EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kulti i Sabasit në Shqiperi

Shko poshtë

Kulti i Sabasit në Shqiperi Empty Kulti i Sabasit në Shqiperi

Mesazh  Berti69 15.06.13 14:10

KULTI I LASHTE I SABASIT, NE SHQIPERI

Jo per kuriozitet, por per te kuptuar substancen mitologjike dhe fetare, po shpalos disa te dhena gati te panjohura per nje kult tashme te harruar, por dikur teper te gjalle ne trojet shqiptare. Eshte fjala per nje kult qe lidhet me hyun Sabas, ose Sabaios.

Ne Muzeun Historik Kombetar kemi te ekspozuar nje dore votive prej bronxi. E gjetur ne Vaun e Dejes, eshte e larte 11 cm dhe ka numer inventari 1345. I takon si kohe shekujve ll - lll pas Krishtit.

Dora votive eshte ne fakt nje dore e majte. Gishti i vogel ka siper figuren e nje boce pisheje. Gishti tregues ka figuren e nje kantari, ene me dy vegje te larta. Ne siperfaqen e dores jane ravijezuar disa figura te cuditshme.

Dallohet qarte figura e nje breshke, e nje gjarpri, e nje peshku, e nje shpendi si dhe figura simbolike e shufres me dy gjarperinj perballe njeri- tjetrit ne formen e numrit 8, qe njihet si kerykeon, qe eshte skeptri i hyut pagan Hermes, qe conte me kete skepter shpirtrat e te vdekurve ne boten e Hadit. Kjo dore votive i kushtohet mistereve te Sabasit.

Por, ne vetvete ky monument ritual behet me i lexueshem dhe me kuptimplote nga nje tjeter monument i jshtezakonshem dhe i mrekullueshem ne formen e nje ikone me nje pllake bronxi, qe gjendet sot ne Muzeun Arkeologjik te Institutit te Kerkimeve Arkeologjike ne Tirane. Eshte fjala per nje pllake prej bronxi e karakterit votiv, e cila ka forme katerkendeshe dhe pjesen kulmore ne formen e nje trekendeshi.

Pllaka eshte realizuar ne nje reliev te shkelqyer, bere nga nje fonderi profesionale e antikitetit. Kjo pllake eshte ikona me tipike e kultit te Sabasit. I takon si kohe shekujve ll-lll pas Krishtit dhe eshte gjetur ne afersi te qyetit te Durresit. Leximi i kesaj ikone eshte leximi i nje libri te tere. Ikona perbehet ne realitet nga dy skena. Skena e madhe e poshtme jep rafigurimin e nje hyrjeje tempulli mes dy kollonave vertikale me kanylyra dhe kapitele te thjeshta.

Ne qender te skenes eshte nje burre, nga mesi e siper i zhveshur, qe mban ne koke nje kapele te tipit frigjian, qe eshte ulur mbi nje fron te madh dhe kembet i perfundojne mbi koken e nje dashi me brire, kurse ne doren e djathte mban nje lloj fruti dhe ne doren e majte ka ngritur lart nje lloj shkopi skepter, ose pishtar, shenje e omnipotences, e pushtetit fetar.

Nen kete figure te madhe, qe eshte paraqitja figurative teper e rralle e hyut Sabas, eshte me permasa me te vogla figura atletike e Hermesit, i cili ne doren e djathte mban skeptrin e tij, te quajtur kerykeon. Ne anen e majte duket figura e pemes se jetes e qarkuar nga gjarperi, me korbin dhe me nje figure femerore, qe gjithashtu ka ne koke nje kapele frigjiane.

Ka shume mundesi qe kjo figure femerore te paraqese hyjneshen e pjellorise Cera, ose Persefona. Ne anen e djathte eshte nje figure femerore me e vogel e veshur me kiton. Pastaj, te shperndara haronikisht ne te gjithe siperfaqen e relievit, jane figura breshke, zvarraniku, mjellme, frutash te ndryshme, nje kantar, amfore me dy vegje te larta, si dhe disa instrumente, mesa duket me rendesi ne ritual.

Pjesa e siperme e ikones perbehet nga dy figura njerezore, nga figura femerore e Artemisit me gjysmehenen rreth e qark kokes dhe figura mashkullore e Apolonit me rrezet e Diellit ne koke. Anash tyre jane figurat e dy kuajve me rendesi mitologjike ne ritualin e Sabasit. Kurse ne maje te ikones eshte figura simbolike e nje dore te djathte e ngritur me dy gishta perpjete. Pershkrimi i pllakes votive nuk eshte shterues. Kuptimshmeria e kesaj ikonografie eshte gati ne terr dhe nuk mund te shpjegohet plotesisht.

Cfare dihet deri me sot per Kultin e Hyut Sabas?

Dihet se origjina e tij eshte Thrakia dhe Sabasi, ose Sabaios eshte nje fare Dionisi thrak. Dionisi eshte hyu i gezimit te jetes, i vreshtave, i veres dhe defrimeve rituale. Ky Sabaios-Dionis ka pasur nje ndikim shume te madh ne Gadishullin e Ballkanit, ne Thraki dhe sidomos ne trojet e Ilirise se Jugut dhe ne Epir. Pllaka votive eshte paraqitja ikonografike me e qarte e Hyut Sabas ne rrafsh evropian. Nuk dime saktesisht ritualin edhe formulat ceremoniale te kultit te Sabasit dhe eshte teper e veshtire te rindertojme te verteten.

Po cfare kuptimi etimologjik ka fjala Sabas? Autoret antike japin disa te dhena interesante. Keshtu Amian Marcelini, qe ka jetuar ndermjet viteve 332 dhe 335 pas Krishtit ne Antioki te Sirise dhe me pas ka sherbyer ne ushtri ne kohen e perandorit Kostandini ll i Bizantit, kurse ne vitin 378 u vendos ne rome, ku shkroi nje histori te madhe te Romes me 31 libra, flet midis te tjerave edhe per nje perandor te Romes me origjine ilire te quajtur Valenti, te cilin kundershtaret e quanin me perbuzje Sabari.

Pse?

Sepse, sipas ketij historiani, ky perandor ilir pinte dhe ishte gjithmone i dehur nga pija e quajtur Sabaja, nje lloj birre e lashte, qe behej nga fermentimi i elbit dhe grurit, dhe qe perdorej si pije kombetare tek iliret. A ka lidhje kuptimore midis emrit te hyut Sabas dhe emrit te birres Sabaja?

Afersia e te shkruarit midis dy emrave eshte kaq e madhe saqe nuk duhet mohuar nje lidhje midis tyre. Nga nje pikepamje tjeter dihet qe Dionisi mbahet si shpikes i veres se rrushit dhe si hyu i te dehurit. Mos valle procesi i dehjes me birren Sabaja ka krijuar edhe emrin e huyt Sabas? Apo ndoshta vete emri i tij ka emertuar pijen Sabaja?

Por ceshtja eshte me e nderlikuar. Kulti i Sabasit ka qene i perhapur tek iliret. Jane pikerisht ata qe kane shpikur pijen Sabaja. Ky kult i Sabasit jetoi dhe vdiq ne mjedisin e ilireve. Iliret keshtu jane bartes origjinale te ketij kulti. Natyrisht jo vetem iliret por edhe thrakasit.

Ky kult i Sabasit ka konkuruar ne shekujt ll- lll pas Krishtit kultin e Orfeut te krishterizuar, kultin e Heliosit gjithashtu te krishterizuar dhe kultin e hyut persian Mitra. Te gjithe keto kulte kane konkuruar me kultin e Jezu Krishtit. Dihet qe pas shekullit lV pas Krishtit feja e krishtere triumfon perfundimisht mbi tere kultet konkurente.

Dijetari i shquar shqiptar Zef Mirdita ka hulumtuar per kultin e Sabasit ne trojet ilire, respektivisht ato dardane. Ai ka dokumentuar si shkruhet emri i ketij hyu ne monumente arkeologjike ne greqisht dhe ne latinisht. Pervec formes Sabasi ose Sabasios takohet dhe forma Sabazius, madje dhe Zabazius si psh ne Afriken Veriore. Dr.Mirdita mendon se ky Hy eshte parapelqyer nga iliret.

Ai citon dijetarin R.Tellman qe mendon se emri i hyut eshte me origjine frigase dhe rrjedh nga klithma "enoi saboi" qe do te thpte mburrje, krenari ose shkathtesi. Mitologet e medhenj si M.Micrea dhe F.Cumon kane ndjekur misteret e Sabasit ne traditat hebraike dhe kerkojne te gjejne tek etimologjia e Zotit te ushtrve te psallmeve biblike, te quajtur Jahve Zebaoth dicka te lidhur me emrine Sabasit, gje qe gjen mbeshtetje edhe ne perkthimin e quajtur "Septuaginta" ne greqisht ku Jahve Zebaoth perkthehet Kirios Zabasios. Afersite midis fjaleve jane te medha.

Shkencetari italian G. Bonfante e identifikon Sabasin me Dionis Liberin, ose Eleutherosin. Origjina e Sabasit mendohet se eshte Trakia. Thrakasit te afert gjuhesisht me iliret e quanin Dionisin Sabasios. Natyra e ketij kulti eshte sinkretike. Ky kult ka qene perdorur dhe si si pajtor per lindjen e shendetshme te grave. Paraqitja totemistike e Sabasit eshte bere dhe ne formen e Luanit por ne shumicen e rasteve te Gjarprit.

Keshtu mbyllet epoka e kulteve gnostike te Krishterimit te Hershem per t'ia lene vendin sundimit zyrtar te krishterimit. Eshte fat qe Shqiperia ka dy monumente te rendesishme te kultit te Sabasit. Si dora virtuoze ne bronz, ashtu dhe ikona votive ne bronz kushtuar Sabasit juane referenca me vlera te medha ikonografikete ketij kulti tashme te harruar dhe te vdekur. Ikona prej bronzi e Sabasit te kujton arketipin me te hershem te ikonave me te mevonshme bizantine te krishtere.

Mund te themi se kjo ikone bronzi e Sabasit eshte me e vjetra e gjithe ikonave te Shqiperise, qe ka celur traditen e ikonave te pikturuara ne dru te krishterimit te mevonshem. Kjo ikone e stermotshme e Sabasit eshte absolutisht e vetmja ne llojin e vet ne Shqiperi. Koncepti kompozicional i ikones ne bronz eshte nje mrekulli me vete. Aty jane te gershetuara dy bote, bota e poshtme e vdekjes, qe perfaqesohet nga Hermesi qe i con shpirtrat ne boten e Hadit dhe bota kozmogonike e ameshimit, qe perfaqesohet nga hyjnesha e Henes dhe hyu i Diellit.

Figura e Artemisit ne pjesen e siperme te ikones eshte shume e rendesishme sepse mban ne doren e majte nje skepter qe ka pjesen e siperme figuren simbolike te dores se djathte me dy gishtat e ngritur perpjete. Po pse e mban nje hyjneshe femer lart kete simbol? Vete hyu Sabas, ashtu si Artemisi , mban lart me doren e majte gjithashtu nje skepter. Hyu Sabas eshte parimi mashkullor kurse hyjnesha Artemise eshte parimi femeror dhe se bashku perbejne universin kozmogonik te botes.

Druri i jetes, i qarkuar nga gjarpri si simbol ktonik i parapelqyer nga iliret, eshte gjithashtu nje simbolike me vete, kurse figurat zoomorfe te breshkes, mjellmes, zvarranikut apo dhe te kuajve dhe te korbit, perfaqesojne simboliken e nje zodiaku apo te nje tregimi fabulor simbolik, te cilit sot nuk ia dime kuptimin. Gjithsesi tere ikonografia komplekse e kultit te Sabasit eshte nje sistem i nderlikuar simbolesh, qe sot eshnje te e veshtire te deshifrohen.

Dikur poeti gjenial francez Artur Rembo krijoi nje lexim te ri, deshifrimin e zanoreve, duke gjetur per secilen nje perkatesi imazhesh dhe strukturash pikturike. Ky eksperiment i Rembose beri nje buje te jashtezakonshme. Une po e percjell kete shembull te lexuesi per te bere te mundur nje lexim te ri te ikones ne bronz te Sabasit. Vetekuptohet qe shekujt kane erresuar shume detaje dhe hollesi, kane fosilizuar kuptimet, gjestet dhe formulat poetike e ritualeske.

Nga ikona del qarte se kulti i Sabasit, duke pasur si kryesor vete Sabasin, ka edhe kater ose pese hyjni te tjerapagane ne funksion te tij, se bashku perbejne bashkesine e kultit. Figurat antropomorfe te hyjnive jane te besueshme edhe sipas antropomorfizmit klasik dhe helenistik.Gershetimi midis botes se poshtme dhe botes se siperme te amashimit eshte gjithashtu nje konstrukt semiotik i shumefishte i mitit. Nderkohe mbeten per t'u shpjeguar disa gjera.

Fjala vjen pse hyu Sabas mban kapelen karakteristike frigjiane, si shenje dalluese nga hyjnite e tjera greke apo romake? Pse eshte i nevojshem ky dallim? Dihet qe iliret ne ate kohe ishin ne strukturen perandorake romake. Pse e kane parapelqyer Sabasin me kapele frigjiane? Kjo ka nje kuptim te mevehtesise dhe te vecimit.

Gjithashtu me interes te madh eshte fakti qe kembet e Sabasit mbeshteten mbi koken e nje dashi me brire.Ky dash eshte nje lloj totemi dhe figure kryesore dhe rituale.Keshtu ne kultin e Mitras gjithmone hyu Mitra paraqitet duke therrur nje dem si fli ne pergjigje te thirrjes se nje Apoloni per t'i sperkatur me gjakun e demit ritualistet e bashkesise fetare.

Nese Mitra kishte demin si fli te shenjte, ndoshta Sabasi ka pasur dashin si fli te shenjte. Nga figurat e totemizmit nuk arriti te shpetoje as kulti i Jezu Krishtit. Dihet se ne ikonografine e Krishterimit te Hershem Jezu Krishti eshte paraqitur shpesh ne formen e nje qingji, sipas percaktimit Agnus Dei, d.m.th. qingji i Zotit. Tani dua te shtoj dicka per kultin e dores. Pse adhurohej dora ne bronz e Sabasit?

Pse pikerisht dora dhe jo ndonje fytyre tjeter? Dihet se dora ne vetvete eshte dicka e nderlikuar dhe skulpturore, eshte ajo qe prek dhe transmeton prekjen te te tjeret. Jo me kot dhe sot prifterinjte bekojne duke prekur me gishtat e dores.Dora e Sabasit eshte simboli i tere hyut Sabas. Kjo dore eshte simbol dhe i deshifrimit te fatit objekt zberthyes dhe misterioz te te gjitha fallxhoreve te botes.

Dora e Sabasit eshte keshtu edhe njehere nje bote kuptimesh teper te gjalla dikur dhe tashme te vdekura. Ja pra si nga nje dore prej bronzi ne mund te rindertojme dicka esenciale te shekujve qe nuk jane me.

Nga Dr.Moikom Zeqo
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi