EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fragmente nga Libri

Shko poshtë

Fragmente nga Libri Empty Fragmente nga Libri

Mesazh  Admin 21.01.13 0:11

Ata që ndjekin Rrugën e Dashurisë mund të vuajnë, kur të dashurit e tyre janë marrë.
Ata që ndjekin Rrugën e Pushtetit mund të vuajnë, kur kundërshtohet vullneti i tyre.
Por ata që ndjekin Rrugën e Urtësisë janë në paqe, sepse Urtësia e tyre nuk mund të ju hiqet. Kur kjo Urtësi është aq e thellë ajo zhytet në nënvetëdije për t’u ngritur në vetëdije, duke e bërë Njeriun imun kundër dhimbjeve.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fragmente nga Libri Empty Re: Fragmente nga Libri

Mesazh  Admin 21.01.13 0:35

Mëkati? Ai është, si të thuash, një formë foshnjore, mëkati, është të marrësh, për të arritur te lumturia shpirtërore, rruga bie përqark në vend të rrugës së drejtpërdrejtë. Po kush e dënon një fëmijë që sillet fëmijërisht?

Fëmija injorant e vë gishtin e tij në zjarr, dhe digjet: ai bën një gabim dhe merr mësim nga vuajtja e tij. Pse ai e vë gishtin e tij në zjarr? Për të gjetur një kënaqësi, duke e kërkuar në drejtim të gabuar ...I rrituri është pak më i mençur, ai nuk e vë gishtin e tij në zjarr, por bënë gabime...Pastaj zbulohet krimi i tij, ai vuan gjithashtu. Mëkati nuk është asgjë tjetër përveç kërkim i lumturisë në rrugë të gabuar, mëkatarët nuk janë asgjë më shumë se sa fëmijët - të cilët në fund do të rriten. Toleranca është pranimi i këtij fakti.

Ndëshkimi është një lloj hakmarrje. Duan të marrin masa kundër të afërmit të tij, nuk është tjetër veçse shtim i të keqes në të keqe. Sa për sanksione ligjore, unë mendoj se kriminelët duhet të jenë të lirë, të reformohen nga mirësia dhe shembuj të mirë - por kurrë të ndëshkohen.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fragmente nga Libri Empty Re: Fragmente nga Libri

Mesazh  Admin 21.01.13 21:44

Njeriu nuk është vetëm një trup fizik, ai ka një trup emocional, një trup mendor, një trup shpirtëror - dhe të gjitha këto trupa dhe trupi fizik mbushen në vete ...... Duke projektuar një mendim të dashurisë për një personi tjetër, ju me të vërtetë pasuroni trupat e tij delikat, ndërsa duke bërë të ashtuquajtura "vepra të mira", ju pasuroni pjesë kalimtare të qenies së tij, trupat delikate në një formë janë të përjetshëm, ndërsa trupi fizik vdes brenda disa viteve.

Unë e pranoj që të ushqesh njeriun fizikisht është shumë e dobishme, por të ushqesh një njeri në brendi, përjetshëm, është shumë më efektive, sepse një gjë sa më shumë që është e qëndrueshme, ajo ka më shumë vlerë. Të japësh paratë tuaja, nga pasuria e juaj nuk është pa merita, të duash është më shumë: kjo është të japësh një pjesë të vetes suaj. Gjithashtu, ata që me të vërtetë duan kurrë nuk mund të jenë më të vërtetë egoist.

Egoizmi apo vetmohimi - këto janë fjalë që njerëzit i hedhin në kokë duke pasur një ide të paqartë për kuptimin e tyre. Egoizmi është përqendrimi i një qenie në vetvete, dashuria nuk është vetëm koncentrimi i mendjes në dikë tjetër, ai është edhe me shumë, dhurimi i një pjesë të vetvetes për qenjen që e duam.

Kështu që më e mira e veprave të mira është që të japim të gjitha së bashku në punën tonë, paratë tona dhe dashurinë tonë. Duke bërë kështu, ne korrim lumturi, sepse dashuria është përvoja më dehëse e të gjitha ndjesive.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fragmente nga Libri Empty Re: Fragmente nga Libri

Mesazh  Admin 25.01.13 21:37

Zoti është Një, por adhuruesit e tij mund t’i japin emra të ndryshëm.

Para se të dënoni fenë e të tjerëve, së pari mundohuni ta kuptoni atë, dhe më mirë akoma nëse ju e kuptoni fenë tuaj, sepse në thelb, të gjitha janë të ngjashme.Konvertimit nuk është një çështje e besimit, por një çështje e zemrës.

Të gjitha fetë janë një dhe kushdo që e adhuron Atin e adhuron Brahman, ai që adhuron Brahman e adhuron Tao-n, këto janë emrat e shumëfishtë të Dashurisë, të Ekzistences, të Lumturisë, të cilat janë në fakt Perëndia.

E vërteta është e pafund në format dhe në thelbin e saj ; vetëm një sekt ose një libër nuk i posedon të gjitha. Megjithatë, kjo i është shpallur të gjithëve.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fragmente nga Libri Empty Re: Fragmente nga Libri

Mesazh  Admin 25.01.13 22:05

Nëse unë u kërkoj atyre që të kenë dashuri, kjo nuk është për mua, por vetëm për hir të tyre, sepse dashuria në realitet është ushqimi më i lartë për shpirtin për ata që duan.

Te të gjithë në brendësi të tyre është Ati, është Vetëdija hyjnore, që i bën një me Atin, duke qenë një me Atin do të thotë të jenë një me të gjitha qeniet, kjo është realizimi në thelb i Ekzistencës, Njohurisë dhe Lumturisë absolute.

Ai që guxon të krijojë një ide për Zotin në plotësinë e natyrës së Tij është fajtor për besim të tepruar, sepse kjo është e pamundur ashtu sikur milingona të prezentojë një njeri. Megjithatë, unë e quaj Perëndi "Ati", është më shumë se Ati, Perëndia është dashuri, megjithatë është më shumë se dashuri sepse Perëndia është e gjitha e mundshme që mund të paramendohet dhe është edhe më shumë se gjithçka që është e mundur të imagjinohet.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fragmente nga Libri Empty Re: Fragmente nga Libri

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi