EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa të vjetër janë qytetërimet?

Shko poshtë

Sa të vjetër janë qytetërimet? Empty Sa të vjetër janë qytetërimet?

Mesazh  Neo 25.10.09 21:40

Sa të vjetër janë qytetërimet ?

Sa të vjetër janë qytetërimet? Anc_wo10

Kontradiktat/Shkërmoqet paradigma e historianëve lidhur me origjinat e "vonshme" të qytetërimeve

Më 8 tetor të vitit 1922, "American Weekly", suplement i "New York Sunday American", botonte një artikull të titulluar "Misteri i një tabani këpuce të gurosur, 5 milion vjet i vjetër".

Bëhej fjalë për gjetjen në një lokalitet të Nevadës (Shtetet e Bashkuara Jugperëndimore, në zonën e ashtuquajtur "Baseni i Madh") të një mbeturine shumë të çuditshme arkeologjike: gjurmën e një pjese tabani (për saktësi pjesa e prapme, ajo që i korrespondon "takës"), të qepur në lëkurë, në brendësi të një shkëmbi të Triasikut.

Autori i gjetjes sensacionale kishte qenë një inxhinier minierash dhe gjeolog i nderuar, John T. Reid.

Tani, gjeologët e vënë fillimin e erës Triasike 248 milion vjet më parë dhe fundin e saj 213 milion vjet më parë: një periudhë gjatë së cilës, sipas paradigmës shkencore zyrtare, mungonte akoma shumë kohë nga shfaqja e njerëzve të parë në planetin tonë; për të mos folur pastaj për këpucë apo mokasina që të ishin, të cilat dukshëm janë, fryt i një niveli qytetërimi relativisht të avancuar.
Po atëhere?

Atëherë në këtë rast, ashtu si në shumë raste të tjera, shkencëtarëve akademikë nuk u mbetej përveçse një gjë për të bërë: t'i quanin të gabuara faktet për të shpëtuar teoritë e tyre të bukura. Kjo është ajo që bënë.

Veç të tjerash, fakti në fjalë është përcjellë në librin e Michael A. Cremo dhe Richard L.. Thompson, "Forbiden Archeology. The Hidden History of the Human Race".

Ajo që pjesa e madhe e njerëzve të zakonshëm injorojnë është se gjetjet e kësaj natyre nuk janë aspak kaq të rralla dhe llogariten tashmë me dhjetëra; por gjëja vështirë se del nga kuadri i letërsisë së specializuar, pasi informacioni shkencor është monopolizuar nga ndjekësit e paradigmës mbizotëruese, sipas të cilës njeriu "modern" është shfaqur në Tokë në kohëra relativisht të afërta me ne, jo më shumë se 100 000 vjet më parë; ndërsa qytetërimet më të lashta të njohura, ai mesopotamik dhe ai egjiptian, nuk do të zbrisnin prapa në kohë më shumë se 6000 vjet më parë.

Të gjitha faktet dhe të gjitha spekulimet që janë në kontrast me një paradigëm të tillë, nuk themi me miliona vjet - si në rastin e tabanit prej lëkure të Nevada - por edhe me vetëm disa mijëra vjet, refuzohen në mënyrë automatike dhe, po të jetë e mundur, censurohen dhe manipulohen, kështu që pjesa më e madhe e njerëzve me kulturë mesatare nuk e dinë as që ekzistojnë.

Kështu, sa për të dhënë një shembull, sot është provuar se Sfinksi i fushës së Gizës në Egjipt, është përmbytur nga uji dhe se periudha e fundit në të cilën Lugina e Nilit njohu një klimë veçanërisht me plot shi qe në fund të akullnajave të fundit, midis 15000 dhe 13000 viteve më parë, ndërsa shirat qenë akoma deridiku të bollshëm midis 9000 dhe 7000 viteve më parë dhe jo më pas.

Për pasojë, është e qartë se Sfinksi nuk mund të jetë ndërtuar më vonë se kjo periudhë, përndryshe nuk mund të kishte shenja erozioni nga uji i shiut, që do të zgjatej për mijëra vjet. Kjo pa llogaritur provat astronomike, që tentojnë edhe ato të paradatojnë me shumë, respektivisht kronologjisë "zyrtare", të gjithë kompleksin monumental të Gizës.

Nga ana tjetër, të gjithë e dinë se tekstet e lashta fetare të Indisë - për të mos folur për ato maja - flasin për epoka "historike" shumë të vjetra, epoka në të cilat njerëzit, sipas paleontologjisë dhe antropologjisë akademike, nuk duhet as të jetonin, por në të cilat, sipas teksteve të shenjta dhe profane të hinduizmit, jo vetëm që ekzistonte dhe posedonte një nivel të lartë qytetërimi, por shfrytëzonte deri teknologji për ne të njohura prej më pak se një shekulli apo pak dekadash, të tilla si fluturimi nëpërmjet avionëve me motor apo armë të lëshuara nga lart, të ngjashme me bombat atomike moderne.

Shkencëtarët, që aktualisht ruajnë paradigmën e dijes "zyrtare", nuk janë të gatshëm që t'u japin ndonjë vlerë rrëfimeve të ngjashme.

Megjithëse, përgjithësisht nuk kanë as kompetencën minimale në fushën e sanskritishtes apo të historisë së qytetërimit të Indisë së lashtë, ata e mohojnë pastër dhe thjesht mundësinë që të kenë ekzistuar gjëra të ngjashme, pasi kjo bie në kundërshtim me pikëpamjen e tyre lidhur me dogmën evolucioniste neodarviniane.

Kështu që, nguten të likuidojnë çdo rrethanë që mund t'i vërë në dyshim si pa asnjë bazë serioze dhe nuk hezitojnë të përqeshin dhe fshikullojnë ata kolegë të rrallë që kanë kurajon të largohen nga shtigjet e njohura dhe zyrtarisht të pranuar.

Të marrësh seriozisht një prej mbeturinave të shumta anormale arkeologjike nënkupton të luash një karrierë të shkëlqyer universitare dhe të bësh një hapje besimi ndaj teksteve të lashta maja apo hindu, përveçse të ekspozohesh ndaj ironisë së rëndë të gardianëve të vetëshpallur të shkencës zyrtare (që shpesh janë gazetarë apo divulgues shkencorë me nivel modest kritik), nënkupton që të mos gjesh një shtëpi botuese të gatshme që të botojë studimet e tyre, veç për të mos rrëshqitur në arkipelagun e gjerë, por të diskredituar, të shtypit dhe të botimeve trashanike "ezoterike", ufologjike sensacionaliste.

Këtu nuk po flasim për tregimin platonik rreth kontinentit të zhdukur të Atlantidës, të ndodhur në dy dialogët "Timeu" dhe "Kricia".

Edhe pse një numër i caktuar kërkuesish kanë nënvizuar përputhje mbresëlënëse midis faqeve të Platonit dhe një serie të dhënash të dala nga gjeologjia, nga paleontologjia, nga mitologia dhe nga linguistika, njerëz të cilët guxojnë t'i lexojnë këto dy dialogë, edhe vetëm si hipotezë pune, jo në kuptimin ekskluzivisht simbolik, por edhe historik, mbytet menjëherë nga një ortek skepticizmi dhe ironie.

Në këtë rast, studiuesit e filozofisë janë në përgjithësi ndër kundërshtarët më të zjarrtë të një interpretimi historik të tregimit të ndodhur tek "Timeu" dhe "Kricia": sikur të marrësh Platonin fjalë për fjalë të donte të thoshte në vetvete që të të mungojë respekti për filozofin e madh dhe ta ulësh rrëfimin e treguar prej tij në letërsinë shkencore alla Von Däniken ose më poshtë se ajo.

Gjërat ecin përpara kështu, për forcë inercie. Tezat alternative ndaj paradigmës dominuese rregullisht bllokohen, censurohen ose shpërfillen me tallje; ndërsa një ortek revistash divulguese dhe publikimesh shkollore përhapin imazhin e një evolucionizmi absolutisht të provuar e të demonstruar, e një kuadri përsosshmërisht të hollësishëm i aftë që të shpjegojë përpikmërisht ose pothuajse etapat e para të njeriut modern, nga tipi i Neandertalit tek ai i Kromanjonit, pa dyshime apo paqartësi përveçse disa veçantive krejtësisht dytësore.

Shkruan Peter Lemesurier tek "Gods of the Dawn":

"(...) historianët vazhdojnë akoma sot duke u nisur këtë [histori] të fundit nga mijëvjeçari i IV-ët B.C.. Është e vërtetë, theksojnë ata, që teknikat e kultivimit po vinin duke u zhvilluar dhe, duke u përhapur qysh nga viti 9.000 B.C. dhe një lloj qyteti ngrihej në Xheriko qysh në 8000 B.C.: megjithatë vetëm në periudhën 3000 - 4000 B.C. futen në skenë në Lindje të Mesma shenja, në të cilat mund të njohim një shkrim dhe pa shkrim natyrisht që nuk ka histori.

Lidhur me atë çka kishte përpara se ajo kohë nuk ka vetëm se thashetheme, mite, supersticion, tregime me prejardhje të dyshimtë dhe rindërtime spekulative të bazuara mbi burime jo të shkruara.

Domethënë, lidhur me atë që ekzistonte më parë, ka vetën parahistori, një parahistori që vetëm arkeologët mund të shpresojnë ta deshifrojnë.

Një parahistori që në bazë të një formulimi të tillë është thirrur që të mbulojë të gjithë ekzistencën e Tokës me përjashtim të rrahjeve të pakta të fundit të orës gjeologjike. Mbi këtë pikë, nuk do të këmbëngulet kurrë sa duhet.

Për historianin çdo ngjarje e njohur (e nënvizoj, "njohur") e ndodhur në të kaluarën vendoset në brendësi të 6000 viteve të fundit.

Ai e jep si të mirëqenë se gjatë periudhave të gjata kohore që i paraprijnë kësaj periudhe, miliona e miliona vjet, nuk është verifikuar asnjë ngjarje historike, asgjë e regjistrueshme, asgjë e dokumentuar.

Është një ide e habitshme, aq e habitshme sa që pjesa më e madhe e historianëve e injorojnë krejtësisht këtë fakt. Vetëm specialistë disiplinash të tjera, të tronditur nga monstruoziteti i një ideje të tillë, kthehen vazhdimisht të tregojnë një seri të tërë ngjarjesh "historike", që i spostojnë prapa me disa mijëvjeçarë afatet ortodokse të historisë.

Natyrisht që historianët provojnë një lloj irritimi të caktuar përpara këtyre propozimeve dhe në përgjithësi i damkosin patjetër si herezi (rrethanë që tradhton gjithmonë dhe pashmangshmërisht praninë e një dogme). "Kush janë këta njerëz?", pyesin zakonisht. "Çfarë kuptojnë nga historia?" dhe, kur zbresin në thelb, "Ku janë provat?".

Nga kjo pyetje e fundit vijon se me provë të dhënë historianët duhet vendosin që të ndryshojnë qëndrim dhe të përqafojnë perspektiva më të gjëra. Kështu, duke i anashkaluar për bukuri dy pyetjet e para, jospecialistët kanë dhënë siç duhet ato që ata i konsiderojnë si prova "autentike". Ja disa prej argumenteve të tyre:

" Majat dhe aztekët, që në llogaritjet e tyre përfshinin data që i përkisnin deri 300 milion viteve më parë, theksonin se "përpara" erës së tanishme, të cilës ia fiksonin fillimin në vitin 3114 B.C., bota kishte njohur 4 erëra të tjera. "Supersticion popujsh primitivë", thonë historianët.

" Shkrimet e lashta hindu të njohur si "Purana" pohojnë se, aktualisht njerëzimi ndodhet në seancat fillestare e të fundit nga "katër" erërat, e para e të cilave e pati fillimin e saj rreth 4 milion vjet më parë. "Spekullime të pastra fetare", thonë historianët.

" Kleriku egjiptian Manet, arkivist i Ptolemeut Sotèr dhe i Ptolemeut Filadelf (323 - 247 B.C.) pohoi se, qytetërimi egjiptian ekzistonte qysh 36525 vite përpara fundit të dinastisë së XXX-të (332 B.C.) dhe në "Historinë e Egjiptit" të tij la dokumenta në kuptimin e vërtetë të fjalës të vendosur për ta provuar.

Vepra u zhduk rreth shekullit të IX-të A.D., por në përmbledhjen (përfshi ndonjë citim të drejtpërdrejtë) e arritur deri tek ne, në veçanti në shkrimet e Sekst Jul Afrikanit (shekulli i II-të - i III-të), Eusebi nga Çezarea (shekulli i IV-ët) dhe Xhorxhio Sinçelo (shekulli i IX-të), edhe pse jo të gjitha të dhënat e përcjella përkojnë.

Shumë më i lashti "papirus i Torinos" (shekulli i XIII-të B.C.) paraqet të dhëna po aq tronditëse, ndërsa duket që një pjesë e mirë e të dhënave të Manetit ndodhet në vetë dimensionet e Piramidës së Madhe dhe, për pasojë, e fiksuar përgjithmonë në gur. "Fantazi numerologjike prej klerikësh", thonë historianët.

" Një autoritet si Platoni referon se i urti, legjislatori dhe politikani i adhuruar athinas Soloni (rreth viteve 638 - 558 B.C.) ishte informuar nga klerikët egjiptianë të kohës së tij lidhur me shkatërrimin e një qytetërimi të madh të quajtur Atlantidë, e asgjësuar nga tërmete dhe përmbytje rreth 9000 vjet më parë, pse jo dhe katastrofa të tjera të panumërta që përpara saj qenë përplasur mbi gjininë njerëzore. "Supersticion fetar", thonë historianët.

" Mediumi dhe largpamësi amerikan Edgar Kejsi (1877 - 1945) theksonte se në origjinën e saj Piramida e Madhe egjiptiane e Gizës ndoshta ishte ndërtuar nën egjidën e kolonëve të Atlantidës, midis viteve 10490 dhe 10390 B.C. (leximi 5748-6). "Fabrikime për naivë", thonë historianët ose më saktësisht egjiptologët, të cilët sot mbulojnë rolin e dyfishtë të arkeologëve dhe të historianëve.

" Një epigraf atribuar Faraonit Khufu (Keops) lidhur me Shtyllën e Inventarit të dinastisë së XXI-të (që tani ruhet në muzeumin e Kajros) thotë se Piramida e Madhe dhe Sfinksi ekzistonin tashmë shumë kohë përpara se ai të ngjitej në fron. "Është false", thonë egjiptologët.

Por asnjëri nuk shpjegon se pse vallë ajo që dukshëm është kopja e një epigrafi të mëparshëm duhet të konsiderohet false. Me të njëjtin kriter të gjitha shkrimet e antikitetit, për asnjërin prej të cilave nuk ekziston dorëshkrimi origjinal, duhet të hidhen poshtë si "falsifikime".

Fakti që historianët nuk mbajnë në konsideratë një medium si Edgar Kejsi është krejtësisht i kuptueshëm, duke pasur parasysh nacionalitetin që ata pëlqejnë të shpalosin.

Për arsye të ngjashme është edhe i kuptueshëm përbuzja e shfaqur e tyre për fjalën e atij që është "vetëm" një klerik, por fakti që ata nuk marrin në konsideratë mbishkrime epigrafie autentike, për të mos folur për dëshminë e dhënë nga shkrimet e historiografive dhe të diturve më të shquar të botës së lashtë (shumë prej të cilëve, është me vend të përmendet, "qenë" klerikë), është shumë më preokupuese.

Astronomët dhe matematikanët e zgjuar maja, Platoni i madh dhe Soloni i madh, arkivisti i egjiptian Maneto, të gjithë këta do të ishin naivë budallenj sa për t'u hedhur në të njëjtin kazan plehrash të shëmtuar.

Gjë shumë e çuditur, duke parë se në pjesën e "mëtejshme" të fillimit të periudhës dinastike (3100 B.C.) kronologjia e Manetos "është mirëpritur" nga historianët e nga egjiptologët dhe përbën themelin e kuptimit të tyre të historisë egjiptiane. Për sa kërkohet që të mos u atribuohen atyre qëllime të dyta, megjithatë krijohet përshtypja se ata nuk "duan" të pranojnë pjesën tjetër të së njëjtës dëshmi...

E gjitha të kujton në fakt nga afër shqetësimin pak dinjitoz të kozmologëve besnikë ndaj dogmës së modës të "Big Bengut" dhe të universit në ekspansion, përballë daljes së vazhdueshme të provave që hedhin dyshime mbi teorinë e tyre të pëlqyer.

Kritikë si astronomët e shquar Halton Arp dhe Viktor Amazaspoviç Ambartsumian janë përjashtuar, ndaluar, anatemizuar, ndërsa përpunohen vazhdimisht teori dytësore gjithnjë e më komplekse të prirura që ta mbështesin dogmën dhe të neutralizojnë provat e reja: kështu e gjithë ngrehina rrezikon që të shembet nën peshën e vet.

Diçka shumë e ngjashme me kështjellat spekulative, me të cilat në Mesjetë kërkohej të përcaktohej sesa engjëj mund të vallëzonin mbi majën e një gjilpëre me kokë, përveçse spekulimi mesjetar ishte një çikë më shkencor: në fund të gjithë kishin "parë" gjilpëra me koke dhe dikush theksonte se deri kishte parë edhe engjëjt... Por ndoshta e gjitha kjo nuk është dhe aq e habitshme.

Ekspertët janë bërë të tillë vetëm, pasi kanë arritur ta hedhin poshtë dijen e fituar. Ia detyrojnë pozicionin e tyre financimit publik që sigurojnë vetëm mbi bazën e aftësisë së mirëdemonstruar në zonat relative të përkatësisë. Ndoshta janë njerëzit më pak të përshtatshëm, të cilëve t'u drejtohesh nëqoftëse je në kërkim perspektivash të reja.

Në fund të fundit, Darvini ishte teolog, Ajnshtajni një nëpunës i zyrës së patentave të Bernës kur propozoi "teorinë speciale" të relativitetit, Alfred Vegeneri, njeriu që formuloi teorinë e spostimit të kontinenteve, nuk ishte gjeolog, por metereolog.

Kështu historianët, bashkë me ta dhe vetë historia, mbesin të kapur pas strukturës së kronologjisë pasbiblike të përpunuar "temporibus illis" nga Jozef Just Skalixheri (1540 - 1609), i famshmi djalë i njeriut që qe mentor i Nostradamusit në Agen dhe ka mundësi që do të na mbesë deri kur të mos dalin prova më të forta, të tilla sa t'i detyrojnë më së fundi horizontet e tyre që të zgjerohen.
Por kjo, shumë e habitshme, është pikërisht ajo që duket se po ndodh tani...".

Megjithatë, nëqoftëse duam ta themi të tërën, njëra prej arsyeve - dhe jo ndër më pak të rëndësishmet - për të cilat bota shkencore "zyrtare" tregohet kaq e mbyllur dhe armiqësore ndaj gjithë këtyre kërkimeve që tentojnë të sugjerojnë nevojën e një paradatimi të konsiderueshëm të zanafillës së qytetërimeve të "para", pse jo dhe të një leximi jo vetëm simbolik të tregimit të Platonit lidhur me Atlantidën, është fakti që ky, për rreth një shekull, duket se është bërë terreni i përkëdhelur i grupeve ezoterike pak a shumë orientalizues pak a shumë të çuditshëm, për të mos thënë spiritiste: grupi ku vetëm emri i tyre i rrënqeth shkencëtarët dhe që ata i konsiderojnë përfaqësues tipikë të sharlatanerisë okultiste dhe pseudofetare.

Pa frikën e ekzagjerimit, mund të pohohet se personazhe si Madam Blavatskij dhe ndjekësit e saj të Shoqërisë Teozofike (e themeluar më 1875) nuk do të kishin folur për qytetërime të lashta parapërmbytjes, për një seri racash që do të pasoheshin në faqen e planetit, si dhe për shkëlqimin dhe shkatërrimin e mëpasëm të Atlantidës, ndoshta paragjykimi i ambienteve shkencore zyrtare lidhur me këtë do të ishte më pak i ngurtë e i ashpër dhe të paktën disa prej pyetjeve të tilla do të merreshin në konsideratë me një minimum hapjeje dhe respekti.

Por, për një arkeolog apo historian me formim neopozitivist (siç janë të tillë sot pothuajse të gjithë eksponentët e paradigmës shkencore dominuese), ideja se do të duhet të marrë "seriozisht" në konsideratë qoftë si bazë hipotetike dhe nevojtare për verifikime dhe thellime të mëtejshme, tekste si famëkqinjtë "Dhoma të Xyjanit", libri i "mallkuar" për të cilin flet Blavatskij, duke i atribuar besim absolut dhe të pakushtëzuar, është për ta diçka patjetër superiore ndaj forcave tona.

As nuk do të rrimë të diskutojmë për këtë paragjykim të tyrin, as nuk do të hyjmë në thelbin e spekulimeve fantastike të teozofive dhe të burimeve të dyshimta të Helena Petrovna Blavatskijt.

Do të kufizohemi të vërejmë se stili kompleks dhe barok i saj, sëbashku me substratin e deklaruar fetar, mistik dhe ezoterik të veprës së saj shumë të gjerë, por konfuze dhe nganjëherë fantastike, sigurisht që nuk kanë luajtur në favor të një marrjeje në konsideratë serioze të teorive të saj nga ana e ambienteve historike dhe shkencore "zyrtare".

Megjithatë, mund të tolerojmë se një stil i ngjeshur, me një çikë shumë kolorit dhe një mungesë e dukshme rregulli në tregimin e burimeve (për të mos thënë tjetër), janë argumente të mjaftueshëm për të injoruar dhe hedhur në koshin e plehrave si letër pavlerë "gjithçka" që ka shkruar dhe mësuar Blavatskij lidhur me qytetërimet e kaluara që kanë pasuar njëri-tjetrin në Tokë, përpara këtij të fundit, të cilit vetë ne i përkasim? Nuk do të rrezikonim që të silleshim, duke vepruar kështu, si ajo mamia që me flakjen tej të ujit të ndotur të eliminonte edhe të sapolindurin?

Një gjë është e qartë: pa rënë për këtë në naivitet, historiani i vërtetë duhet të çlirojë krejtësisht mendjen e tij nga paragjykime të çdo lloji dhe të përqendrohet vetëm në shqyrtimin e fakteve dhe hipotezave, nga cilado anë që të vijnë dhe sa mund t'i trondisin siguritë e konsoliduara të tij.

Vetëm kështu do të jetë në gjendje që t'i afrohet, megjithëse me lodhje, asaj të vërtete të bekuar që përbën objektin e kërkimeve të tij dhe arsyen e qenies së shkencës, i të cilës ai do të jetë një kultivues objektiv dhe i çinteresuar.

Përgatiti:
Armin Tirana
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi