EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu-Hardhucë

Shko poshtë

Njeriu-Hardhucë Empty Njeriu-Hardhucë

Mesazh  Luli 19.08.13 22:17

Shfaqet Njeriu-Hardhucë

Pas një “mungese” 23-vjeçare, “njeriu-hardhucë”, rishfaqet përsëri në territorin amerikan, sipas… kanalit televiziv “Channel 19” të Karolinës së Jugut, hardhuca legjendare, e njëjtë me mitin e Njeriut Këmbëmadh, në versionin e një zvarraniku, dori një “shëtitje” natën e 4 shkurtit!

Njeriu-Hardhucë Njeriu10

Të shumët ishin dhe dëshmitarët ku shtëpitë e tyre ndodhen në linjë të drejtë pranë një rruge qendrore të një province, që deklaruan në kanalin televiziv “Channel 19” se natën e 4 shkurtit dëgjuan zhurmë të çuditshme, të cilën nuk e kishin dëgjuar kurrë më parë.

Kur ata dalën jashtë për të parë se ç’po ndodhte, vunë re se të gjitha parakolpet e makinave të tyre ishin dëmtuar.

Gjithashtu, vunë re mbi parakolpet e makinave dhe mbi disa skafano makinash që kishte shenja të mëdha gishtash, çjerrje thonjsh të mëdhenj, të cilët nuk mund t’iu atribuohen asnjë lloj kafsheje të njohur deri më sot. Por, ku historia mori seriozitetin e duhur, banorët e denoncuan atë në polici, ndërkohë që befasia erdhi nga vetë oficerët e postës së policisë, të cilët menjëherë u kthyen shumë vite pas në kohë duke rikujtuar dhe duke nxjerrë nga arkivi një histori të ngjashme që rezultoi e njëjtë.

Kur oficerët e policisë analizuan dëshmitë e dëshmitarëve të 4 shkurtit me ato të viteve më parë, të befasuar vërtetuan se ato ngjajnë shumë me njëra-tjetrën. Pra, sipas oficerëve, kemi të bëjmë me një qenie midis njeriut dhe hardhucës.

Dëshmitarët bëjnë fjalë për një qenie të mistershme, e cila është më shumë se 2 metra e lartë, me sy të kuq dhe me tre thonj të mëdhenj në vend të gishtave. Gjithmonë, sipas kanalit televizivë “Channel 19”, shfaqjet e kësaj qenie misterioze kufizohen vetëm në dy raste dhe i përkasin rajonit të Karolinës së Jugut.

Ndërkohë shumë me interes pritet dhe ekspozimi i kësaj historie të çuditshme, si dhe nëse ajo do të mund të arrijë të fitojë famën e historisë rivale shumë të famshme të Njeriut Këmbëmadh.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi