarë (2.4 milionë dollarë me vlerën e vitit 2005).
Edhe pse s’kishte përfunduar akoma Shtëpia e Bardhë ishte gati për banim rreth datës 1 nëntor 1800. Mungesa e materialeve dhe punës bënë të nevojshme ndryshimin e planit të mëparshëm të inxhinierit francez Pierre l’Enfant për një “pallat” që do ishte pesë herë më i madh se shtëpia që u ndërtua aktualisht. Shtëpia e ndërtuar, fillimisht përmbante dy kate në vend të tre që ishin planifikuar. Kur përfundoi ndërtimi, muret e ndërtuar me gurë ranorë u lyen me një përzierje gëlqereje, kafeine dhe plumbi duke i dhënë shtëpisë ngjyrën e saj karakteristike dhe emrin. Ndërtesa fillimisht mbante disa emra, si “Pallati i Presidentit”, “Rezidenca Presidenciale”, apo “Shtëpia e Presidentit”. Të dhënat më të hershme të emrit “Shtëpia e Bardhë” janë të regjistruara në vitin 1811.
Ekziston një legjendë sipas të cilës, gjatë rindërtimit të strukturës u aplikua bojë e bardhë për të maskuar dëmtimin që kishte shkaktuar zjarri, duke i dhënë emrin, por duke qenë se ajo ishte e ngjyer në të bardhë që në fillim, kjo teori bie poshtë. “Rezidenca Ekzekutive” ishte emri që përdorej në kontekst zyrtar deri sa presidenti Theodore Roosevelt vendosi emrin formal “White House – Washington” duke e gdhendur në të gjitha dokumentet zyrtare. Koka e letrës “The White House” me fjalën “Washington” poshtë i përket administratës së Franklin Delano Roosevelt”.
Edhe pse nuk ishte ndërtuar dhe disa vite pas presidencës së George Washington, ekzistojnë teori se emri tradicional i shtëpisë së presidentit të SHBA mund ta ketë origjinën nga shtëpia e Martha Custis Washington, “White House Plantation” në Nju Kent, Virxhinia, kur presidenti i parë i kombit dhe bashkëshortja e tij ishin njohur në mesin e shekullit të 18-të. Sot po ju sjell të gjitha historitë e shtëpive presidenciale në botë.
1 – Kremlin, Rusi
Kremlini i Moskës është një fortesë historike që ndodhet në qendër të këtij qyteti, me pamje nga lumi Moskva në jug, nga katedralja Saint Basil në veri dhe nga Sheshi Kuq në lindje dhe Kopshti Aleksandër ne perëndim. Është ndërtesa më e njohur e Rusisë, në të cilën përfshihen katër pallate mbretërore, katër katedrale dhe Muri Kremlin sëbashku me kullat Kremlin. Struktura e parë e Kremlinit është ndërtuar nga Ivan Kalita në 1320. Më 1475 Moska u shpall kryeqendër e shtetit rus. Për të treguar ambiciet e tij perandorake, Ivani rikonstruktoi Kremlinin. Këtë gjë ai e bëri përmes disa arkitektëve mjaft të talentuar italianë. Pas luftërave që pasuan, Kremlini pësoi dëme të mëdha, por jo të pariparueshme. Në ditët e sotme fortesa shërben si rezidenca e banimit e Presidentit të Rusisë.
2 – Pallati Presidencial, Poloni
allati Presidencial në Varshavë, Poloni, është versioni më i fundit klasik elegant i një ndërtese që ka ekzistuar që në 1643. Përgjatë viteve, ai është rindërtuar dhe rimodeluar disa herë. Në 175 vitet e para të tij, pallati ishte pronë private e disa familjeve aristokratike. Në 1791 aty banonin autorët dhe avokatët e Kushtetutës së Polonisë, Kushtetuta e Parë Moderne e Kodifikuar e Europës dhe kushtetuta e dytë botërore pas Kushtetutës së ShBA. Pallati u bë një strukturë qeveritare në 1818. Në vitin 1918 ai u bë vendi i Këshillit të Ministrave. Gjatë Luftës II Botërore ai shërbeu si Shtëpia Gjermane e pushtuesve gjermanë. Pas luftës, ai rimori sërish funksionin e vjetër si vendi i Këshillit të Ministrave të Polonisë. Në Korrik të 1994 pallati u shpall si rezidenca zyrtare e Presidentit Polak.
3 – Pallati i Platesë, Brazil
Pallati i Platesë (në gjuhën portugeze: Palacio do Planalto) është vendi zyrtar i punës i Presidentit të Brazilit. Ai ndodhet në sheshin e Tre Pushteteve në Brazilia, Brazil. Si vend zyrtar qeveritar, termi “Planalto” shpesh përdoret si metonimi për pushtetin ekzekutiv të qeverisë. Arkitekti i këtij pallati ishte Oskar Niemejer, krijuesi i pjesës më të mëdha të ndërtesave më të rëndësishme të kryeqytetit të Brazilias. Ideja e këtij pallati ishte krijimi dhe ndërthurja e imazhit të thjeshtësisë dhe modernes duke përdorur rreshta dhe valëzime fine për të kompozuar kolonat dhe strukturën e jashtme. Pallati është i një rëndësie të madhe. Ai ka një sipërfaqe prej 36 mijë metra katror. Katër ndërtesa të tjera janë pjesë e këtij pallati. Pavarësisht se kjo është ndërtesa e zyrave kryesore të punës të Presidentit të Brazilit, familja presidenciale banon në një tjetër pallat.
4 – Pallati Presidencial, Vietnam
Pallati Presidencial i Vietnamit, që ndodhet në qytetin e Hanoit, u ndërtua në periudhën 1900 dhe 1906, për të shërbyer si rezidencë e guvernatorit francez të Indokinës. Ai u ndërtua nga August Henri Vildieu, arkitekti zyrtar francez i Vietnamit. Si pjesa më e madhe e arkitekturës së kolonive franceze, pallati është dukshëm i stilit Europian – dallimi i vetëm i dukshëm janë pemët e mangos që rriten në këtë hapësirë. Kur Vietnami fitoi pavarësinë në 1954, Ho Chi Min refuzoi të jetonte në këtë strukturë gjigande për arsye simbolike, pavarësisht se aty ai priste të ftuarit qeveritarë, dhe eventualisht ai ndërtoi një shtëpi tradicionale vietnameze dhe ndërtoi shatërvan në hyrje të ndërtesës. Ky pallat është pjesë e rëndësishme e kulturës së Hanoit.
5 – Pallati Presidencial “Quirinale”
Pallati është një ndërtesë historike në Romë, Itali, dhe rezidenca aktuale zyrtare e Presidentit të Republikës Italiane. Ai është ndërtuar në 1573 nga papa Gregori XIII si një rezidencë verore e papatit. Ai është përdorur gjithashtu dhe si pikë takimi për shumë konklava të papatit. Ai ka shërbyer si rezidencë papale dhe në të ishin zyrat qendrore të qeverisë civile të Shtetit Papat deri më 1870. Në Shtator të 1870, gjithçka mbeti nga Shteti Papatit ishte vetëm shkatërrim. Rreth pesë muaj më vonë në 1871, Roma u bë kryeqyteti i Italisë. Pallati u uzurpua gjatë pushtimit të Romës dhe u bë rezidenca zyrtare mbretërore e Mbretërve të Italisë, edhe pse disa nga monarkët italianë jetuan në rezidenca të tjera private, dhe ky pallat u përdor vetëm si zyrë dhe për funksionet shtetërore.
6 – Pallati Grasalkoviç, Sllovaki
Pallati Grasalkoviç është një pallat në Bratislavë dhe rezidenca qendrore e Presidentit të Sllovakisë. Ai gjendet pranë Pallatit të Kryepeshkopëve. Ndërtesa është e stilit arkitekturor Barok/Rokoko, dhe ka një kopsht të stilit francez. Në të gjendet dhe statuja e perandoreshës Maria Tereza dhe Shatërvani i të Rinjve. Ai u ndërtua në 1760 për kontin Antal Grasalkoviç, një aristokratik fisnik hungarez me origjinë kroate, që ishte kryetar i Dhomës Mbretërore Hungareze (i ngjashëm në funksion me ministrin e ekonomisë dhe financës të Mbretërisë së Hungarisë) dhe këshilltar i perandoreshës. Arkitekti i kësaj ndërtese ishte Anton Majerhofer. Ky pallat shquhet për madhështinë dhe bukurinë e dhomave të tij. Shpesh ky pallat ishte ndërtesa e eventeve shoqërore të klasës aristokratike.
7 – Pallati Rashtrapati Bhavan, Indi
Rashtrapati Bhavan është rezidenca zyrtare e Presidentit të Indisë që ndodhet në Nju Delhi. Deri në 1950 ai është njohur si “Shtëpia e Viceroit” dhe ka shërbyer ri rezidencë e Guvernatorit të Përgjithshëm të Indisë. Gjatë vitit Durbar Delhi të 1911s, u vendos që kryeqyteti i Indisë do të kalonte nga Kalkuta në Delhi. Kjo u shpall më 12 Dhjetor nga mbreti Xhorxhi V. Gjatë kohës që ky plan u vu në jetë, rezidencës së guvernatorit të përgjithshëm ju dha një rëndësi e madhe. Arkitektit britanik Edvin Lutyens, një anëtar kryesor në procesin e planifikimit të qytetit, ju dha mundësia e madhe e dizenjimit të ndërtesës. Veceroi deklaroi se pallati duhej të ishte i një stili klasik, por megjithatë duhet të kishte motive indiane. Pallati kishte dhe kopshte, ku ndërthurej stili indian dhe ai britanik.
8 – Kështjella Bellevue, Gjermani
Kështjella Bellevue ndodhet në qendër të Berlinit. Ajo ndodhet në pjesën fundore veriore të parkut Tiergarten, në afërsi të Kolonës së Fitores së Berlinit. Ajo ka qenë rezidenca kryesore e Presidentit Gjerman që në 1994. Emri i saj vjen nga pamja e bukur mbi lumin Spree. Ajo u ndërtua në 1786 në nder të princit Ferdinand, dhe u dizenjua nga arkitekti Filip Daniel Bouman, si një rezidencë verore. Ajo ishte ndërtesa e parë neoklasike në Gjermani. Ajo rrethohet nga një park që zë rreth 20 hektarë tokë. Ajo shërbeu si rezidenca zyrtare e Princit të mbretërisë së Gjermanisë deri në 1918. Këtu u nënshkrua dhe marrëveshja që i dha fund luftës Franko–Prusiane më 3 Shtator 1870. në 1930 ajo u përdor si muze etnografik, para se të rinovohej për përdorim nga nazistët. Kështjella u bë sërish rezidencë presidenciale në Janar të 2006-s.
9 – Shtëpia e Bardhë, Amerikë
Arkitekti i Shtëpisë së Bardhë u përzgjodh në bazë të një konkursi, ku u morën nëntë propozime, përfshirë një që u dërgua në mënyrë anonime nga Tomas Xheferson. Presidenti Uashington, mbahet mend të ketë bërë një përzgjedhje të shpejtë të propozimit të Xhejms Hoban, një irlandez që jetonte në Çarlston, Karolinën e Jugut. Ndërtesa që ai dizenjoi eshët dukshëm e influencuar nga kati i parë dhe i dytë i Parlamentit të Irlandës. Ndërtimi filloi në 13 Tetor të 1792. Bazuar në shënimet në ditarin e një komisioneri të Distriktit të Kolumbisë, themelet e Shtëpisë së Bardhë janë ndërtuar nga skllevër. Periudha e ndërtimit të saj ishte tetë vjet, me një kosto prej 2.4 milion dollarë. Edhe pse nuk ishte ndërtuar tërësisht, ajo filloi të përdorej që më 1 Nëntor të 1800s.
10 – Shtëpia Rozë, Argjentinë
Shtëpia Rozë (spanjisht: “La Casa Rosada”) është ndërtesa zyrtare e degës ekzekutive të qeverisë në Argjentinë. Ajo është ndërtuar në pjesën lindore të sheshit Maio, i cili që në themelimet e qytetit të Buenos Aires ka mbajtur institucionet më të rëndësishme politike të Argjentinës. Kjo ndërtesë, mendohet se është ndërtuar në vitin 1873 dhe është ndërtuar mbi themelet e një kalaje të vjetër. Ballkoni i kësaj ndërtese ka shërbyer si podium për shumë figura të njohura si Eva Peron, dhe Papa Gjon Pali II, që vizitoi Buenos Airesin në 1998. Gjithashtu, Madona këndoi nga ky ballkon këngën “Mos qaj për mua Argjentina” të filmit Evita, pas një takimi me presidentin e atëhershëm Karlos Menem. La Casa Rosada është një nga ndërtesat më emblematike të Buenos Airesit.
11. Pallati i Brigadave, Shqipëri
Pallati Presidencial, i njohur si Pallati i Brigadave, filloi të ndërtohej nga Mbreti Zog I në vitin 1936. Ky pallat i projektuar nga tre arkitektë italianë do të shërbente si rezidenca e mbretit Zog. Për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939, mbreti Zog u largua nga vendi dhe nuk arriti kurrë ta shihte pallatin mbretëror të përfunduar. Ndërtimi i pallatit u përfundua në vitin 1941 nga italianët, të cilët vendosën aty shtabin qendror të ushtrisë së tyre. Në këtë pallat ka qëndruar edhe mbreti i Italisë Viktor Emanueli III gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1941. Pallati mbretëror u quajt “Pallati i Brigadave” nga regjimi komunist, i cili e përdori për pritje dhe ceremonira shtetërore. Nga viti 1992, emri zyrtar i këtij institucioni është “Pallati Presidencial”.

Agamemndon- Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.
— Mark Tuein
195
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi