EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atyre që vajtojnë

2 posters

Shko poshtë

Atyre që vajtojnë Empty Atyre që vajtojnë

Mesazh  Admin 13.12.12 23:07

Atyre që vajtojnë



Kurrë shpirti nuk lindi;

kurrë nuk do të ndalë së qëni

Kurrë nuk ishte kohë e mosqenies;

Fillimi e Fundi janë ëndërr!

I palindshëm e i pavdekshëm,

i pandryshueshëm ngelet

shpirti përgjithmonë

Vdekja s’e prek dot kurrë,

i vdekuri ngjan si shtëpia e tij

—-

Kur njëri heq

Leckën e grisur tutje

E vesh të rejën, thotë:

“Këtë po vesh sonte!”

Kështu zhvishet Shpirti

Lehtë prej mishit

E trashëgon sërish

Shtëpinë e re





Sir Edwin Arnold

Mik, ke humbur dikë që shumë ke dashur, që mbase ishte gjithë bota për ty; e ajo ngjan bosh tani, e pavlerë për të jetuar?
Ndjen se gëzimi të ka ikur, gjërat të janë vetëm trishtim e po vuan për ledhatimin e humbur të një dore që nuk është më!
Po mendon më shumë për veten e humbjen tënde, por ka një dhimbje tjetër edhe më të madhe.
Trishtimi yt shtohet prej dyshimit për gjendjen ku ndodhet i afërmi yt, se ka ikur diku, e nuk dihet ku.
Shpreson që të jetë më mirë, por sheh vetëm boshllëk atje sipër e nuk gjen përgjigje.
Dëshpërimi e dyshimi bëhen re e zezë, që të fsheh diellin e paperëndueshëm.
Ajo që ndjen është e natyrshme. Unë, që po shkruaj, të kuptoj fare mirë, e zemra ime mirëkupton të gjithë ata si ty.
Por nuk dua vetëm të të ngushëlloj, do të shkoj edhe më tej, për të gjithë ata si ty.
Shpresoj të të sjell qetësinë, të të heq trishtimin.

Ti thua: Si mund të më heqësh gjithë këtë trishtim që kam?

Mundem, të them unë, pasi e gjithë dhimbja jote bazohet në keqkuptim: po mban zi për një gjë që nuk ka ndodhur vërtet. Kur të më kuptosh plotësisht do të ndalësh vajtimin.

Ti më thua se humbja jote është fakt. Si mund të më ndihmosh, përveçse të kthesh nga varri të vdekurin?

Të kuptoj, por vetëm dëgjomë për pak, e përpiqu t’u vësh veshin tre sugjerimeve që do të shtroj para teje, në fillim si deklarime, pastaj të mbështetura në fakte:

Humbja jote nuk është fakt i dukshëm, pavarësisht këndvështrimit tënd. Prandaj po të propozoj një këndvështrim tjetër. Vuajtja jote është rezultat i një iluzioni të madh, moosnjohja e ligjeve të Natyrës. Më lejo të të shpjegoj disa të vërteta të thjeshta, të cilat mund t’i konfirmosh më vonë gjatë studimve të tua.

Nuk duhet të dyshosh për kushtet ku ndodhet i afërmi yt, pasi jeta pas vdekjes nuk është më e panjohur. Bota pas varrit ekziston me të njëjtat ligje që edhe kjo e jona qeveriset, e kjo është vërtetuar me saktësi shkencore.

Nuk duhet të vajtosh, pasi zia lëndon atë që do. Nëse do të hapësh sytë nga e vërteta nuk do të vuash më.

Mbase po mendon se këto janë vetëm hamendje, por po të pyes se ku bazohen mendimet e tanishme, në Kishë, libra të shenjtë, apo te opinioni i atyre që të rrethojnë? Nëse rrëzon për një çast të gjitha opinionet e përgjithshme, gjen se ato janë vetëm interpretime të gabuara, madje vetëm hamendësime.

Këto punë janë tepër të rëndësishme për t’ua lënë supozimeve apo besimeve të vagullta, duhen hetuar e ndjekur seriozisht. Nuk kërkoj të më besosh verbërisht, por të siguroj se unë vetë i njoh faktet e të ftoj të hetojmë thellësisht sëbashku.

Që të jem më i qartë, po të shpjegoj njëherë themelin e njeriut, atë që njihet përgjithësisht nga njerëzit, të cilët nuk kanë ndonjë informacion specifik për çështjen. Ke dëgjuar zakonisht se njeriu zotëron diçka të pavdekshme quajtur shpirt, që thuhet se jeton edhe pas vdekjes. Le ta lëmë mënjanë këtë e të mos themi “Shpresoj se kam një shpirt”, por “Unë e di se jam një shpirt!” sepse njeriu i vërtetë është shpirt. Dhe ka një trup.

Trupi nuk është njeriu, por vetëm veshja e jashtme e njeriut. Ajo që ti mendon si vdekje është lënia mënjanë e një veshjeje. Prandaj nuk e ke humbur mikun, vetëm pamjen, me të cilën ti je mësuar ta shohësh atë. Rroba nuk është më, por ngelet njeriu, dhe ti kërkon njeriun, jo rrobën.

Para se të kuptosh gjendjen e mikut duhet të kuptosh më parë tënden. Mësohu me faktin se je një qenie e pavdekshme, hyjnor në thelb, shkëndijë nga vetë zjarri i Zotit; se ke depërtuar epoka e të tjera do të kalosh pasi ky trup ku je të kthehet në pluhur. “Zoti e bëri njeriun imazhin e vet në përjetësi”. E kjo nuk është një hamendje, por fakt i vërtetuar përfundimisht.

Ajo që ke menduar si jetën tënde, është vetëm një prej ditëve të jetës si shpirt, dhe e njëtja vlen edhe për të dashurit e tu, prandaj ata nuk kanë vdekur. Vetëm kanë lënë mënjanë trupat e tyre. Siç tha kohë më parë Shën Pali: “Ka një trup fizik e një shpirtëror”. Njerëzit e keqkuptuan, sepse i mendojnë këta si pasues, duke mos kuptuar se secili prej nesh i zotëron.

Ti, o lexues, ke trupi fizik e shpirtëror.

E kur lë mënjanë atë fizik, ngelesh shpirti, ajo që tani nuk e sheh dot. Le të përparojmë më tutje: Jo vetëm në vdekje e heq atë masë fizike, por edhe në gjumë, çdo natë kur bie të flesh. Ti rend nëpër botë ato çaste me trupin shpirtëror, i padukshëm prej kësaj bote fizike, por i njohur për ata që janë në të njëjtat trupa si ty.

Pasi kushdo sheh atë që është në nivelin e vet. Trupi yt fizik sheh vetëm një trup tjetër fizik, ku, kur kthehesh në mëngjez, të kujtohen turbull ato që ke parë, duke e menduar si ëndërr. Gjumi pra, mund të quhet një vdekje e përkohshme, sepse mund të kthehesh prapa në trupin tënd fizik. Në gjumë je në të njëjtat kushte si të të dashurve të tu.

Shumë teori ekzistojnë për jetën pas vdekjes, shumica keqkuptime të shkrimeve antike. Dikur ishte dogma e tmerrshme e atij që quhej dënimi përjetshëm, i zakonshëm në Evropë, megjithëse vetëm injorantët e besonin vërtet. Bazohej në keqpërkthimin e disa fjalëve atribuar Krishtit, e përdorej nga kishtarët mesjetarë si gogol për të frikësuar turmat. Kur bota u civilizua më tej, njeri pa se kjo ishte jo vetëm blasfemi, por edhe qesharake.

Religjoinistët modernë e zëvendësuan me shpjegime më të sakta, megjithëse jo afër së vërtetës. Kështu komplikuan doktrinat e tyre sepse e nisën me idenë për një perëndi të zemëruar që dënonte njerëzit e vet. E morën këtë prej Judaizmit primitiv, në vend të pranonin mësimet e Krishtit që Zoti është një babë i dashur.

Njerëzit që kuptonin, e dinin se këto ligje ishin të vlefshme në të gjallë e në të vdekur. Por edhe kështu besimet janë të tubullta, nuk jemi ende të qartë, sepse njerëzit që pretendojnë të jenë mësues nuk kanë eksperienca personale të jetës përtej. Vetëm na thonë çfarë dinë e kanë lexuar prej të tjerëve. E si mund të besohen?

Dita e besimit të verbër ka ikur, era shkencore e dijes së vërtetë ka ardhur. Metoda të tilla janë aplikuar nga Shoqata Teozofike dhe Shoqata e Kërkimit Fizik. Këto janë rezultate të nxjerra nga kërkime të bëra shkencërisht.

Ne jemi shpirtra, por jetojmë në një botë fizike, botë që gjithësesi e njohim pjesërisht. Informohemi për të vetëm prej shqisave tona fizike, të cilat nuk janë perfekte. Zakonisht shohim objekte solide, lëngje, por gazet janë zakonisht të padukshme. Kërkimet bëjnë të ditur se ekzistojnë lloje të materies shumë më të imëta se gazet më të rralla, e të cilat ne nuk i perceptojmë dot fizikisht.

Sidoqoftë, kemi mundësi t’i njohim, por vetëm duke përdorur aftësitë e atij që quhet trupi shpirtëror, pasi ai zotëron shqisa si trupi ynë fizik. Shumica e njerëzve nuk dinë t’i përdorin këto aftësi, megjithëse të gjithë e kanë mundësinë.

Ata që kanë mësuar t’i përdorin janë të aftë të shohin gjëra të fshehura nga syri i zakonshëm i njeriut. Ata mësojnë se bota jonë është shumë më e mrekullueshme sesa ne dimë, se njeriu që ka jetuar mes saj mijëra vjet ka ngelur jashtë pjesës më të bukur të jetës së tij.

Literatura Teozofike merret thellësisht me të gjita këto çështje, por ne di t’i mëshojmë vetëm kësaj pejese sot, asaj që na përball me çfarë quajmë vdekje dhe kushtet e saj.

Gjëja e parë që dimë: vdekja nuk është fundi i jetës, siç shumica mendojnë, por vetëm hap nga një fazë në tjetrën. Thamë tashmë se është lënia mënjanë e një veshjeje, e njeriu gjen veten në trupin shpirtëror, i cili megjithëse shumë më i rrallë materialisht, ngelet një trup material, megjithëse i panjohur nga shumica.

Trupi fizik i shërben atij shpirtëror si mjet komunikimi me botën fizike. Pa të do të na mungonte instrumenti i komunikimit me botën. Të njëjtën gjë saktësisht bën edhe trupi shpirtëror, por me botën më të lartë shpirtërore.

Dhe kjo botë nuk është diçka e largët, e paarritshme, por vetëm një shtresë në botën ku jetojmë tani. S’them që nuk ekzistojnë botë të tjera shumë të largëta, por se ajo që zakonisht quhet vdekje nuk është gjë tjetër veç transormin nga një grup kushtesh në një tjetër.

Mund të thuhet se njeriu që përson këtë ndryshim bëhet i padukshëm për ty, por nëse e mendojmë thellë, ai gjithmonë ka qenë i tillë, pasi ajo që ke parë gjithmonë është vetëm pamja e tij fizike, e jashtme, trupi fizik. Tani ai ron në një trup tjetër më fin, të cilin syri e shqisat e tua nuk kanë aftësinë ta perceptojnë.

Pika e parë është të kuptojmë se ata që quajmë të vdekur nuk janë larg nesh. Deri më sot kemi ushqyer besime të kota, sikur dikush vdes e shkon në qiell, përtej yjeve. Proceset e Natyrës janë të mrekullueshme, shpesh të pakuptueshme për ne, por nuk shfaqen para syve tanë të zakonshëm. Kur heq pallton në holl, ti nuk zhdukesh, thjesht dukesh ndryshe me rrobat e tjera që ke veshur. Njësoj, kur lë trupin fizik je po aty.

Vërtet nuk shikon asgjë, por trupi që ka tani njeriu nuk është i dukshëm për sytë e tu, të cilët perceptojnë vetëm një pjesë të vogël të vibrimeve në natyrë. Me trupin shpirtëror mund të perceptosh gjërat e botës shpirtërore. Dhe mos harro se nuk është një botë tjetër, por vetëm një pjesë më e rafinuar kësaj bote.

Ka shumë botë të tjera të tilla, por tani ne interesohemi vetëm për këtë çashtje. I vdekuri është vërtet me ty tani. Kur je në gjumë qëndron krahas tij në mjetin tëng shpirtëror, me vetëdije të plotë. Pra, në gjumë je i lumtur më të dashurit e tu, vetëm zgjuar nuk e kupton dhe trishtohesh.

Shumica prej nesh, fatkeqësisht, i ka të shkëputura ndërgjejen fizike e atë shpirtërore, kështuqë kujtimet e natës nuk na ndjekin plotësisht ose aspak në jetën e përditshme. Nëse kujtesa do të ishte perfekte nuk të ekzistonte vdekja. Disa njerëz e kanë këtë aftësi, në disa të tjerë ka nisur të shpaloset, megjithëse të gjithë e kanë këtë potencial, duke i parë vetëm si ëndrra të turbullta e pa vlerë.

Megjithëse janë të paktë ata që zotërojnë aftësinë e të parit qartë, shumica, prapëseprapë ndjejnë praninë e të dashurve të tyre, e zgjohen të qetë e të lumtur si rezultat i asaj që ka ndodhur në botët më të larta.

Mos harro se kjo është bota më e poshtme, ndërsa shpirtërorja më e sipërme. Dhe atje ti nuk harron asgjë që ndodh në trupin shpirtëror, por nuk i merr dot me vete kujtimet përtej këtij kufiri fizik, kur je zgjuar.

Prandaj, kur do t’i kumtosh diçka të vdekurit, mund ta formulosh mirë në mendje para se të flesh. Kur i kërkon ndonjë këshillë ai ta jep, por thyerja e formës së ndërgjegjes të ndalon ta marrësh përtej gjumit. Shpesh zgjohesh me një ndjenjë sigurie për të bërë një gjë të caktuar e me vendime pothuajse të marra prej teje në gjumë.

Megjithatë, të vdekurit nuk duhen shqetësuar shpesh, nuk është e natyrshme për ta të merren me çështje të një botë që kanë lënë pas, janë çliruar. Atje janë patjetër më të lumtur. Siç thotë edhe një shkrim i shenjtë: “ata janë në duart e Zotit, asgjë e keqe nuk u ndodh, ikën nga vuajtjet e larg nesh, por në paqe”.

Duhen hequr nga mendja teoritë prapanike se i vdekuri shkon në ferr apo në ndonjë lloj ferri. Nuk vërtet ferr, në asnjë lloj kuptimi të fjalës, përveç atij që njeriu krijon për veten. Vdekja nuk sjell ndryshime rrënjësore te njeriu. Nuk bëhet njëherësh shenjtor apo maskara, por ruan të njëjtat ndjenja e zhvillim inelektual. I vetmi ndyshim është se nuk ka trupin fizik.

Mendojeni njëherë: liri absolute prej dhimbjes e lodhjes fizike, detyrave e punëve të përditshme. Pa nevojën për të fituar para e të blejë ushqim e nevoja të tjera për të mbijetuar.

Në atë botë nuk ka nevojë për para. Gjendja e atjeshme është lumturi falas për të gjithë banorët.

Nqse ka qenë artist e kalon kohën duke u marrë me të. Cilado qoftë dëshira e tij tokësore, ka lirinë më të madhe të zhvillojë atje aftësitë e veta.

Të gjithë njerëzit racionalë e modestë janë më të lumtur pas vdekjes se para saj.

Por ka dhe nga ata që nuk janë të lumtur në atë botë, pasi është vazhdimësi e kësaj bote, patjetër. Nqse kënaqësitë e kësaj bote ishin të vogla, edhe atje të tilla ngelen. Një pijanec do të vuajë nga mungesa e trupit fizik për të shijuar alkolin, llupësi nuk do të shijojë dot të mirat e tavolinës, kopraci nuk mund të gjejë para për t’i mbledhur e fshehur diku. Ai që u përpoq të kënaqte veten me pasione të pavlera do ta brejë mungesa e organeve të tilla. Sensualisti do të vuajë mungesën e kënaqësive të tilla, xhelozi do të vazhdojë të torturohet nga xhelozia.

Këta lloj njerëzish, pasionet e të cilëve ishin të lidhura ngushtë me jetën e trupin fizik, sigurisht që mund të vuajnë. Megjithatë e kanë në dorë vetë që të tejkalojnë këto kufizime, e të mos vuajnë pasojat e jetëve të tyre.

Kurrë mos harroni se nuk ekziston ndëshkimi, por vetëm rezultati i natyrshëm i një shkaku të qartë. Prandaj, nëse zhduken shkaqet, pasojat nuk ekzistojnë. Shumë njerëz kanë jetuar larg këtyre veseve, por të interesuar vetëm për jetën e veten e tyre. Keta e gjejnë botën tjetër jo me vuajtje zakonisht, por të topitur, kohën të rëndë nëpër duar. Bashkohen me të tjerë të ngjashëm, por ngelen monotonë. Tani nuk ka konkurrencë në veshje e salltanete, e njerëzit e tjerë më interesantë nuk ua varin më.

Njerëzit e interesuar më shumë për artin e gjëra të ngjashme e gjejnë veten shumë më të kënaqur sesa në trupin fizik. Kushdo mund të zhvillojë në atë botë interesa të ngjashme nëse është i zoti ta bëjë. Të zgjuarit e artistët janë absolutisht të lumtur atje, edhe më shumë janë ata që kanë interes për të ndihmuar e mësuar të tjerët

Megjithëse në atë botë nuk ka uri e etje, ka nga ata që trishtohen e duhen ngushëlluar, nga ata që nuk dinë e duhen mësuar. Në perëndim ka pak njohuri për jetën e përtejme, të cilët kanë nevojë për ndihmë e shpresë.

A na shohin të vdekurit? Na dëgjojnë?

Sigurisht që po! Janë të vetëdijshëm për praninë tonë, e kuptojmë kur jemi të lumtur apo të trishtuar, por nuk dëgjojnë fjalët që shqiptojmë e shikojnë veprimet e hollësishme fizike që kryejmë. Po ju them nga çfarë kufizohen për të na vështruar: duke jetuar në trupin shpirtëror, që edhe ne e kemi si kopje të përpiktë të trupit fizik ata nuk janë më në trupin fizik, ku ne fokusojmë gjithë vetëdijen tonë.

Pra, të vdekurit shohin vetëm trupin tonë shpirtëror, jo atë fizik, duke qenë në të njëjtat valë komunikimi. Kur jemi në gjumë vetëdija jonë përdor atë si mjet, domethënë vetëm atëherë ne jemi zgjuar për të vdekurin. Ndërsa kur zgjohemi, për ata ne jemi duke fjetur.

Meqënëse nuk kujtohemi pas gjumit çfarë kemi përjetuar në trupin tjetër tonin, mendojmë gjithmonë se i kemi humbur të dashurit tonë. Por ata e dinë mirë se nuk janë larg nesh, pasi na shohin gjithë kohën. I vetmi ndryshim për ta është se bashkohemi me ta gjëtë natës e jemi në gjumë të thellë gjatë ditës e kundërta jonë.

Atë që Shën Pali quan trupi shpirtëror (më shumë njihet si trupi astral) është mjeti i ndjenjave dhe emocioneve tona. Dhe janë këto emocione e ndjenja që na bëjnë të dukshëm qartë në sytë e të vdekurve. Nëse bëhemi xhelozë ata e vërejnë menjëherë, pavarësisht se nuk dinë arsyen pse. Nëse trishtohemi ata e dinë dhe e ndjejnë menjëherë. Kjo ndodh sigurisht gjatë ditës, pasi natën jemi përballë tyre sikur ishin gjallë.

Në jetën tonë fizike mund t’i fshehim ndjenjat, por jo në botën të tjera. Prandaj shumë mendime të lidhura me ndjenjat janë mëse të dukshme në botët e larta. Por, çdo gjë në natyrën e mendimit abstrakt ngelet përsëri e fshehtë.

Vërtet që ferri nuk ekziston, parësisht se i tillë i duket alkoolistit apo sensualit mosplotësimi i dëshirave atje. Kjo vazhdon për një kohë të caktuar, derisa dëshira të tilla bien e zhduken. Kjo është e vërteta nën doktrinën Katolike të Purgatorit: dëshirat e këqija duhen hequr qafe nga i njeriu para se të gëzojë harmoninë e parajsës.

Ka një fazë të dytë më të lartë të jetës pas vdekjes që pothuajse përputhet me idenë e Parajsës. Ajo arrihet kur të gjithë dëshirat e vockla vetjake janë zhdukur e njeriu kalon në ekstazë religjioze ose veprimtari më të lartë intelektuale, sipas jetës që ka bërë kur ishte ende gjallë.

Por ky gëzim është për të gjithë, pa përjashtim. Shihet jo si shpërblim, por pasojë e karakterit të zhvilluar në tokë. Nëse dikush ka qenë plot besim e altruizëm ai zhvillohet mahnitshëm artistikisht ose mendërisht. Pra, jeta e njeriut përcakton pëgjithësisht kushtet e tij në këto gjendje pasuese.

A është kjo hare e përjetshme? Jo, sepse një shkak i fundmë nuk jep pasoja të pafundme. Jeta e njeriut është shumë më e gjatë e e madhe se kaq. Shkëndija hyjnore kthehet tek Zoti. Jeta evoluon dhe ky është ligj i tij. Njeriu rritet mengadalë: ajo që quhet jeta e njeriut zakonisht, është vetëm një ditë në në gjithë jetën e vet.

Ashtu siç kushdo ngrihet në mëngjez vesh rrobat e ndjek punët e përditshme, pastaj zhvishet në mbrëmje e fle, e kështu vazhdojnë ditët njëra pas tjetrës, ashtu edhe njeriu vjen në botën fizike me një trup të ri fizik, duke vazhduar jetën tokësore e rrugën evolutive që i është caktuar, para se të mbërrijë hyjnitetin e plotë.

E gjithë kjo mund të jetë e re për ju, e t’ju duket groteske dhe e çuditshme, por të gjitha janë të provuara nga ata që janë disa hapa para jush.

Mbase po pyesni nëse i vdekuri shqetësohet nga ankthi i atyre që lënë prapa. Shpeshherë ndodh, prandaj mundësisht duhet mënjanuar. I vdekuri duhet çliruar nga gjithë problemet e jetës tokësore, që të fokusohet në botën e re. prandaj nuk duhet të jeni më të varur nga ata, që të shkëpusni pa vështirësi lidhjet e tyre me tokën e t’i lini të lirë.

Duhet kujdes i veçantë për fëmijën e dikujt që kalon në botën tjetër, pasi nuk është mirë vetëm për fëmijën, por edhe për prindin, lehtësimin e basrrës së tij, duke e ndihmuar në ngjitjen drejt rrugës së nisur.

Nëse gjatë jetës ka mësuar religjione blasfemuese e budallallëqe doktrinash, ndonjëherë i vdekuri vuan nga ankthi për fatin që e pret. Fatmirësisht, ka shumë në botën shpirtërore që ndihmojnë këta njerëz, duke i ndihmuar të çlirohen prej deluzionit me shpjegimin e fakteve. Këta ndihmës nuk janë vetëm të vdekur, por edhe të gjallë, që u kushtojnë kohën e tyre në gjumë të vdekurve, duke u shpjeguar hollësisht të vërtetën me gjithë bukurinë e saj.

Gjithë vuajtjet vijnë prej injorancës e padijes. Një nga rastet më të trishta është humbja e një fëmije të vogël nga prindërit. Por nga të gjitha qeniet që hyjnë në botën e përtejme, fëmijët janë më të lumturit, pasi janë pikërisht në shtëpinë e tyre. Ata nuk humbin prindërit, vëllezërit e motrat, vetëm se nuk kanë me kë të luajnë gjatë ditëve tona e netëve të tyre.

Gjatë natës fëmijët nuk janë kurrë vetëm: mblidhen bashkë e luajnë fushave plot dritë të Eliseut. Çfarëdo që imagjinon i kthehet në realitet: bëhet hero, pilot, kështjellar etj. Prandaj, ndër të gjithë, fëmijët janë më të lumturit.

Mos mendoni se ëngjëjt e vegjël të përrallave e legjendave nuk janë të vërtetë. Janë fëmijët besimtarë që ndihmojnë kë munden. Fëmijët duan të jenë të dobishëm nga natyra, ata gjithmonë ndihmojnë të tjerët. Edhe bebet, priten gjithmonë me gëzim nga nëna të vdekura, i duan si të ishin të tyret.

Zakonisht, bebet qetësohen pak kohë në atë botë, e kthehen sërish në tokë për të vazhduar evolucionin e tyre, më së shumti në të njëjtit prindër. Murgjit mesjetarë shpikët tmerre për këto çështje, duke thënëse fëmijët e papagëzuar humbte përgjithmonë, duke shpikur kësisoj edhe Zotin si tiran të pamëshirshëm.

Deri tani filëm për mënyrën normale sesi komunikojmë me të vdekurit, por ka edhe rrugë të tjera, jo të natyrshme, si spiritualizmi, kur për një çast e kthejmë të vdekurit në pamjen trupore fizike.

Këto janë metoda që kurrësesi nuk rekomandohet nga okultistët, pasi pengojmë të vdekurin në rugën e tij evolutive. Ka raste kur i vdekuri manifestohet në botën fizike në mënyra të tjera, përgjithësisht kur kërkon të bëjmë diçka për të. Është e mira të përmbushim dëshirat e tyre, që të qetësohet e të vazhdojnë rrugën.

Si përfundim, kuptohet se sado e rëndë të duket për ne humbja e një të afërmi, trishtimi e vajtimi është gjithmonë i gabuar. Nuk ka nevojë të mbajmë zi për ta, pasi ata janë vetëm të lumtur, por ne veprojmë në mënyrë egoiste, pasi mendojmë për humbjen tonë fizike e jo për arritjet e tyre shpirtërore. Duhet të mendojmë për ta, jo për veten, jo për çfarë ndjejmë e duam ne, por për atë që është më e mira për ta e për progesin e tyre.

Kur vajtojmë zhytemi në depresion e trishtim mbajmë mbi vetë një re të zezë shpirtërore që nxin qiellin e tyre. Dashuria për ne i bën të cënueshëm, prandaj duhet guxim e sakrificë.

Meqënëse gjithë ndjenjat e mendimet tona reflektohen në të tyret, le të jemi kurajodhënës. Nëse i bëni gjërat kështu, qofshi të bekuar. Kuptoni unitetin e gjithçkaje. Ka vetëm një Zot e të gjithë jemi në të.

Zakoni i të mbajturit zi është i pavend, madje i dëmshëm. Dijeni se të afërmit tuaj janë në duart e Dashurisë.

Charles Webster Leadbeater
Përktheu Arben Orhani

mnvr.org
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Atyre që vajtojnë Empty Re: Atyre që vajtojnë

Mesazh  Berti69 06.09.13 23:04

Më ndiqni mua

Kur Jezusi kerkonte nga dishepujt e tij që ta ndiqnin, njëri prej tyre tha: "Zot, më lejo më parë që të shkoj e të varros atin tim."
Jezusi i tha:
" Më ndiq dhe lëri të vdekurit që të varrosin të vdekurit."

(Lëre materien që të varros materien e ti që je nga bota e shpirtit, më ndiq mua.)

Që të kenë kujdes ata
që vajtojnë një të dashur.


Kjo është historia e një prifti fshati, i cili është duke përgatitur një ceremoni varrimi.Prifti pret që të gjithë t’i zënë vendet. Afër tij ishte një fëmijë që në mënyrë diskrete i thotë atij:
"Nuk është e vërtetë se dikush mund të ngjitet në qiell meqë të vdekurit varrosen."
Prifti mendon një sekondë  dhe nxjerrë nga xhepi i tij një një zarf dhe një letër brenda duke iu adresuar fëmijës:
"Shikoni, këtu është një letër që e mora këtë mëngjes. Sipas mendimit tuaj cila është më e rëndësishme, zarfi apo letra që është në brendësi "
Pa asnjë hezitim djaloshi i thotë atij. "Letra natyrisht"
E pra siç e shihni këtu para jush, ju keni të njëjtën gjë.Trupi është zarfi dhe Letra është ajo që ngjitet në qiell. A më kuptove?

Dhe tani, çfarë thotë zarfi:

Ju na quani hije, e ne jemi Drita.
Ju na mendoni avull, e ne jemi Substancë.
Ju na mendoni për pluhur, e ne jemi trupa.
Ju na mendoni për të shtrirë, e ne jemi në këmbë.
Ju besoni se jemi asgjë, e ne jemi jeta.

Ju na mendoni në nëntokë, e ne jemi sipër,
duke udhëtuar lirisht në një botë pa kufi,
si një fluturim i dallëndyshes në hapësirë.

Ju na mendoni se jemi larg, e ne jemi aq afër.
Ju besoni se jemi të vdekur, e ne jemi të gjallë,
më të gjallë se kurrë,
më të gjallë se ju të tjerët.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi