EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ate qe ne quajme : Dashuri ...

Shko poshtë

Ate qe ne quajme : Dashuri ... Empty Ate qe ne quajme : Dashuri ...

Mesazh  Crash 27.10.13 18:57

DASHURIA....

Sipas disa hulumtimeve nga shkencetaret e Torontos ne Kanade dhe Sorbones ne Paris ne bashkepunim me universitetet tjera, ndjenja e te dashuruarit eshte biokimi e paster. Eshte vertetuar se "xixen e dashurise" e ndez adrenalina, hormoni i gjendres mbiveshkore. Tajimi i shtuar i adrenalines rezulton ne te rrahurat e zemres, ndjenjen e kendshme te ngrohtesise dhe zgjerimin e bebezavce te syve. Kjo eshte shenja e pare e pelqimit te dy gjinive. Nese adrenalina e kryen punen e vet, ndjenja e atraktivitetit shnderrohet ne epsh.

Ateheren fillon ndikimi i fenilalanines tek te dashuruarit, substance kjo e ngjashme me afetaminen e cila tajohet nga zona e caktuar e trunit. Kjo provokon entuziazem mendor ku truri perpiqet ta perserise ndjenjen ngazellyese. Entuziazmi mendor lidhet me pranine e personit te zgjedhur, dhe nese c'do gje shkon ne rregull, fillojne takimet mes te dashuruarve. Per forcimin e mardhenieve mes te dashuruarve, meritat i ka oksitocina qe ne sasi te medha prodhohet gjat mardhenieve seksuale. Disa shkenctare mendojne se ajo ndikon ne forcimin e lidhjes per familjen. Ky hormon te cilin e tajon hipofiza prodhohet edhe atlehere kur ndodhemi prane personit qe e dashurojme, dhe kjo eshte arsyeja pse ndihemi te lumtur.

Dashuria ne hijen e marteses -Faktet dhe studimet shkencore ne fushen e moralit kane provuar se martesa eshte faktori i vetem qe siguron stabilitet e qendrueshmeri ne jeten e njeriut. Kjo, sepse martesa do te thote lidhje e bashkim ndermjet dy njerezish nen hijen e nje jete te perbashket, ku te sundoje dashuria dhe miqesia e paster.

Familja eshte cerdhja e ngrohte qe u siguron dy bashkeshorteve kushte per lumturi e paqe, qe ndertohen mbi bazen e dashurise. Nga ana tjeter, martesa do te thote integrim per bashkeshortet dhe zhdukje e ndjenjes se boshllekut qe ekziston nje lloj si tek burri edhe tek gruaja.

Baza e dashurise-Bazat e dashurise shfaqen ne formen e solidaritetit, mirekuptimit, sakrifices, faljes, respektit te ndersjellte, etj. Dashuria eshte perla e jetes bashkeshortore. Pa te gjithcka te duket bosh dhe pa kuptim. Kjo sepse njeriu jeton ne fakt me dashurine, me ate dashuri qe si nje pishtar i ndricon rrugen, i ndez zemren dhe e mbush me ndjenja te ngrohta e intime.

Dashuria eshte themelore ne jeten bashkeshortore dhe perben faktorin me te redesishem per vazhdimin dhe persosjen e saj.

Thellimi i ndjenjes se dashurise-Nje nga problemet e rendesishme te jetes se perbashket eshte qe te dy bashkeshortet te punojne per forcimin e ndjenjave te dashurise dhe thellimin e tyre tek njeri-tjetri me anen e nje fjale te embel, nje qendrimi te bute apo veshtrimi te ngrohte e forma te tjera te kesaj natyre qe shprehin dashuri e miqesi. Por ka shume bashkeshorte qe, ndersa jane magazina te medha per keto shprehje te larta, nuk jane ne gjendje t’i shprehin ato. Si pasoje, nje mal prej akulli ngrihet ne marredheniet e tyre. Ata e shohin veten te izoluar e te vetmuar, duke rrezikuar keshtu jeten e tyre te perbashket me shkaterrim.

Vetem prushi i dashurise nuk mjafton, duhet patjeter qe ajo te provohet e te konfirmohet me mjetet e shprehjes, si pershembull, me anen e fjales dhe te bisedes se ngrohte, kujdesi per ushqimin dhe pastertine, levdates e te tjera gjerave jetesore si keto. Problemet negative dhe semundjet qe mund te godasin njeriun ne jete, perbejne ne fund te fundit shanse te pershtatshme per te provuar ndjenjat e dashurise e te solidaritetit midis dy bashkeshorteve.

Kushtet e dashurise-Nese dashuria ka gjithe kete rendesi, atehere cilat do te jene kushtet e saj?
Dashuria, para se gjithash, duhet te jete e sinqerte, larg hipokrizise, e paster nga cdo dyshim e hije, larg cdo artificializmi. Ajo duhet te buroje nga thellesite e zemres e te shpirtit.

Pozita e gruas ne familje eshte me e rendesishme nga ajo e burrit.

Martesa e lumtur, zakonisht eshte nje lloj miqesie, dashurie dhe afiniteti, sa qe eshte e veshtire te dallohen anet e saj materiale nga ato shpirterore e morale. Ajo eshte nje nga format e integrimit e te bashkepunimit qe ploteson te gjitha nevojat shpirterore e trupore.
Ne te gjithe kete nuk duhet te presim ledhatime te vazhdueshme me rast e pa rast. Kjo sepse dashuria eshte nje ndjenje e sinqerte qe shperthen ne kohen e caktuar, per te shprehur vetveten ne kushte dhe kohe te caktuar. -Se fundi, dashuria e sinqerte eshte nje ndjenje fisnike. Ajo nuk e pret asnjehere ate cka do te takoje dhe nuk njeh asnje lloj kushti apo trajtim te tipit tregtar.

Roli i gruas-Megjithese dashuria konkretizohet me nje marredhenie martesore, domethene, presupozon qe te marrin pjese ne te dy palet, burri dhe gruaja, prape se prape roli i gruas ne te eshte shume me i madh nga ai i burrit. Dashuria e gruas jo vetem qe i shkakton burrit ndjenjen e besismit, por i rinovon gjithashtu frymemarrjen e jetes bashkeshortore.

Gruaja, nepermjet dashurise, mund te kultivoje ne zemren e burrit ndjenja te medha e plot vitalitet. Ajo penetron ne zemren e tij per te zene aty vendin qe i takon e per te influencuar tek ajo. Qendrueshmeria e dashurise do te thote rritje e shpreses ... te asaj shprese qe, ne rrugen e saj, fshin tronditjet dhe shqetesimet per t’i zevendesuar me qetesine dhe sigurine.

Nje dashuri e tille do te jete mbeshtetje e fuqishme per mbrojtjen e gruas nga zemerimi i burrit. Jeta duket boshe dhe e thate pa dashurine e ketij burimi te paster e plot ndjenja stabiliteti, qetesie e gezimi.

Etapa e dashurise-Dashuria lind tek te martuarit sapo perfudon lidhja e tyre. Gjate kesaj periudhe secili ruan cilesite dhe tiparet e veta personale. Por, pasi miqesia rritet deri ne dashuri, qe do te thote bashkim i plote, butesi, falje e sakrifice, jeta bashkeshortore hyne ne nje etape te re, ku dalngadale zhduken te gjitha tiparet e cilesite personale, per te lindur nje personalitet i ri, ngritur mbi bazen e integrimit, qe realizojne martesa dhe dashuria. Qe ketej shohim qe familjet njerezore ndryshojne teresisht ne jeten e tyre nga krijesat e tjera te gjalla, sepse ngrihen ne lartesine e shenjterise e te engjellores.

Edhe me tutje per Dashurine, Fjalen me te embel ne bote

Dashuria-Edhe ne dashuri, ndjenja me sublime e shpirtit, mbi percaktimin e te ciles jane shprehur poete te gjithe koherave, mund te jesh me edukate apo paedukate.

Mjafton te mendohesh pak dhe te vijne ne mendje shembuj te ndryshem "dashurish te paedukuara". Dashuria eshte nje ndjenje e larte, e sinqerte dhe e thelle, qe lind nga zemra dhe eshte sinonim i altruizmit dhe zemergjeresise. Dashuri eshte te duash te miren e personit qe ke ne krah, qe jo shpesh perkon me te miren tone; kjo tregohet me akte konkrete dhe sjellje te pershtatshme, sidomos jo per egoizem te paster. Te dashuruarit "mbytes", xheloze, per te mos folur per ata qe "vene dore" apo qe grinden ne publik, jane te paedukate shembullore.

Unaza-Unaza nuk vihet ne hunde, ne kembe apo kerthize, por vetem ne gishtin e vogel dhe ne ate te unazes. Edhe burrat mund te mbajne unaze, por vetem ne gishtin "e unazes". Ato qe preferohen me shume jane unazat martesore dhe ato me stemat e familjes. Ne disa vende eshte zakon te vihen unazat me stemen e universitetit ku jane kryer studimet. Gjithesesi, nje burre, nuk duhet te mbaje kurresesi unaze te ekzagjeruar.
Crash
Crash

Mos dorëzimi eshte arritja drejt qellimit



26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi