EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

APARATI KIRLIAN

Shko poshtë

APARATI KIRLIAN Empty APARATI KIRLIAN

Mesazh  Devi 19.12.13 7:28

APARATI  KIRLIAN

Semion Davinoviç Kirlian dhe Valentina Krisafovna Kirlian, nga Krasodari i Rusisë, janë personat që zbuluan mënyrën e fotografimit të Aurës, një metode domethënë, stampimit të saj në film, duke filluar që nga Aura e sendeve, bimëve e deri dhe tek njerëzit. Parapsikologët këtë e quajtën Bioenergji. Ai ishte mekanik dhe e shoqja ishte mësuese, por që shërbente si ndihmës i tij. Ishin gjithmonë shumë të dhënë tek eksperimentet e tyre. Dhe kjo duket pasi, Valentina vdiq nga shëmbja e sistemit të saj nervor, si arsye e një kohe të gjatë nënshtrimi në rryma me volt të lartë.

Pas vdekjes së së shoqes, Kirliani,  filloi të besonte në jetën pas vdekjes. Këtë e kuptoi atëherë kur, pas vëzhgimesh të gjata, të ndriçimit të një bime që po thahej. Ishte i bindur se bioenergjia që krijon Aurat e qënieve embrione, nuk humbet kurrë. Pra Shpirti ishte i Pavdekshëm.

Kirliani filloi si një mjeshtër lokal, një riparues i vetëmësuar me një prekje magjike. Pavarësisht se kishte mbaruar vetëm katër klasë shkollë, riparonte gjithçka dhe ato që nuk i njihte i imagjinonte. Kështu, kur u ndërtua një spital i ri, në qytetin e tij, dhe aparatet nuk funksiononin, ishte Kirliani ai i cili shkonte dhe i riparonte. Aftësia e tij u përhap dhe kështu u bë ndërtuesi periodik i çdo instituti mjekësor të atij qyteti. Pas shumë vitesh, dhe pasi u stabilizua në punën e tij, u martua.

Një pasdite, ndërsa po riparonte një motor të frekuencave të larta, të një aparati elektrik që bënte masazh, rastësisht e godet një rrymë elektrike. Nuk i dhëmbi, por pa fishekzjarre të bukura dhe mendoi se këto fishekzjarre meritonin të regjistroheshin. Por, si do të mund ti fotografonte? Duhej të ishte një errësire absolute, pllaka xhami dhe të bindej objekti që duhej të regjistrohej, të bindej që të qëndronte mbi pllakën. Dhe sigurisht, objekti fillestar do të ishte ai. Atë që pa nga fotografia që nxori ishin kockat e dorë dhe një auër misterioze që rrethonte gishtat e tij.

Kërkimet e tij do të fillonin sistematikisht në vitin 1940, dhe Kirlian kuptoi se dhe bimët shprehnin të njëjtën Auër. Nuk dihej se çfare ishte, por ndjente sikur po preknin jetën. Kështu filluan të shqyrtonin çifte gjethesh. Në një rast njëra nga gjethet, dha elemente të tjera, pavarësisht se dinin se , gjethet që vinin nga e njëjta degë jepnin të njëjtat rezultate. Atëherë zbuluan  se njëra gjethe ishte nënshtruar nga disa mikro-organizmë. Kështu, u lind dhe shkalla e dytë e kërkimit të tyre, diagnoza. Atëherë për fat të keq, shpërtheu lufta dhe kërkimet u ndaluan, për të rifilluar pas pesë vjetësh. Vetëm në vitin 1948 Kirlianët, arritën të ndërtonin një model të aparaturës së tyre , e cila u dërgua në Moskë për tu aprovuar.

Duke bërë një kthesë, kundrejt filmit me ngjyrë, që solli shumë mundësi, ndryshuan proçedurën e vëzhgimin nën teleskop, figura mbi sipërfaqen e ndriçuar të llampave që u zëvëndësuan me proçedura të padukshme. Gjithë këto vite përvojë, i shëndërruan në shkencëtarë dhe shpikës të një shkalle superiore. Por kjo nuk do të thotë se fituan famë dhe pasuri. Sepse në atë kohë ekzistonin dhe njerëz të tjerë që bënin zbulime të ngjashme. Kështu u njohën zyrtarisht nga shumë përfaqësues zyrtarë të shkencave vetëm në vitin 1960.

Në përgjithësi ishin njerëz me një dedikim  të madh, me shpirt luftarak dhe me besim në  rëndësinë e zbulimit të tyre. Më konkretisht, Semioni ishte një njeri i thjeshtë dhe mjaft i turpshëm, por me një dinjitet të qetë në sjelljen e tij. Jipte të kuptohej se ishte njeriu i vogël i cili përpiqet të shpëtojë botën. Ishte një njeri krenar, por jo një njeri që i pëlqente të ekspozohej, për bëmat e tij. Ndjente se nuk ishte ai i rëndësishëm, por ishin arritjet e tij. Ishte një shkencëtar, mekanik, një shpikës i mrekullueshëm.

Më vonë, u aprovua një hetim i përgjithshëm i fenomenit  dhe të zbatimeve të tij praktike. Ajo që ishte më e çuditshmja ishte se sipas gjëndjes natyrale të organizmit, madhësia dhe shkëlqimi ndriçues kanë prirje për t’u ndryshuar. Lëkura e njeriut kur fotografohet me filmin me ngjyra, zbulon se pjesët e ndryshme dallohen nga ngjyra të ndryshme. Gjithashtu, ndjenja sikur frika dhe dhimbja, provokojnë një ndryshim të menjëhershëm të ngjyrës.

Aparati Kirlian u përdor në një mënyrë të gjërë nga shumë sektore, si për shembull në teknologjinë kozmike, gjeologjinë, metalourgjinë, në kontrollin e sigurisë së çdo industrie. Gjithashtu , u provua dhe në çeshtje gjyqësore për kontrollin e armëve vdekjeprurëse. Gjithashtu u përdor dhe në terapinë e njerëzve alkolikë dhe narkomanë. Aparati Kirlian mund të tregojë dhe nëse një person është i dashuruar me një person tjetër apo jo.

Një ndihmë të madhe ka dhënë ky aparat dhe në mjeksi për diagnozën dhe parandalimin e sëmundjeve. Qelizat që janë pushtuar nga kanceri, dallohen nga ngjyrat e turbullta që nxjerrin në fotografi. Me këtë mënyrë mund të zbulohet  se cilët njerëz ndodhen në një nivel fillestar të sëmundjes, dhe kështu mund tu jepet një mundësi shumë njerëzve të shpëtohen nga kjo sëmundje. Gjithashtu , ndihmon rëndësisht në përballimin e fillimit të tretjes së trupit, por edhe të mëndjes. Shumë sëmundje mendore, dhe sidomos skizofrenia mund të diagnozohen kur ndodhen në një nivel fillestar.

Një tjetër sektor ku ndihmon shumë është edhe në gjëndjen fillestare të pacientëve që do të ndjekin terapi me rreze, kundër tensionit të lartë, sëmundjeve të kyçeve, enderitit. Përdoret për të vlerësuar objektivisht ndikimi i  rrezatimit.

Ajo që është mjaft shpresëdhënëse dhe e rëndësishme, është se aparati Kirlian, na jep mundësinë të shikojmë njeriun dhe të gjitha qëniet  jo vetëm nga ana materiale e tyre, por edhe si diçka tjetër. Viktor Injusin thotë: shikoj njeriun si një sferë rrufehedhëse . Një organizëm i gjallë nuk  është asgjë tjetër përveç se një kristali gjigand i rrjedhshëm, një gjysëmkanal  i përbërë nga një sistem i nderlikuar kanalesh të shkallëve të ndryshme kanalizimi.
Devi
Devi

16


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi