EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pas goditjes në tru, flet si uellsian

Shko poshtë

Pas goditjes në tru, flet si uellsian Empty Pas goditjes në tru, flet si uellsian

Mesazh  Luli 30.12.12 19:39

Pas goditjes në tru, flet si uellsian

Një anglez është zgjuar pas goditjes në tru, që e kishte pasur për tre javë, dhe pastaj ka filluar të flasë rrjedhshëm gjuhën që përdoret në Uells, publikoi sot gazeta Digital spy.

Tri javë pas goditjes në tru, Alun Morgan ka filluar të flasë gjuhën uellsiane, ndërsa që nuk arrinte të kujtonte fjalët anglisht. Morgani (81), i cili jeton në Bathwik, ka qenë në Uells gjatë Luftës së Dytë Botërore, para 70 vjetëve. Ndonëse atëkohë pati qëndruar në mesin e uellsianëve, ai pohon se kurrë nuk e ka mësuar gjuhën e tyre.

Morganit është diagnostikuar me sëmundjen afazi, dëmtim i qendrës të të folurit në tru. Mjekët besojnë se ai pavetëdijshëm e ka mësuar gjuhën e uellsianëve si fëmijë dhe se goditja në tru në një mënyrë ia ka “hapur” atë dijeni të fituar para 70 vjetëve.

“Nuk kam jetuar në Uells prej se jam kthyer në Angli pas luftës. Fjalët në anglishte gradualisht më janë kthyer në kujtesë, por nuk ishte aspak e lehtë”, tha Morgan.

Një sindromë e tillë ishte regjistruar edhe në Norvegji, kur një grua, pas goditjes që e kishte pësuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vend të norvegjishtes kishte filluar të flasë një gjermanishte të pastër.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi