Letra e Imam Aliut (pqmt) shkruar njërit prej bijve të tij
Faqja 1 e 1

Letra e Imam Aliut (pqmt) shkruar njërit prej bijve të tij, gjatë kthimit nga beteja e Siffinit
Nga babai që së shpejti do të vdesë, që i ka pranuar dhimbjet e kohës, ka hequr dorë nga jeta, u është bindur vështirësive, i ka kuptuar të ligat e kësaj bote dhe jeton në shtëpinë e të vdekurve prej ku ka për t`u nisur një ditë... të birit, që përpiqet për të paarritshmen, që hapëron rrugës së atyre q`u zhdukën, që është viktimë e të ligave, skllav i botës, tregtar i mirazheve të saj, i burgosur i vdekshmërisë, aleat i mërzisë, fqi i vuajtjeve, viktimë e tollovisë, i munduri nga dëshirat dhe trashëguesi i të vdekurve...
Dije se ajo që kam mësuar nga largimi i botës prej meje, nga sulmet e kohës dhe nga afrimi i amshimit gjithë më pranë, më mjaftoi për të menduar vetëm për veten time dhe për askë tjetër. Kur u morra veç me problemet e mia duke i lënë punët e të tjerëve mënjanë, mendja ime më shpëtoi dhe më mbrojti nga dëshirat. M`i qartësoi çështjet e mia dhe më bëri serioz sepse e pashë që në të nuk kishte gënjeshtër por vetëm të vërteta të paprekura prej saj.
Atë çast, ty të pashë si copë e imja dhe madje si gjithë vetja ime, aq sa sikur diçka të të ngjante ty, do ishte njësoj si të më ngjante mua dhe sikur ty të të vinte vdekja, do ishte njësoj sikur të vinte tek unë. Atë çast, problemet e tua u bënë edhe problemet e mia. Andaj ta kam shkruar këtë këshillë si një ndihmues, pa dallim në do mbes gjallë unë ose do vdes që tani.
Të këshilloj biri im, t`i druhesh Zotit, t`u bindesh urdhrave të Tij, ta ushqesh zemrën duke e kujtuar dhe të mos humbasësh shpresë nga Ai. Nuk ka lidhje më të fortë se ajo që është mes teje dhe Zotit, përderisa ti kapesh për të. Ngjalle zemrën tënde me këshilla, vrite me vetëmohim, jepi fuqi me besim, ndriçoje me urtësi, përbuze duke ia përkujtuar vdekjen, bëje ta besojë vdekshmërinë, bëje t`i shohë të ligat e kësaj bote e ta ketë frikë fuqinë e kohës dhe ndryshimet që i sjell kalimi i netëve dhe i ditëve!
Rrëfeja ngjarjet e popujve të kaluar, kujtoi gjërat që u ndodhën atyre që ishin para teje dhe shëtitu në qytetet e tyre të shkatërruara! Pastaj shih se ç`patën bërë, prej ç`gjërash u ndanë dhe ku u nisën për të qëndruar! Do të shohësh se ata u ndanë nga miqtë e tyre dhe mbetën vetëm. Shumë shpejt edhe ti do të jesh njëri prej tyre. Andaj mendo për vendqëndrimin tënd dhe mos e shit amshimin për këtë botë!
Mos diskuto për gjërat që s`i di dhe mos fol për atë që s`ka të bëjë me ty! Largohu nga rruga ku mund të devijosh, sepse kujdesi në rastet kur ka frikë nga devijimi është më mirë se të zbarkosh mbi rreziqe. Këshilloi njerëzit të bëjnë mirë që edhe ti të jesh nga të mirët! Pengoi të tjerët nga e keqja me veprat e tua dhe me fjalët dhe qëndro aq sa të mundesh, larg prej njerëzve që bëjnë keq! Përpiqu për hir të Zotit siç e meriton Ai dhe mos lejo që fjalët e njerëzve të të kthejnë nga kjo rrugë! Hidhu në rreziqe për hir të drejtësisë kudo që të jetë ajo! Mësoje ligjin fetar! Mësohu t`i durosh vështirësitë sepse virtyti më i mirë është durimi për një çështje të drejtë.
Në të gjitha çështjet, dorëzoja veten tënde Zotit, sepse me këtë, do t`i dorëzohesh një strehe të sigurt dhe një mbrojtësi të fuqishëm. Duhet të kërkosh vetëm nga Zoti yt sepse në duart e Tija është dhënia dhe mohimi. Kërkoje të mirën prej Tij me aq sa mundesh! Kuptoje këshillën time dhe mos u ndaj prej saj sepse gjëja më e mirë është ajo prej të cilës ke dobi. Dije se nuk ka të mirë në diturinë që s`të sjell dobi dhe se nuk arsyetohet kërkimi i saj po t`të mos vyejë për diçka.
Biri im, kur e pashë se u bëra i thyer në moshë dhe se forcat e mia po humbeshin, u nguta me porosinë time dhe i shkrova pikat më të rëndësishme për ty, me frikën se vdekja mund të më merrte pa ta shpalosur atë që është në zemrën time dhe se mendja mund të më dobësohej njësoj si trupi. Dhe pata frikë se fuqia e dëshirave dhe të ligat e kësaj bote mund të të sundonin si një deve kokëfortë.
Sepsa pa dyshim, zemra e një të riu është si toka e papunuar që pranon çdo farë që hidhet në të. Andaj u nguta të të jepja formë ashtu si duhet, para se të bëhej gur zemra jote dhe para se të të mbushej koka me mendime, që të mund t`i pranoje me mendjen tënde përvojat e të tjerëve dhe të shpëtoje nga përjetimi i tyre nga e para. Në këtë mënyrë, do të shmangesh nga vështirësitë e kërkimit të tyre dhe nga dhimbjet e përjetimit. Me këtë, ti do ta dish atë që ne e përjetuam dhe madje edhe ato gjëra që syri ynë, mbase s`i ka parë.
Biri im, ndonse s`kam jetuar në kohën e atyre që erdhën para meje, unë i kam përsiatur sjelljet e tyre dhe kam menduar për jetën që kanë bërë. Kam ecur nëpër mbeturinat që lanë pas sikur të isha njëri prej tyre. Në të vërtetë, në ato çështje që i kam zbuluar, ndjehem sikur të kem jetuar me ta nga i pari deri tek i fundmi. Andaj kam mësuar ta ndaj të fëlliqurën nga e pastra dhe dëmin nga dobia.
Për ty i kam përzgjedhur këto çështje, i kam mbledhur pikat më të rëndësishme dhe i kam lënë mënjanë ato të panevojshmet. Ngaqë për punët e tua e ndjej atë që një baba i gjallë duhet ta ndjejë dhe kam për qëllim të të edukoj, mendova që kjo të ishte në një kohë kur ti po përparon në moshë, je i ri në faqe të botës, ke qëllime të drejta dhe një zemër të pastër. Mendova të filloja me të mësuarit dhe me komentimin e Librit të Zotit, të cilit i takon Fuqia dhe Madhështia, me ligjet e Islamit dhe urdhrat e tij dhe me gjërat e lejuara e të ndaluara. Nuk desha të shkoja përtej kësaj por pata frikë se mund të gaboheshe si shumë njerëz përpara teje që u gabuan për hir të dëshirave dhe mendimeve të tyre. Andaj ndonse nuk doja të të shkruaja kaq shumë, mendova se është më mirë ta siguroja pozitën tënde sesa të të lija rrëzë shkatërrimit. Shpresova se Zoti do t`të ndihmonte në drejtësinë tënde dhe do t`të udhëzonte në vendosmerinë që ke. Andaj e shkrova këtë copë porosie për ty.
Dije biri im, se gjëja e parë që do të doja ta mësosh nga kjo porosi është që ta kesh droje Zotin, të kufizohesh në gjërat që Ai t`i ka bërë obligim dhe t`i ndjekësh gjurmët e stërgjyshërve të tu dhe të virtytshmive në familjen tënde, sepse ata kurrë nuk ishin të paaftë ta shohin për vete atë që ti e sheh për ty dhe vepruan në punët e tyre ashtu si do veproje ti për punët e tua. Të menduarit e tyre i bëri që t`i kryenin obligimet që i dinin dhe të largoheshin nga ajo që nuk u kërkohej. Nëse zemra jote nuk e kupton këtë pa fituar dituri, siç fituan ata, atëherë kërkimi yt duhet të jetë ai i të kuptuarit e mësimit dhe jo ai i dyshimeve dhe diskutimeve pa vend.
Dhe para se të nisesh në këtë rrugë, kërko ndihmë nga Zoti yt dhe kthehu drejt Tij për t`i kërkuar fuqi dhe mbrojtje nga ajo që të vë në dyshim dhe nga ajo që të çon larg udhëzimit! Kur të jesh i sigurt se e ke zemrën të pastër e modeste, se mendimet e tua janë të bashkuara në një pikë dhe se ke një mendim të vetëm mbi këtë çështje, atëherë shihe atë që ta kam shpjeguar. Por nëse s`e ke arritur atë paqe të mendimit që do të dëshiroje ta kishe, dije se je duke hapëruar mbi dhé si një deve e verbër dhe je duke rrënë në errësirë ndonse një kërkues i besimit nuk duhet të futet në terr dhe nuk duhet të gabohet. Është më mirë t`i shmangesh kësaj.
Dija vlerën kësaj këshille, biri im dhe dije mirë se Ai që është i Zoti i vdekjes është edhe i Zoti i jetës. Dije se Krijuesi është ai që e sjell vdekjen, Ai që shkatërron është rindërtuesi i jetës dhe Ai q`e sjell sëmundjen është njëherit `dhe shëruesi. Kjo botë vazhdon ashtu si e ka krijuar Zoti, me kënaqësitë e saj, me sfidat, me shpërblimin në Ditën e Gjykimit dhe me gjithçka që Ai ka dëshiruar dhe ti nuk e di. Nëse ndonjë pjesë e kësaj porosie është e paqartë për ty, kjo është për shkak të padijes tënde sepse ti linde pa dituri dhe pastaj e fitove atë. Ka shumë gjëra që nuk i di dhe që arrin t`i kuptosh vetëm pasi t`i ketë kapur vështrimi yt. Andaj lidhu për Atë që të krijoi, të ushqeu e të vuri në rend. Adhurimi yt duhet të jetë për Të, qëllimi yt duhet të jetë Ai dhe frika jote gjithashtu.
Dije biri im, se askush nuk morri porosi nga Zoti i Madhëruar, siç morri i Dërguari (paqja qoftë mbi të dhe mbi pasardhësit e tij). Andaj shihe atë si pararendësin tënd dhe udhëheqësin drejt qëllimit. Pa dyshim, unë do të bëj gjithë ç`mundem për të të këshilluar dhe jam i sigurt se ti, edhe po të doje, nuk mund ta kuptoje gjendjen tënde aq mirë sa unë tani.
Dije biri im, se sikur të kishe të barabartë me Zotin tënd, edhe të dërguarit e tyre do të vinin dhe ti do t`i shihje shenjat e fuqisë së tyre dhe do t`ua dije cilësitë. Por Ai është Zoti i Vetëm, ashtu siç e ka përshkruar Veten. Askush nuk mund të gjykojë mbi fuqinë e Tij. Ai ka qenë përgjithmonë dhe përjetësisht do të jetë. Ai ishte para të gjitha gjërave, pa një fillim. Ai do të mbetet pas gjithçkaje, pa fund.Ai është tepër i madh që të jetë e kapshme Hyjnia e Tij për mendjen e për syrin. Kur ta kesh kuptuar këtë, duhet ta bësh atë që do ta bënte një njeri me një pozitë të ulët si ti, i cili s`ka fuqi, është i paaftë dhe ka nëvojë për Zotin e tij, duke e patur droje dënimi dhe duke e kuptuar zemërimin e Tij. Sepse Ai, s`të urdhëron tjetër veçse virtyte dhe s`të ndalon nga tjetër gjë përveç të keqes.
Biri im, të kam rrëfyer për botën, për gjendjen e saj e për kalueshmërinë dhe të kam folur njësoj edhe për amshimin dhe për atë që i pret njerëzit e asaj bote. Të flas me krahasime që të mund të nxjerrësh mësime dhe të veprosh sipas tyre. Shembulli i atyre që e kanë kuptuar botën është si shembulli i udhëtarëve, që të mërzitur nga një vend i shkretë, marrin rrugë drejt një vendi me gjelbërim. Ata i durojnë vështirësitë e rrugës, ndarjen nga miqtë, vuajtjet e një udhëtimi dhe mungesën e ushqimit vetëm që të mund të arrijnë në fushat e begatisë dhe të vendqëndrimit të përhershëm. Kjo është arsyeja përse nuk ndjejnë dhimbje dhe kurrë nuk u duket e kotë gjithë përpjekja që kanë dhënë. Asgjë s`është më e dashur për ta sesa ajo që i afron drejt qëllimit dhe që i bart drejt vendqëndrimit. Përkundër kësaj i ke edhe ata që janë të mashtruar nga kjo botë, shembulli i të cilëve është i ngjashëm me njeriun që mërzitet nga toka plot gjelbërim dhe niset drejt shkretëtirës. Për të, asgjë s`është më e urryer dhe e shëmtuar sesa largimi prej vendit të tij në një vend, drejt të cilit do të nisej një ditë dhe do ta arrinte pa dyshim.
Biri im, bëje veten tënde një peshore mes teje dhe të tjerëve! Duhet ta dëshirosh për tjetrin atë që ia dëshiron vetes dhe ta urresh për të, atë që s`do ta doje për veten tënde. Mos e shtyp askë siç nuk do të doje të ishe i shtypur! Bëju mirë të tjerëve njësoj siç do të doje të të bënin mirë! Konsidero të keqe për të tjerët atë që do t`të dukej e keqe për veten tënde! Pranoje nga të tjerët atë që do kishe dashur të pranohej prej teje! Mos fol për atë që s`e di ndonse ajo që di mund të jetë shumë pak! Mos ua thuaj të tjerëve atë, që s`do të doje të të thuhej ty!
Dije se pëlqimi i vetes është e kundërta e virtyteve dhe është një shqetësim për mendjen. Andaj rriti përpjekjet e tua dhe mos u bëj mbledhës i asaj që të tjerët do ta trashëgojnë! Kur të jesh udhëzuar në rrugën e drejtë, bëhu modest përpara Zotit!
Dije se përpara teje qëndron një luginë e pakalueshme, ku për atë me ngarkesë të vogël do të jetë më mirë se për atë q`është i ngarkuar dhe për njeriun me hap të ngutur do të jetë më mirë se për atë që hapëron ngadalë. Ndalesa në anën tjetër të këtj kalimi do të jetë domosdo Parajsa ose Ferri. Andaj njoftohu para se të zbarkosh dhe përgatite vendin para se të zbresësh në të, sepse pas vdekjes s`do të ketë më kohë për përgatitje dhe as kthim në këtë botë.
Dije se Ai që i posedon pasuritë e qiejve dhe të tokës të ka lejuar t`i lutesh dhe të ka premtuar pranimin e lutjes. Ai të ka urdhëruar që të kërkosh prej Tij, që të të japë dhe ta lusësh për mëshirë, që të të mëshirojë. Ai s`ka vendosur gjë mes teje dhe Atij që do ta fshihte prej teje. Ai s`të ka kërkuar ndërmjetës kur t`i drejtohesh dhe nëse gabon, s`të ka penguar të pendohesh. Ai nuk ngutet në dënim. Ai nuk tallet me pendimin tënd dhe as të përbuz kur e meriton përbuzjen. Nuk është i ashpër në pranimin e pendimeve. Nuk të pyet me ashpërsi për mëkatet e tua dhe nuk të bën të dëshpërohesh nga mëshira e Tij. Përkundrazi, e pranon largimin nga mëkatet si një virtyt. E llogarit çdo mëkat si një të vetëm dhe çdo virtyt sa dhjetëfishi i tij.
Ai i ka hapur për ty dyert e pendimin. Andaj të dëgjon kurdo që ta thërrasësh dhe e di përshpërimën tënde kurdo që t`i përshpërisësh. Hapi përpara Tij nevojat e tua, shpalose veten tënde, ankoju Atij për mërzinë që ke, lutju për të t`i hequr hallet, kërko ndihmë në punët e tua dhe kërkoje nga thesaret e Madhështisë së Tij atë, që askush tjetër s`mund të ta japë: jetën e gjatë, trupin e shëndoshë dhe begatinë. Ai i ka lënë në duart e tua çelësat e thesareve të Tij duke të treguar si t`i kërkosh.
Andaj, kurdo që të dëshirosh, hapi dyert e mëshirës së Tij me lutje dhe lëre të bjerrë mbi ty shiu i begatisë. Mos të të mërzisë vonesa në pranimin e lutjes sepse lutja pranohet sipas thellësisë së qëllimit tënd. Ndonjëherë pranimi i lutjes vonohet që të mund të jetë për lutësin arsye e një begatie shumë më të madhe nga ç`ka kërkuar. Ndonjëherë kërkon diçka dhe një gjë më e mirë se ajo të jepet më vonë ose diçka merret prej teje për të mirën tënde sepse shumë shpesh, mund të kërkosh diçka, që sikur të të jepej do ta shkatërronte besimin tënd. Andaj lutja jote duhet të jetë për gjëra, bukuria e të cilave është e përjetshme dhe ngarkesa e të cilave nuk të mundon. Sepse pasuria kurrë nuk të zgjat aq sa dëshiron dhe ti s`jeton dot mjaft për ta shijuar.
Biri im, dije se je krijuar për botën tjetër dhe jo për këtë, je krijuar për shkatërrim dhe jo për të qenë i përjetshëm, je krijuar për të vdekur dhe jo për të jetuar përgjithmonë. Ti je në një vend që s`të takon dhe në një shtëpi ku duhet të përgatitesh dhe nga duhet të kalosh në botën tjetër. Nga pas të ndjek vdekja prej të cilës nuk mund të largohet ai që ik sepse pa dyshim, do ta arrijë një ditë. Andaj ki kujdes mos t`të arrijë në një kohë kur je i fundosur në mëkate dhe kur mendon gjithë kohës të pendohesh por s`e bën dot. Kështu vetëm do ta shkatërroje veten tënde.
Biri im, kujtoje vdekjen dhe vendin ku duhet të shkosh pas saj, që kur të të vijë, të jesh i gatshëm dhe mos kapesh në befasi. Ki kujdes të mos mashtrohesh nga dashuria e njerëzve për këtë botë dhe nga përpjekja e tyre për të. Zoti të ka paralajmëruar dhe vetë bota të ka rrëfyer për cilësitë e saja vrasëse duke ta zbuluar atë tis që e mbulon.
Pa dyshim, ata që vrapojnë pas botës janë si qentë që lehin dhe si bisha të egra që e urrejnë njëra-tjetrën. Të fuqishmit prej tyre e hanë të dobëtin dhe të mëdhenjtë i shkelin ata që janë të vegjël. Disa janë si kafshë e lidhur dhe disa si kopeja e liruar që endet pa e ditur rrugën. Janë bagëtia e gjëmave që endet luginave të pjerrëta. Nuk kanë një bari që t`i ndalojë as dikë që t`i çojë të kullosin. Bota i ka sjellë në shtigjet e verbërisë dhe e ka marrë nga sytë e tyre dritën e udhëzimit. Andaj janë të humbur në egërsinë e saj dhe të fundosur në kënaqësitë që ua fal. Ata e pranuan botën si perëndi dhe ajo luajti me ta. Edhe ata u argëtuan, derisa e harruan atë që qëndron përtej.
Errësira po zhduket dalngadalë. Është sikur udhëtarët të kenë ndaluar dhe sikur ata që u ngutën kanë për t`u takuar së shpejti. Dije biri im, se çdonjëri që kalëron mbi shpinë të netëve e të ditëve, do të bartet prej tyre ndonse s`lëviz dhe do t`i kalojë largësitë ndonse rri ulur dhe pushon.
Dije se nuk mund t`i plotësosh dëshirat e tua dhe nuk mund ta tejakalosh jetëgjatësinë që të është caktuar. Ti je në rrugën e atyre që erdhën para teje. Andaj bëhu modest në kërkesa dhe mesatar në shpenzime sepse shumë shpesh kërkesa e tepërt çon në mohim. Çdo kërkues nuk e merr atë që kërkon dhe çdo njeriu modest s`i mohohet begatia. Largohu nga çdo gjë e ligë ndonse mund të të çojë drejt qëllimit tënd, sepse nuk mund ta kompenzosh nderin që e humb. Mos u bëj skllav i askujt tjetër sepse Zoti të ka krijuar të lirë! Nuk ka të mirë në të mirën e arritur me të liga, njësoj siç nuk ka të mirë në rehatinë e fituar me rrugë të padrejta.
Ki kujdes të mos jesh nga të pangopurit sepse kjo do t`të çojë në burimet e shkatërrimit. Në ke mundësi të mos vendosësh ndonjë të pasur mes teje dhe Zotit, bëje atë, sepse sido që të jetë, ti do ta gjesh atë që është për ty dhe do ta marrësh pjesën tënde. E pakta që vjen nga Zoti i Madhëruar është më e vlefshme se ajo që është më tepër por të jepet nga krijesat e Tija, ndonse në fund të fundit, Atij i takon gjithçka.
Është më lehtë ta rikthesh atë që të shpëton në heshtjen tënde sesa ta kthesh prapa atë që e humb duke folur. Ajo që është në enë, mund të ruhet vetëm kur t`ia mbyllësh kapakun. Do t`të këshilloja ta ruash atë që ke në dorën tënde në vend që ta kërkosh atë që e kanë të tjerët. Dhimbja e dëshpërimit është më mirë sesa të kërkosh nga të tjerët... Puna e ndershme është më e mirë se pasuria e të ligëve... Njeriu është mbrojtësi më i mirë i të fshehtave të veta... Shumë shpesh dikush përpiqet për diçka që do ta shkatërrojë... Ai që flet shumë, flet gabim... Ai që përsiat, kupton... Shoqërohu me të virtytshmit që të jesh njëri prej tyre! Largohu nga të ligët dhe do të jesh në siguri! Ushqimi më i keq është ai i ndaluari... Shtypja më e keqe është kur e shtyp të dobëtin...
Aty ku butësia s`ka vend, dhuna quhet butësi... Shumë shpesh shërimi është sëmundje dhe sëmundja shërim... Shumë shpesh, keqdashësi të këshillon drejt kurse ai që ta do të mirën të dëmton... Mos u lidh për shpresat afatgjata sepse shpresa është mbështetja e mendjelehtëve! Urtësi, është t`i kujtosh përvojat e tua dhe më e mira e përvojave është ajo që të jep një mësim...
Përdore kohën e lirë përpara se të kthehet në pendim! Dije se çdo kërkues nuk gjen dhe nuk kthehet secili që merr rrugë... Ti humbësh të mirat dhe të fitosh të liga për Ditën e Gjykimit është shkatërrim... Çdo punë sjell një pasojë... Ajo që është për ty do t`të arrijë pa dyshim... Tregtari përherë rrezikon. Shumë shpesh një sasi e vogël është më mirë se të kesh shumë... S`ka të mirë në ndihmuesin që të turpëron para të tjerëve dhe në shokun e dyshimtë... Përshtatju botës derisa është në duart e tua! Mos hidh diçka në rrezik për të fituar më shumë se ajo! Ki kujdes mos të të mundë ndjenja e armiqësisë!
Kur vëllai yt të jetë i pakujdesshëm për vëllazërinë, ti ji i lidhur për të! Kur të largohet prej teje bëhu i sjellshëm dhe tërhiqe drejt vetes! Kur ai të jetë koprrac para teje, ti shpenzo për të! Kur të largohet, afroju pranë! Kur të jetë i ashpër, bëhu i butë dhe kur të gabojë, mendo aq shumë për arsyetimin që mund ta ketë, sikur të ishe skllav i tij dhe sikur ai të ishte i zoti yt! Por ki kujdes që të mos gabosh me këtë sjellje dhe të mos e bësh me njeriun që s`e meriton. Mos u miqëso me armikun e mikut tënd sepse do ta humbësh mikun që ke! Thuaja të vërtetën vëllait, qoftë ajo e mirë ose e hidhur! Gëlltite zemërimin sepse s`kam parë gjë me fund më të bukur se kjo! Ji i butë me atë që është i ashpër ndaj teje sepse shumë shpejt edhe ai mund të sillet me butësi! Bëhu i mëshirshëm me armikun tënd sepse ky është më i ëmbli nga dy sukseset (nga ai i hakmarrjes dhe i të mëshiruarit).
Nëse ke ndërmend t`i ndërpresësh marrëdhëniet me një mik, lëri atij hapësirë që të mund t`i kthehet miqësisë një ditë, po të dojë. Nëse dikush ka një mendim të mirë për ty, vërtetoja atë! Mos ji i pakujdesshëm ndaj interesit të vëllait tënd sepse ai s`është vëllai yt sikur të mos ia mbrosh interesin! Familja jote nuk duhet të mjerohet për shkakun tënd. Mos ano nga ai që është larguar prej teje! Mos lejo që vëllai yt të jetë më i kujdesshëm se ti për vëllazërinë tuaj! Të mirat e tua duhet përherë të jenë më shumë se të ligat e tija ndaj teje. Mos u mërzit nëse të shtyp dikush, sepse ai i bën dëm vetes dhe ty vetëm të sjell dobi! Shpërblimi i atij që të kënaq, nuk duhet të jetë pakënaqësia prej teje...
Dije biri im se begatia është dy llojesh: begatia që ti e kërkon dhe begatia që të kërkon ty dhe që do t`të gjejë domosdo një ditë edhe sikur fare të mos i vihesh pas... Sa keq që është të jesh i bindur në kohë nevoje dhe pastaj i ashpër në pasuri... Nga kjo botë të duhet vetëm ajo që do ta zbukurojë vendqëndrimin tënd të përjetshëm... Nëse do qash për atë që e ke humbur, atëherë qaj edhe për atë që kurrë nuk e ke patur! Parashikoje atë që do të vijë nga gjërat që kanë ndodhur tashmë sepse rastet janë gjithmonë të ngjashme. Mos u bëj nga ata të cilëve nuk u vyen këshilla pa i dënuar me dhimbje, sepse të urtit kuptojnë nga mësimi kurse kafshët nga dhuna.
Mbrohu nga sulmi i mërzisë me vendosmëri në durim dhe me pastërti besimi! Ai q`e lë rrugën e mesit, e tepron përherë... Një mik është një lidhje dhe miku i vërtetë është ai, edhe mungesa e të cilit e vërteton miqësinë... Epshi është mik i vuajtjeve... Shumë shpesh të afërmit janë më larg se të larguarit dhe të largëtit janë më pranë se të afërmit e tu... I huaj është ai që nuk ka miq... Ai që e dhunon të drejtën, ia ngushton rrugën vetes... Ai që është i kënaqur me vendin e tij, i tillë do të mbetet... Lidhja më e fortë është ajo që ke me Zotin e Madhëruar... Ai që s`mërzitet për ty është armiku yt... Kur dëshira e pangopur është shkatërrim, mohimi i të kërkuarës është një arritje e madhe... Çdo gabim nuk korigjohet dhe çdo rast nuk përsëritet...
Shumë shpesh njeriu me dy sy e humb rrugën dhe i verbëri e gjen atë... Shtyje veprën e keqe për më vonë sepse do të kesh kohë për ta bërë, kur të duash... Pakujdesia e injorantit në miqësi është sa kujdesi i të urtit në të... Kushdo që të mendojë se është e sigurt bota, do të dëshpërohet. Kushdo që ta madhërojë atë, do poshtërsohet... Secili që gjuan nuk e gjen cakun... Kur të ndryshojë sundimi, ndryshojnë dhe kohët... Këshillohu me mikun para se të veprosh dhe me fqiun para se të blesh shtëpi! Ki kujdes të mos thuash diçka qesharake në fjalën tënde, ndonse mund të jetë përcjellje e fjalëve të një tjetri!
Mos u këshillo me gratë sepse mendimi i tyre është i dobët dhe vendosmëria e lëkundur! Mos i beso gruas një punë që është përtej aftësive të saja sepse gruaja është një lule dhe jo udhëheqëse. Mos e vlerëso më tepër nga ç`duhet! Mos e bëj të ndërmjetësojë për të tjerët dhe mos dysho vend e pa vend sepse kjo e çon një grua të mirë drejt të ligës dhe një të ndershme drejt devijimit!
Për secilin nga shërbetorët e tu cakto një punë për të cilën do të përgjigjet! Në këtë mënyrë, nuk do t`ia hedhin përgjegjësinë njeri-tjetrit. Nderoje farefisin tënd sepse ata janë krahët me të cilët fluturon, zanafilla ku kthehesh dhe dora me të cilën e sulmon armikun.
Për fund, e lë botën tënde dhe besimin në duart e Zotit dhe i lutem Atij që të ta falë të mirën në këtë botë dhe në tjetrën...

burdo65- 2
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi