EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agnosticizmi

2 posters

Shko poshtë

Agnosticizmi Empty Agnosticizmi

Mesazh  Jon 18.09.08 21:28

Agnosticizmi

Agnosticizmi, një rrugë e mesme mes ateizmit dhe besimit

Agnosticizmi (trajtë e latinizuar e greqishtes "agnostikismos", agnoin, mosdije; mosnjohje) përkufizon pikëpamje filozofike, që hamendësi të caktuara - në veçanti të llojit teologjik, të cilat merren me Qenësinë (ekzistencën) ose mosqenësinë e një "Qenijeje të Epërme" si p.sh. të një Perëndie - ose të panjohur, në themel kanë pamundësinë e njohjes së Tij.

Pyetja "A ka Zot?" do të përgjigjet nga agnosticizmi përkatësisht jo me "po" ose "jo", por me "nuk është e njohur", "nuk është e përgjigjshme" ose me "s ka rëndësi".

Ai paraqet një botëvështrim, që në veçanti thekson kufizimin (cakun) e dijes (diturisë) njerëzore. Nga pikëpamja e tij e njohurive të pamjaftueshme, agnosticizmi hedh poshtë dhe s`pranon një besim në qenësinë apo mosqenësinë e perëndive.

Në dallim me trajtën e fuqishme të ateizmit, agnosticizmi nuk përjashton në parim tërësisht mundësinë e qenësisë (ekzistencës) së një Qenijeje Hyjnore. Agnostika është vendosur kështu si këndvështrim i tretë midis teizmit dhe ateizmit.

Por në këtë kuptim, agnosticizmi ka të përbashkëta edhe me teizmin, se besimi në Zot është i mundshëm, edhe atëherë kur mohon mundësinë arsyetore të njohjes së Zotit.

Emërtimi agnosticizëm ka mundësi të jetë mbruajtur nga Tomas Henri Haksli (1869).

Megjithëse bëhet fjalë mbi një krijim emërtimi ende të ri, ky emërtim është dukshëm më i vjetër dhe gjendet ndër të tjera tek Buda, Laoce dhe disa parasokratikë dhe sofistë.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agnosticizmi Empty Re: Agnosticizmi

Mesazh  Zattoo 07.09.10 0:35

Agnosticizmi

Rreth agnosticizmit si qëndrim filozofik ka ndodhur një keqkuptim i rëndësishëm, me sa duket si pasojë e nevojës së një pjese njerëzish për t’iu bashkëngjitur një pozicioni që në njërën anë duhet të të nxjerrë jashtë fesë dhe besimit fetar, por që nga ana tjetër nuk duhet të mbajë as "njollën" e perceptuar të ateizmit (meqenëse, në pjesë të caktuara shoqërish të caktuara, ateizmi ende konsiderohet si ndonjëfarë njolle).

Agnosticizmi, i keqkuptuar, është zgjedhur si njëfarë rruge e mesme midis teizmit dhe ateizmit, ndërkohë që në asnjë rast nuk ka adresuar e nuk e adreson çështjen për të cilën përdoret, pasi merret me njohjen apo njohshmërinë e "zotit" dhe subjektesh të tjera teologjike dhe jo me besimin në "zot".

Çështja që trajtohet në vijim është se çfarë do të thotë agnosticizëm, cilën fushë të realitetit apo të metafizikës prek agnosticizmi dhe çfarë lidhje ka me teizmin dhe ateizmin.

Së pari, burimisht agnosticizmi nuk është pozicion mbi ekzistencën e "zotit" apo çfarëdo teze tjetër fantastike, por metodë për të arritur përfundime në arsyetim.

Biologu dhe anatomisti Tomas Hakslej (1825-1895), në esenë e tij "Agnosticizmi", si krijues i termit, e përkufizon atë kështu:

"Agnosticizmi nuk është besim, por metodë, thelbi i të cilës qëndron në zbatimin e rreptë të një parimi të vetëm. Pozitivisht, parimi mund të shprehet në çështjet e arsyetimit si: ndiq arsyen tënde deri atje ku ajo mund të të shpjerë, pa marrë asgjë tjetër parasysh. Dhe negativisht, në çështjet e arsyetimit si: mos pretendo se çështjet janë të sigurta nëse ato nuk janë të provuara apo të provueshme."

Krijuesi i termit e përcakton agnosticizmin si metodë njohjeje dhe jo si qëndrim filozofik. Shndërrimi i parë kuptimor që ndodhi me kalimin e kohës në lidhje me subjektet teologjike ishte marrja e trajtës:

"Agnosticizmi është pozicioni që pohon se "zoti", "mbinatyra", etj. janë të panjohura dhe të panjohshme për mendjen e njeriut."

Në këtë rast agnosticizmi ka thjesht kuptimet: mosnjohje, mosdije, por dhe pamundësi njohjeje apo dijeje; Nuk është më metodë njohjeje, por qëndrim rreth çështjes së të pasurit dijeni rreth "zotit" a "mbinatyrës".

Duke qenë se me kalimin e kohës termi nisi të përdoret së gjeri në këtë kuptim, atëherë agnosticizmi në ditët e sotme përcakton mosnjohjen dhe mosnjohshmërinë e një subjekti të caktuar, e duke adresuar çështjet metafizike, mosnjohjen dhe mosnjohshmërinë e subjekteve teologjike si "zoti", apo "mbinatyra", etj.

Ajo që bie menjëherë në sy në këto përqasje të termit është se, qoftë si metodë, qoftë si qëndrim, agnosticizmi në asnjë rast nuk i përgjigjet pyetjes "A beson në "zot"?", e cila logjikisht merr vetëm dy përgjigje të mundshme: 1) besoj (teizëm); dhe në çdo rast tjetër: 2) nuk besoj (ateizëm).

Në shtrembërimin vulgar, që është dhe rasti i tretë dhe kryekëput i gabuari i agnosticizmit, termi është kuptuar si ndonjë qëndrim i mesëm mes besimit dhe mosbesimit, sikur pyetjes në fjalë agnosticizmi i jep përgjigjen "Nuk e di!" dhe me anë të kësaj gjen mesin...

Përveç të qenit thjesht një keqkuptim kyç i domethënies së agnosticizmit, dhe vetë një pohim "Nuk e di!" ndaj pyetjes "A beson në "zot"?" përkthehet detyrimisht si "Nuk besoj!", gjë që në fund të fundit do të thotë ateizëm!

Çështja është se në fakt nuk ka "mes" në përgjigjet e mundshme të pyetjes "A beson në "zot"?" Është e pamundur të thuhet se edhe beson, edhe nuk beson në "zot".

Është për më tej falsitet logjik të pohohet se "besohet pak" apo "besohet shumë" në "zot", pasi situata nuk merr dot vlerë sasiore.

Dhe ndonëse në gjuhën e përditshme mund të ketë njerëz që shprehen në formë të tillë, pohimi në të dy rastet e fundit përmban vetëm një kuptim: "besoj në "zot"".

Në çdo rast, pra, agnostikut të mirëfilltë ashtu si dhe agnostikut vulgar iu mbetet ende t'i përgjigjen pyetjes "A beson në "zot"?", pasi mosdija, apo pamundësia e dijes rreth "zotit" apo "mbinatyrës" nuk e adreson askund këtë pyetje.

Aq më tepër kur kuptohet se nëse dikush do të dinte rreth "zotit" apo "mbinatyrës" atëherë ky person nuk do të kishte më nevojë të besonte.

Agnosticizmi, si adresues i njohjes apo njohshmërisë së subjekteve teologjike a metafizike, shtrihet qartë dhe në teizëm dhe në ateizëm. Si ilustrim i kësaj, në çështjen e besimit në "zot" ka ateistë agnostikë dhe teistë agnostikë.

Ajo që është e përbashkët për të dy këto palë është se pohojnë se nuk dinë asgjë rreth "zotit" apo "mbinatyrës", dhe se "zoti" apo "mbinatyra", për më tepër janë të panjohshme nga njeriu.

Prej këtu njëra palë niset të besojë në "zot" dhe "mbinatyrë", dhe kjo është pala e teistëve agnostikë, dhe pala tjetër nuk beson në "zot" apo "mbinatyrë", dhe kjo është pala e ateistëve agnostikë.

Sërish të diturit rreth "zotit" apo "mbinatyrës" nuk e cek aspak çështjen e besimit rreth "zotit" apo "mbinatyrës" e ato mbeten gjithnjë dy çështje krejt të ndryshme.

Përgjithësimi që buron prej këtu është se në fakt të gjithë teistët janë agnostikë, duke qenë se nuk dinë asgjë rreth "zotit" apo "mbinatyrës" dhe po ashtu janë dhe një pjesë e konsiderueshme e ateistëve, të cilëve nuk iu intereson fare feja, besimi, "zoti" a cilado çështje fetare.

Agnostike nuk është vetëm ajo pjesë e ateizmit teorik (eksplicit, pozitiv) që pohon se duke qenë pa kuptim, pa përkufizim, të paperceptueshme dhe (në analizë librash të shenjtë) me veti vetëkundërshtuese, ato çka nënkuptojnë termat "zot" dhe "mbinatyrë" nuk ekzistojnë në realitet, pasi realiteti është i njohshëm, i perceptueshëm dhe nuk lejon ekzistencën e subjekteve me veti absurde, vetëkundërshtuese përjashtuese.

Për ta shtjelluar më tej çështjen duhen qartësuar disa terma:

Mendja prodhon abstraksione, të cilat në bazë të relevancës me arsyen klasifikohen në koncepte (abstraksione me kuptim / racionale) dhe në absurde (abstraksione pa kuptim / irracionale).

Konceptet vetë nuk ekzistojnë detyrimisht në realitet:

- Disa ekzistojnë (dora, toka) dhe shprehen me konvencione gjuhësore që shenjojnë një instancë reale.

- Disa nuk ekzistojnë (pika, thyesa) dhe shprehen me konvencione gjuhësore që shenjojnë një instancë virtuale.

Absurdet nuk ekzistojnë kategorikisht (trekëndësh katërkëndor, e kuqe e bardhë) pra janë abstraksione që nuk kanë instancë reale, por vetëm virtuale.

Që një abstraksion të ngrihet në nivel koncepti duhet të ketë kuptim, pra të ketë rrjedhë dhe integritet logjik. Postulatet e tij nuk duhet të jenë vetëzhvlerësuese, kundërthënëse, vetëkundërshtuese etj. (p.sh. koncepti i asgjësë "nuk është gjë", koncepti i pafundësisë "vetia e të mospaturit fund", etj.).

Kjo është struktura me të cilën zhvillohet dhe analiza për përcaktimin e abstraksioneve nëse kanë kuptim ose jo, dhe nëse janë reale apo virtuale.

Kur flasim për abstraksionin "zoti", arrijmë në përfundimin që është absurd për shkak të vetëkundërshtive që paraqet në postulatet e tij në përpjekjen për t'u konceptualizuar.

Me fjalë të tjera, librat fetare dhe besimtarët e përshkruajnë "zotin" si një abstraksion me vetëkundërshti (Përkufizimi i "zotit"), gjë që do të thotë se termi shenjon një absurde dhe jo një koncept.

Në rastin e agnosticizmit të sotëm, agnostiku tërthor ose drejtpërdrejt pohon se nuk ka asnjë dije për "zotin". (Si sqarim shtesë këtu, nëse dikush shkon deri aty sa të thotë se "zoti" nuk mund të njihet apo se është i panjohshëm, ai i përshkruan kështu një veti "zotit" dhe nuk quhet më agnostik, sepse di tashmë diçka rreth "zotit").

Atëherë çfarë kuptimi ka për agnostikun fjala "zot" gjatë përdorimit? Sepse që të hysh në pohime të mëtejshme në lidhje me "zotin" duhet së pari që vetë fjala "zot" të ketë kuptim.

Çështja që shtrohet në lidhje me bisedën e këtushme është: Po si atëherë ti ateisti e përdor këtë term në fjali kur sapo na thua se agnostiku nuk mund ta përdorë?

Parashtrimi i thjeshtë është se unë ateisti e përdor termin "zoti" si një absurde. Absurdet mund të përdoren në fjali si njësi shprehimore, siç po e përdor dhe tani, por thjesht ato nuk kanë kuptim në vetvete dhe përdoren si të tilla.

Akuza ndaj agnostikëve është se ata pohojnë se "nuk dinë ç'është "zoti" dhe "nuk dinë a ekziston 'zoti' apo jo" ndërkohë që e përdorin termin si koncept të mirëfilltë (nëse do ta përdornin si absurde, do të ishin direkt ateistë).

Në shtjellim të kësaj:

- Pohuesi se "zoti" ekziston (ka "zot") do të mund ta kryente këtë pohim pasi t'i ketë dhënë njëherë kuptim termit.

- Pohuesi se "zoti" nuk ekziston (nuk ka "zot") do të mund ta kryente këtë pohim në dy pozita:

1) duke nxjerrë se fjala "zot" ka kuptim dhe është koncept, por nuk ekziston në realitet (p.sh. në bazë të fakteve empirike), ose

2) duke nxjerrë se fjala "zot" nuk ka kuptim dhe është absurde dhe si e tillë vetiu mosekzistente.

Agnostiku kur pohon se nuk di asgjë për ekzistencën ose mosekzistencën e "zotit" do të thotë se ka në kokë një koncept të "zotit", tek i cili nuk e thotë se si ka arritur, por që nuk e di a ky koncept është ekzistent apo mosekzistent (përndryshe po ta përdorte si absurde, do të kalonte tek pika 2 më lart e mosekzistencës).

Tani shtrohet pyetja se ç'koncept të "zotit" ka në kokë agnostiku kur sapo na thotë se "nuk di" asgjë për "zotin". Gjë që e nxjerr vetë agnosticizmin si një pozicion absurd.

Ky agnostik në fakt është një teist, pra beson në "zot". Prandaj dhe është e nevojshme që çdo person që pohon se është agnostik, duhet t'i përgjigjet pyetjes a beson në "zot" apo jo. Se të përgjigjesh që je agnostik, është si të pyesësh dikë në chat "M/f?" dhe të marrësh përgjigjen "Azerbajxhan"...
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi