Bilokacioni
+2
Berti69
Admin
6 posters
Faqja 1 e 1
Bilokacioni
Bilokacioni (lat. bi- dy; locatione-s - vend) është aftësia mbinatyrore e hamendësuar e një njeriu për të qenë njëkohësisht në dy vende (të ndryshme).
Bilokacioni besohet të jetë përjetuar dhe madje ushtruar me qëllim, nga mistikët, ekstatikët, dhe magjistarët e përzgjedhur. Edhe shenjtorët e krishterë dhe murgjërit thuhet ta kenë ushtruar bilokacionin.
Kjo dukuri në kishën katolike i vishet shenjtorëve të saj. Kjo shpjegohet me dëshirën e flaktë të njeriut për t´u bërë mirë të tjerëve, saqë ai mund të kryente detyrën e ngarkuar në një vend dhe në tjetrin të ishte po ashtu i pranishëm.
Ndër ta përmendet Shën Antoni i Padovës, Shën Ambrozi i Milanos, Shën Severi i Ravenës, Shën Drogo, Martín de Porres dhe Padre Pio i Pietrelçinas.
Një rast i ushtrimit të bilokacionit është ai i Shën Alfons Maria de Liguorit, në vitin 1774 i cili raportohet të jetë parë pranë shtratit të Papa Klementit XIV që po vdiste, ndërsa në të vërtetë ai ndodhej në qelën e tij katër ditë-rrugë larg.
Një histori tjetër e vitit 1668 flet për murgeshën katolike Maria de Agreda, që iu shfaq indianëve të Amerikës 500 herë në një vit, duke rrëshqitur në ajër, ndërsa ajo ndodhej në Meksikë.
Tregohet gjithashtu që filozofi Emanuel Svedenborg e zotëronte aftësinë e bilokacionit. Okultisti anglez Alaister Krëouli raportohet të ketë pasur këtë aftësi, megjithëse ai nuk ishte i vetëdijshëm se çfarë po ndodhte në këtë kohë.
Gojëdhënat islandeze po ashtu rrëfejnë për luftëtarë që binin në një gjendje gjumi (të ashtuquajtur trans) dhe shfaqeshin mijëra kilometra larg në fushë-betejë.
Disa guru indianë tregohet të kenë qenë në disa vende në të njëjtën kohë zgjuar, ose janë parë duke fjetur ndokund ndërsa në vendin tjetër ishin zgjuar dhe aktivë.
Disa tekste po ashtu shfaqin dukurinë e të qenit në më shumë se një "kopje" në vende të ndryshme.
Disa njerëz (si Robert Peterson) besojnë të ushtrojnë projeksionin yjor (apo kryerjen e një PJT) përshkruajnë se janë në më shumë se një vend njëkohësisht.
Eksperimentet e studiuesve Hal Puthof e Rasell Targ, të viteve 1980 tregojnë se projeksionet yjore apo udhëtimet jashtë trupit, të quajtura "vëzhgime në largësi" ishin të vërteta dhe të përsëritshme edhe nga njerëz të zakonshëm.
Teoria e përgjithshme e pranuar shkencore e fizikës nuk dëshmon asnjë mekanizëm me te cilin bilokacioni i sendeve makroskopike të jetë i mundshëm.
Edituar për herë të fundit nga Explorer në 11.02.14 21:21, edituar 1 herë gjithsej
Admin- 1132
Re: Bilokacioni
Rasti me i vjeter i bilokacionit qe njeh historia njerezore eshte ai i Apolloniosit nga Tyane apo i shkruar ne latinisht Apollonius i lindur ne vitin 16 te eres sone.
Apollonius krahasohet me Jezusin e Nazaretit ne nje fare menyre ka qene "Krisht pagan" , ai ka pasur dishepuj dhe ka bere mrekullira.
"Jeta e Apolloniosit" e shkruar nga Filostrate dy shekuj pas vdekjes se tij eshte i vetmi burim qe kemi per te.
Apollonius krahasohet me Jezusin e Nazaretit ne nje fare menyre ka qene "Krisht pagan" , ai ka pasur dishepuj dhe ka bere mrekullira.
"Jeta e Apolloniosit" e shkruar nga Filostrate dy shekuj pas vdekjes se tij eshte i vetmi burim qe kemi per te.
Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Bilokacioni
Ajo qe eshte projektuar ne Bilokacion eshte nje imazh holografik nga vetja jone, ajo që mbetet eshte materia jone e ngurte.
Magus- Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.
101
Re: Bilokacioni
Ne fiziken kuantike, nje grimce mund te jete ne dy vende ne te njejten kohe, por mund te mos jete pikerisht ne te njejten forme.
Nje grup i grimcave (objekt ose person) duhet te jete ne parim ne gjendje qe te jete ne dy vende ne te njejten kohe ... por varet nga shume kushte.
Nje grup i grimcave (objekt ose person) duhet te jete ne parim ne gjendje qe te jete ne dy vende ne te njejten kohe ... por varet nga shume kushte.
Zattoo- 600
Re: Bilokacioni
Bilokacioni shpirtëror i dyfishtë : Rasti i çuditshëm i Emilia Sagée !
Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Bilokacioni
Kisha Katolike e njeh fenomenin e bilokacionit ne pergjithesi.
Shume mistike dhe shenjetore te Kishes njihen si persona qe kishin kete aftesi si:
Padre Pio, Marthe Robin, Joseph de Copertino, María de León Bello y Delgado, Ursula Micaela Morata, Agnès Galand, Alphonse de Liguori dhe Yvonne Beauvais etj etj.
Shume mistike dhe shenjetore te Kishes njihen si persona qe kishin kete aftesi si:
Padre Pio, Marthe Robin, Joseph de Copertino, María de León Bello y Delgado, Ursula Micaela Morata, Agnès Galand, Alphonse de Liguori dhe Yvonne Beauvais etj etj.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Bilokacioni
Nje njeri, qe eshte ne gjendje te shkeputet nga trupi, si ne rastin e nje projeksioni astral, dhe ne trupin e tij fizik ai te lere sasi te mjaftueshme vetedije sa per ta kontrolluar trupin, nderkohe qe pjesa tjeter te manifestohet e dukshme per syrin e nje shikuesi ne nje tjeter vend.
Duhet te jesh nje mjeshter i projeksionit astral per te realizuar kete.
Duhet te jesh nje mjeshter i projeksionit astral per te realizuar kete.
Pansophia- 97
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi