Mbreti Solomon
2 posters
Faqja 1 e 1
Re: Mbreti Solomon
Mbreti Salomon (në shqip edhe Solomon, Shlomo- paqe) sipas biblës ka qënë mbreti i tretë dhe më i rëndësishëm i Izraelit dhe Judesë i cili mbretëroi nga viti 970-930 p.e.s.
Ishte i biri i Davidit dhe i Batshebas.
Sipas Kuranit ai ishte një profet dhe mbret.
Lindja e tij është përmendur në Librin e dytë të Samuelit, dhe mbretëria e tij është theksuar në Librin e Parë të Mbretërve.
Dituria dhe mënçuria e tij mendohet e paarritshme. Gjatë mbretërimit të tij u ndërtua Tempulli në Jerusalem që u bë legjendar për vlerat e tij të shumta simbolike dhe njihet me emrin si tempulli i Salomonit.
Mbreti Salomon, i njohur për diturinë e tij të madhe (festohet nga të krishterët më 29 dhjetor) është i njohur edhe për poligami ku kishte një mijë gra midis bashkëshorteve dhe konkubinave.
Vula e Salomonit
Në legjendat mesjetare hebraike, islame dhe kristiane, vula e Salomonit ishte një unazë magjike që mbreti Salomon (Sulejman në versionin islamik) e kishte poseduar, dhe i cili në të njëjtën kohë i dha atij fuqinë për të komanduar demonët (shejtanët) dhe Xhinët ose të flas me kafshët.
Kurani nuk e përmend në mënyrë eksplicite vulën, por përmend një pjesë të madhe të këtyre legjendave lidhur me fuqitë e Salomonit.
Në Përallat e mijë e një netëve, një gjeni (xhin) i lig u burgos për 1.800 vjet në një shishe të mbyllur me një kapak plumbi bakri e vulosur nga unaza e tij.

Odin- 513
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi