Nirvana
Faqja 1 e 1
Nirvana
Sri Aurobindo mbi përvojën e Nirvanës
Sri Aurobindo, një ndër filozofët dhe mësuesit shpirtëror më të mëdhenj të Indisë moderne u lind në Kalkutë më 15 gusht 1872. Kur ai ishte shtatë vjeç, familja transferohet në Angli sepse babai dëshironte që biri i tij të edukohej nga mësues perendimorë. I paisur me një inteligjencë të jashtëzakonshme qysh ende i vogël, ai përvetëson letërsinë greke, letërsinë latine dhe atë perendimore në përgjithësi.
Me vdekjen e të atit rikthehet në Indi më 1892, ndërsa me 1893 vendoset në Baroda. Kupton se është koha që India të nxitet për të dalë nga hegjemonia angleze, dhe ai shkruan: “Armiku ynë i vërtetë nuk gjendet në ndonjë forcë të jashtme por në dobësitë tona të zhurmshme, në frikën tonë, në sentimentalizmin e dritëshkurtësisë sonë” Për të kuptuar tekstet e shenjta indiane, Sri Aurobindo mëson sanskritishten. Ndërkohë nis të aplikojë jogën, duke shpallur: “Një joga që synon braktisjen e botës nuk bën për mua”. Kësisoj i përkushtohet jogës simbas parimeve të veta, duke bërë pesë- gjashtë orë në ditë ushtrime frymëmarrjeje dhe përqëndrimi.
Në këtë periudhë takon edhe mjeshtra që i mësojnë meditimin: “Uluni në meditim pa menduar, vëzhgoni vetëm mendjen tuaj dhe do të shihni se mendimet hyjnë nga jashtë. Përpara se t’ia behin, dëbojini. Vijoni kështu derisa mendja juaj të jetë terësisht në heshtje“. Sri Aurobindo e përshtati këtë sistem dhe brenda tri ditëve ishte i lirë, ose më mirë mendja e tij nuk qe më e kufizuar në rrethin e ngushtë të mendimeve vetiake, por një instrument që perceptonte vetëdijen e pafundme. Sri Aurobindo shkruan: “Kur brënda nesh të vendoset paqja, forca e epërme, apo hyjnore, do zbresë prej së larti për të punuar në ne”. Tërë e ardhmja e Aurobindos përkushtohet zbatimit të kësaj dijeje shpirtërore në jetën e gjallë e atë psikofizike, për të transformuar vetë jetën dhe realitetin e jashtëm.
Kjo energji e së Vërtetës dhe e Vetëdijes që Sri Aurobindo quan “mbimendore” është e vetmja energji që mund të prodhojë një transformim dinamik me të vërtetë terësor dhe të pakthyeshëm të materies. Në moshën 29 vjeç Sri Aurobindo martohet, por gruaja e tij nuk do jetë në gjendje ta ndjekë në udhën e tij. më 1906 vendoset në Kalkuta, në zemrën e trazirave politike. Më 1908 e arrestojnë dhe e mbajnë në burg për një vit, kohë gjatë së cilës ai thellon edhe më shumë meditimin. Lirohet por sërish gjendet përballë rreziqesh të mundshme. Udhëhequr prej një zëri të brendshëm ai vendoset në Pondicéry. Më 1926, me ndihmën e një bashkëpunëtoreje shpirtërore, Nënën, ai themelon Sri Aurobindo Ashram. Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë “Jeta hyjnore”, “Sinteza e Jogës dhe e Savitri-t”. Sri Aurobindo e braktisi trupin e tij më 5 Dhjetor 1950.
Nirvana
Fragmente të shkëputura nga: “Letra mbi Jogën” e Sri Aurobindo
Arritja e Nirvanës
Arritja e Nirvanës më vendosi papritmas në një gjendje epërme, pa mendime dhe të pamolepsur prej asnjë lëvizjeje mendore apo jetësore; nuk kishte ego, as botë reale; vetëm kur vështrohej nëpërmjet shqisave të palëvizshme, perceptohej diçka ose sillej në botën time absolute një botë formash të zbrazëta, dhe hijesh të materializuara por të privuara nga një thelb i vërtetë. Nuk kishte Një e as edhe Shumëfishim, por vetëm dhe absolutisht Ai, pa formë, pa marrëdhënie, i pastër, i papërshkrueshëm, i pamendueshëm, absolut, e prapëseprapë real në mënyrë sipërore dhe të pakrahasueshme. Nuk ishte fjala për një realizim mendor dhe as për diçka të parë vagëllimthi diku atje sipër, nuk ishte përjashtim, ishte pozitiv, i vetmi realitet pozitiv (ndonëse nuk kishte një botë fizike hapsinore) që mbushte, pushtonte apo më mirë përmbytte e përpinte vegimin e botës fizike, pa i lënë vend apo hapësirë çfarëdolloj realiteti që nuk ishte vetvetja, pa lejuar në kurrfarë mënyre që diçka tjetër të mund të ngjante reale, pozitive apo thelbësore.
Nuk mund të them se në këtë eksperiencë, ashtu siç e përjetova, kishte ndonjë gjë egzaltuese apo tërheqëse- Ananda-n (Begatinë) e pashprehshme e pata vite më vonë- por kjo që përjetova qe një Paqe e parrëfyeshme, një heshtje e mahnitshme, një çlirim dhe liri e pafundme. Në këtë Nirvanë jetova ditë e natë përpara se ajo të fillonte të mblidhte rreth vetes gjëra të tjera apo të modifikohej, dhe vetë bërthama e eksperiencës, kujtimi i saj i pandryshueshëm dhe pushteti i saj i rikthimit mbetën derisa ajo nisi të davaritej në një më të madhe. Supervetëdije në shkallën më të lartë. Por, ndërkohë, një realizim i bashkangjitej një realizimi tjetër dhe shkrihej me këtë eksperiencë origjinale. Shpejt pamja e një bote iluzore ia la vendin një pamjeje në të cilën iluzioni- interpretim i gabuar nga ana e mendjes dhe e ndijimeve të egzistencës së shfaqur- nuk ishte gjë tjetër veçse një fenomen i vogël i sipërfaqes me një Realitet të pafundëm hyjnor mbrapa, një Realitet suprem hyjnor përmbi gjithçka, e një Realitet hyjnor në zemrën e të gjitha gjërave që, në fillim, më ishin dukur vetëm imazhe e hije kinematografike. Dhe kjo nuk ishte një riburgosje e ndjesive, një pakësim apo një rrëzim prej përvojës supreme; përkundrazi ishte si një lartësim dhe dhe zgjerim i pareshtur i së Vërtetës; nuk ishin shqisat ato që i shihnin objektet, por shpirti. E Paqja, Heshtja, liria në Pafundësi mbeteshin përgjithnjë, ndërsa bota e të gjitha botërat ishin vetëm si një episod i pandërprerë në përjetësinë pa kohë të Hyjnores.
Ç’është Nirvana?
Në Budizmin ortodoks do të thotë shpërbërje, por jo shpërbërje e shpirtit- sepse ai nuk egziston- por i një kompozimi mendor apo i një vazhde shoqërime përfytyrimesh apo samskara, që ne i pandehim si vetveten. Në Vedanta nuk do të thotë shpërbërje por zhdukje e individualitetit fallso dhe irreal në Veten unike ose Brahman; është ideja e një përvoje të individualitetit që në këtë mënyrë zhduket dhe mbaron, mund të themi një dritë fallso që humbet (Nirvana) në Dritën e vërtetë.
Në eksperiencën shpirtërore nganjëherë është humbja e çdo ndjesie të individualitetit në një vetëdije kozmike të pafundme.; ajo që ishte individ mbetet vetëm si një qendër apo një hulli për fluksin e një vetëdijeje kozmike dhe forcën e veprimit kozmik. Ose mund të jetë eksperienca e humbjes së individualitetit në një qenësi dhe një vetëdije transhendente, në të cilën zhduket si kuptimi i kozmosit ashtu dhe individi, ose një transhendencë që është e vetëdijshme për veprimin kozmik dhe e pranon atë.
Por çfarë kuptojmë me individ? Ai që njerëzit në përgjithësi e thërrasin me këtë apo me atë emër është ego natyrale, një mënyrë me të cilën natyra reagon njëkohësisht në mëndje dhe në trup. Kjo ego duhet të shqimet, përndryshe nuk është i mundur kurrfarë çlirimi i plotë; por vetja individuale dhe shpirti nuk janë kjo ego. Shpirti individual është qënia individuale që ndonjëherë përshkruhet si një qelizë e përjetshme e Hyjnores, por mund të përshkruhet edhe si Hyjnorja vetë që mbart shfaqjen e vet me pamjen e Shumëfishimit. Ky është individi i vërtetë shpirtëror që na shfaqet në vërtetësinë e vet të plotë kur heqim qafe egon dhe ndjenjën tonë fallso që veçon individualitetin, dhe realizojmë unitetin tonë me Hyjnoren kozmike e transhendente me të gjitha qëniet.
Mendimet e Sri Aurobindo
“E tashti, duke zbritur në nivelin më të rëndomtë, them se kushdo ka në vete, në masë më të madhe apo më të vogël, aftësinë për t’i dhënë formë aktivitetit të tij mendor dhe ta përdorur këtë formë në veprimtarinë e përditshme, ose për të krijuar dhe realizuar diçka. Rrimë gjithnjë, gjithnjë, duke krijuar imazhe, duke krijuar forma. Ne i dërgojmë nëpr hapësirë gjith’ pa e ditur fare se po bëjmë kështu- ato shkojnë duke u endur, duke kaluar nga një person tek tjetri, takojnë shokë, ndonjëherë bashkohen dhe bashkëveprojnë lumturisht, ndonjëherë krijojnë konflikte, dhe kësisoj ndodhin beteja, sepse shpesh, shumë shpesh, në këto përfytyrime mendore ka një element të vogël vullneti që orvatet të realizojë vetveten, e mandej të gjithë përpiqen të nxjerrin jashtë formacionin e tyre që ai të mund të reagojë. Kështu gjërat shkojnë siç dëshiron secili e, meqë sejcili bën kështu, krijohet një trazirë e përgjithshme.
Nëse sytë tanë do të ishin të hapur ndaj vizionit të të gjitha këtyre formave në atmosferë, do mund të shihnim gjëra shumë befasuese: fusha betejash, dallgë, sulme, lëvizje turmash entitetesh të vogla mendore që vazhdimisht hidhen në ajër e prorë përpiqen të realizojnë vetveten.
Të gjitha këto formacione kanë një prirje të përbashkët, të materializohen dhe të realizohen fizikisht, e meqë janë të panumurta dhe secila kërkon të ketë hapësirën e mjaftueshme në tokë,- shtyhen dhe u fusin bërrylat njera-tjetrës, duke u orvatur të zhvendosin mbrapa ato me të cilat nuk kombinojnë, ose formojnë ushtri që marrshojnë tërë rregull, duke pushtuar gjithmonë vende të lira në kohë e hapësirë- e cila përmban një hapësirë tepër të vogël në krahasim me sasinë e pafundme të krijimeve.
Në mënyrë individuale është kjo ajo që ndodh. Disa njerëz e bëjnë këtë pa e ditur- a ndoshta pothuajse të gjithë- dhe shkundullohen vazhdimisht prej njerës gjë në tjetrën, duke u zhgënjyer në shpresat e dëshirat e tyre, ndonjëherë pa trauma, por ndonjëherë me dëshpërim, sepse ata nuk kanë kurrfarë kontrolli apo pushteti mbi këto gjëra. Por fillimi i dijes është të kundrojmë vetveten dhe ta mendojmë e ta heojmë këtë fenomen, të bëhemi të vetëdijshëm për këtë projektim të vazhdueshëm në atmosferë të entiteteve të vogla e të gjalla që mëtojnë të manifestohen.
E gjithë kjo vërshon prej atmosferës mendore që mbartim mbrenda nesh Sapo t’i kemi parë dhe t’i kemi vëzhguar, mund të fillojmë t’i seleksionojmë, duke hequr mënjanë ato që nuk janë në harmoni me vullnetin tonë më të lartë dhe synimet tona, duke lejuar kështu të zhvendosen drejt manifestimit vetëm ato forma që na ndihmojnë të përparojmë e të zhvillohemi normalisht. Ky është kontrolli aktiv i mendimit.”.
Marrë nga: “Metaphysica”
Përktheu: Shpëtim Kelmendi

Admin- 1132
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi