A do të ndodhë përmbysja e botës?!
2 posters
Faqja 1 e 1
A do të ndodhë përmbysja e botës?!
A do të ndodhë përmbysja e botës?!
Mjegulla ka pushtuar Tiranën! Disa flasin nën zë për indiciet e para të përmbysjes së Botës. Duket sikur përtej mjegullës presin qindra dete të rrëkëllehen pa kursyer asgjë, as qarjen e bebes së sapolindur… Sikur qindra vatra vullkanesh, presin heshturazi momentin final, ku të shpërndajnë furishëm llavën e tyre nga krateri që prêt me pseododëshirë, të ndjej nxehtësinë, zjarrin, urrejtjen… Sikur qindra vetëtima do të ndriçojnë tokën njerëzore, përfshirë prej shekujsh me radhë në gjumë letargjikësh, ti zgjoj nga gjumi i thellë, për ti vënë në gjumë sërish.
Edhe 6 ditë ndajnë nga mënxyra ose mosmënxyra. Aq ditë sa ju desh vetë asaj fuqi hyjnore të krijonte Botën… aq ditë sa ka java… aq sa janë rrathët e purgatorit a ferrit. E njerëzit janë ndarë në kampe, si gjithmonë të ndarë… sipas mendimeve, gjinive, racës, shtresave, edhe këtë herë nuk mund të ndodhte ndryshe.
Disa pohojnë frikën e madhe të përmbysjes, frikën e mosrealizimit të ëndrrave e dëshirave, frikën e të shikuarit të vdekjes me sy, frikën nga e panjohura… Frikë, që buron jo nga të qenurit frikacak por të të dashuruarit të jetës. Mund të duket për të qeshur, por disa nga vajzat gjimnaziste kanë preferuar të konsumojnë dhe momentin e heqjes së himenit të tyre, në ditët e fundit të “Përmbysjes së Botës”, për të mos ikur virgjëresha nga kjo botë…
Megjithatë kjo është e drejta e gjithsecilit, por më duket, sikur kohët e fundit të përligjur nga fakti i përmbysjes së Botës, po bëjmë shumë gjëra që si kishim menduar. Mendojmë se duhet ti realizojmë për të provuar shijen që gjithsecila prej tyre mbart, ose ngadhënjimin thuajse përrallor e kurrsesi real . Këto janë veçse rezultate të impaktit që ka krijuar ky diskutim përmbysës. E duke u shoqëruar nga kaq shumë dilema, jemi shndërruar në njerëz dilematik.
Mos qoftë e thënë, që kjo, të na kthehet në një boomerang, dhe që kur të kuptojmë se asgjë nuk ka ndodhur nga pikëpamja fizike, (që bota është po aty ku ishte dje, që njerëzit janë po ata ) të mos zhgënjehemi, për zgjedhjet tona apriori…
Disa pohojnë që edhe nëse ndodh nuk kemi frikë nga vdekja, por mjaftojnë të mos e shohim atë… E në fakt kanë të drejtë duke qënë se ne për “Vdekjen” fillimisht kemi dëgjuar kur kemi qënë të vegjël, në tregime me princër e princesha, më pas kemi parë filma, kemi lexuar libra, na ka treguar gjyshja, derisa e kemi prekur, duke humbur njerëz të dashur. Pa përfshirë këtu vdekje të vogla e të mëdha idealesh e ndjenjash që ndodhin shpesh brenda nesh e që përsëri, ne mbahemi në këmbë.
Megjithëse ka shumë teori pro përmbysjes së botës, nuk dua të besoj, as në qytetërimin Maja e as Nostradamusin e kohëve moderne, Edgar Kejsin që paskësh gjetur nga gjendja trans e tij shumë fenomene e ngjarja botërore, madje edhe ditën e vdekjes së tij.
Një tjetër variant i shkaqeve të fatkeqësisë mbarëplanetare përmendet në serinë e librave të autores angleze R. Montgomeri, bashkëkohëse jona. Sipas pohimit të saj, ajo filloj të merrte sakaq ca “mesazhe ideale” nga disa “forca supreme”, në librat e saj me titull “Tani dhe në të ardhmen”, “Dhuntia e profecisë”, “Ardhësit mes nesh” dhe “Të huajt mes nesh” këto “mendimograma” janë quajtur “Mesazhe të Epokës së Re” të cilat i kanë ardhur anglezes nga e ardhmja.
Supertymnaja që lëshojnë librat e shndërruar në bestseller, bën që skeptikët të mendojnë që këto nuk janë aspak profeci, por produkte të fantazisë, një lexim pasionant i gjërave fantastike. Ecim drejt tunelit të jetës çdo ditë. Takojmë qindra njerëz, disa prej të cilëve kthehen në bashkudhëtarët tanë, duke bërë një copëz rruge bashkë, me disa të tjerë vetëm përshëndetemi. Ka raste që të dyja palët refuzojnë udhëtimin e përbashkët, e mendojnë se është më mirë kështu, përndryshe udhëtimi do shkonte keq, e ata do të quheshim bashkudhëtar të këqij.
Së largu shikoj vetëm disa drita të zbehta që më ftojnë për ndalesë, për të bërë një rezyme jetësore… Aty ku ekziston një lloj purgatori i modeluar, i purifikimit shpirtëror.
A nuk është kjo një përmbysje bote?! A nuk është kjo një tringëllimë alarmi për ta respektuar e dashur më shumë njëri-tjetrin, për të qenë më human, për tu larguar nga vesi materialist që na ka pushtuar çdo deje, për ta pranuar tjetrin pavarësisht nga raca, gjinia e kombësia, për të mos lejuar më vrasje mizore grash, për të shpërndarë psikiatër në të gjithë vendin për kontrolle sëmundjesh mendore, për të izoluar burra dhunues, për të mos pasur më mediave raste gjakmarrjeje, për ti dhënë vulën e sakrificës jetës. Për tu bërë më zemërmëdhenj e më mëndjehapur, për të shpëtuar përmbysjen e botës shpirtërore…
Miqtë e mi, e dini cili është sekreti? Sekreti është brenda jush e askund tjetër. Mund të jetë edhe recesiv, po ama është aty, në brendësinë tuaj, duke pritur. Mjaft, që mos ju lërë fuqia. Që të kacafyteni! Aty, ku nuk do të ekzistojnë frika dhe frikacakët.
Aty, ku gjithçka është në paqe dhe në një ekuilibër të plotë me natyrën. Ndoshta çdokujt prej nesh i ka lindur më shumë se një herë të vetme kjo ndjesi në brendësi të qenies, të gëlojë inat, mëri dhe urrejtje për njerëzit, fenomenet, frazat klishe, e detajet që bëjnë diferencën. Por përsëri si qenie të çuditshme që jemi, edhe sikur në majën më të lartë të një gremine qofshim, përsëri i themi vetes që e nesërmja do të jetë ndryshe… Është e njëjta gjë.
Të duash të nesërmen, do të thotë të vlerësosh të sotmen. Jetojeni pra të sotmen, duke shpresuar tek ajo që keni dhe jeni, pa i shpenzuar tik-taket e orës më pseodopërmbysje, për tu bërë ai/ajo, që keni ëndërruar gjithnjë në jetë. Për të bërë të mundur që ëndrrat tuaja të shumta, mos të mbulohen nga pluhuri i kohës në sirtar. Që ato të dalin, të thurin varsen e plotësimit dhe të shndërrijnë përjetësisht duke mbajtur emrin tuaj……..
Elisa Gjerani

Odin- 513
Re: A do të ndodhë përmbysja e botës?!
wow shum e bukur...me pelqeu...esht tamam kjo qe duhet te bejn njerezit te mendojn pak se cpo bejn me jeten e tyre dhe te ndryshojn dicka..njesoj si kenga e michael jackson "man in the mirror" ""if u wanna make the world a better place take a look at yourself and make that change "".. <3
mereli- Jetoje jeten pa frike...sepse eshte shume e shkurter...
7
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi