EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga utopia tek prognozat

Shko poshtë

Nga utopia tek prognozat Empty Nga utopia tek prognozat

Mesazh  Admin 27.07.08 15:30

Nga utopia tek prognozat

Letrat për parashikimin e fatit

E ardhmja ka koniukturë. Sa më e pasigurt të jenë raportet në jetë, sa më shumë që ngrihet çmimi i naftës dhe kostot për ushqime, aq më shumë rritet dëshira për parashikimin e të ardhmes.

Në politikë dhe ekonomi flitet për prognoza. Prej kohësh kjy koncept është futur edhe në shoqërinë dhe kulturën gjermane. Me tendencën e re për bërjen e prognozave u morrën në Berlin në një Kongres artistë, filozofë dhe shkencëtarë.

Kjo është reklama „Parashikimet e të ardhmes se si do të zhvillohet ekonomia gjermane?"

Grua: „Gjendja është krejt e pasigurt. Ne kemi në prognozat e tanishme më shumë pasiguri se më parë."

Astrologji DW-TVBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Astrologji DW-TV

E ardhmja nuk është më ajo që ka qenë dikur

Kanë kaluar kohët e projekteve të mëdha botërore, e utopive dhe vizioneve, që na premtonin të ardhme të sigurt dhe stabile. Ne jetojmë në kohën e prognozave. Në ekonomi, politikë, në kampionatet futbollistike, kudo dhe kurdoherë bëhen prognoza.

Por disa herë ne nuk jemi në gjendje që të parashikojmë as ditën e nesërme. Por kjo nuk është thelbësorja, sepse i rëndësishëm është efekti që arrihet me prognozat, shpjegohn Sibylle Peters nga Universiteti i Berlinit. "Një prognozë kthen drejtimin e lëvizjes së kohës.

Që do të thotë se ajo lejon që gjërat e të ardhmes të ndikojnë në të tanishmen. Për shembull, me atë që ne vëzhgojmë në lidhje me transforimin e klimës, bëhen parashikime se si do të ndryshojë klima dhe sipas saj ngrihet politika e sotme. Kështu që faktet e të ardhmes bëhen nismëtarë të aksioneve të tanishme. "

Me fjalë të tjera prognozat kanë gjithnjë të drejtë

Ato krijojnë të vërtetën e tyre. Ato vendosin mbi veprimet tona, pavarësisht nëse baza e tyre faktike është apo jo e vërtetë.

Por, 80 përqind e prognozave janë të gabuara. Pretendimet për shkencën e përdorur për nxjerrjen e tyre, ose baza metodologjike janë vetëm mite, sepse faktorët që ndikojnë për të ardhmen janë gjithnjë më shumë nga parashikimet e fillimit.

Por nëse të rëndësishme nuk janë faktet por mënyra se si ndikojnë prognozat, atëherë ku ndryshojnë ato nga praktikat okulte si astrologjia, leximi i dorës, i fytyrës ose parja e filxhanit? Mbi besimin naiv tek prognozat diskutuan në Berlin artistë dhe filozofë.

Të gjithë ata ishin të jë mendjeje se edhe ata japin një lloj kontrobuti për parashikimin e të ardhmes dhe nxisin shumëllojshmërinë e metodave.

Artisti britanik Joshua Sofaer: "Unë interesohem për fytyrat e njerëzve. Jo sepse unë besoj shumë se tek fytyrat mund të shihet e ardhmja.

Por sepse arti na jep mundësinë që të mendojmë për konstrukte të tjera, që ekzistojnë jashtë shkencave racionale.

Unë kam fotografuar gjashtë fytyra njërëzish nga Berlini dhe me shprehjet e tyre të pasigurisë dhe sigurisë, me propocionet e tyre i lashë të interpretoheshin nga gjashtë eskpertë, një parapsikolog, një lexues fytyrash, një skenarist nga Hollywoodi, e kështu me rradhe.

Pastaj unë i shkriva këto gjashtë fytyrave me kompjuter dhe lashë të bëhej interpretimi edhe i kësaj: Kjo është për mua fytyra e të ardhmes së Berlinit."

Duhet pranuar së është një konstrukt i guximshëm. Por leximi i fytyrës në Kinë praktikohet krejt zyrtarisht, kur merren njerëzit në punë ose në bisedimet ekonomike.

Megjithatë kinezët e prognozitojnë të ardhmen ndryshe: jo duke lëxuar të vërtetën okulte, por nëpërmjet një vështrimi minutoz të realitetit, gjatë të cilit ata analizojnë krejt të qetë dhe në detaje mikroskopike një situatë, dallojnë pikat e dobta dhe analizojnë me saktësi situatën për të parashikuar cilën mundësi do të marrë.

Tek kinezët nuk flitet për ezoterik ose për ndjeshmëri të lartë.

Njeriut të sotëm e ka ves parashikimin e të ardhmes

Artistët mund të ndihmojnë vënien në pikëpyetje të prognozave. Ata kanë liri tjetër nga ajo e ekonomëve, lirinë e asocijimeve, forcën e intuicioneve, vendosmërinë e krijimit të një produkti estetik.

Werner Bloch
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi