EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kronovizori

Shko poshtë

Kronovizori Empty Kronovizori

Mesazh  Ledidaci 24.01.14 22:53

Kronovizori mendohet te jete nje lloj makinerie qe jep pamje vizive te se shkuares(edhe te se ardhmes nqs ekzistojne dimensione te tjera kohe) e qe eshte shpikur nga nje prift i Vatikanit i quajtur Pelegrino Erneti.

Ekzistenca e kesaj makinerie eshte supozuar nga Francois Brune, autor i shume librave mbi paranormalet dhe religjionet.Ne librin e tij Misteri i ri i Vatikanit ai pohon se pajisja eshte ndertuar nga prifti italian qe njekohesisht ishte edhe shkencetar, At Pelegrino Erneti(1925-1944).

Ndersa Pelegrino Erneti eshte person real, ekzistenca e kronovizorit nuk eshte vertetuar akoma.Ne librin e tij thuhet se Erneti ka bashkpunuar me 12 shkencetare(nder me te miret ne bote)per ndertimin e kesaj pajisjeje.Kronovizori perfytyrohet si nje pajisje e madhe me pjese te shumta.

Mund te zere nje dhome te tere pasi perbehet nga nje tub i madh me rreze katodike normale per te percjelle informacionet,leva me funksione te ndryshme si psh per te percaktuar vendin dhe kohen e cila duhet te shfaqet ne ekran.Ekrani i kronovizorit mendohet te jete i perbere nga dy shtylla metali qe percjellin rryme tek njeri tjetri gjate veprimit te makinerise.

Por si punon kjo pajisje?

Sipas shpikesit te saj, e gjithe energjia qe njerezit shpenzojne per te folur apo levizur perfundon ne atmosfere madje ka raste qe te perfundoje ne kozmos.Me ane te kronovizorit behet e mundur mbledhja e ketyre energjive dhe selektimi i tyre ne baze te kohes dhe te vendit nga i cili kane dale.Keshtu ajo 'deshifron' me ane te rrezeve keto energji qe jane lene nga ngjarjet e shkuara.

Megjithese mungonin provat, Pelegrino Erneti ka deklaruar se mes ngjarjeve te shumta qe ka arritur te shohe nepermjet kronovizorit eshte edhe momenti i kryqezimit te Jezus Krishtit.Madje kete moment ai e ka fotografuar dhe e ka publikuar ne nje reviste italiane ne 2 Maj te vitit 1972.

Kronovizori Cronovisor-jesus
Shkrimtari Brune nuk beson shume mbi rrefimin e Ernetit dhe beson se eshte detyruar nga autoritetet e Vatikanit per te deshmuar nje histori te rreme.

Ekzistenca e kronovizorit ka ngjallur mjaft teori konspirative si psh mendohet se pajisja te jete shpikur nga dikush tjeter dhe te jete konfiskuar prej Vatikanit si qellim qe tu sherbeje vetem elites qe komandon boten.

Kronovizori Titolo1
Kronovizori Padre-Ernetti-214x300
Ledidaci
Ledidaci

Mendja sheh ate qe do

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi