EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eposi i kreshnikëve

2 posters

Shko poshtë

Eposi i kreshnikëve Empty Eposi i kreshnikëve

Mesazh  Neo 16.12.12 22:02

Eposi i kreshnikëve



Ndër krijimet muzikore më interesante të bazuara mbi modalo-diatonikën veriore janë këngët e kreshnikëve. Në vetvete ato përfaqësojnë një cikël këngësh legjendare të shoqëruara me lahutë, me në qendër dy vëllezërit Mujin dhe Halilin. Sipas prof. Supanit, eposi nuk ekziston pa muzikë.

Pershkrimi i personazheve eshte i mbinatyrshem; ata flasin me oret, ata luftojne me mazdrake (topuz), gjaku i tyre derdhet si lume, i kane mustaqet nga nje pash, e hedhin topuzin me aq force sa ngrihet pluhur nente pash lart etj. Heronjte e ketyre legjendave jane te shumte, por kryesore jane Muji e Halili.

Cikli i kreshnikëvë apo eposi, siç thirret rëndom, konstatohet të këndohet në Malësinë e Madhe, Rranzat, Postribë, Shllaku e Dukagjini, Nikaj Mërtur, Krasniqja e Gashi, Bytyçi, Berishë, Has si dhe në Kosovë në rrafshin e Dukagjinit me qendrat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Rahovec, Deçan, Istog e Suharekë etj.

Deri diku aty nga mesi i shek. XX, eposi është kënduar vetëm në odat e miqve, kuvendet e burrave si dhe në festa të ndryshme, pa stimuj materialë për rapsodët.

Koha e formimit të tij lokalizohet përpara dyndjes sllave në Ballkan, pra është parasllav dhe vetëkuptohet paraturk. Sipas Lambertzit, elementet përrallore të moçme me burim shqiptaro-ilir, figurat e besimit popullor shqiptar, që janë te gjalla në këto epe të shkurtra, dhe armët e vjetra janë dëshmi kujtimesh të një date fort të lashtë.

Çështja e përkatësisë së burimit të eposit (në është shqiptar apo serb) është ende tezë diskutimesh, megjithëse primati shqiptar në më të shumtën e pikave të nxehta të debatit është i padiskutueshëm[22].

Gjithashtu, shumë studiues kanë vënë re edhe ngjashmëritë e eposit tonë me poemat homerike.

Ndër ta përmendim Lambertzin, Shmausin, Min Skafte Jensenin, etj. Shumë studiues të eposit të kreshnikëve, vlerën e tij e krahasojnë me eposin homerik, sagat e Skandinavisë, kalevalën, nilinat ruse etj. Sipas prof. Uçit: eposi i kreshnikëve përfaqëson një kompleks poetik dhe etnokulturor.

Ndër eposet e veçanta të ciklit përmendim: Martesa e Mujit, Fuqia e Mujit, Orët e Mujit, Vaji i Ajkunës, Martesa e Halilit, Muji e tri zanat e malit, Halili pret Pajo Harambashin, Orët e Bjeshkës etj.

Cikli i kreshnikeve ose kenget epike per aget e Jutbines . Ky cikel eshte me i gjeri qe kemi ne legjenden shqipe. Paraqitet mjaft i plote dhe me nje larmi te madhe. Kryesisht kendohet ne veri. Ne kete cikel tregohen bemat e Gjeto Basho Mujit, heroi kryesor, te vellait te tij , Halilit dhe te tridhjete ageve. Keta veprojne ne Jutbine, krahine e papercaktuar mire.



Fuqia e Mujit
Lum e lum per t’lumin Zot,
Nu’jem kane e Zoti na ka dhane!
Kurr ish’kane Muja djale i ri,
M’a kish cue baba n’rroge tu njizotni;
Coban lopesh zotnija e ka ba,
Per gjith dite bjeshket Muja tu’i kerkue;
Per gjith dite nder gurra t’u u freskue,
Per gjith dite nder mriza tuj pushue
Rruge as shtek pa njofte nuk ka lane
M’i con lopet gjithhere ku s’i’n kane
‘I nate lopet cobanit i paskan hupe
E tu shpija nu’ka mujte me dredhe
Buze nji shkambit m’u ndale asht ngushtue
Asht ule djali aty per me fjete
Paj dy djepa aty ki’n qillue;
E kan marre brimen e tuj kjajte
M’asht avite Muja me i shikjue
Po i pajton tuj i pekunde
E t’dy djepat ika vun ne gjume
Bardhe si drita dy Zana atehere kane ardhe
-Ty, qysh te thone – Mujon e kan pvete-
Zo’! c’te ka pru n’ket vend e shka t’ka trete!-
Muja atehere shka u ka thane
Rrogtar lopesh un kam qillue
Per gjith dite kto bjeshke i kam kerkue
Mue rreziku sot ka ardhe me me ndeshe
M’kan hupe lopet, e askund s’kam mujte me i gjete
Ktu m’xu nata e u ngja per me fjete
S’mylla sy prej vajit, qi kam ndie
Ishin kane tuj kajte keta dy fmi
Kurrkund carje fmia nu’m’kan lane
M’u kan dhimte e jam hudhe me i pajtue
I pajtova e sa grima n’gjume i kam vdue
Po Zo’! shka jeni me gjithe ket drite?-
-Zana jemi, Mujo, tuj shetite,
-Tuj u sjelle na njerzvet me u ndihmue,
Ti c’fare ndere, Mujo, po na lype?
Qi dy djepat na ike vu ne gjume?
A don force, Mujo, me qindrue?
A don lufte, Mujo, me luftue?
A don gja, Mujo, a don mall?
A don,dije, Mujo a don gjuhe?
Lyp shka te duesh Mujos te i kan thane
Kqyr Muji atehere c’ka qite e ka thane:
-Shpesh po m’ngucin cobanija
Shum inad cobajt si me kane
Paj me force me ja u kalue un due
Njana shoqes Zanat atehere i kan thane:
-Tamel gjiut Mujit per me i dhane
Tamel gjiut i kan dhane me pi
Me tri pika djalin m’a kan ngri
E ika fale Zoti kaq fuqi
Sa me e luejte shkambin ma t’madhin
-Kape gurin! - Zanat i kan thane
Njimi okesh e ma guri ish’kane
E ka kap gurin njimi okesh
Badihava peshue me duer e ka;
Der n’nye t’kames vec e n’mujt ma
Njana shoqes Zanat atehere i kane thane:
-Edhe do tamel Mujos me i a dhane
E ka marre tamlin Muji e e ka pi
E ka kape gurin me e peshue
Deri ne gju ai gurin e ka cue
E ka ugje prap n’toke e ka pushue
Kqyre Zana sa mire ka thane:
- Edhe pak gji Mujo me i a dhane
I ka dhane prap gji per me pi
Sa don Zoti t’i ka dhane fuqi
E e ka marre gurin me e peshue
Deri ne shoge (brez) gurin e ka cue
E kan pa Zanat e kan kqyre
Njana tjetres prap te i kan thane:
- Opet (perseri) Mujit gji lypet me i dhane
E ka marre Muji gji me pi
O! se c’po i ep edhe Zoti fuqi
Kenka ba si me kane drangue
Ka marre gurin me e peshue
N’cep te krahit Muji e ka vdue
Njimi okesh gurit i ka qindrue
Njena shoqes Zana c’ka i ka thane:
-Tjeter gji Mujit mos me i dhane:
Pse tjeter gji Mujit per me i dhane
E batis dyrnjan ana-m’ane,
Atehere Zanat Mujin po e zhgjertojne
Se sa t’vogel qi po flasin:
Permbi krye hana tuj i shikjue
Permbas shkambit hija tu’u zgjatue
Sa miqsisht me te kan kuvendue
Kqyre Zanat, Mujit, shka i kan thane:
-Probatin na, Mujo, duem me te xane:
Fol ti, Mujo tash qysh po thue?-
-Tu t’jem ngusht, Zanat, me m’ndihmue!-
E ka fale Zoti sabahin
Ferk e ferk Muji kanka cue
I ka gjet lopet e ne shpi ka shkue
N’fushe t’Jutbines Muji kur a ra
Bytym shoket e mbledhun i ka pa
Se me Mujin aty i’n kene msue
Me i a mujte Mujit tuj ladrue
Kqyre seri Muji shka ka ba:
I a ka nise me cobaj me ladrue
Send ma t’fortin me dore e ka kape
Pese konope perpjete i ka dhane
As kurrkush me fole nuk po flet
Se me thue kur po i bjen
Dekun n’toke gjinden po i qete
Prej zotnis – tha – Mujit asht largue
Prej zotnis – burri kur asht da
Ka dredhe n’shpi - tha – nanen per me e pa
*Tha – I a ka nise Muji tuj punue
*Tha – I a ka nise Muji tuj luftue!
E n’sa lufta Muji si po bjen
Ai gjith here me ndere si po del

Kenga fuqia e Mujit eshte prologu i ciklit te Mujit e Halilit. Ne te shikojme figuren hiperbolike te ketij kreshniku, i cili eshte i pajisur me fuqi te mbinatyrshme.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Eposi i kreshnikëve Empty Re: Eposi i kreshnikëve

Mesazh  Albaniaa 13.07.13 16:29

Eposi shqiptar i veriut - cikli i kreshnikëve

Eposi shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikëve, erdhi në vëmendjen e studiuesve para një shekulli. Ai u shfaq pikërisht në përmbyllje të epokës së Rilindjes Kombëtare, që me të drejtë është quajtur shekulli i “kultit të epopesë”.

Letërsia shqiptare lindi e u zhvillua për një kohë të gjatë si letërsi heronjsh. Ata që nuk e dinin se ekzistonte në formën tradicionale gojore eposi i kreshnikëve u përpoqën të krijojnë vetë “epope imagjinare” dhe t’i paraqitnin si trashëgime orale. Më pas pati përpjekje për rikrijimin e një epopeje integrale, sipas modeleve të poemave antike.

Në eposin shqiptar, si në çdo epos tjetër, koha vjen e shkon sipas një kalendari të ndryshëm nga kalendari njerëzor, që të kujton mendësinë e “Epit të Gilgameshit”, ku një ditë në kohën e hyjniive është sa njëmijë vjet në kohën e njerëzve. Heronjtë mitologjikë të eposit shqiptar mbeten të vdekur në mejdan për njëqind vjet dhe kur zgjohen thonë: “paskam marrë nji sy gjumë”. Kur Muji mendohet, “sheh barin kah rritet”. Në epos ka vetëm të shkuar të largët dhe të papërcaktuar. Koha në përfytyrimin mitologjik nuk i bindet orës njerëzore.

Hershmërinë e thellë të eposit shqiptar e dëshmojnë dy tipare të rëndësishme të figurave mitologjike të ciklit verior: karakteri e tyre matriarkal, nga njëra anë, dhe ktonik, nga ana tjetër. Kjo është një anë tjetër e çështjes së autoktonisë - gjegjësisht aloktonisë - së popullit që i ka krijuar. Në eposin helenik hyjnitë janë matriarkale e patriarkale. Ato bashkëjetojnë e ndeshen, fitojnë e mposhten, kërkojnë parësinë dhe e mbrojnë atë.

Cikli i Artridëve përmbyllet me dilemën tragjike të Orestit, që duhet të thyejë një traditë e të themelojë një të re: të mbrojë të drejtën e atësisë kundër asaj të mëmësisë. Heronjtë e eposit shqiptar janë bij të Ajkunës. Ndryshe nga cikli i baladave, ku "nji plak i urtë" që këshillon flijimin e nuses në urë të kujton patriarkun, në epos nuk ka patriark.

Për herë të parë në epos babai shfaqet me figurën e Mujit, në raport me Omerin (ose "shtatë Omerat"). Në njërën prej këngëve Omeri duhet të lirojë "babë e axhë" nga burgu i krajlit. Këngën rapsodi e quan "Omeri prej Mujit" dhe ky është rasti i vetëm kur shfaqet një hije patriarku. Figurë qendrore dhe rol autoritativ mban Ajkuna. Muji dhe Halili formalisht nuk kanë babë, ata janë bij të një nëne që urdhëron shtëpinë dhe e marrin fuqinë prej zanave. Pas Omerit nuk ka më kreshnikë. Fuqia dhe lavdia e tyre nuk trashëgohet.

Muji dhe ZanatTipari matriarkal i figurave mitologjike të epikës legjendare theksohet nga fryma e përgjithshme e rapsodisë së njohur të Gjergj Elez Alisë. Zakonisht është thënë se në këtë këngë maten fuqitë tokësore me ato detare ("një bajloz i zi ka dalë prej detit"). Janë gjurmuar e gjetur gjurmë të kulturës bizantine, si kërkimi i haraçit nga bajlozi "tim për tim", ashtu siç ishin ligjet e administratës së perandorisë.

Në fakt, burimi themelor i rapsodisë së Gjergj Elez Alisë është mbarimi i epokës së flijimit të njeriut (gruas) për një vepFigurë qendrore dhe rol autoritativ mban Ajkuna. Muji dhe Halili formalisht nuk kanë babë, ata janë bij të një nëne që urdhëron shtëpinë dhe e marrin fuqinë prej zanave.

Pas Omerit nuk ka më kreshnikë. Fuqia dhe lavdia e tyre nuk trashëgohet.

Muji dhe ZanatTipari matriarkal i figurave mitologjike të epikës legjendare theksohet nga fryma e përgjithshme e rapsodisë së njohur të Gjergj Elez Alisë. Zakonisht është thënë se në këtë këngë maten fuqitë tokësore me ato detare ("një bajloz i zi ka dalë prej detit"). Janë gjurmuar e gjetur gjurmë të kulturës bizantine, si kërkimi i haraçit nga bajlozi "tim për tim", ashtu siç ishin ligjet e administratës së perandorisë.

Në fakt, burimi themelor i rapsodisë së Gjergj Elez Alisë është mbarimi i epokës së flijimit të njeriut (gruas) për një vepër, për një fushatë apo për haraç. Gjergj Elez Alia ngrihet nga shtrati i vdekjes për të shpëtuar një epokë nga morali i trashëguar prej qëmoti se njeriu mund të flijohej i gjallë - siç ndodh me nusen e murosur në baladat ballkanike. Ai mund bajlozin, që kërkon natë për natë "ka 'i dash t'pjekun", natë për natë "ka 'i vashë të re".

Mundja e bajlozit shënon fundin e asaj konvente që e përligjte flijimin e gruas. Gjergj Elez Alia amniston përgjithn Alisë është mbarimi i epokës së flijimit të njeriut (gruas) për një vepër, për një fushatë apo për haraç. Gjergj Elez Alia ngrihet nga shtrati i vdekjes për të shpëtuar një epokë nga morali i trashëguar prej qëmoti se njeriu mund të flijohej i gjallë - siç ndodh me nusen e murosur në baladat ballkanike. Ai mund bajlozin, që kërkon natë për natë "ka 'i dash t'pjekun", natë për natë "ka 'i vashë të re". Mundja e bajlozit shënon fundin e asaj konvente që e përligjte flijimin e gruas. Gjergj Elez Alia amniston përgjithnjë gruan nga flijimi.

Karakteri ktonik (tokësor) i hyjnive të eposit shqiptar thekson karakterin autoktonik të popullit. Ndryshe prej poemave homerike, ku hyjnitë kanë një hierarki shumëshkallëshe (nëntokësore, gjysmëtokësore - Persefoni e kalon gjysmën e vitit nën tokë dhe gjysmën mbi tokë- ktonike dhe uranike - qiellore), në eposin shqiptar kjo hierarki nuk ekziston. Figurat mitologjike të botës shqiptare janë tokësore. Në folklorin rrëfimtar, duke përfshirë epin dhe përrallat, nuk ekziston "e bukura e qiellit". Krahas me "të bukurën e dheut" (të kësaj toke) në traditën etnofolklorike të vendit dalin e bëhen bashkë figura të tilla si shtojzovallet (aglutinim i "shtojua zot vallet"), shtojzorreshtat ("shtojua zot rreshtat"), "ato të lumet", shita.

Tipari ktonik i figurave mitologjike të eposit shqiptar përkon me atë stad të mendimit, kur në letërsinë antike helene "perënditë zbritën nga Olimpi", por, megjithatë, mbetën figura të rëndësishme të ndërgjegjes së besimit. Kjo është më e vonët se shtresa uranike (qiellore) e figurave mitologjike, por, gjithsesi, më e hershme se ajo kohë kur perënditë greke u bënë për t'u përqeshur në komeditë e Aristofanit.

"Dy kalendarët" e kohës (jashtëkohësisë) në epos dhe në historinë e jetës njerëzore lidhen me dallimet ndërmjet përfytyrimit mitologjik për kohën në mendësinë e lashtë dhe në mendësinë moderne. Një prej fakteve folklorikë interesantë për këtë është përdorimi i kohës për hapësirën dhe anasjelltas, që shihet si tipar universal i eposit. Në eposin shqiptar, për të treguar largësi, zakonisht thuhet “nantë konaqe larg” ose "nantë vjet udhë".

Kjo ngjan me idiomën letrare të eposit të shumerëve, ku largësia tregohet jo me njësi të hapësirës, por me njësi të kohës: "Më zuri shqiponja me kthetra të hekurta,/ Dhe katër orë në lartësi më ngriti". Ose: "Shkuan më tej, dy herë nga njëzet orë,/ Derisa nga larg dalluan një cep toke". Përdorimi i kohës për hapësirën dhe anasjelltas ka lidhje me atë shkallë të zhvillimit mendor të botës njerëzore, kur ende procesi i lëvizjes prej së shkuarës në të ardhmen përfytyrohej si njëdimensional. Në këtë përmasë njësoheshin deri në padallim koha dhe hapësira.

Këto mendësi të një stadi të lashtë antik përbëjnë argumente artistikë sorë për debatin mbi burimin kohor të eposit shqiptar. Cikli shqiptar i kreshnikëve përmban një ndërthurje tiparesh të eposeve antikë dhe atyre europianë të periudhës mesjetare. Por ka më shumë tipare të eposeve antikë se të atyre mesjetarë. Ekzistojnë një varg argumentesh folklorikë në favor të një përcaktimi kronologjik relativ të burimit të eposit në periudhën e kalimit prej ilirëve tek shqiptarët, prej ilirishtes tek shqipja, prej periudhës së fundme të romanizimit në përballjen me dyndjet sllave.

Në shkencën sllave cikli verior konsiderohet rikrijim i motiveve të eposit serbo-boshnjak pas muslimanizimit masiv të shqiptarëve, dikur nga shekulli i 18-të e këndej. Disa nga dijetarët vendës janë bashkuar në mendimin se eposi shqiptar është "i periudhës bizantine" dhe burimi i tij duhet lidhur me kohën e krijimit të "Digenis Akritas" tek grekët. Këto pikëpamje, herë hapur e herë tërthorazi, herë me qëllime të caktuara e herë nga mosbesimi tek faktet, duke e kushtëzuar burimin e tij me lindjen e eposit sllav ose të atij bizantin, e vonojnë mjaft kronologjikisht formimin e eposit shqiptar.

Të dhënat e zhvillimit të përgjithshëm kulturor të shqiptarëve tregojnë se eposi verior është krijuar në një periudhë zhvillimi divergjent. Kjo është periudha e ndarjes më të madhe etno-krahinore të viseve shqiptare (Gegëri e Toskëri) - fakti është se nuk gjenden gjurmë të eposit në jug të Shkumbinit. Kjo është periudha e ndarjes së polifonisë në jug prej homofonisë në veri. Kjo është periudha e rotacizmit në jug dhe e nazalitetit në veri. Kjo është periudha e ruajtjes së a-së në gegërishte dhe e kthimit të saj në "ë" në toskërishte.

Nga pikëpamja kulturore eposi ka lindur në kohën kur u vërtetuan ndryshimet më të rëndësishme dydegëshe të kulturës shqiptare - gege dhe toske. Kjo nuk do të thotë se eposi është një traditë e mbyllur folklorike në veri. Ka shumë të dhëna që provojnë se cikli verior nuk është aq verior, sa të mbetet i vetëveçuar. Motive themelore të tij gjenden të zhvilluara në folklorin e viseve jugore në formën e rrëfimeve, përrallave apo legjendave.

Nga pikëpamja historike, eposi nuk mund të lindë në çdo kohë dhe nga çdo ngjarje. Vetë eposi shqiptar sundohet fund e krye nga konflikti i bartësve të tij me popullsinë e ardhur në Ballkan, mban vulën e dyndjeve sllave. Eposi shqiptar e përjashton krijimin qysh në kontaktet e para me popullsinë e ardhur, duke paralajmëruar audiencën se të tjera gjëra ndodhnin “kur kem’ pas’ besë me krajli”. Nga një kërkim në një mënyrë pak tendencioze mund të hetohen edhe të dhëna që shfaqen si dëshmi të një rreziku që vjen nga deti dhe që në nënshtrat mund të lidhet edhe me jehonën e një kohe të pushtimeve romake.

Këto fakte e arsyetime lejojnë të mbrohet mendimi se në epos, pavarësisht nga karakteri i tij shumështresor, megjithatë, ekziston një “kohë e parë”. Ajo përkon me shek. 7-8-të, kur ndodhin proceset më të rëndësishme divergjente të brendshme në kulturën etnike, kur vërtetohen shndërrime cilësore kulturore, si kalimi nga ilirishtja tek shqipja, konsolidimi i dy koineve gege dhe toske (në vend të të folmeve të ngushta të fiseve).

Ky proces divergjence ishte përparimtar, sepse, duke ndarë koinenë kulturore veriore nga ajo jugore, zhvilloi konvergjencën brenda tyre, njësoj si kishte ndodhur në antikitet me katër dialektet e greqishtes.

Pikërisht në këtë periudhë vendësit përballen me dyndjet sllave në Ballkan dhe njohin pak nga pak karakterin ekspansiv të tyre.

Edhe të dhënat rreth nocionit të një hapësire mitologjike në epos janë favorizuese për kushtëzimin e burimit të tij me periudhën e këtyre shndërrimeve të mëdha. Nëse studiuesi do të vihej në kërkim të një “habitat-i” prehistorik të botës së personazheve dhe ngjarjeve të eposit, të një "atdheu shpirtëror", të një "patria poesis", kjo do të gjendej në kultin e dheut të të parëve, në mitin e vendlindjes, në shenjtërimin e bjeshkës, në hyjnizimin e dheut, në atë kuptim që gjermanët e përdorin këtë fjalë kur thonë "land".

Ndonëse të kufizuara, në epos ka të dhëna të tilla me karanë epos ka të dhëna të tilla me karakter etnoveçues, që gjenden të trashëguara në botën shpirtërore shqiptare. Këto fillojnë me dallimin “të vetët - të tjerët”, që është nga shenjat më të hershme të ndërgjegjes së bashkësisë. Ka të ngjarë që në opozicionin “kreshnikë - shkje” është po ai opozicion që gjendej tek grekët e vjetër në formën “helenë - barbarë”.

Ndonëse më shumë mund të flitet për një nocion landi, vendlindjeje, për një Itakë shqiptare, sikurse është Moreja tek arbëreshët (në këngët historike, se për një hapësirë të përcaktuar qartë, prapë vetëdija e një atdheu që i bën bartësit e eposit të ndihen mes tyre "të vetët" del aty-këtu. Eshtë me vend të kujtohet se edhe në eposin antik helen kishte dy kuptime mbi atdheun: Odiseu ishte bir i Eladhës, por ai nuk gjen prehje pa mbërritur "atdheun e ngushtë", Itakën.

Dëshmitë e pranisë së kulturave të vjetra antike në lëndën shqiptare, sidomos të kulturës greko-romake, janë edhe dëshmi hershmërie dhe fqinjësie prej antikitetit. Lamberci argumenton se në eposin verior ka "mbi 40 tema të ngjashme" me ato të këngëve akritike. Zgjedhja e Mujit ("a don forcë a don gja") është si zgjedhja e Heraklitit. Në një këngë të njohur shqiptare Omeri i vogël duhet të lirojë "babë e axhë" nga burgu, sikurse Armuropulos (Armuri i vogël) tek këngët akritike. Këto gjurmë janë inkurajuese për të shkuar drejt përfundimit se eposi shqiptar, i mbiquajtur “cikli verior”, duke e parë në lidhjet e tij artistike me gjithë folklorin e vendit, nuk është dhe aq verior dhe i kufizuar sa është paraqitur nëpërmjet termit.

Këtu edhe gjeografia historike pak hyn në punë.

Veçohet për nga rëndësia shtresëzimi i eposit mbi bazën e tipeve të personazheve. Më në hollësi duan vëmendje personazhet mitologjikë, duke theksuar karakterin e tyre polistadial, prej fëmijërisë së njerëzimit. Heronjtë kryesorë të eposit (Muji) përfaqësojnë kultin e fuqisë, sikurse Akili në veprat homerike; kurse kalimi në stadin e kultit të diturisë - dinakërisë (kulti i Odiseut) nuk është aq i vërtetuar.

Eposi shqiptar ka në qendër heroin e luftës, ndërsa heroi i paqes, "heroi i dytë" - Halili - më shumë anon nga kulti i bukurisë. Në eposin helen Odiseu duhej të mposhtte joshjet e aventurës dhe të arratisë, duke qenë larg atdheut, prandaj duhej t'i zgjidhte situatat mençurisht, kurse në eposin shqiptar Halili është në atdheun e tij dhe duhet t'ua fitojë zemrat "devojkave" me hijeshinë burrërore
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi