EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekreti i mumjeve inkase

Shko poshtë

Sekreti i mumjeve inkase Empty Sekreti i mumjeve inkase

Mesazh  Zattoo 23.10.13 0:35

Sekreti i mumjeve inkase

Inkët i dehnin dhe drogonin fëmijët, dhe pastaj i sakrifikonin

Sekreti i mumjeve inkase Mumja-inke1

Inkët i përgatisnin fëmijët për kultin e sakrifikimit qysh një vit para. U jepnin alkool dhe gjethe të kokës, e pastaj i dërgonin në një vullkan të lartë dhe i linin aty që të ngrijnë

Inkët i sakrifikonin fëmijët. Atë fëmijë që ë zgjedhnin për ta sakrifikuar, me muaj e drogonin me alkool dhe gjethe të kokës dhe në atë mënyrë e përgatisnin për vdekje. Këtë e dëshmoi ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve, të cilët e kishin studiuar mumje të tre fëmijëve, të vjetër rreth 500 vjet dhe që u zbulua në vitin 1999 në afërsi të vullkanit Llullaillaco, i lartë 6739 metra, në kufi të Argjentinës dhe Kilit.

Përfundimet e studimit tani janë publikuar në magazinën Proceedings. Unkët bësonin se gjendja e dehur çon deri tek hyjnorja.Falë mostrave të flokëve, shkencëtarët erdhën deri te përfundimi se si Inkët i përgatisnin fëmijët për rituale të sakrifikimit.

Ata e dëshmuan që një vit para vdekjes, Inkët i kishin ndryshuar të ushqyerit një vajze 13 vjeçare. Mendohet se në atë kohë ata e kanë përzgjedhur vajzën për ta sakrifikuar, dhe për atë i kanë dhënë gjethe koke, e pastaj edhe alkool, të cilin ata e përfitonin nga misri.

Vajza ishte më e rritura nga të gjitha mumjet e gjetura. Nuk janë gjetur gjurmë të cilët do të tregonin se vajza ishte mbytur me dhunë, prandaj mendohet që fëmijët janë lënë që të ngrijnë nga të ftohtit. Tek mumjeve të cilat janë mirë të konservuara, janë gjetur ar, argjend, kipa, tekstik si dhe enë, në të cilat sigurisht se ka patur ushqim, shkruan Daily Mail.

Sekreti i mumjeve inkase Mumja-inke2
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi