Vetmia
5 posters
Faqja 1 e 1
Vetmia
Vetmia
Është më se e vërtetë se në shumë vende me kultura moderne potencohet më tepër idividualiteti në vend të grupip apo familjes..
Shumë të rinjë jetojnë vet, dhe shpesh për shkak të punës, shkollës. Presioni i jetës ndoshta dhe nuk u braktisë atyre mjaftë kohë për raporte kualitative me të tjerët.
Vetmia shikuar nga aspekti seksual
Përmes televizionit, filmave dhe librave kulturat moderne, na bëjnë me dije se e vetmja lidhje që ka kuptim është ajo romantike apo seksuale. Athua sa është e vërtetë kjo, e cila aq shumë është ngulitur në ndërdijen e njeriut.
Prandaj nëse nuk e kemi një lidhje të tillë ne ndihemi të shmangur, apo përpiqemi të gjejmë kuptimin e jetës në lidhje të tilla, por shpesh pa sukses! Dhe ato lidhje janë private dhe të mbyllura, duke mos lënë hapësirë për miqësi tjera, dhe nëse një ditë përfundojnë (ndërprehen) ne s'kemi ku të drejtohemi, s'kemi miqësi të vërteta e të zakonshme.
Vetmia është univerzale
Psikiatri Dr. Chris Andrew thotë: "Vetmia është univerzale. Kam shumë pacientë, në veqanti ata që nuk janë në martesë, të cilët kanë ndjenjë të fuqishme se nuk janë pjesë të familjes, se nuk kanë arritur të "lidhen". Ndihen të mangët, të paplotësuar, ndihen se askuj dhe askund nuk bëjnë pjesë askuj nuk i takojnë dhe se nuk janë në atë që quhet normale".
Ajo që befason është se, personat e turpshëm dhe të qëtë nuk janë të vetmit që e ndjejnë vetminë.
Po ashtu një ndjenjë të tillë mund ta ketë edhe personi që është ngazëllyes me çdonjërin, edhe ai që vazhdimisht mahitet, qeshet, që vepron haptazi, por që në të vërtetë frikohet të lidhet me tjerët në lidhje serioze, e me këtë njerëzit i mbanë në distance.
Si duket personat e tillë kanë shumë miq, por për brenda vuajnë. Njerëzit e tillë në të shumtën e rasteve janë të lënduar në fëmijëri me keqpërdorime emotive apo seksuale. "
A kemi përgjigje për këtë?
PO! Megjithkëtë do të duhet të përvjelni krihtë dhe të përpiqeni vet. Ja disa ide se si vlenë të mendohet:
-Mbani mend, ju jeni njëri nga 25% e njerëzve në botë (përafërsisht) që ndihen njëjtë.
-Prandaj bëjeni hapin e pare!
-A keni ndonjë hobi apo diçka që ju tërheq? Gjeni grumbullin që ka të njëjtin interesim dhe bashkangjituni.
Mos kërkoni përgjigje për vetminë në mardhënjet seksuale. Shumë njerëz, e në veqanti vajzat, shkojnë prej një lidhjeje të shkurtër seksuale deri te tjetra, duke kërkuar me dëshprim afërsi dhe kuptim për jetë.
Përdallim meshkujt kur gjejnë lidhje, zakonisht janë të interesuar vetëm për lidhje të shkurtër seksuale dhe nuk ofrojnë më tepër si kundershpërblim. Ju jeni më të vlefshëm se kjo gjë!
Madje edhe në lidhjet stabile, në lidhje afatgjate apo në martesë nuk duhet pritur nga partneri juaj që t'i kënaqë gjitha nevojat e juaja emocionale.
Ai / ajo natyrisht se do të duhej t'i plotësoj shumë nevoja tuaja ngase partneri i juaj do të duhej të ishte edhe miku juaj më i mire. Mirëpo gjithsesi duhet të keni edhe rrjetin e raporteve të mira me miqtë tjerë, të jepni dhe të merrni ndihmë dhe përkrahje.
Jeta nuk është film e as roman
Mund të duket se është më lehtë ta jetojmë jetën tonë përmes personave të paramenduar nga filmat, librat dhe madje edhe përmes lidhjeve nga Interneti. Mirëpo jo, mardhënjet e tilla nuk janë reale!
Personazhet nga filmi dhe librat nuk sillen dhe nuk flasin si gjithë njerëzit e vërtetë! Ajo është vetëm botë e ëndërrave dhe shumë dallon nga bota e vërtetë. Jetoni në botën reale!
Të jesh i dëshiruar dhe i nevojshëm është përgjigje e madhe ndaj vetmisë. A ekziston ndonjë mënyrë si mund t'i ndihmoni njerëzit tjerë? A mund të bëni diçka si vullnetar?
Mund të vizitoni spitalin, njerëzit e vjetër, të ndihmoni në qendra për këshillim, në institute për varësi… Lista e aktiviteteve është e pafundë.
Apo mjafton të bëheni dëgjues të mire, t'i kuptoni të tjerët si ndihen dhe t'u ofroni ndihmë. Përmes ndihmës që ia ofroni tjerëve, fitoni miq dhe e braktisni vetminë!
Asnjëherë mos prit që të tjerët t'ju shkruajn letër apo e-mail, apo t'ju telefonojnë
Bejëni ju hapin e pare. Dhe nëse del që ata janë tejet të zënë, kjo nuk do të thotë se ju hedhin. Provoni edhe herën tjetër!
Mos pini së tepërmi - kjo mund t'jua merr ndjenjën e vetmisë vetëm për disa orë, por nuk e zgjedh problemin e vërtetë.
Ndoshta ndiheni të larguar nga të tjerët për shkak të gjërave të gabuara që u kanë bërë, apo ju u keni bërë atyre. Këto gjëra ngrisin mure mes juve. Mos u bëni krenar që të kërkoni të pendohen, madje edhe nëse mendoni se ajo ishte gabim i tyre!
Nëse në fëmijëri keni patur traumë për shkak të raportit të keq të prindërve, apo madje edhe keqpërdorimeve seksuale ndaj jush, mos e gërmoni atë ndjenjë. Megjithatë është e mundshme që t'i mposhtni ato lëndime.
Jemi të krijuar që të jemi qenie shoqërore. Gjith ne kemi nevojë dhe na duhen njerëzit tjerë. Në njërën nga shkrimet e vjetra shkruan: "Nuk është mire që njeriu të jetë vet!". Ky shkrim deri në ditët tona e mbijetoi historinë. A e dini kush e ka shkruar atë?

Edituar për herë të fundit nga Neo në 21.12.15 16:43, edituar 2 herë gjithsej
Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
vetmia
Per vetmine psikologu Erik From shkruan ne raportin LIRI-Vetmi.
Njeriu gjithmon synon te arrije lirine e tij, e kerkon me cdo kusht, lufton per te, por ne momentin kur arrine ai rrezikohet nga vetmia.
Erik From paraqet kohen e skllavopronareve, skllaverit duke u nisur nga ajo se si ata kane jetuar pa as nje te drejt, ata kishin nevoje per liri, ishin te etur per te, po mbi te gjitha From thote se skllaverve ju ka munguar liria por nuk jane ndjere te vetmuar .

lleila- 18
Re: Vetmia
Megjithatë, mua më pëlqen vetmia
Intervistë| Tom Ford
Flet amerikani Tom Ford, stilist dhe drejtor filmi.
Zotëri Ford, a keni pasur ndonjëherë krizë të mesit të jetës?
Po. Largimi nga Gucci ishte shkatërrues për mua. Ishte shkatërrues për arsye se unë kisha dhënë gjithçka në atë punë për pesëmbëdhjetë vjet dhe krejt papritur unë nuk kisha më identitet. "Kush jam unë? Çfarë po bëj? Nuk kam asnjë forum për të folur me dikë më ose të përcjellë mendimet apo idetë e mia". Ndoshta e teproja me pijen - gjë që kur jeton në në Londër është shumë lehtë për ta bërë. Vëmendja me kaloi në gjëra që nuk ishin të rëndësishme. Kështu që po, unë kisha një krizë të vogël të mesit të jetës. Uroj të kishte një term më tw mirë për këtë. Ajo vjen për të gjithë, ndoshta në të tridhjetat, ndoshta në të dyzetat, ndoshta në vitet e gjashtëdhjeta ose shtatëdhjeta, kush e di. Mbërrin në momentin kur mendoni se ora po troket dhe pyesni nëse me të vërtetë je duke shfrytëzuar në maksimum jetën tuaj.
Duket që kur i keni të gjitha në jetë, është më lehtë ta humbni veten.
Dhe kur i keni të gjitha, është më lehtë ta kushptosh se këto nuk janë gjëra të rëndësishme. Fatkeqësisht, shumica e njerëzve nuk e arrijnë këtë pikë. E kalojnë jetën duke u përpjekur dhe prapë nuk mësojnë. Të tjerët e kuptojnë këtë në moshën njëzet vjecare dhe janë plotësisht të balancuar e të përmbledhur dhe e kuptojnë se si t'i kontrollojnë gjërat që nga mosha e re.
Si do ta përshkruaje gjendjen tuaj mendore momentalisht?
Më duket se nuk kam nevojë për asgjë për të pasë jetë të mirë, Unë jam rritur në New Mexico dhe sado që kalojnë vitet, aq më pak kam nevojë për kulturë bashkëkohore, qyetete të mëdha, dhe të gjitha ato gjëra me të cilat bombardohemi. Jam më i lumtur në fermën time në mes të askundit kur shoh një insekt duke bartur gjethe në bar, duke dëgjuar heshtjen, duke kalëruar, dhe duke qenë në qiell të hapur. Kështu që kam një lloj sigurie që në rast se i humb të gjitha në jetë, do të jem shumë i lumtur me gjëra të thjeshta sepse këto gjëra janë të rëndësishme në jetë.
Pra, glamuri pas të cilit ju qëndroni, nuk ju intereson më?
Pas vetëm dy muajsh në New Mexico, e kam kuptuar që unë mund të punoj prej cfarëdo vendi. Në fund të fundit, unë jam njeri që e pëlqej vetminë; nuk jam shumë i shoqërueshëm. Për shkak të natyrës së punës sime, njerëzit mendojnë që unë dal cdo natë, por në fakt unë urrej këtë. Jam person që pëlqen të rrijë vetëm dhe të takojë disa shokë të afërt. Jam njeri i turpshëm dhe meditues.
A frymëzohesh më së shumti nga natyra? Natyra është bukuria perfekte, në fund të fundit.
Po, natyra është gjëja më e përafërt me Zotin dhe nuk nënkuptoj Zotin e ndonjë feje, por lidhjen time me universin, lidhje të cilën unë mendoj se e kemi humbur. Indianët e Amerikës e kishin këtë lidhje dhe ku unë jetoj, në fakt është qendra e civilizimit Indian Anasazi. Madje unë i kam dy rrënoja të mëdha të Anasazive, aty ku e kam fermën. Nuk po them që pa dyshim ka një lidhje shpirtërore që del nga ky vend, por që mund të ketë. Kur je afër tokës dhe ngrihesh kur lind dielli dhe shkon për të fjetur kur agon, kjo vë gjithcka në perspektivë.
Me të vërtetë?
Po, gjithcka tjetër ikë vetvetiu. Ne e kemi humbur kontaktin me tokën. Qentë nuk ndjejnë faj, qentë nuk kanë komplekse të pasigurisë, qentë nuk mendojnë që ju nevojitet nje shtëpi më e madhe se e qenve tjerë. Qentë janë plotësisht vetja e tyre. Janë shumë intuitivë dhe nuk mendojnë për vdekjen. Shtrihen në shpinë, dhe kënaqen se si kjo i bën të ndihen. Mendoj se kjo ëshë një lloj apeli që na e bëjnë kafshët, kjo është ajo që është e rëndësishme.
A jeni person shpirtëror?
Jam person shpirtëror në kuptimin e fesë së lindjes. Kam mësuar se lumturia në të gjithë ne është si një ndërprerës që e komnadon në tru. Kjo nuk ka të bëjë me blerjen e një shtëpie të re, makine të re, të dashure të re, apo një palë këpuca të reja. Kultura jonë është shumë e koncentruar në këtë gjë; ne kurrë nuk jemi të lumtur me atë që e kemi sot. Ne gjithmonë mendojmë që na duhet dicka tjetër që të jemi të lumtur.
Kjo po tingëllon sikur e keni shumë të vështirë të jetoni në Hollywood, sic presin të gjithë nga ju.
E kam pasur shumë të vështirë të mirrem me këtë dhe kam mësuar se si t'i ndaj këto gjëra nga njëra-tjetra. është një performancë, dhe jam unë që po e luaj një rol. Nuk po them se nuk ka aspekte që nuk më pëlqejnë; une i dua femrat e bukura, fustanat e bukur, dhe lulet e bukura. Por të gjitha këto duhet të mbesin në perspektivë. Nuk ka asgjë të keqe ta duash faktin se ne të gjithë jemi qenje fizike por duhet t'i mbash në perspektivë. është thjeshtë një shmangie. është një nga gjerat e mira në jetë, sikur kur han një biftek të mirë apo një puthje e mirë - në rregull, një puthje e mirë është ndoshta më e vlefshme se të gjitha gjërat tjera - po këto janë gjëra që do t'i lësh mbrapa kur ikë nga ky planet. Kur unë të gjendem në shtratin e vdekjes, nuk ma merr mendja se do të jem duke menduar për një palë këpucë të mira që kam pasur apo për shtëpinë time të bukur. Do të jem duke menduar për mbrëmjen që kam kaluar me dikë kur kisha njëzet vjetë dhe kur ndihesha plotësisht i lidhur me ta.
Me të vërtetë je kaq romantik?
Po, jam vërtetë romantik,
Sa kohë të merr që cdo mëngjes të bëhesh ai Tom Ford për të cilin folët?
Më merr shumë kohë që të bëhem ai person që të tjerët që të jem. Kur unë jam në depresion, dhe po kaloj një ditë të keqe apo kur dicka e keqe më ndodhë apo kur duhet të ballafaqohem me dicka të tillë, unë e kryej një ritual shumë preciz duke u veshur në mëngjes. Në njëfarë mënyre veshja është si një mbrojtës i blinduar; duke veshur shtresë-mbi-shtresë. Nëse cdo gjë është në rregull në botën time materiale, atëherë unë jam në gjendje ta kapërcej atë situatë. Ky perfeksion vjen nga shenja ime e Virgjëreshës. Bota ime e brendshme është e lidhur me botën time të jashtme. Nëse shtëpia ime është e thyer, unë jam i thyer. Nëse unë jam i përmbledhur, gjithcka është e përmbledhur. është një lloj balanci.
Për shumë vite, e keni kaluar jetën me të dashurin tënd, Richard Buckley. A është ai ideja jote e jetës së mirë?
Rishard është personi që unë e dua më së shumti dhe me të cilin jam bashkë që 23 vite. Kështu që po, mirëpo aq janë edhe qentë e mi. Kam pyetur veten "Nëse unë vdes nesër, cilat gjëra do t'i kujtoj?" dhe e kam kuptuar që loja me njërin nga qentë e mi është një prej gjërave më të cmueshme në jetën time! Kjo do të ishte dicka që do të më mungonte shumë.
Duhet të jetë shumë e rëndësishme që ta kesh dikë që e kalon me ty këtë udhëtim të jetës, dikush që të tregon që jeta nuk është shfaqja e ardhshme e modës apo reklamat që i bën.
Natyrisht që është e rëndësishme. Unë akoma kam shokë me të cilët kam shkuar në shkollë. Shumë prej tyre kanë punuar me mua për 18 vitet e fundit. Kur e gjeni dikë të mirë, mbajini! Mbaji në jetën tënde.
A i cmoni vecanërisht njerëzit tuaj të afërt për arsye se e keni të vështirë të takoni njerëz të rinjë?
Sinqerisht, unë nuk takoj dhe aq shumë njerëz. Unë jam i martuar por askush nuk më afrohet, kurrë. është sikur unë nuk ekzistoj seksualisht, As edhe një.
Ti megjithatë je Tom Ford, kështu që ndoshta njerëzit mendojnë që as nuk kanë shansë.
Ndoshta kjo është arsyeja, por as edhe një përson i vetëm nuk flirton me mua, askush nuk më afrohet. Zakonisht kur njerëzit bëhen personal me mua, në fund të bisedës duan të më japin kartën e tyre të biznesit.
Pra dëshiron që më shumë njerëz të të ngacmojnë?
Natyrisht! (Qesh) Pse jo? Nuk po them se do të reagoja, mirëpo do të ishte mirë.
Burimi: http://the-talks.com/interviews/tom-ford/
GazetaExpress

Ëndrra të ndryshme – Vetmia si “sëmundje” e turpshme?
Oscar Bentton kur këndonte “Ëndrra të ndryshme” (Different Dreams) na “foli” për një dashuri “të dështuar”, por na bëri kurioz për “kohëzgjatjen e jetëgjatësisë së ditëve të lumturisë së tyre”. Secili prej dy partnerëve, zgjodhi rrugë të ndryshme në jetë… A ekziston ribashkimi, apo hakmarrja bën që të mbështetësh kokën në kraharorin e dikujt tjetri?
“Kur u linde ti qaje, ndërkohë që të gjithë rreth teje qeshnin. Ndërtoje jetën në mënyrë të atillë, që kur të vdesësh të jesh i vetmi që qesh, ndërkohë që të gjithë të tjerët të jenë duke qarë”, – na ka këshilluar Paulo Koelho, ndërsa e kanë pyetur “A mund të jetojë njeriu i vetëm?”.
Vitet rrjedhin dhe kuptojmë se, dikush vërtet, duhet të na thotë se “vetmia është diçka e këndshme, por që na duhet dikush që të na e thotë se ajo është e këndshme”. A duhet ta harrojmë pasionin për atë çfarë kemi pasur, apo si Bukovski që na thotë: “Nga shtrati në shtrat, për të gjetur TË VETMEN!”.
Xhim Morrison ka nje tjetër ide: “Vetmia është të dëgjosh erën dhe të mos mundesh t’ua tregosh të tjerëve”
E nisëm kësisoj gjithçka që thamë më sipër, pasi fenomeni të mos qëndrosh “i vetëm” ka marrë një tjetër kuptim, sot. Gati çdo ditë, dëgjojmë raste të marrëdhënieve mashkull-femër, të cilat po shndërrohen në një fenomen i të ashtuquajturit “forcë e zakonit”. Në shumë raste, pas një ndarjeje, ata hidhen pa ndjenja në krahët e dikujt tjetri.
Për më tepër, nuk arrijë të gjejnë forcën brenda vetes për tu marrë dhe rikuperuar të shkuarën e tyre. Silva, një e re, ish-studente e Fakultetit të Shkencave Sociale, është shprehur se: “nuk je asnjëherë vetëm…sepse më e fundit, je në shoqëri me veten. Në se nuk arrin ta shijosh shoqërinë e vetes, ka ndonjë problem që duhet zgjidhur, para se të hidhesh në krahët e tjetrit. Fillo më mirë pak monologë me veten..”.
Sigurisht, jo të gjithë e pëlqejnë vetminë. Disa kanë frikë, ndërsa të tjerët e kërkojnë si domosdoshmëri për të plotësuar egon, në artin e tyre. Ndodh një çast që trishtohesh dhe kërkon të dalësh nga ajo botë ku je mbyllur. Ndodh të dalësh, të dëfrehesh dhe të humbësh nocionin e vetmisë duke thënë: “Nuk dua të ndihem i vetëm. Duhet të gjej dikë me patjetër!”. Dhimbjen e humbjes e zëvendëson me një tjetër, duke “gjetur” hapësira boshe drejt kërdundit. “Vetmia”, është shprehur Edmond Tupe për VIP, “rri kaq shumë me mua, sa më është bërë shoqe e pandarë”. Këto janë në fakt vargjet e një kënge franceze, që Tupe e ka të parapëlqyerën e tij.
Sipas Tupe-s, “ajo është mikesha besnike që nuk e tradhton kurrë dhe nuk mërzitet prej tradhtive të njeriut. Dalim nga vetmia e barkut dhe hyjmë në vetminë e hiçit”. Tupe flet për vetminë që ndjenja e saj, nuk ndodhet në skajet e jetës, por të shoqëron plot vlera. “Sidomos për intelektualët, pasi i krijon hapësirë të rrijë dhe prodhojë mendimet me veten. Ai nuk e kalon krejt i vetëm, por në një shoqëri të veçantë, të heshtur por plot zëra, brenda saj përmbledh librat dhe mendimet. Ajo ka një efekt stimulues, çlirues dhe emancipues, duke të ndihmuar në marrëdhëniet me veten dhe të tjerët”. “Pa natë s’ka ditë, pa qetësi s’ka zhurmë, pa urrejtje s’ka dashuri, – pa vetmi s’ka marrëdhënie shoqërore – ka shtuar Tupe së fundmi, pasi vetëm duke qëndruar me veten, mund të reflektosh dhe të bëhesh i aftë, për të pasur raportet e duhura me njerëzit.
Të moshuarit thonë: “gjej një person që kërkon dhe komunikon me ty që të mos mbetesh i vetmuar në pleqëri”, por shumë syresh, thjesht njohin një person, për të mos u ndjerë i vetmuar. Leda, një e re nga Tirana, pak ditë pas ndarjes nga i dashuri i saj pas një marrëdhënie 1-vjeçare, brenda pak ditësh filloi kërkimin e një mashkulli të ri. Moskomunikimin me të, ajo do ta konsideronte si “mashkullin e saj, Macho”. Vjen ndarja. Një hapësirë që e hodhi atë më tutje, në përhumbje. Vargjet e njw poezie me titullin “Vetmia” na rrëfejnë : “Kur ndjehesh i vetmuar / kërkon të të dashurojnë / kur ndjehesh i vetmuar / kërkon të dashurohesh / kur ndjehesh i vetmuar / kërkon të të kujtojnë / kur të pëlqen të jesh i vetmuar / thjesht martohesh…”Vetmia, si frikë apo ndjenjë egoiste?
Sipas komenteve që gjen rëndom në virtual, fraza më e përdorshme e një burracaku klasik është “e kam bërë vetë” – pra vetëm, pa ndihmën e askujt. Vetmia mund të jetë mburoja më e mirë e një egoisti – “s’kam nevojë askënd. Ia dal vetë mbanë”. Vetmia është pjesë edhe e folklorit shqiptar: “Mora rrugën për Janinë, isha vetëm”. Vetmisë nuk duhet t’i druhesh, duhet ta respektosh. Shumë njerëz krijojnë lidhje intime me persona që nuk i duan, vetëm nga “frika” për të mos ngelur vetëm.
Por ka edhe disa syresh që thonë se, “njerëzit e vetmuar kanë karakter të fortë”. Sipas komenteve, këta njerëz nuk ndjejnë nevojën e personave të tjerë përreth dhe kanë besim të plotë në vetvete. Kanë nevojë për prezencën e tyre vetëm si figura por jo si qenie, pasi ata edhe kur janë midis njerëzve janë përsëri vetëm. Disa syresh i shpjegojnë këto fenomene si “arsyet e njerëzve me karakter të dobët. E kundërta ndodh me të vetmuarit, që nuk e ndjejnë nevojën e personave të tjerë dhe kanë besim te vetvetja. Kanë nevojën e të tjerëve vetëm si figura, por jo si qenie, kjo pasi ata edhe kur janë mes njerëzve janë përsëri vetëm, të ndryshëm nga ata. Këta njerëz ose dëgjojnë shumë dhe nuk flasin fare, ose flasin shumë dhe nuk dëgjojnë fare. Sërish edhe këtu mund të themi që, vetmia është rasti më i mirë për mësuar nga vetja.
Sipas psikologëve ka dy tipologji: njerëzit që preferojnë të qëndrojnë vetëm dhe ndihen më mirë ashtu. Nuk kanë dëshirë të bëjnë shoqëri të reja. Janë shumë të urtë në shkollë. Shumica i njohin thjesht si emër, sepse nuk komunikojnë. Ata njihen me termin Schizoid Personality Disorder. Ndërsa, tipat e turpshëm që nuk kane guxim të bëjnë shoqëri, ndonëse e dëshirojnë miqësinë/bisedat me të tjerët, por kanë frikë se mos çdo gjë do tu shkojë keq, quhen Avoidant Personality Disorder“Sëmundje e turpshme”?
“Vetmia është bërë një sëmundje e turpshme… Njerëzit evitojnë vetminë pasi ajo të bën të mendosh. Por njëherazi, vetmia të ofron shumë kohë për të reflektuar”. Ashtu siç njeriu është një qenie sociale na vërteton faktin që, sado që të dëshirojmë të rrimë të vetmuar, me veten tonë, pas një farë kohe më të gjatë apo të shkurtër, rindjejmë nevojën e komunikimit, të një marrëdhënieje.
Është e vërtetë që ekzistojnë njerëz që ndihen më mirë kur janë të vetmuar dhe ky është një prej motiveve të cilat i dinë veçse ata. Tërhiqen nga një botë dhe nganjëherë është e vështirë ti kuptojmë. Në se do dinim se sa drama personale mund të fshehin ata , ndoshta do të mundeshim ti ndihmonim. Por nuk besojmë se do të ekzistonte dikush që do ti ofronte mirëkuptim dhe dashuri një të vetmuari, që të refuzohet…Tradhtia është e rëndë, aq më tepër kur ajo vjen nga një person i dashur…kur në këto momente e urrejmë realitetin, e dimë çfarë ndodh por s’duam ta besojmë… Kjo miqësi është si paraja, vijnë dhe ikin gjithmonë kur ke më shumë nevojë për ta.
Nuk kam pasur asnjëherë atë çfarë kam dashur, një dashuri të sinqertë qetë dhe të qetë, shumë qetësi! Jeta është treguar e padrejtë, çfarë më dha dje, sot erdhi të ma merrte mbrapsht… nuk kam dashur të jem i vetmuar, kam pasur përherë miq, por shpirti im ka qenë gjithë kohës i vetmuar, vetmia vrau të bukurën brenda meje… ndërsa tashmë nuk e di kush jam dhe çfarë dua… Momentet e vërteta të lumturisë kanë qenë të pakta dhe pjesa më e madhe e tyre në fëmijëri. Kam arritur pas shumë vitesh të qaj nga vetmia, ku gjithë femrat të jetës sime kanë marrë secila copëza-copëza, disa netët, disa paratë… jam i predispozuar për humbje, por nuk dua më vetmi…
Vetmia në zbërthimin e mendimeve.Vetmia na ndihmon të përzgjedhim mendimet ! Të kuptojmë se sa është e rëndësishme apo jo, për ne. Na jep mundësinë të analizojmë, dhe analizojmë sërish. Rikthimi në kujtime, nuk është një fjalë bosh në psikologji ! E tashmja është para…Duhet të mësojmë ti vlerësojmë momentet e kësaj vetmie, që na ofron jeta !
Por gjithashtu edhe vetmia kronike është mizerabil dhe jo e dëshiruar, por që kurrsesi s’mund ta konsiderojmë si një sëmundje të turpshme apo diçka tejet të rëndë. Ajo është një “sëmundje e rëndë” veçse kur nuk i përshtatet dëshirës së vet dhe ka një karakter të tijin. Pamundësia për tu socialiuar ka të bëjë me funksione të një rendi psihik dhe ashtu si çdo lloj ndjesie, që nevojitet aplikimi i një terapie, indiferent nga natyra e saj.
Evitimi obsesiv i vetmisë shkon në mënyrë të pamohueshme drej sipërfaqësores, në formimin e një karakteri të dobët, dhe të paaftë për një rishikim të së shkuarës. Por gjetja e një ekuilibri në këtë drejtim është tejet i vështirë dhe në pjesën më të madhe lindin frustrimet. Vetmia ka ndëtuar përherë motivet për vetvrasje, pasi për shkak të mungesës së tjetrit, është e vështirë të mbash lart stimën për vetvehten e cila i përngjan më tepër një varke që fut ujë…
Në vetmi, i vetmuari shqyen veten e vet, ne shoqeri e shqyejn te tjeret -NiçeVetmia nuk një “sëmundje”. Disa njerëz preferojnë të qëndrojnë të vetmuar, janë kryesisht personat introvertë, të cilëve nuk u pëlqen të dalin në botë. Shpesh, kur jemi të vetmuar, e kuptojmë se s’kemi një krah ku të mbështetemi, fillojmë ti bëjmë vetes një seri pyetjesh: »Vallë pse nuk është askush pranë meje?”, apo “Jam një person kaq I vështirë, apo kam kaq shumë difekte sa që nuk kam së paku asnjë shok?”. Disa individë kanë vuajtur nga shumë tradhti nga njerëzit të cilët ata besonin, dhe kjo është një prej arsyeve që ata preferojnë të qëndrojnë të vetmuar. Kush është I vetmuar do të thotë që kështu dëshiron të jetë! Të futesh në një marrëdhënie të shpejtë nuk është dhe aq e vështirë…veçse kërkon dëshirën dhe forcën për “të dalë në dritë”, të jesh një njeri optimist dhe ti lësh tërë komplekset mënjëanë.
Vetmia e influencuar nga AND-jaTë qëndrosh i vetmuar shpesh konsiderohet si një fazë apo periudhë e vështirë të jetës së dikujt, por një psikolog nga Universiteti i Çikagos ka realizuar një studim që tregon se, vetmia mund të jetë e ereditara. Kërkuesit vëzhguan rreth 8.000 çifte binjakësh ku zbuluan se 50% e tyre prezantonin karakteristika të ngjashme me vetminë. Rezultatet indikonin faktin se vetmia, nuk është një dobësi personaliteti. Përkundrazi, është veçse një pjesë e genetikës të gjetura te njerëzit. Studimet tregojnë vetmia nuk ka asnjë lidhje me statusin social, lartësinë apo aspektin fizik.
Faktorët që përcaktojnë vetminë janë ata që çojnë në ndarjen e marrëdhënieve sociale. Vetmia mund të jetë e rrezikshme. Ajo prezanton një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës, tensionin dhe pagjumësinë. Ndonëse vetmia është një pjesë integrale e genetikës së dikujt, nuk ka të bëjë fakti se individi respektiv është i dënuar përjetë të jetojë në vetmi. Njerëzit e vetmuar kanë shpesh probleme për t’u ndjerë të rëndësishëm, të vlerësuar dhe të dashur. Atyre shpesh u duhet të shohin fotot e më të dashurve, të shkojnë në kishë dhe të kalojnë më shumë kohë nën shqërinë e personave socialë.
Vetmia në çift
Aritmetika e një çifti sfidon, ligjet e aritmetikës. Para se të formohet një çift, ai dhe ajo janë dy dhe pasi shprehin “betimin e dashurisë”, ai dhe ajo janë një, si në përalla. Të gjithë meshkujt dhe gjithë femrat duan të mbeten kështu: “çfarë më pëlqen mua ti pëlqejë edhe atij”, “ne shohim të njëjtat filma”, “ne nuk hamë darkë”, “ne preferojmë detin”…me pak fjalë, jemi një e tëra, jemi njësoj, ku dy gjysmat janë gjetur.
Çfarë bëjmë në momentin kur e kuptojmë se megjithëse jemi dy, dy të cilëve u pëlqen deti, por njërit i pëlqen peshkimi, ndërkohë që tjetrit plazhi. Dy të cilët pëlqejnë të njëjtat filma, por njëri i shikon në televizor dhe tjetri do ti shikojë në kinema? Jacques Salomé, është autori i një aritmetike speciale të çiftit: 1 + 1 = 3
Vetmia dhe interneti
Ndonëse një përdorus interneti mund të arrijë me dhjetëra mijëra kilometra në një sekondë të vetme, ndonëse e rrethojnë me dhjetëra të njohur realisht apo jo në diskutime, ndjesia virtuale është disa herë më e madhe se kënaqësia reale. Të jetosh virtualisht është si të rrethohesh nga hije, shpesh herë nga falsiteti dhe iluzionet. Dhe atëherë ata që përpiqen të shpëtojnë nga vetmia përmes hapësirës virtuale, më keq futen në të.
Disa mendojnë të gjejnë një partner në internet, pikërisht edhe për shkak të vetmisë, por në pjesën më të madhe të rasteve, gjejnë një partner që e zëvendësues dhe kanë pakënaqësinë që miku i tyre, mikesha apo bashkëshorti, bashkëshortja, janë më të tërhequr për aventura; në një “kopësht të Edenit”. Fakti që shkon në Indi, Kinë, Zelandën e re në një çast të vetëm është për tu vlerësuar. Interneti vrapon më shpejt se era dhe të çon drejt botës së hijeve, që më pas, pasi fiks kompjuterin pas këtij peligrinazhi virtual, rikthehesh në shtratin tënd.
Këtu gjërat amplifikohen, përfshirë vetminë që do të duket më e zezë se më parë. Asnjëherë nuk e shoh radion dhe televizorin si një drogë, ashtu siç e shoh internetin. Vetmia, kurioziteti, naiviteti janë elementet që çojnë drejt dependencës prej internetit.Vetmia
Je i vetëdijshëm se sa i vetmuar je kur e ndjen se shpirti yt po qan, në një dëshpërim të shurdhët, ndërsa pranë teje nuk ndodhet askush që të mbështjell ndër krahë, të të thotë një fjalë që të të largojë trishtimin; dikush që të “ngjyrosë” siluetën, së paku me një buzëqeshje false. Mban kokën poshtë, ndërsa në sytë e tu janë gati, mijëra pika loti të dala nga zemra. Ndërsa qëndron në monotoninë e dhomës tënde, duke u përpjekur të gjesh shpresën, pyet veten përse po shkon kaq poshtë, ndërsa e di që gjithçka do të mbetet e njëjtë… Me mungesë fuqie, me trishtim në shpirt dhe lot mbi faqe realizon që s’ka më kuptim. Ndihesh e/i zhgënjyer.
Pyet veten pse jeta jote është mbushur plot dhimbje për të shkuarën, që nuk ekziston më?. Kërkon me dëshpërim një përgjigje, ndërsa shikon se e shkuara jote ndodhet në të tashmen… Pyet veten, kush është fajtori, por pyetja mbetet shpesh herë pa përgjigje. Fillon dhe analizon jetën dhe e kupton se në pjesën më të madhe je fajtor në gjithçka që ka ndodhur dhe në një farë mënyre do doje të ktheje kohën mbrapsht duke rregulluar gabimet e së shkuarës…Por ti nuk e ke në dorë atë ndryshim!
Ndoshta, të mbetesh veçse të pranosh fatin tënd, ashtu siç nuk mund të ndryshosh më asgjë… Të tjerët të thonë s’je fajtor/e. Do të ndryshosh gjithçka; një fillesë të re nga një dashuri e shkatërruar, por frika që gjithmonë do të kthehesh prej andej nga je nisur, – që nuk mund të gjesh dikë, asnjë pikë lumturie të cilën e meriton, – të pret krahët dhe shkurton ëndrrat në cast… Gjithçka që mbetet është veçse një ëndërr, por kur e mendon atë buzëqesh trishtueshëm, pasi ëndrra tënde është e munguar nga shpresa, ashtu si edhe jeta jote “e pashpresë”. Nuk do të vuash më! Nuk do të qash dhe të mendosh jetën tënde, por është e paevitueshme.
Gjithçka që di është që lotët nuk do të të mungojnë apo dhimbja të cilën e mban thellë në shpirt. Ndoshta edhe kujtimet kur ndiheshit të lumtur. “Shumë vonë për ne”, thua me vete. E dashuron fillimisht për mëshirë, apo sepse ndihesh borxhli karshi një shpirti që të do, pasi s’të kërkon asgjë. Ndarje! Gjithçka vjen dhe ikën. Asgjë nuk mbetet në vend. Asgjë e ngjashme…ndoshta diçka mbetet ende: Kam mall për ty! “Miqtë” shpesh shkatërrojnë çiftet më të lumtura, – është shprehur një psikologe mbi studimin e saj mbi “Vetminë”. Larg, por megjithatë kaq pranë… A do mundeshe t’a përqafoje sërish dikë në kraharorin tënd? Thuhet se, një dashuri e vërtetë është ajo që lind pa asnjë motiv. Pse njerëzit nuk e kuptojnë atë? Sepse, sepse mbase kanë frikë… Ç’është ajo ndjenjë?
Disa thonë që është një ndjenjë magjike, të tjerët të thonë që “ëndërron me sy hapur”. Ndërsa dikush, ndoshta dikush, atje tej ka gjetur gjysmën tjetër të “Çelësit të Jetës”…

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Vetmia
Gjërat Jetike që Vetmia na Mëson
Të qenit vetëm nuk është e njëjtë si vetmia në kuptimin klasik në konteksit shqiptarë
Shumë njerëz mendojnë se të qenit vetëm është diçka e keqe. Menjëherë mendojnë se dikush që dëshiron të qëndrojnë vetëm është antishoqërorë dhe i padëshiruar. Të qenit të vetmuar nuk lidhet domozdoshmërisht me mendimet negative. Mund ta vini re nga përvoja personale dhe do i prekni me të vërtetë dobishmëritë, sapo të keni mësuar si të pranoni dhe përqafoni vetminë.
Nuk është e nevojshme për t'u izoluar në një vend të humbur për të ndjerë dobitë e vetmisë. Por ashtu siç edhe do ta zbulojmë më tej, ekziston një kënaqësi e pamohueshme nga të pasurit marrëdhënje të menduara mirë me njerëz të tjerë. Për t'u rritur su individë, duhet të mësojmë si ta shijojmë vetminë, ose me fjalë të tjera, të kënaqeni nën shoqërinë e vetes tonë, e vetes tënde.
Rigjallëron dhe rikuperon veten
Duke qenë nën shoqërinë e shumë njerëzve shpesh herë është rraskapitëse. Duhet shumë energji për t'i mbajtur të gëzuar, për të zbutur egon e tyre, t'i bësh të qeshin, të përmbushësh çfarë pritet prej tyre. Këto janë ndërveprime të rregullta por mund të kenë efektin e tharjes mendore. Qëndrimi në vetmi ju mundëson të rikarikoni bateritë tuaja.
Pushoni pak nga këto ndërveprime të vazhdueshme dhe merrini mbrapsht ndjenjat dhe emocionet tuaja; aty ku e kanë vendin - tek ty.
Do reflektosh më shumë
Do ta ngadalësoni hapin e shpejtë. Në ditët e sotme konsiderohet thuajse si diçka luksoze të pasurit disa momente për të qëndruar vetëm duke reflektuar mbi jetën tënde.
Një ndër kushtet e vetë-reflektimit është mundësia për të qëndruar vetëm.
Kur e largoni veten nga koha e shpenzuar e të shqyrtuarit të emocioneve dhe mendimeve të të tjerëve, do keni mundësinë që të fokusoheni brenda jush.
Mos harroni se vetmia prodhon ambjentin perfekt për reflektim.
Do jeni më afër emocioneve tuaja
Vetmia ju dhuron kohën dhe hapësirën ta izoloni veten nga emocionet e njerëzve të tjerë. Shpesh, duke qenë shumë pranë emocioneve të ndryshme të të tjerëve, mund të bëjë që të humbisni lidhjen me emocionet tuaja.
Çastin kur të filloni ta shijoni vetminë, do keni më shumë perspektivë për emmocionet tuaja. Kjo do rezultojë në të kuptuarit më mirë se çfarë ju bën të lumtur apo të trishtuar.
Do filloni të njihni emocionet tuaja për tÇi rregulluar ato. Sidoqoftë, si fillim duhet t'i kuptoni qartë. Vetmia është ajo që ju ndihmon për ta arritur këtë.
Do filloni të bëni ato gjëra që kanë bërë të ndiheni gjithmonë mirë
A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse bëni përherë kompromise kur jeni nën shoqërinë e të tjerëve? Është për të mirën e grupit, apo jo? Por shpesh, gjërat që ju gëzojnë më shumë lihen mënjanë. Sapo të jeni vetëm, do kuptoni se më në fund keni mundësinë të bëni ato gjëra që ju pëlqejnë e ju bëjnë të lumtur. Liria për të bërë atë gjëra që dëshironi të bëni, është e paçmueshme.
Do befasoheni se sa shumë produktivë do jeni
Të përfunduarit nën shoqërinë e disa miqve argëtues e të lezetshëm mund të ishte diçka argëtuese. Por kjo do ndikojë gjithashtu në produktivitetin tuaj.
Shoqëria e të tjerëve mund të jetë çorientuese për punët tuaja. Thjeshtë kujtoni thënjen e Hemingueit: "Gjëja më e mirë e të shkruarit, është një jetë e vetmuar". Kështu që koha e shpenzur vetëm është më produktivja në jetën tuaj.
Do t'i shijoni edhe më tepër marrëdhënjet
Kur të kuptoni se jeni duke e shijuar shoqërinë e vetes suaj, do zbuloni se do t'i vlerësoni edhe më shumë marrëdhënjet me të tjerët. Kjo për shkak se do keni vlerësim më të madh të vetes suaj. Marrëdhënjet tuaja do jenë më të thella dhe të kuptimta për vetë faktin se jeni të ndërgjegjshëm për vlerësimin e vetes suaj.
Do jeni më të lirë se kurrë
Çastin kur të filloni ta shijoni vetminë, do ndiheni besimplotë në zotësitë tuaja për të qëndruar të vetëm. Do ndiheni më të lirë sapo të kuptoni që mund t'i bëni gjërat vetëm,
Sapo ankthi dhe dëshira e zjarrtë për shoqëri të ketë ikur, s'do ta ndjeni më nevojën për të ndërvepruar me të tjerët.
Nuk do ta ndjeni më ankthin që lidhet me të vështruarit përreth dhe të parit asnjëri, veç vetes suaj.
Nuk do përqendroni gjithmonë në bërjen e të tjerëve të ndihen të lumtur
Dimë që shumica e marrëdhënjeve zgjasin derisa personi tjetër fillon e ndihet i trishtuar.
Prandaj përpiqemi përherë t'i bëjmë të tjerët të ndihen të lumtur, dhe kjo na shteron si emocionalsiht ashtu edhe fizikisht.
Kur të kuptoni që jeni të vetmuar, duhet të shqetësoheni për lumturinë e vetëm një njeriu, që është, ti.
Ky është çasti kur filloni ta bëni të lumtur veten, kur filloni të bëni gjërat që ju gëzojnë, pa lënduar njeri.

Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Re: Vetmia
Kur rrini vetem ne qetesi,por me durim e knaqesi,jo me detyrim asesi..e kupton se asnjehere sje vetem,por je i rrethuar me ate qe meriton me veprat tua..
syri i art- Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...
100
Re: Vetmia
Mësimet që mësojmë kur qëndrojmë në Vetmi
Kur shpenzojmë kohë në vetmi, i vetmi person me të cilim mund të diskutojmë idetë, të reflektojmë e të qëndrojmë me të, është vetvetja. Është një kohë perfekte për të reflektuar mbi përvojat, ndjenjat dhe mendimet e shkuara, për të cilat nuk kemi reflektuar akoma.
Kur jetojmë me të tashmen sa më shumë të mundeni, ekziston akoma nevojë për kohë për të parë modelet e jetës në të shkuarën që do na ndihmojnë për të ardhmen. Cilat janë përvojat që ju bën personi që jeni aktualisht?
Cili person dëshroni të jeni? Çfarë hapash mund të ndërmerrni për të mishëruar veten tuaj më autentike?
Fillojmë të vlerësojmë më shumë marrëdhënjet
Kur qëndroni vetëm për shumë kohë, filloni të ndjeni mungesën e njerëzve! Jemi krijesa sociale. Kemi nevojë për njëri-tjetrin për të qëndruar në jetë, nga perspektiva e mbijetesës; njerëzit përherë kanë ekzistuar në tribu apo komunitete. Është gjë e mirë të shpenzosh kohë me veten në mënyrë që të kujtosh se sa shumë kënaqësi dhe argëtim merrnmi kur qëndroni me miq. Nëse vërtetë nuk ju mungon ndonjë nga miqtë tuaj më të shtrenjtë në jetë, gjeni kohë të reflektoni në atë se çfarë dëshironi me të vërtetë në marrëdhënjet tuaja, dhe si mund të ndodhë kjo.
Filloni të bëheni më kreativ
Koha e vetmisë mund të jetë një nga kohërat më të çmendura në jetë! Gjithkush dëshiron të këndojë apo të kërcejë kur është vetëm...apo mos vallë vetëm unë...? Bëni çfarë dëshironi gjatë kësaj kohe, qoftë art, kërcim, joga, këndim, çfarëdo të jetë!
Disa nga këto përvoja, mund të jenë më të rëndësishmet e jetës suaj!
Filloni të ddiheni të pavarur
Më pëlqen të ngas makinën i vetëm për në market. Kur dikush dëshiron të vijë me mua, një pjesë e imja mërzitet, sepse nuk mund të dëgjoj muzikë e të këndoj me zë të lartë. Në fakt mundem, por nuk është e njëjta gjë. Kur e bëj këtë gjë, ndihem vërtetë i pavarur.
Rikuperoheni
Njëjtë me reflektimin, njerëzit që e konsiderojnë veten introvert kanë nevojë për kohë që të rikuperohen.
Truri tyre ka vërtetë nevojë një pushim. Njerëzit që janë shumë të ndjeshëm janë gjithashtu shumë të vetëdijshëm për kohën që i nevojitet trurit të tyre për të qëndruar vetëm.
Kjo nuk lidhet gjithmonë me gjumin apo relaksimin, por me një formë hutimi që mund t'i sjellë paqe një mendjeje të trullosur.
/spiritscience/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi