EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të përgjuar në çdo hap...

2 posters

Shko poshtë

 Të përgjuar në çdo hap... Empty Të përgjuar në çdo hap...

Mesazh  Berti69 05.11.13 20:07

Të përgjuar në çdo hap...

 Të përgjuar në çdo hap... Nsa_thumb_medium400_250

Ish-zyrtarët e inteligjencës dhe ekzekutivët e industrisë së teknologjisë reaguan me tërbim dhe ankth kundrejt të dhënave të fundit se Agjencia e Sigurisë Kombëtare është duke u infiltruar në disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë për të përgjuar komunikimet private të miliona përdoruesve të internetit.

Nëse raportet janë të sakta, ky do të ishte një lajm tepër i keq për kompanitë amerikane të teknologjisë, të cilat prej muajsh ankohen se operacionet qeveritare të inteligjencës janë duke kërcënuar biznesin e tyre për shkak se konsumatorët janë duke shkruar drejt konkurrentëve të jashtëm.

“Mendoj se kompanitë ndodhen në një situatë të pamundur për t’u përballuar”, thotë Adam Schiff, një anëtar i vjetër i Komitetit të Inteligjencës. Duke folur për kompanitë e Silicon Valley, të cilat janë të detyruara të bashkëpunojnë me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, Schiff tha se raportimet e fundit kërcënojnë negativisht të ardhurat e tyre. “Padyshim kjo do të dëmtojë tejmase biznesin e tyre dhe unë mendoj se duhet të bëjmë të pamundur për ta minimizuar sa më shumë këtë dëm. E kuptoj shumë mirë situatën në të cilën ndodhen”.

“Washington Post” raportoi para pak ditësh se agjencia qeveritare është infiltruar fshehurazi në komunikimet kryesore që lidhin qendrën e të dhënave të Yahoo-së dhe Google në të gjithë botën. Sipas një dokumenti të siguruar nga ish-kontraktori i Agjencisë të Sigurisë Kombëtare, Edward Snowden, kjo agjenci është duke përgjuar e-mail-e, dokumente dhe të gjitha komunikimet elektronike teksa infiltrohen në pajisjet e kontrolluara privatisht, si dhe në ato të internetit publik, gjë që i jep agjencisë një akses të plotë në kohë reale.

Raportimet e fundit me siguri do t’i vënë flakën marrëdhënies tashmë të tensionuar ndërmjet administratës Obama dhe kompanive amerikane të teknologjisë, pjesa më e madhe e konsumatorëve e të cilëve jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara dhe nuk mund të mbrohen nga ligjet dhe e ndalojnë agjencinë qeveritare që të përgjojë qytetarët amerikanë në masë. “Përse dreqin duhet ta djegim marrëdhënien tonë me Google-in duke u futur në qendrën e të dhënave?”, thotë një ish-zyrtar i inteligjencës.

Sipas një raportimi të publikuar në muajin gusht nga Fondacioni i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, skandali i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare mund t’i kushtojë kompanive me servera në Amerikë rreth 21.5 deri në 35 bilionë dollarë gjatë tri viteve të ardhshme në rast se konsumatorët shkojnë në masë drejt kompanive europiane të teknologjisë për të siguruar mbrojtje ligjore nga spiunët amerikanë. “Veprimet aspak etike që ndërmerren në emër të sigurisë kombëtare do të ndikojnë negativisht në kompanitë amerikane”, vëren një ish-zyrtar amerikan, i cili ka qenë i përfshirë në çështjet e inteligjencës prej vitesh. “Ne kemi krijuar me dashje një situatë të ngjashme me atë të Huawei-t për këto kompani”, vazhdon ai duke iu referuar kompanisë kineze të telekomunikacioneve, të cilën ligjbërësit amerikanë dhe zyrtarët e inteligjencës e kanë quajtur si mjeti i gjetur nga qeveria kineze për të përgjuar popullin.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare duket se është përpjekur të dëmtojë edhe standardet e kriptimit, të cilat përdoren në të gjithë botën për të mbrojtur informacionet private dhe për të siguruar transaksionet ekonomike. Ekspertët e teknologjisë janë tërbuar kur mësuan se agjencia qeveritare te e cila besonin, ishte duke futur hundët në punët private të vetë qytetarëve të saj. Ish-zyrtari i inteligjencës pyet veten përse agjencia do të përdorte një metodë përgjimi, e cila po të bëhej publike, do të ekspozonte tejmase kompanitë e inteligjencës, të cilat tashmë duken të paafta për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve nga sytë kureshtarë të qeverisë.

Schiff, një demokrat i Kalifornisë, thekson se nuk mund të konfirmojë, por as të mohojë raportimet e bëra nga “Washington Post”, megjithatë tha se pretendimet ngrenë një shqetësim të madh nëse rezultojnë të jenë të vërteta. Përfaqësuesit e Google dhe Yahoo kanë thënë për gazetën amerikane se përgjimi është bërë tërësisht pa dijeninë e tyre. Por, nga ana tjetër, ekspertët e teknologjisë me eksperiencë shumëvjeçare në implementimin e vëzhgimit qeveritar, nuk e besojnë aspak këtë pretendim të tyre. Ata kanë përshkruar një sërë mënyrash nëpërmjet të cilave Agjencia e Sigurisë Kombëtare mund të ketë interceptuar të dhënat e kompanisë, por të gjitha duhet t’i kishin vënë Google-in dhe Yahoo-në në gjendje alarmi ose së paku do të kishin ngritur dyshime të forta se dikush ishte duke mbledhur të dhëna të mbrojtura.

Administrata amerikane duket se ka ndërmend t’i mohojë të gjitha pretendimet e ngritura rreth përgjimit të jashtëligjshëm të qytetarëve amerikanë. Në një deklaratë për “The Cable”, Dutch Ruppersberger një anëtar i Komitetit të Inteligjencës së Shtëpisë së Bardhë, mbron me bindje praktikat e përdorura nga agjencia qeveritare. “Agjencia e Sigurisë Kombëtare është një agjenci e jashtme”, thotë ai. “Ajo nuk ka burimet, kapacitetin dhe as interesin më të vogël që të mbledhë të dhënat private të qytetarëve amerikanë. Pretendimi se agjencia mbledh dhe ruan sasi të mëdha të dhënash është tërësisht i pavërtetë. Agjencia e Sigurisë Kombëtare respekton privatësinë e qytetarëve dhe përdor praktika të aprovuara nga Prokuroria e Përgjithshme”.

Ekzekutivët e kompanive të teknologjisë e kanë kritikuar ashpër administratën e Obamës, i cili, në përpjekje për të qetësuar ankthin dhe tërbimin publik lidhur me përgjimet e jashtëligjshme, theksoi se Agjencia e Sigurisë Kombëtare është duke përgjuar vetëm të huajt. Shumica e konsumatorëve të këtyre kompanive në fakt nuk janë qytetarë amerikanë dhe të huajt duket se janë inatosur tejmase me faktin që agjencia amerikane është duke futur hundët në të dhënat e tyre personale në internet.

Mark Zuckerberg, drejtuesi ekzekutiv i rrjetit social Facebook, thotë se administrata e ka dreqosur punën akoma më shumë, duke u përpjekur që të tregojë se Agjencia e Sigurisë Kombëtare nuk është duke bërë përgjime të jashtëligjshme. Shumica e përdoruesve të Facebook-ut janë individë që jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara.

Përfaqësuesit e kompanive të inteligjencës në Washington kanë lobuar qetësisht me zyrtarët e administratës për të ndryshuar disi situatën. “Sido qoftë situata, ne do të vazhdojmë të nxisim Kongresin dhe administratën që të ndërmerren masa të qarta për të rritur transparencën e vëzhgimit dhe për të rifituar besimin e qytetarëve amerikanë”, thotë Yael Weinman zëvendëspresident i politikës së privacisë globale dhe këshilltar i Këshillit të Teknologjisë dhe Industrisë së Informacionit. “Mosmarrja e masave konkrete lidhur me këtë çështje mund të kërcënojë inovacionin dhe tregtinë globale”.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Të përgjuar në çdo hap... Empty Re: Të përgjuar në çdo hap...

Mesazh  Zattoo 05.12.13 16:23

NSA ka përgjuar gati 5 miliardë telefonata në ditë

 Të përgjuar në çdo hap... 59nsapergjime

Një raport bën të ditur se Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara (NSA) ka përgjuar gati 5 miliardë telefona mobilë në ditë, në gjithë botën, duke përcjellë kështu lëvizjet e individëve.

Raporti i gazetës “Washington Post” citon dokumentet e siguruara nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Raporti thotë se regjistrimet e mbledhura telefonike përfshijnë edhe ato të amerikanëve jashtë SHBA-së. Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara thotë se nuk përgjon përdoruesit e telefonave mobilë brenda SHBA-së.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi