EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vendet ku kanë zbritur Ufo-t në tokë

Shko poshtë

Vendet ku kanë zbritur Ufo-t në tokë Empty Vendet ku kanë zbritur Ufo-t në tokë

Mesazh  Admin 02.08.08 0:02

Vendet ku kanë zbritur UFO-t në tokë


Historitë e UFO-ve kanë filluar mjaft thjesht. Një objekt i paidentifikuar që endej në lartësi. Drita të çuditshme. Lazera. Një disk që shndrit mbi qiellin e Nevadës. Një inxhinier i dalë në pension i "Air Force" që flet për një disk të caktuar. Kurioziteti i madh mbi UFO-t mjafton për ta kthyer atë dhe në një burim turistik.

Turizmi jashtëtokësor është një forcë jo shumë e madhe në industrinë e udhëtimit, sidoqoftë funksionon dhe në vendet që mendohet se kanë lidhje në një mënyrë a tjetër me jashtëtokësorët, ka dyqane dhe restorante që kanë objekte e ushqime në lidhje me alienët.

Por udhëtimi për të parë vendin, ku është përplasur një disk fluturues apo një vend tjetër që ka lidhje me jashtëtokësorët është gjithashtu dhe justifikimi i duhur për të vizituar disa prej vendeve më të çuditshme në planetin tonë. Dhe në disa raste, është dhe mundësia për të folur me disa prej njerëzve më të çuditshëm.

Kryeqyteti i "Epokës së Re", Sedona në Arizonë ka pritur fanatikë të alienëve për dekada më radhë, më së shumti në vitin 1987, kur qindra besimtarë të "Shkrirjes Harmonike" pritën në shkëmbin kryesore që të shfaqej një UFO. Kjo gjë nuk ndodhi. Sidoqoftë, restorantet e zonës vazhdojnë të tërheqin turistë me një metodë të tillë. Zona sekrete ushtarake e njohur si "Area 51-Rachel" në Nevada është epiqendra e rajonit për gjërat që kanë lidhje me jashtëtokësorët.

Ndalesa e parë e turistëve janë baret dhe restorantet që ofrojnë pije që kanë lidhje me jashtëtokësorët. Në rajon ka dhe banorë lokalë që u rrëfejnë turistëve vendet që kanë lidhje me jashtëtokësorët. Drita me shkëlqim dhe forma konike që lundrojnë në ajër. Një pyll i errët dhe i mjegullt anglez. Kjo ka qenë skena e vitit 1980 për "Rosuellin Britanik", ku ushtarakët britanikë mendohet se kanë pasur takim me një objekt jashtëtokësor.

Pas thuajse tre dekadash, vendi akoma ngjall mister dhe tërheq turistë. A është shkaktuar shpërthimi më i madh në historinë e kohëve të fundit nga përplasja e një UFO-je. Kjo është teoria që fshihet pas ngjarjes "Tunguska", një shpërthim monumental në vitin 1908, i cili ishte njëmijë herë më i fuqishëm se shpërthimi i një bombe atomike, duke rrafshuar miliona pemë.

Marfa, Teksas

Të quajtura "Dritat Marfa" ato mbeten një efekt i konsideruar si jashtëtokësor, akoma i pashpjeguar sot e kësaj dite. Bëhet fjalë për disa drita në madhësinë e topit të basketbollit që u shfaqën në grupe një natë, në qiellin mbi qytet. Zona vizitohet nga mijëra turistë, të cilët përpiqen të kuptojnë diçka nga misteri i jashtëtokësorëve.

Kulla e Djallit, SHBA

Falë filmit "Takim i afërt i llojit të tretë", kultura popullore mund ta lidhë këtë mrekulli gjeologjike me të çuditshmen e botëve të tjera. Në film, shkëmbi shërben si vendi i uljes për anijen aliene që lëshon njerëzit e rrëmbyer. Sot, ato turistë që ia kanë haberin alpinizmit, kanë fatin të ngjiten deri në majë.

Sedona, Arizona

Kryeqyteti i "Epokës së Re" ka pritur fanatikë të alienëve për dekada më radhë, më së shumti në vitin 1987, kur qindra besimtarë të "Shkrirjes Harmonike" pritën në shkëmbin kryesore që të shfaqej një UFO. Kjo gjë nuk ndodhi. Sidoqoftë, restorantet e zonës vazhdojnë të tërheqin turistë me një metodë të tillë.

Nevada, SHBA

Zona sekrete ushtarake e njohur si "Area 51-Rachel" është epiqendra e rajonit për gjërat që kanë lidhje me jashtëtokësorët. Ndalesa e parë e turistëve janë baret dhe restorantet që ofrojnë pije që kanë lidhje me jashtëtokësorët. Në rajon ka dhe banorë lokalë që u rrëfejnë turistëve vendet që kanë lidhje me jashtëtokësorët.

Mali Rinier, Uashington

Me një lartësi prej pothuajse 20 mijë metrash, krateri i vullkanik i mbuluar me borë, në malin Rainier është një prej majave malore më magjepsëse të vendit. Ai është gjithashtu vendi, ku ndodhi incidenti në lidhje me biznesmenin Keneth Arnold. Por janë të rrallë turistët e pasionuar pas jashtëtokësorëve që mund të ngjiten deri këtu.

Vizat Nazca, Peru

E njohur si një prej enigmave më të mëdha arkeologjike nga "UNESCO", kjo zonë në Peru është njohur prej kohësh si shenjë e alienëve. Gërvishtjet dy mijë-vjeçare në tokë shfaqin imazhe krijesash, bimësh dhe figurash gjeometrike. Disa prej tyre nuk dallohen nga toka dhe marrin formë vetëm kur shikohen nga ajri.

Pylli Rendlesham, Angli

Drita me shkëlqim dhe forma konike që lundrojnë në ajër. Një pyll i errët dhe i mjegullt anglez. Kjo ka qenë skena e vitit 1980 për "Rosuellin Britanik", ku ushtarakët britanikë mendohet se kanë pasur takim me një objekt jashtëtokësor. Pas thuajse tre dekadash, vendi akoma ngjall mister dhe tërheq turistë.

"Krasnoyarsk Krai", Siberi

A është shkaktuar shpërthimi më i madh në historinë e kohëve të fundit nga përplasja e një UFO-je. Kjo është teoria që fshihet pas ngjarjes "Tunguska", një shpërthim monumental në vitin 1908, i cili ishte njëmijë herë më i fuqishëm se shpërthimi i një bombe atomike, duke rrafshuar miliona pemë.

Ciapas, Meksikë

Ikonografia e varrit të lashtë ka krijuar spekulime për dekada me radhe në lidhje me majat e lashtë dhe lidhjen e tyre me qenie nga botë të tjera. Janë të shumtë turistët që vizitojnë këtë vend, ku imazhet që shfaqin një udhëheqës maja duken si një lloj anijeje jashtëtokësore.

Rosuell, Nju Meksiko

Në një vend me pluhur dhe të largët në Nju Meksiko do të qëndrojë gjithmonë hija e një prej ngjarjeve më të bujshme, që ka lidhje me jashtëtokësorët. Incidenti i Rosuellit në vitin 1947. Bëhet fjalë për atë që u quajt si anatomia e një jashtëtokësori. Tashmë aty mund të gjendet dhe një muzeum.

Revista Forbes
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi