ISIS Vellozbuluar
Faqja 1 e 1
ISIS Vellozbuluar
ISIS Vellozbuluar
ISIS Vellozbuluar është libri i parë voluminoz i H.P. Blavatsky, një përpjekje e madhe për t’iu përgjigjur rritjes së materializmit në institucionet shkencore e shpirtërore nëpër botë, një përligjje e kërkimit të përhershëm të njeriut. Me fjalët e saj, “Isis është frut i njohurive e studimit të shkencave të mjeshtrave Lindorë…ata na treguan se duke ndërthurur shkencën me fenë, mund të demonstrojmë ekzistencën e Zotit dhe pavdekësinë e shpirtit të njeriut”. Mbështetur mbi prova të pafundme nga religjionet dhe traditat mistike, shkollimi klasik e dëshmi natyrore, këto volume i vijnë në ndihmë nxënësit që kërkon të gjejë principet bazë në filozofinë e të gjitha sistemeve antike.
Volumi I përqendrohet më shumë në përhapjen e teorive shkencore të kohës përkundër “Dijes së Lashtë Universale”, ndërsa Volumi II detajon besimin e religjioneve të shkuara e të tashme, ndërthurur me mitet e simbolet e kulturave të ndryshme.
Përgjatë kësaj, autorja godet rrënjën e dogmës dhe pohon “rëndësinë e madhe për rithemelimin e filozofisë Hermetike në një botë që beson verbërisht se e ka konsumuar”.
Botimi përmbledh gjithashtu edhe dy artikuj nga H.P.B., “Librat e mi” (1891) dhe “Teori mbi Rimishërimin dhe Shpirtrat” (1886)
Subjektet përmbledhin:
Krahasimi i Budizmit dhe Krishtërimit — Urtia Egjiptiane — Masoneria dhe Kabbala — Drita Astrale — Medium vs. Ekspert — Njeriu i Brendshëm e i Jashtëm — Dukuri Psiqike — Kozmogonitë Lindore — Filozofia Platonike — Legjenda Shpëtimtarësh — Ciklet në Natyrë — Gnosticizmi —Misteret Antike
mnvr.org

Jon- 1159
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi