EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Simbolika dhe kuptimi i Unazave

Shko poshtë

Simbolika dhe kuptimi i Unazave Empty Simbolika dhe kuptimi i Unazave

Mesazh  Jon 18.08.09 17:20

Simbolika dhe kuptimi i unazave në pesë gishtat

Çfarë unaze zgjidhni? Dhe pasi e zgjidhni, në ç’gisht e vendosni? Çfarë mendoni se është kuptimi i këtyre zgjedhjeve?

Kjo është një përpjekje e vogël për t’ju bërë me dije mbi këtë subjekt. Unazat dhe gurët janë në vetvete simbole me kuptime dhe fuqi të caktuara. Më poshtë radhiten kuptimet dhe simbolika e vendosjes së unazave në gishta të caktuar, në dorën e majtë apo të djathtë.

Vendosja e unazës në ndonjë gisht shihet si një lloj filtri. Mund të themi se çdo gisht ka cilësi, të cilat unaza i cilëson, përmirëson ose dobëson cilësitë natyrale të tij. Prandaj, kur vendosim unaza në gishta të caktuar, kuptojmë si i filtrojmë cilësitë mirëqenies sonë, vetëshprehjes, emocioneve dhe mendimeve tona.

Dora e majtë dhe e djathtë

Për majtashët, më poshtë nënkuptohet e kundërta. Kur konsiderojmë ku do t’i vendosim unazat, së pari zgjedhim në cilën dorë, të majtën apo të djathtën. E majta është pritëse, e djathta dhënëse, e majta yin, e djathta yang. Kur vendosim unazë në dorën e majtë marrim energji, ndërsa me të djathtën japim. Balanca e këtyre marrëdhënieve është e rëndësishme për mirëqënien tonë. Duart mund të perceptohen si balanca mes marrjes së energjive në brendësi për të ecur para dhe krijimn e strukturës së jetës në botën e jashtme. Një shembull interesant është se në pjesë të ndryshme të botës unaza e martesës vendoset në gishtin e dorës së djathtë, ndërsa në vende të tjera në të majtën. Pra, disa njerëz theksojnë aspketin marrës ose dhënës të lidhjes, martesës ose familjes, ndërsa të tjerë theksojnë aspektin më aktiv, dinamik, ku marrëdhënia funksionon në botën e jashtme.

Cilësitë e gishtave

Secili prej gishtave përfaqëson cilësi të caktuara, të cilat në vetvete janë përgjithësisht pozitive, por nëse ekzagjerohen ose zmadhohen kthehen në negative, ndonjëherë të rrezikshme. Kështu, ambicia dhe vetëbesimi i Jupiterit mund të çojë në arrogancë dhe zili. Mendjemprehtësia dhe intuiviteti i Mërkurit, megjithë cilësitë komunikuese, mund të shkojë në ekstremin tjetër. Çdo gisht ka cilësit e tij pozitive dhe negative, për të cilat duhet kujdesur. Efektet mund të jenë të pallogaritshme, por me kalimin e kohës, këto pasoja mund të thellohen.

Pesë gishtat



Jupiteri (gishti tregues)

Vetëbesim, ambicie, drejtim, aftësi ekzekutuese, ndonjëherë drejtim shpirtëror ose fetar.

Në gishtin e Jupiterit fokusohemi në aspektet e jashtme të jetës, marrëdhëniet me të tjerët dhe balancimin e fuqive që zhvendosen atje. Çdo theksim atje do të tentojë të shfaqë cilësitë e drejtuesit, ambicies dhe vetëbesimit. Personaliteti jupiterian është i fortë dhe shpesh e gjen veten në poste drejtuese. Ky është gjithashtu gishti ku gjendet energji për motivim financiar.

Saturni (gishti i mesit)

Rrota e Balancës, ndejnja e të drejtës dhe të gabuarës, ligji, kërkimi i së vërtetës, vetëanaliza, sekreti.

Saturni quhet Rrota e Balancës. Këtu gjenden cilësitë e lidhura me ligjin njerëzor, drejtësinë e marrëdhëniet tona me to. Theksimi i rolit të Saturnit do të thotë nënvizimi i çfarë është e drejtë dhe e gabuar, çfarë është e përshtatshmë në situata të caktuara.

Cilësi të tjera të Saturnit janë tendenca drejt vetëanalizës. Mëshimi i tepërt çon në trishtim dhe rëndesë. Të gjithë, në fakt, kanë më shumë se duhet cilësi të Saturnit.

Apoloni (gishti i unazës)

Apoloni quhet gishti i unazës për arsye se cilësitë e tij janë ato më të theksuarat dhe më përfituesi prej vendosjes së një unaze për të mbështetur ato cilësi. Apoloni përfaqëson, përveç të tjerash, krijimtari: në kuptimin artistik, punët me dorë dhe në të gjitha aspektet e jetës. Ai është kultivimi i dashurisë dhe bukurisë në të gjitha mënyrat, sidomos në natyrë, duke përfaqësuar zbavitësin në ne, energjinë e shprehjes, bukurisë dhe dhembshurisë.

Mërkuri (gishti i vogël)

Mërkuri është energjia e komunikimit. Mendoni për mërkurin tuaj si antenë transmetuese marrëse-dhënese, jo vetëm gojarisht por në të gjitha mënyrat: intuitivisht, ndjeshmërisht etj.

Aftësitë e forta të Mërkurit janë ato që sot quhen inteligjencë e shkëlqyer. I ekzagjeruar, Mërkuri kthehet kundër vetes më shpejt se kundër të tjerëvë. Kujdes çfarë unazash të vendosni në këto vende me funksione të rëndësishme. Imagjinoni një diamant vezullues në dorën e një mafiozi.

Gishti i madh

I vetmi që nuk emërtohet si perëndi, por thjesht i madhi. Megjithatë është shumë i rëndësishëm, pasi përfaqëson cilësinë e vullnetit personal dhe universal. Të gjithë kemi nevojë për këtë cilësi, por vetë natyra e ka theksuar pozicionin e tij në anatominë tonë, sa nuk është normale për dikë të nënvizojë natyrën e vullnetit, përveçse në baza të përgjithshme. Kujdes nga vendosja e unazave në këtë gisht dhe kini mendjen ndaj ndryshimeve që ndodhin në jetën tuaj gjatë kohës që unaza qëndron atje.

Simbolika dhe kuptimi i Unazave Gishtat-dhe-unazat

revista MNVR
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi