EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Buxheti i Zi

2 posters

Shko poshtë

Buxheti i Zi Empty Buxheti i Zi

Mesazh  Zattoo 31.08.13 16:40

Buxheti i Zi Amerikan

Buxheti i Zi F.0831000111628_m

Edward Snowden del në skenë sërish, këtë herë më nxjerrjen e një dokumenti tepër sekret, i cili bën publike për herë të parë mënyrën se si Shtetet e Bashkuara shpenzojnë buxhetin vjetor prej dhjetëra miliarda dollarësh për programet e spiunazhit.

Njeriu që ekspozoi skandalin e përgjimeve në Amerike i kaloi gazetës "Washington Post" të dhëna ku specifikohet shuma prej 52.6 miliardë dollarësh - apo i ashtuquajturi “buxheti i zi” për operacionet e zbulimit për vitin buxhetor 2013.

Edhe pse që prej 2007-ës, administrata amerikane i publikon rregullisht çdo vit shpenzimet e përgjithshme për shërbimet e zbulimit, ajo asnjëherë nuk ka saktësuar sesi i përdor konkretisht paratë apo në c`mase përmbushin ato objektivat e vendosur nga Presidenti dhe Kongresi.

Dokumenti ofron hollësi mbi agjencitë specifike që përdorin këto fonde dhe për çfarë misionesh. CIA, sipas tij, merr pjesën më të madhe të fondeve krahasuar më agjencitë e tjera, dhe për sivjet, buxheti i saj llogaritet në 14.7 miliardë dollarë.

Përmbledhja 178 faqesh detajon sukseset, por edhe dështimet e 16 agjencive që përbejnë komunitetin amerikan të inteligjencës më mbi 107.000 të punësuar. Pas konsultimeve më zyrtare të cilët shprehen shqetësim mbi rrezikun që mund tu kanoset burimeve apo metodave të shërbimit sekret, Washington post vendosi të mos e publikonte të gjithë raportin.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Buxheti i Zi Empty Re: Buxheti i Zi

Mesazh  Albaniaa 28.09.13 15:42


SHBA, vijon skandali i përgjimeve
Media të rëndësishme ndërkombëtare si “Nju Jork Times” apo “The Guardian” vijojnë të publikojnë dokumente të tjera që tregojnë teknikat e përdorura nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA, për përgjimet në internet. Duke u bazuar në të dhënat e marra nga Eduard Snouden, këto gazeta shkruajnë se NSA, por edhe shërbimet inteligjente britanike, kanë thyer kodet e internetit për shërbime të ndryshme ndërkombëtare, si sistemi on line i bankave, të dhënat mjekësore, apo e-mailet. Sipas raportimeve, NSA ka punuar rregullisht që të kontrollojë teknologjinë e përdorur në mbarë botën, për të siguruar informata të sigurta në internet. Siç shkruajnë “Nju Jork Tajms” dhe “The Guardian”, prej vitit 2000, Agjencia Kombëtare e Sigurisë ka investuar miliarda dollarë për t’i siguruar qeverisë sekretet e thuajse të gjithë njerëzve. Ajo e ka bërë këtë përmes disa super-kompjuterave, të cilët ishin të aftë të thyenin kodet e kriptimit. Në këtë mënyrë, shërbimet inteligjente, nëpërmjet kësaj praktike, siguronin të dhënat dixhitale të përdoruesve, para se ato të kodoheshin dhe të publikoheshin në internet.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi