EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atje ku ka një antenë celulare, ka pacientë kancerogjenë

Shko poshtë

Atje ku ka një antenë celulare, ka pacientë kancerogjenë Empty Atje ku ka një antenë celulare, ka pacientë kancerogjenë

Mesazh  Odin 23.09.13 23:36

Atje ku ka një antenë celulare, ka një grup pacientësh kancerogjenë

Atje ku ka një antenë celulare, ka pacientë kancerogjenë Antenat%20celulare_0

Ajo që po ndodh në Shqipëri me aktivitetin e antenave celulare, nuk po ndodh dhe nuk lejohet të ndodh në asnjë vend tjetër. Edhe pse institucionet shtetërore shëndetësore e mjedisore shqiptare, deklarojnë se antenat celulare të instaluara në mjediset e banuara në Shqipëri nuk përbëjnë asnjë rrezik për jetën, mjekët specialistë deklarojnë dhe argumentojnë të kundërtën, duke konfirmuar se këto antena janë burim sëmundjesh ekstreme, deri me pasoja kancerogjene. Ky realitet alarmant, po kalohet më shpërfillje të plotë prej institucioneve vendimmarrëse, ligjvënëse e zbatuese, duke u dhënë katër kompanive celulare “AMC”, “Vodafon”, Eagle” dhe “Plus”, të drejtën për të vazhduar të shkaktojnë sëmundje të shumta, deri me efekte kancerogjene mbi shqiptarët.

Çfarë është për ju si mjek, një antenë celulare brenda një mjedisi të banuar?

Mund të them, se çdo antenë që vendoset pranë mjedisit të banuar është një bombë radioaktive, që vret pa zhurmë jetën e krejt banorëve të zonës ku antena instalohet. Këtë realitet, duhet ta pranojmë dhe nuk duhet ta anashkalojmë. Shpesh, kemi debatuar me kolegë mjekë në lidhje me efektin dëmtues të antenave celulare. Të gjithë kemi konkluduar në një mendim: që antenat janë objekte vrasëse të shëndetit. Por realisht, ky realitet nuk po pranohet, madje po mbulohet prej institucioneve zyrtare shëndetësore me lloj dekoratash e monitorimesh fiktive. Nuk do shumë mend, të kuptosh që është totalisht e qëllimshme kjo heshtje, kjo fshehje e faktit që antenat janë çliruese të rrezeve radioaktive në mjedis dhe në organizmin e njeriut.

Prej 40 vjetësh, ju jeni mjek specialist në pediatri, sa ndikojnë këto antena në jetën e fëmijëve e të nënave?

Pyetja juaj ka vetëm një përgjigje të shkurtër: Antenat celulare, me veprimin e tyre të shpërndarjes së valëve elektromagnetike, ndikojnë maksimalisht në shëndetin e fëmijëve. Unë po ju përcaktoj 5 aspektet, ku rrezatimi i antenave shkakton dëmtime jo vetëm tek fëmija, por dhe tek nënat me fëmijë:

1. Jeta e një fëmijë, nis me rrezatim radioaktiv që në momentin e ngjizjes së tij, nëse atje ku banon nëna, ka një antenë celulare.

2. Gjatë rritjes së fëmijës në barkun e nënës, nëpërmjet nënës, rrezatimi përcillet tek fëmija, duke shkaktuar pasojat e sëmundjes së gjakut dhe dëmtimit të nivelit të zhvillimit psikik.

3. Nëna, gjatë shtatzënisë pëson depresione për shkak të rrezatimit të dyfishtë që ajo thith prej antenave celulare dhe prej rrezatimit që ka akumuluar fëmija gjatë ngjizjes dhe rritjes deri në lindje. 4. Nëna, për shkak të rrezatimit që ka thithur prej antenave në mënyrë të natyrshme, pas lindjes i transmeton fëmijës nëpërmjet qumështit dhe organeve të frymëmarrjes rreze goditëse radioaktive, të akumuluara në mënyrë sistematike prej antenave celulare. 5. Pas lindjes, fëmija vazhdon të bëhet pjesë reale e mjedisit të ndotur e goditës prej rrezatimit të antenave celulare, që janë në mjedisin ku ai jeton.

Sipas studimeve që ju keni kryer, a mund të flitet për një tregues të këtij dëmtimi radioaktiv tek fëmijët dhe nënat me fëmijë?

Që ka dëmtim, kjo nuk mund të mohohet, madje ky dëmtim është maksimal. Pse ta fshehim realitetin: antenat janë burim rrezatimi radioaktiv dhe çdo radioaktivitet vret jetë njerëzore, shtazore e bimore. Troç vret gjithçka që ka jetë. Masa e dëmtimit varet nga masa e rrezatimit që çlirohet, por vet fakti që është rrezatim, krijon dëmtim. Por edhe pse tentohet të maskohet ky realitet rrezatues radioaktiv, që shpërndahet nëpërmjet qindra antenave celulare të vendosura në mbarë vendin, shqiptarët janë viktimë e tyre dhe kjo ka një evidencë tronditëse:

Çdo vit në pavionin e onkologjisë, numri i pacientëve me kancer, sidomos nënat, që kanë si shkak rrezatimin e antenave celulare shkon deri në 108. Ende në Shqipëri, nuk ka shifra të sakta të numrit të fëmijëve dhe nënave të dëmtuara prej këtij rrezatimi. Jo se nuk ka mundësi të bëhen evidentime, por sepse nuk ka predispozitë për ta bërë këtë gjë, mbasi shteti, qeveria, institucionet shëndetësore publike nuk kanë guximin t’i publikojnë këto të dhëna. Madje, mund të them se nuk kanë as interesin ta bëjnë këtë gjë, mbasi janë palë me kompanitë celulare për të fshehur realitetin.

Por unë mund te them këtë gjë dhe nuk mund ta kundërshtoj askush, qoftë dhe shkencëtar: Atje ku ka një antenë celulare, ka një grup pacientësh kancerogjenë. Në këtë grup pacientësh, që krijohen prej rrezatimit të antenave celulare, ka të çdo moshe. Por pacientët më të mundshëm për t’u dëmtuar rëndë janë fëmijët dhe nënat me fëmijë.

Sa për ilustrim, po ju përmend një shifër: Në 100 pacientë fëmijë e nëna me fëmijë, që jetojnë dhe punojnë në mjedise ku ka antena celulare, 20 fëmijë lindnin me rrezatim dhe 20 nëna janë të sëmurë prej rrezatimit të antenave, ku tregues është radioaktivitetit me pasojë kancerin. Nëse një mjek e mohon këtë fakt, nuk është mjek, por pajtues me anti-shëndetin. Ndërsa shteti dhe kompanitë celulare, dihet që e mohojnë efektin dëmtues të antenave, mbasi janë palë në një biznes vrasës, i cili duhet të marrë fund.

Si mjek ju njihni dhe raportit mes efektit shëndetësor dhe valëve elektromagnetike që ndikojnë mbi shëndetin, cili është ky efekt?

Kjo pyetje shtrohet shpesh, përgjigja i dihet, por nuk publikohet e nuk zbatohet në shërbim të shëndetit të njeriut. Mund të them, se raporti i efekteve shëndetësore të valës elektromagnetike është një problem që lidhet direkt dhe vetëm me antenat celulare. Ky shqetësim që në esencë ka efekte me pasoja kancerogjene është i lidhur me shpërndarjen e fushës elektromagnetike në ambientin e interesuar, pra në rastin konkret atje ku janë instaluar antenat. Të gjithë e dimë që antenat shpërndajnë rrezatim radioaktiv jonizues në masën më të madhe.

Rrezatimi jonizues është produkt kancerogjen mbi gjithë qeniet e gjalla, madje dhe mbi insektet, shpendët, kafshët. Në rastin e problemit të marrë në shqyrtim, është me interes identifikimi i fushës elektromagnetike, i madhësive që e karakterizojnë atë, përqark antenës transmetuese, apo siç quhet ndryshe stacionit bazë (SB).

Mashtrimi i kompanive me radioaktivitetin

Për të formuar një ide për fushën elektromagnetike përqark një antene, të paraqitnim në mënyrë orientuese një tablo identifikuese, të realizuar nga matje të veçanta të bëra përqark një antene. Konkretisht në Shqipëri, antenat celulare kanë rrezatim të lartë radioaktiv, deri në 6-10 herë më të lartë se standarti formal ndërkombëtar, i deklaruar prej kompanive dhe i përcaktuar prej OBSH.

Për një antenë makrocelulare 900 MHz, që ka një hapje vertikale prej 8° dhe një hapje horizontale prej 90°, perimetri i sigurisë që i korrespondon limitit prej 41 V/m, përcaktohet si vijon: 2 m përballë antenës; 20 cm mbrapa saj (ka një sipërfaqe metalike si ekran), mbi dhe nën antenë dhe 1 m në krahët e antenës. Për një antenë makrocelulare të vendosur në një shtyllë prej 23 m, vihen në dukje këto rezultate: 15 V/m 10 m përballë antenës; 7 V/m në 20 m përballë saj; 3 V/m në 50 m përballë saj; 2,25 V/m në 5 m poshtë antenës në një distancë horizontale prej 20 m nga këmba e shtyllës dhe 1 V/m në 10 m poshtë antenës në një distancë prej 20 m nga këmba e shtyllës. Për një antenë makrocelulare, 1 m larg bordurës se një tarrace prej betoni, kemi një vlerë prej 0.5 V/m në 2 m poshtë antenës.

Për një antenë makrocelulare të vendosur në fasadë, fusha është 15 V/m ne 1 m larg në krah të antenës dhe 1.5 V/m në 1 m distancë nga antena, prapa saj.

Për një antenë mikrocelulare, në një fasadë, perimetri i sigurisë prej 41 V/m arrihet në 10 cm përqark antenës, lartë e poshtë saj. Në një distancë prej 1 m përballë saj është 50 V/m, prapa antenës, është 3 V/m; në krahët e antenës, në distancën prej 1m, është 10 V/m; përballë antenës në një distancë prej 15 m arrin në 1.5 V/m.

Për antenat pikocelulare, perimetri i sigurisë prej 41 V/m, është 10 cm larg antenës dhe 5 cm lartë e poshtë saj.

Shqyrtimi i mësipërm i fushës përqark një antene, i përftuar nga matje të kryera nga ekspertë të telekomit francez, të realizuara me sonda izotrope me ndjeshmëri të lartë, marrin vlera përfaqësuese edhe ne tërë spektrin e radio frekuencave. Pra ato mund të shërbejnë për të kryer një identifikim të parë dhe të shpejtë, për probleme konkrete.

Mjeku ortoped në Spitalin Ushtarak, Dr. Sotir Ceka:

Veprova me dhunë për të ndaluar vendosjen e antenës celulare në pallat


Dje, mjeku kirurg ortoped në Spitalin Ushtarak në Tiranë, zoti Sotir Ceka, pyetjes tonë në lidhje me dëmtimet që shkaktojnë antenat celulare, të vendosur në mjediset e banuara, iu përgjigj me një episod, që i kishte ndodhur në pallatin ku ai banon. Doktor Sotir Ceka, na tregoi, se një muaj më parë, ndërsa kthehej në shtëpi pas punës, gjeti një grup punonjësish, që po instalonin një antenë celulare në majë të pallatit. Pas interesimit, ata i paraqitën një copë letër me vulë e më firmë të lëshuar nga ministria e Mjedisit.

Mjeku Ceka, u kërkoi dokumentet e miratimit prej komunitetit, por ata nuk e kishin, ndërkohë që në lejen e lëshuar prej ministrisë së Mjedisit, ekzistonte frika e komunitetit, banorëve të pallatit, mes tyre dhe firma e mjekut Ceka, e cila ishte false. Kërkesës së mjekut, për tu larguar, ata iu përgjigjën me brutalitet. Më pas i kërkuan, të bëhej palë e heshtur më ta, duke i ofruar një pagesë financiare.

Pas refuzimit të mjekut, ata tentuan ta vendosnin antenën dhunshëm. Por, po kaq dhunshëm veproi edhe mjeku Ceka, i cili i ndaloi ta vendosin antenën në majën e pallatit.

Intervistoi: Përparim Halili
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi