Mërzia, lexoni t’ju kalojë .
Faqja 1 e 1
Mërzia, lexoni t’ju kalojë .
Është si një terapi të lexosh faqet e një libri interesant. Duket si një
këshillë e çuditshme, por në ditët e sotme shumë terapeutë këshillojnë
pacientët e tyre të lexojnë një libër për të luftuar ankthin dhe
depresionin. Në vendet evropiane në shumë reparte spitalesh janë
vendosur biblioteka. “Leximi është një ndihmë e çmuar në rrugën e
shërimit, sepse forcon psikoterapinë”, - konfirmojnë psikiatrit.
Dhe
në fakt specialistët i këshillojnë pacientit një libër dhe më pas
diskutojnë për të gjatë vizitës. Në një libër shihen më qartë emocionet,
identifikohesh në vetë personazhet e rrëfyera. Merren distancat me
vuajtjen tënde dhe shihet vetvetja në mënyrë më objektive. Kjo ndihmon
për të gjetur rrugëdaljen dhe për t’u kërkuar rizorse brenda vetes. Dhe
pastaj librat janë një pafundësi, nuk skadojnë kurrë dhe vendoset vetë
se sa kohë do lexosh dhe kur. Kush ka ndonjë ide të errët për jetën mund
të ndihet më i lehtësuar me autorët që dinë ti përballojnë me të qeshur
tragjeditë e jetës së përditshme.
Dhe në faqet e një libri mund
të gjesh gjithnjë një histori të ngjashme me atë që të ndodh ty në
jetën personale. Mund të të ketë ndodhur një ndarje, një tradhti,
probleme me nënën, probleme me shefat, me fatin e keq. Sigurisht që
librat nuk ndikojnë njëlloj tek të gjithë njerëzit. Megjithatë, ia vlen
të provoni, ndoshta dhe për të gjetur një shprehje të paharrueshme. Ndaj
një libër duhet ta mbani gjithnjë me vete, sepse është ilaçi i shpirtit
dhe mund ta rilexoni sa herë keni nevojë për t’u inkurajuar.

Albaniaa- 409
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi