EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Josip Broz - Tito

4 posters

Shko poshtë

Josip Broz - Tito Empty Josip Broz - Tito

Mesazh  Admin 02.05.08 0:37

Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?

Josip Broz - Tito F1_19tito1376920477

Edhe 27 vjet pas vdekjes së tij, Tito ende mbetet enigmë për studiuesit. Biografia e njeriut që e ka sunduar Jugosllavinë për tri dekada e gjysmë, poliglotit, shpatarit, pianistit...dhe njërës prej figurave me të rëndësishme të kohës së tij, edhe sot konsiderohet mister i vërtetë për biografët e Josip Brozit.

Shkrimtari Momçilo Jokiq, njeriu i cili që tri dekada e gjysmë merret me personalitetin e Titos, në një bisedë për gazetën Blic, i ka kujtuar disa detaje që i ka zbuluar gjatë studimit të tij.

“Josip Brozi i vërtetë ishte kroat që ka vdekur në Vjenë në vitin 1913, ndërsa identitetin e tij e ka marrë spiuni e agjenti i shumëfishtë, Josip Ambroz, i ashtuquajtur Tito.

Ai është pjellë e dashurisë së flaktë në mes të konteshës polake dhe drejtuesit të pronës së saj, Franc Ambrozit, dhe për ta shpëtuar nderin e saj aristokrat, fëmijën jashtëmartesor e ka rritur një familje e financuar nga babai i tij”, ka deklaruar Jokiq.

I biri i industrialistit

Varianti i dytë i prejardhjes së Tito-s, flet se ai ka qenë fëmijë jashtëmartesor i nënës Maria dhe njëfarë jevgu polak, një industrialisti të famshëm nga Vjena, tek i cili Maria ka punuar herë pas here.

Pohimin për prejardhjen hebreje dhe jo kroate të Titos, e ka lansuar mjeku i tij personal, prof. dr Aleksandar Matunoviq, në librin e tij "Jovanka Broz – bashkësunduesja e Titos", që është botuar pak kohë më parë në Beograd.

Që prejardhja e mareshalit është e dyshimtë, krahas serbëve e kanë potencuar edhe fqinjët e tyre kroatët. Bashkëkombësit e Tito-s, jozyrtarisht dyshojnë në saktësinë e të dhënave zyrtare të biografisë së tij.

Shumë vepra që merren me këtë tematikë janë shkruar, ndërsa në internet mund të gjinden një mori dëshmish që tregojnë se “i biri më i madh jugosllav”, në të vërtetë ka qenë agjent i shumëfishtë me një rrjet bashkëpunëtoresh nëpër botë.

Thuhet se në vitin 1934 ai ka qenë spiun i shërbimit sekret britanik, pastaj i shërbimit NKVD rus, ABVER-it gjerman, ndërsa atij i mëveshët edhe roli i oficerit të shërbimit sekret të Austro-Hungarisë.

Në shkollën ushtarake austro-hungareze në Peçuj, ku thuhet të jetë shkolluar bashkë me Kërlezhen, Tito e kishte marrë identitetin e Josip Brozit kroat, gjë që i kishte mundësuar atij të lëvizte lirshëm nëpër të gjitha territoret sllave.

Identitetin e kishte ndërruar për shkak të nevojës, sepse siç thuhet, ai ishte arrestuar afër Novi Sadit, për shkak të një përdhunimi që kishte kryer, kështu që për t’iu shmangur burgut e kishte pranuar ndërrimin e identitetit dhe aktivitetet të tjera që i janë kërkuar.

“Pasi që Josip Brozi i vërtetë ka lindur në Vjenë, ndërsa Ambrozi, respektivisht Tito, në Poloni, kjo do të thotë se Kumrovaci është segment i trilluar i biografisë së Titos”, ka thënë Jokiq.

Edhe vetë Tito sikur i është shmangur shkuarjes në Kumrovac, vendin zyrtar të lindjes së tij. Për herë të parë e kishte vizituar shumë vjet pas përfundimit të Luftës II Botërore. Ndërkaq të varri i gjoja prindërve të tij ai nuk ka shkuar asnjëherë.

Titon nuk e njohu as vëllai i tij

Dyshimi rreth prejardhjes së tij nga Kumrovaci është zbuluar nga të afërmit e tij (gjenerali Gjuriq), të cilët kanë pohuar se në vitet e 50-ta nga Budapesti ishte sjellë vëllai biologjik i Josip Brozit, përndryshe punëtor hekurudhe në Hungari, që të takoheshin sërish pas shumë e shumë vjetësh.

Ai takim ishte fiasko i llojit të vet, pasi që vëllai i tij ka thënë se ai njeri nuk mund të jetë Josip Brozi, sepse Brozi nuk e kishte gishtin tregues në njërën dorë. Gjatë luftës gjermanët kishin lëshuar fletë-arrestin për Josip Brozin në Zagreb, ku në fotografi shihej dora e tij pa gisht tregues.

Shumëkush është pyetur se si një përpunues metalesh nga Zagoria mund të luante në piano, dhe pa gisht tregues të bëhej shpatar...

Gazetari i "Vecernji novosti", Pera Simiq, përndryshe njohës i shquar i personalitetit të Titos, po ashtu pajtohet me teoritë për ndryshimin e identitetit të tij, mirëpo thotë se ato nuk janë parësore.

“Kanë ekzistuar momentet kur Titoja ka mundur të zbulohej. Të gjitha këto momente janë pushuar me gjak dhe për këtë gjë askush nuk dinte.

Nën rrethana të dyshimta, ai ka arrestuar dhe likuiduar secilin që ka paraqitur rrezik për të. Në një protestë me bomba që kishte ngjarë në vitin 1928 bëhej fjalë për një person, mirëpo a ka ekzistuar dikush tjetër më herët, do të mbetet mister”, thotë Simiq.

Një shembull të ngjashëm merr edhe Momçilo Jokiq. Ai pohon se disa oficerë të Vermahtit që ishin burgosur në fund të Luftës II Botërore janë pushkatuar vetëm pse e kanë njohur Titon nga shkolla në Peçuj si dhe mëkatet e tij.

Duke u lavdëruar me këtë fakt, oficerët kishin kërkuar që të kontaktohej Titoja, duke shpresuar në një tretman të mirë, mirëpo pasi ishte kontaktuar, mareshali prerazi kishte kërkuar që ata të “pushkatoheshin”.

Dëshmitarët e vrarë

“Sipas principit të njëjtë janë eliminuar të gjithë dëshmitarët e identitetit të tij të vërtetë. Disa prej tyre janë likuiduar, të tjerët janë dërguar në Goli Otok dhe më pas i ka pritur fati i njëjtë”, thotë Jokiq.

Në njërën nga agjencitë më të famshme inteligjente, CIA, ekzistojnë materiale të panumërta për Titon, ndërsa kërkesat për të pasur qasje në to vijnë nga të gjitha anët.

Një mister të vërtetë paraqet edhe valixhja e zezë me të cilën ka vdekur mareshali dhe nga e cila nuk është ndarë kurrë. Në atë valixhe, pos të tjerash, dyshohet se kanë qenë edhe dokumentet që dëshmonin prejardhjen e tij.

Fakti se gjurmët më simptomatike që do të duhej të zgjidhnin misterin për identitetin e Brozit janë ndërruar, po ashtu flasin në të mirë të dyshimeve.

Në komunën Tuheli, ku janë regjistruar të gjithë paraardhësit e tij, pas vdekjes janë bërë ndryshime aq të mëdha sa që dokumenti nuk mund të quhet më valid.

Arsyet për këto ndryshime që i kanë dhënë falsifikatorët janë aq banale sa që mund të përkufizohen me marrëzi.

“Gjoja në dokument shkruante se ai ka lindur më 7 maj dhe për këtë arsye ishte përmirësuar kjo datë në 25 maj që të përshtatej si datë e mirë për festimin e ditëlindjes së Titos?! Me këtë udhë janë përmirësuar edhe disa fakte të tjera”, thotë Pera Simiq.

Sipas të dhënave zyrtare, Josip Broz ka lindur më 7 maj 1892 në Kumrovac të Kroacisë. Babai i tij ishte një fshatar i varfër, Franjo Broz, ndërsa e ëma Maria nga Sllovenia.

Ai vdiq më 4 maj 1980, ndërsa çdo vit, në këtë datë në Shtëpinë e luleve në Beograd, ku është varrosur, mblidhen adhuruesit e tij nga trojet e ish-Jugosllavisë për t’i shënuar përvjetorët e vdekjes së tij.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Josip Broz - Tito Empty Re: Josip Broz - Tito

Mesazh  yasmin 05.02.11 18:09

Eshte shume e perhapur hipoteza se Tito ka pasur nje sozi te tij. Duket si e besueshme kjo hipoteze, duke u nisur nga disa fakte te cilat nuk perputhen ne lidhje me personalitetin dhe arsimimin e tij.

Me te drejte lindin pikepyetje, se si eshte e mundur qe nje njeri si Tito i cili nuk kishte qene i arsmimuar, te dinte t'i binte pianos me mjeshteri?!
Duke qene se Tito i vertete ka pasur gishtin tregues te prere...

Ne nje liber biografik mbi aspekte personale te gjithe diktatoreve, per Titon thuhet se ishte shume joshes, dhe paraqitjen e tij e perdorte per te joshur femrat e pasura me te cilat pasi flinte me to, iu vidhte kuleten.
Menyra qe perdorte Tito per te qene aq i prezantuar ne shoqerine e larte ishte e tille; ai bente prova shume para pasqyres duke u sjellur para saj njesoj sikur te ishte duke folur me njerez te shoqerise se larte dhe mundohej shume ta mbante te fshehur faktin qe i mungonte njeri gisht.... Ne baze te ketyre provave te shpeshta para pasqyres , ai arrinte te sillej si nje zoteri i shoqerise se larte, ku asnje nuk ishte i afte ta dallonte se Tito ne realitet ishte shume i varfer...

Joshtjet kundrejt femrave te pasura dhe me pas grabitja e kuletes se tyre, ishin aq te shpeshta sa Tito-s ne disa raste i kushtonte rende kjo loje, duke qene se femrat e pasura me te marrur vesh hajduterine qe u bente Tito, me pas urdheronin njerez qe ta rrihnin barabarisht Titon.

Pasi arriti te behej udheheqesi i Jugosllavise, tjeter fakt i cuditshem ne jeten e tij personale ishte se, pasi ai u martua jo vetem e keqtrajtonte te shoqen, por ishte shume paranojak karshi saj dhe te gjitheve, saqe kur i servirej ushqimi mbi tavoline, me pare ia jepte te shoqes qe ta provonte sepse donte te ishte i sigurte, qe nuk ishte i hedhur helm ne ushqim per ta mbytur nga ana e se shoqes...
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Josip Broz - Tito Empty Re: Josip Broz - Tito

Mesazh  Jon 19.08.13 18:11

Tito nuk ka qenë me origjinë jugosllave?

Josip Broz Tito nuk ka qenë me origjinë jugosllave, thuhet në dokumentin për analizën fonetike të gjuhës që e ka folur, i cili kohë më paër është pulbikura në sajtin CIA -s.

Në dokumentin nga i cli u hoq shenja sekret, konstatohet se Tito ka folur serbokroatisht e cila “gjoja” është gjuha amtare, por me theks të huaj.

Në analizën e gjerë të gjuhëve eventuale të cilat mund të kenë qenë amtare më parë se sa serbokroatishtja, përmendet rusishtja e polonishtja.

"Zanorja ‘i’ theksohet pas disa bashkëtingëlloreve të buta e të forta në gjuhën serbokroate. Në anën tjetër ata që gjuhë amtare e kanë rusishten ose polonishten me siguri se të dy fjalët do t’i shqiptonin me ‘n’ të butë. Dhe mu kështu Tito e flet gjuhën serbokroate dhe kjo e folur përshkruhet si theks i huaj", theksohet në analizën që e transmeton "Politika" e Beogradit.

Autorët e dokumentit thonë se do të ishte logjike të supozohet se Tito kundërthënës ishte rus ose polak , po theksojnë se identiteti i tij vetëm mund të supozohet dhe se me siguri nuk ka “origjinë jugosllave”. Ata konstatojnë se kjo mos përkatësi mund ta sqarojë mos animin e tij në zgjidhjen e konflikteve etnike në ish –Jugosllavi.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Josip Broz - Tito Empty Re: Josip Broz - Tito

Mesazh  Zattoo 24.04.14 0:35

Për Titon, Stalinin, UDB-në dhe Shqiptarët

Josip Broz - Tito Rasput12

Ka kohë që në vendet e dala nga ish-Jugosllavia është hapur debati publikë se kush ishte Josip Brozi i vërtet. Tashmë janë publikuar shumë libra dhe programe dokumentare. disa nga të cilat janë të paanshme dhe të bazuara në fakte historike, e të cilat personalitetin e tij e prekin nga shumë aspekte. Sigurisht se vlerësimet e autorëve varen nga ajo se kush e vlerëson (si bie fjala ish partizanët dhe komunistët, pra titistët, zakonisht e vlerësojnë pozitivisht) dhe cilit komb i takojnë. Gjersa në Kosovë ky debat ende është “gjysmë publikë”.

Pos disa tentimeve të disa ish-punëtorëve të UDB të paraqiten si nacionalistë, kemi edhe aty-këtu disa ish-titistë të cilët varësisht nga ajo se cilës parti tani ju kanë bashkangjitur, edhe japin komente. Më groteskët janë disa pinjollë të titistëve të cilët janë futur nëpër partitë e “krahut të luftës” dhe flasin fjalë miradije për Titon dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë.

Gjersa, në portalet e ndryshme apo rrjetet sociale, natyrisht ka me shumë komente dhe debate që zhvillohen. Bie fjala, para disa kohe, në njërën nga portalet kosovare lexova një koment anonim (e që u bë shkas për këtë shkrim) ku komentuesi shpjegonte “kohen e Titos”, duke përdorur argumente, që zakonisht titistët i përdorin kur e shpjegojnë karakterin e Josip Brozit, në stilin: gjatë kohës së Titos kombi shqiptar i pati të gjitha të drejtat; kishim flamurin tone kombëtar; ishim njësi federative; vizitonin krejt botën; Titon e respektoi tërë bota; ishte një burrështetas i nivelit botëror i cili e pasuroi popullin që e udhëhiqte, nuk e vodhi si këta të tanishmit etj.

“Shoku Tito” nuk i urrente shqiptarët/Ama shoku Tito edhe nuk vuante nga dashuria për shqiptarët! Ishe një makiavelist “par excellence”, i cili për ta arritur qëllimin e tij (ashtu sikurse diktatoret tjerë) fare nuk brengosej se mbi sa “kufoma duhet shkelur”. Në realitet, ai, për shkak të pedigres së tij, nuk kishte ndjenja racizmi ndaj të tjerëve. E them këtë duke u nisur nga fakti se: njeriu nuk lind racist por krijohet, varësisht nga rrethanat personale familjare dhe atyre shoqërore politike në të cilat rritet dhe zhvillohet. Apo thënë ndryshe racizmi është produkt kulturor që varet nga modeli kulturor në të cilat individi krijohet si karakter.

Këtë mendim e kanë shumë sociologë të njohur (për mos t’i numëruar) të cilët merren me këtë çështje. D.m.th., varësisht nga ajo se fëmijët në çfarë tradite dhe botëkuptime rriten: çfarë ninulle ju këndojnë nënat e tyre, çfarë përralla ju tregojnë gjyshërit, në çfarë sistemi shkollorë edukohen dhe çfarë lexojnë dhe dëgjojnë në media. Pra thënë shkurt ne çfarë sistemi të vlerave shoqërore krijohen ata.

Andaj, kur të flasim për Josip Brozin gjithmonë duhet të kemi parasysh se ai lindi në fshatin Komrovec (Zagorjen kroate) nga një çift i përzier (baba kroat dhe nënë sllovene), dhe se, për shkak të varfërisë (lindi në një familje e cila pati katërmbëdhjetë fëmijë), ai fëmijërinë e kaloi te gjyshi i tij në Slloveni. Dhe kur kthehet në vendlindje (në moshën nëntë vjeçare) e kishte harruar bile edhe kroatishten, andaj edhe ngeli në klasën e parë.
Gjithashtu, duhet patur parasysh se në kohën kur Josip Brozi u krijua (fundi i 1800 dhe fillimi i 1900, e ashtuquajture “Belle Epoque”), në Mbretërinë Austro-Hungareze shqiptarët nuk paraqiteshin negativisht (sikur bie fjala në Mbretërinë Serbe) bile mund të thuhet se përkundrazi, shqiptarët paraqiteshin me simpati.

Andaj, duke i pasur parasysh këto argumente mund të thuhet se Josip Brozi nuk kishte ndonjë aversion të caktuar ndaj shqiptarëve, për kundër të themi moshatarëve të tij serb (edhe ata komunistë), të rritur dhe krijuar në Mbretërinë Serbe, si p.sh, udhëheqësi i çetnikëve Dragoslav (Drazha) Mihajloviqi (i cili karrierën e tij ushtarake, në dy luftërat Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore, e zhvilloi duke masakruar shqiptarë); apo shkrimtari dhe diplomati Ivo Andriq; akademiku Vasa Çubriloviq; komunisti Aleksandër Rankoviq, i cili për një kohë të gjatë ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i Titos etj. Sepse ata u krijuan në një sistem tjetër të vlerave shoqërore, ku ideologë i patën shqiptarofobët si Ilija Garashanin, Milan Piroqanacin, Vladan Gjorgjeviqin, Stojan Protiqin, Jovan Cvijiqin apo klerikët e shumtë sllavo-ortodoksë.

Avanturistë “bon vivant”/Karakteristikë tjetër e Josip Brozit, të cilin e shfaqi herët në jetën e tij, ishte deshira për jetë luksi dhe avantura. Kishte deshirë të dukej bukur. Prandaj, në fëmijërinë e tij e kishte ëndërr të bëhej rrobaqepës, por nuk gjeti mjeshtër që do ta pranonte si shegert. Punoi edhe si kamarier, sepse ata i dukeshin “sharmantë” me papilon, por nuk qëndroi gjatë në atë punë.

Është interesantë edhe një detal, kur me 1938 shkon në Stamboll për të shtypur një broshurë komuniste, me ato para që ia kishte dhënë partia, ai bleu një unazë me diamante?! Pati një mori avanturash dashurie me femra të ndryshme gjithandej kah u soll. Nga të cilat me e njohura ishte partizanja serbe Davorjanka Paunoviq, U kurorëzua katër here, së pari me rusen Pelagija Belusova, pastaj austriaken Johana Kening, sllovenen Herta Has dhe s’fundi me serben Jovanka Budisavjeviq. Jetën lukse sidomos e jetoi pasi që u bë “perandor” i padiskutueshëm i Jugosllavisë dhe filloi t’i marri ndihmat nga perëndimorët.

Stalinist dhe agjent i NKVD-së/Është interesantë se si titistët tentojnë ta paraqesin Titon si “demokratë”. Bile, disa shkojnë aq larg sa edhe e përshkruajnë ate si “jo komunistë”. E shfrytëzojnë sidomos ndarjen me Stalinin (1948), e cila “de facto” ishte si rezultat i ambicieve dhe “konflikt egosh”, duke e paraqitur si “konflikt parimesh”. Injorojnë faktin se Josip Brozi e shërbeu me besnikëri mentorin e tij, Josip Visarionoviqin (Stalinin) derisa nuk u forcua dhe nuk filloi t’i shpreh haptazi ambiciet për të dominuar Ballkanin. Fillimisht, duke tentuar ta fusë Shqipërinë, Bullgarinë nën sundimin e tij, e pastaj edhe Greqinë pse jo edhe vendet tjera. Në këtë frymë, pas luftës këndohej kënga “Drug Tito, Zasluzio da je Balkan njegov cio, I Evropu neko dio” (Shoku Tito, e ka merituar Ballkanin të jetë i tij i tëri, dhe ndonjë pjesë të Europës).

Po ashtu, injorojnë tërësisht faktin se Tito në krye të PKJ (Partisë Komuniste të Jugosllavisë) erdhi pikërisht si i përzgjedhuri i Kominternës (lexo: Stalinit) – si stalinisti më i devotshëm jugosllav që ishte; se në atë post erdhi duke i futur në grackë dhe eliminuar fizikishtë (pastrime staliniste) shumë udhëheqës të PKJ (të viteve 1930-ta) si Josip Çizhinskin (alias Milan Gorkiqin), Petko Miletiqin apo Sima Markoviqin etj; se ishte agjent i Kominternit dhe NKVD (KGB së Stalinit), ku veproi për shumë vite me nofkën Valter; se në mbledhjen kur u krijua OZNA (UDB), me 13 maj 1944, në Dërvar, prezentë ishin dy oficerët e lartë të NKVD, Burtakov dhe Timofejev; se në atë mbledhje Tito (ashtu siç vendosin perandorët) caktoi Rankoviqin kryeshef operativë ndërsa Slobodan Peneziqin (Kërcunin) kryeshef per Serbi, gjersa (Ivan) Stevo Karajçiqin për Kroaci dhe Ivan Maqekun për Slloveni etj, e vet (u mor vesh) ishte “shefi i shefave” (capo dei capi), nën urdhërat e të cilit, ata do t’i organizojnë dhe udhëheqin krimet si në Tivarë, Srem, Kosovë ashtu edhe në Blajburg, Goli Otok e gjetiu.

Madje, edhe më vonë kur bëhet Kryetar i përjetshëm i Jugosllavisë më shumë ju besonte, dhe vendimet i merrte në bazë të këshillave dhe informatave që i merrte nga “ftyrat e mshehura” të cilët mirreshin me informim-kontrainformim (udhëheqësit e KOS dhe UDB, si Ivan Mishkoviqi i cili udhëheqi edhe hetimet ndaj gruas së tij, Jovanka’s) e jo në bazë të mendimeve të bashkëpunëtorëve të tij (komunistë) institucionalë. Për më tepër, titistët e paraqesin Titon si “pro perëndimor” përkundër fakteve se Tito ishte pikërisht komunisti i parë i Lindjes, i cili deshti të fillojë luftën kundër Perëndimit (për Triesten dhe Korushken). Madje, për ironi, në maj të 1945, Stalini ishte ai i cili mezi e ndali atë për të mos e filluar atë luftë kundër ushtrisë anglo-amerikane.

Gjithashtu, injorojnë faktin se ushtria Jugosllave, me 1946, ishte ushtria e parë komuniste (dhe e vetmja) në Europë që i rrëzoi dy avionët amerikanë; sikurse faktin se partizanët grekë arritën të rezistonin deri me 1948, vetem duke ju falenderuar perkrahjes materiale nga Tito etj.

Tito i kishte shqiptarët “mjet kusurimi”/Shumë kontradiktorë janë titistët kur i shpjegojnë meritat e Kushtetutës së 1974. Shihet ashiqare një konkurencë mes tyre se kush po i merr meritat më të mëdha. Jo rrallë herë dëgjojmë (lexojmë) se “filan udhëheqësi komunistë shqiptar ka kërkuar nga Tito që Kosova të bëhet Republikë”, duke aluduar se avancimi i Kosovës ishte si rezultat i insistimit të tyre.

Dhe refuzojnë argumentat se: avancimi i statusit të Kosovës ishte më shumë si rezultat i luftës për pushtet dhe rrezikimit të pozitës së Titos nga Rankoviqi dhe klanit tij, sesa nga kërkesat (që mbase mund edhe të ishin?!) e udhëhqësve komunistë kosovarë! Injorojnë faktin se derisa Rankoviqi me klanin e tij, e shërbyen Titon, si “shpërblim” ai ua la atyre Kosovën dhe disa territore tjera, dhe atëher kur Rankoviqi tentoi t’ia marri fronin Titos, ai reagoi duke e larguar ate (si bashkëpunëtorin më të ngushtë që e kishte) dhe decentralizuar Jugosllavinë.

Për më tepër, janë groteske tentimet e “fansave të Titos” kur tentojnë që, për të gjitha të këqijat që i ndodhën shqiptarëve në Jugosllavinë e Titos, t’i akuzojnë udhëheqësit komunistë serbë dhe ta shfajësojnë tërësisht Titon. Qoftë për masakrat që u bënë në emër të “luftës kundër reaksionarëve”, me çka me dhjetëra mijëra shqiptarë të pafajshëm u vranë, qoftë edhe për aksionin e mbledhjeve të armëve apo shpërnguljen e shiptarëve në Turqi etj.

Thuajse nuk ishte Tito, ai vet, që u mor vesh me kryeministrin turk, Adnan Menderes (të realizuar nga ministrat Popoviq-Koperly), për “shpërnguljen e turqve dhe muslimanëve nga Jugosllvia”, për çka në periudhën 1953 – 65 u shpërngulën mbi 450 mijë shqiptarë. Injorojnë faktin se “Jugoslavia ishte e Titos” që d.m.th., se asgjë s’ka mundur të ndodhë pa dijeninë apo miratimin e tij. Ashtu siç pati deklaruar Milovan Gjillas, (i cili për kohë të gjatë ishte njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij): të gjitha veprimet madhore politike (qofshin vrasjet apo burgosjet masive) në shoqërinë jugosllave, ishin ndërmarrë nën urdhrin e Titos, i cili ishte institucioni i vetëm shtetëror i cili mund të vendoste për gjëra të tilla”.

Nga Driton Tali
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Josip Broz - Tito Empty Re: Josip Broz - Tito

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi