EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

UFO në Rugovë të Pejës?!

2 posters

Shko poshtë

UFO në Rugovë të Pejës?! Empty UFO në Rugovë të Pejës?!

Mesazh  Zattoo 26.09.13 9:09

UFO në Rugovë të Pejës?!

UFO në Rugovë të Pejës?! F1_26qeve1380178556

Pejë, 26 shtator 2013 - Një objekt i paidentifikuar është xhiruar në afërsi të fshatit Kuqishtë të Rugovës, në Pejë.

Banori i cili ishte në vendin e ngjarjes, Besnik Lajçi, tha për Telegrafin se ka mbetur i shtangur kur e ka parë një objekt te tillë.

Ai duke treguar kronologjinë e ngjarjes ka sqaruar se fillimisht ka qenë duke punuar në livadhin e tij, ku i ka dëgjuar të lehurat jo të zakonshme të qenit të tij dhe është afruar për ta kuptuar se çka po ndodh.

Rugovasi tha se e ka lajmëruar policinë, sepse është befasuar me diçka të tillë, duke shtuar se ndjenja e çuditshme është duke e përcjellë prej atij momenti deri me tash.

"Kam pritur një orë, pastaj ka lëvizur në drejtim të Shqipërisë dhe më pas nuk dukej më", shtoi ai.

Krejt ky rast i çuditshëm dhe intrigues ka ndodhur afër fshatit Kuqishtë të Rugovës, ose siç njihet ndryshe te "Guri i kuq".  

Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

UFO në Rugovë të Pejës?! Empty Re: UFO në Rugovë të Pejës?!

Mesazh  Ruhan 26.09.13 21:40

Falsifikim me Adobe fotoshop. Mund te shihet efekti gjate videos. Autori eshte nje amator i vertete. Nuk ka asgje te vertete ketu. Edhe Telegrafi I ka fajet qe e ka postuar ne faqe te vet- arsyeja per te marre klikime, hiq me shume.
Ruhan
Ruhan

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi