EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteret e vrasjeve të yjeve të Hip Pop-it

Shko poshtë

Misteret e vrasjeve të yjeve të Hip Pop-it Empty Misteret e vrasjeve të yjeve të Hip Pop-it

Mesazh  gjilanasi 03.06.13 19:57

Misteret e vrasjeve të 10 yjeve të Hip Pop-it

Misteret e vrasjeve të yjeve të Hip Pop-it Foto-kryesore-300x298

Shumica e pop-starëve të vdekur herët mund të themi se tanimë flenë të qetë me të vdekurit e tjerë. Përvjetorët shërbejnë për të kujtuar këngët e tyre që rinovohen e përpunohen dhe rishiten sërish për kënaqësinë e atyre që janë në këtë botë. Në varret e tyre shpesh shihen dhurata të çuditshme e piktura prej grafiti. Yjet e saj janë personazhë nga më të ndryshëm, por ajo që e ka tronditur këtë zhanër janë vrasjet e mistershme të këngëtarëve të rrepit. Ku rasti më i famshëm është ai yllit Tupak Shakur

Legjenda Tupac

Ata që e njohën që në vogëli, e mbajnë mend atë në Majami si roje, si ndihmëskuzhinier në një pikë “McDonald’s”-i në Ohio dhe si shërbyes fetar në një bashkësi religjioze lokale në Luiziana. Për disa fanatikë të Hip Hop-it, prodhimtaria e tij në këtë fushë muzikore është për t’u përshëndetur dhe e paparë. I mallkuar për të jetuar gjithnjë në emigrim, ai akoma shet rregullisht albume, edhe pse ka dhjetë vjet që ka vdekur. Të fundit sa ishte gjallë e shiti pikërisht më 13 shtator 1996, pa mbajtur parasysh këtu një sasi të pamasë kolonash zanore për filma. Më parë, Tupac nxirrte në treg pesë CD dhe përjetonte 13 milionë kopje të shitura. Pas vdekjes, ky numër u pesëfishua.

Si ndodhi vrasja

Më 7 shtator 1996, Mike Tyson nxori nga ringu edhe një kundërshtar tjetër në Las Vegas. Prodhuesi i himnit të tij “Ërote the Glory”, Tupac Amaru Shakur, e la i gëzuar festën që kishte organizuar, e ra papritur viktimë e një grindjeje gangsterësh në Neë York, dhe e hipën në një makinë BMË që i përkiste grupit të Orlando Anderson, një gangster i përmasave jo të mëdha në metropolin amerikan. Makinën e drejtonte Suge Knight, menaxheri i tij mafioz dhe shef i firmës tashmë të falimentuar, “Death Roë”. Ndërsa i afroheshin kryqëzimit në East Flamingo/Koval Lane, përpara i del një “Cadillac”. Tre plumba prekën edhe Tupac dhe njëri qëlloi Knight. Të nesërmen, ishte e premte, 13 shtator, vdiq dhe figura kryesore e rrepit të zi dhe e muzikës së viteve nëntëdhjetë. Në mes të dekadës, fundi i së cilës solli më pas repera të tjerë të famshëm si: Lauryn Hill e Eminem, që rrëmbyen çmimet “Grammy”.

Tupac, lider i padiskutueshëm

Po e parë në qetësi, “i vdekuri” Tupac, gjithsesi akoma mbetet figura lider. Në Las Vegas, në Madame Tussaud, rrethuar nga shumë dëshmitarë e adhurues të Pop-kulturës së zezë: I mirënjohuri Jimi Hendrix, edhe ky i vdekur tashmë prej kohësh, si dhe i palëkunduri Stevie Ëonder. Tupac duket se ka marrë aty pozën më interesante, në një lutje të dëshpëruar. Ai mban për këtë akt një shami në kokë, zinxhirë e tatuazhe që i kombinon me pantallona të gjëra, shumë të gjëra. Një skulpturë shumë mbresëlënëse me një përzierje guximi e dhune, zgjuarsie nga ato të rrugës, kombinuar me fatalitet dhe urtësi prej njeriu të rrahur me halle.

Vrasja nuk u sqarua kurrë

Vrasja nuk u sqarua kurrë. Teoria e ushqyer nga rrethet e pop-it: artisti me emrin revolucionar inkas, ra viktimë e konfliktit Lindje -Perëndim. Qysh në vitin 1994, Tupac iu bashkëngjit një mbledhjeje të një grupi këngëtarësh në Neë York. Asokohe, edhe konkurrenti i tij “Notorious B.I.G.” luante një rol akoma të dorës së dytë. Ai në vitin 1996 u akuzua për vrasje e në vitin 1997 u qëllua për vdekje. Konkurrenca mes brigjeve lindore e atyre të Perëndimit vlerësohet nga dëshmitarët, gjithsesi, si një beteje e padëmshme, e krahasueshme me atë mes “Rolling Stones” për shembull, me “Beatles”. Një teori e dytë akuzon menaxherin e Tupac: Suge Knight në vitin 1994 kishte shpëtuar paq nga burgu, duke i premtuar atij (Tupac-ut) parajsën dhe shitjen e shumë albumeve, pra, kthimin në një mit të vërtetë. Edhe i dyshuari kryesor në këtë çështje, Orlando Anderson, që e rrahu Tupac pas përfundimit të ndeshjes së boksit që sqaruam në fillim të shkrimit, u qëllua më pas. Kështu që çdo gjë mbetet në kuadër të dyshimeve, por asnjë prej tyre nuk të çon në zgjidhjen e çështjes se kush e vrau Tupac dhe përse?

Miti i Tupac

Këto janë të fshehtat që do ta rrethojnë përgjithmonë me ç’duket mitin e Tupac, rolin e tij prej heroi, që ai më mirë se kushdo e përmbush me regjistrimet e disqet më të mira që ai la pas në ditët e fundit të jetës. Elvis çliroi shtresën e mesme të bardhë, por ai shihet tashmë si një legjendë shpesh komike që veshi dy kostume. Shtresa e zezë, e ulët amerikane, personifikohet më së miri nga askush tjetër, veçse Tupac. Nga solidariteti global, klonet e tij mbulojnë tashmë lagje të tëra problematike në botë. (Tirana Observer)

1 – Tupak Shakur

Një pasardhës i lëvizjes Pantera e Zezë, i lindur në New York, Tupak Shakur (emri i lindjes Lesane Parish Crooks) zhvilloi aftësitë e tij vokale në brendësi të Amerikës, duke parë dhe mësuar nga jeta urbane që ai përjetoi fillimisht në Harlem dhe Baltimor. Me performancën e tij në 1991 të 2Pacalypse Now, Shakur tregoi se ai mund të ishte eksplicit dhe karizmatik në të njëjtën kohë. Fama e tij shpejt çoi në një grabitje fatale të një studioje regjistrimi në Manhatan, në 1994. Incidenti përfundoi në një zënkë mes tij dhe ish mikut të tij Kristofer Uallas. Ka shumë supozime se kush e qëlloi me plumb Shakurin në kraharor, kur ai u largua nga grindja në Las Vegas më 7 Shtator të 1996 (ai vdiq një javë më vonë), por edhe pas 17 vitesh, vrasja ende nuk është zgjidhur.

2– Bigi Smolls (I famshmi B.I.G)

Aftësia e Kristofer Uallas për të lënë lagjen e tij Bruklin, tërhoqi vëmendjen e Sean Kombs, që vendosi ta bënte atë pjesë të studiove të tij Bad Boy. Ishte pikërisht në këtë studio ku Uallas u rrit shumë profesionalisht, duke marrë dhe emrin Bigi Smolls, dhe ku publikoi albumin e tij Ready to Die, në 1994. Por fama e tij u shua shpejt, pas vrasjes së kolegut të tij Tupak Shakur. Të shumtë ishin ata që spekulluan se Uallas ishte i përfshirë, edhe pse ai nuk u përfshi asnjëherë formalisht në këtë çështje. Duke dashur t’i jepte fund fjalëve të përhapura, Uallas shkoi në Los Angelos të promovonte albumin Life after Death. Atje ai u qëllua për vdekje, në moshën 24 – vjeçare. Hetimet e ndërmarra nuk nxorrën asnjëherë ndonjë të dyshuar, dhe departamenti i policisë në L. A, u akuzua për neglizhencë.

3 – Jam Master Jay

Edhe pse ishte mjaft i njohur për punën e tij me grupin Run – DMC, Jason Mizell u nda nga miqtë e tij Joey “Run” Simmons dhe Darryl “DMC” McDaniels. Në vitet 80’, bota mësoi për artin e manipulimit të zërave të Mizellit. Ishte ky stil unik që e lejoi atë të vazhdonte punën e tij në Hip Hop. Pasi nisi karrierën e tij, regjistrimet JMJ, në 1989, ai krijoi grupin Onyx dhe shumë të tjerë para se të ribashkohej me dy miqtë e tij Run – DMC për albumin final Croën Royal. Edhe pse Mizelli ishte i respektuar në industrinë muzikore, ai ishte ende një target. Në moshën 37 – vjeçare, ndërkohë që ai po regjistronte në studion e tij më 30 Tetor 2002, një sulmues qëlloi me armë duke e vrarë. Edhe pse njerëz të shumtë ishin në studio, askush nuk pranoi të kishte parë sulmuesin, dhe askush nuk është arrestuar për vrasjen.

4 – M-Bone

Montae Talbert nuk kishte një karrierë të gjatë hip hop–i. Në fakt, edhe pse ishte pjesë e grupit amerikan Cali Swag District, Talbert nuk bëri asnjë këngë duke ja lënë tekstet kolegëve të tij. Ai vendosi të bëhej pjesë e kërcimit, dhe vendosi të merrte disa nga lëvizjet dalluese të kërcimit të Dough Fresh, duke i ndryshuar në bazë të gjeneratës së re. Në 2009, ai mori famë botërore. Një hit i tij “Teach me how to Dougie” u bë aq i famshëm sa tërhoqi vëmendjen e Zonjës së Parë Michelle Obama, që i përfshiu lëvizjet në fitnesin e fëmijëve të saj. Por më 15 Maj të 2011, ndërkohë që ishte në makinë me një mikun e tij, një makinë tjetër u shfaq papritmas dhe qëlloi Talbertin, duke e vrarë në moshën 22–vjeçare. Policia nuk ka ende motiv për vrasjen, por thuhet se ata ishin xheloz për suksesin e tij.

5 – Scott La Rock

Scott “La Rock” ishte punonjës social, por natën punonte Dixhej. Me reputacionin që kishte, atij i duhej një rreper për të plotësuar aftësitë e tij. Rastësisht takoi Laurence “Krisna” Parker, një artist grafiti që qëndronte në strehëzën ku ai punonte. Ata formuan një grup të quajtur Scott La Rock dhe Celebriteti Tre. Më pas, së bashku me Derrick “D-Nice” Jones, ata formuan Produksionin Boogie Doën dhe nxorrën në 1987 Criminal Minded. Ata u bënë mjaft të njohur, por fama e tyre nuk zgjati shumë. Më 27 Gusht të 1987, ndërkohë që Sterling po përpiqej t’i jepte fund një zënke mes Jones dhe kundërshtarit të tij, ai u vra pranë studios ku punonte dhe vdiq disa orë më vonë. Në vitin në vijim, Cory Bayne dhe Kendall Newland u arrestuan për krimin, por duke qenë se nuk kishte dëshmitarë u lanë të lirë.

6 – Big L

Lamont Kolman u rrit në një zonë të njohur si “zona e rrezikut” për shkak të dhunës dhe trafikimit të kokainës. Ai përmirësoi aftësitë e tij në “betejat” rrep që zhvilloheshin në rrugë. Talenti i tij i ra në sy studiove Kolumbia Rekords, me të cilët nënshkroi një kontratë në 1992, ku dhe nxorri albumin solo Lifestylez ov da Poor & Dangerous, me emrin Big L. Fatkeqësisht hisoria e tij mbyllet aty. Ndërkohë që po regjistronte albumin pasues, dhe ishte në negociata për të nënshkruar një marrëveshje me Jay – Z, Kolman u vra në 1999, në moshën 24 – vjeçare, pasi u qëllua më shumë se një herë disa metra më larg vendit ku u rrit. Raportet spekuluan rreth faktit se sulmuesit e tij ose kërkonin hakmarrje ndaj vëllait të tij ose e ngatërruan atë me vëllain e tij. Gerard Udli u akuzua për vrasjen, por u la i lirë për mungesë provash.

7 – Magnolia Shorty

Në fillesat e tij, zyra e regjistrimeve Kesh Para dominohej nga meshkujt, përfshi dhe Lil Wayne dhe Juvenile, të cilët krijuan një muzikë unike jugore. Duke dashur që të ndryshonte njerëzit, themeluesi Brajan Uilliam kërkoi që të bashkëpunonte me një femër dhe nëshkroi një kontratë me Renetta Yemika Loëe, të cilën ai e quajti Magnolia Shorty, sepse vinte nga lagjia Magnolia në Neë Orleans. Së bashku me këngëtaren Trishelle Miss Tee” Uilliam, ajo nxori në 1997 një album muzikor të titulluar “Monkey on tha D$ck”. Por për arsye që ende mbeten të panjohura, në Dhjetor të 2010s, rrepistja 28 vjeçare u qëllua për vdekje në një makinë jo shumë larg lagjes që i dha emrin. Një pasagjer që ishte bashkë me të, Jerome Hampton, u vra gjithashtu.

8– Soulja Slim

Pasi braktisi gjimnazin, Xhejms Tap, u përfshi në “lojën” e rrepit. Ai publikoi albumin e tij Soulja fa Lyfe në 1994 dhe një album pasues në 1998. Pas një periudhe të shkurtër që kaloi në burg, ai vendosi të rikrijonte veten, dhe zgjodhi që të quhej Soulja Slim. Shumë shpejt ai nxorri në treg Streets Made Me, dy albume nën emrin e tij Cutt Throat Committy dhe nxorri dhe një hit në bashkëpunim me Juvenile të quajtur “Sloë Motion”. Por disa muaj pas nxjerrjes së albumit të tij të dytë, nën emrin e tij, ai u vra pranë shtëpisë së mamasë në New Orleans në 2003. Policët arrestuan Garelle Smith, 22 vjeç, duke e akuzuar si të lidhur me vrasjen, por u lirua brenda pak muajve. (Smith u gjet i vrarë në Gusht të 2011.)

9 – Mac Dre

Shumë artistë krijojnë muzikë rrep për vrasjet dhe krimet në rruge, por Andre “Mac Dre” Hiks është një nga të paktët që aktualisht e kanë përjetuar atë. I lindur në Oakland, Kalif, Hiks, në fund të vitit ’80, nxorri tre albume që i përkisnin stilit tipik rrep të Bregut Perëndimor. Ai vazhdoi të rritej, edhe pse kaloi pesë vjet në burg. Ai regjistronte dy albume nëpërmjet telefonit nga burgu. Nën emrin e tij, ai nxorri katër albume. Rikthimi i tij në skenë nuk zgjati shumë, pasi Hiks u qëllua për vdekje në moshën 34 vjeçare ndërkohë që largohej nga një performancë në Kansas në 2004. Spekullime dolën në lidhje me rreperin vendas Antoni “Fat Tone” Uatkins, edhe pse asnjëherë nuk ka patur prova rreth tij; autoritetet nuk kanë shpallur asnjë të dyshuar. Kurse Uatkins u qëllua për vdekje një vit më pas.

10 – Smiley Culture

I lindur në Jug të londrës, Smiley Culture i përçoi botës muzikë që shërbeu për të hequr “dallimet gjuhësore” ndërmjet gjuhës Britanike dhe dialektit Xhamajkan. Muzika e tij fliste për tensionin social, që bëri që ai të nënshkruante një marrëveshje me studion London Fashion Rekords. Shumë shpejt, ai nxorri hitin për të cilin është më shumë i njohur, “Police Officer”, ku tregohet historia e arrestimit dhe lirimit të tij, për shkak të statusit të tij të famshëm. Ndërkohë që përpjekjet e tij për të nxjerrë këngë të tjera hit dështuan, stili i tij influencoi shumë rreper të tjerë. Ai u akuzua për posedim droge. Kur policët shkuan në shtëpinë e tij me një mandat kërkimi, oficerët deklaruan se ai vrau veten në moshën 48 vjeçare. Megjithatë, publiku ka qenë dyshues rreth këtij fakti, dhe ende ka pyetje se kush mund të jetë vrasësi i tij.

T.O
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi