EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Yugat (Epokat) dhe Kalpat (Ciklet)

Shko poshtë

Yugat (Epokat) dhe Kalpat (Ciklet) Empty Yugat (Epokat) dhe Kalpat (Ciklet)

Mesazh  Jon 05.12.12 23:22

Yugat (Epokat) dhe Kalpat (Ciklet)

Yugat (Epokat) dhe Kalpat (Ciklet) Isis-Menevra

Neroses, Vrihaspati, apo periudhat kohore të quajtura yuga ose kalpa, janë probleme jetike për zgjidhje. Satya-yug dhe ciklet Budistike të kronologjisë do ta shastisnin një matematikan përballë kësaj stolie shifrore. Maha-kalpa përfshin një numër të pafundmë periudhash deri në erërat para botës. Sistemi i tyre përmbledh një kalpa ose periudhë të gjatë prej 4,320,000,000 vitesh, të cilën e ndajnë në 4 yuga më të vogla, që rreshtohen si më poshtë:

1 Satya yug -1,728,000 vjet
2 Tretya yug – 1,296,000 vjet
3 Dvapa yug – 864,000 vjet
4 Kali yug – 432,000 vjet

Totali: 4,320,000 vjet, që është një periudhë hyjnore ose Maha-yug; 71 Maha-yug bëjnë 306,720,000 vjet, të cilave u shtohet një sandhi (koha kur dita e nata kufizohen me njëra-tjetrën, lindja e perëndimi), baraz me një Satya-yug, 1,728,000, përbëjnë një manvantara prej 308,448,000 vjetësh; 14 manvantara bëjnë 4,318,272,000 vjet; të cilave u duhet shtuar një sandhi për të filluar kalpan, 1,728,000 vjet, duke përbërë kalpan ose periudhën e gjatë prej 4,320,000,000 vitesh.

Ne sot jemi vetëm në Kali-yug të periudhës së 28 të manvantaras së 7 të 308,448,000 viteve, pra, kemi kohë të mjaftueshme para se të mbërrijmë në mesin e kohës që i është dhënë botës.

Këto shifra nuk janë hamendje, por të bazuara edhe në përllogaritje astronomike të tanishme (sipas S. Davis). Pavarësisht kërkimeve të shumë të tjerëve, Higgins është mëdyshur shumë për të gjetur ciklin sekret mes këtyre shifrave. Bunsen ka provuar se priftërinjtë Egjiptianë, që kanë bërë komentet ciklike, i kanë ruajtur gjithmonë si misteret më të fshehta. Mbase vështirësia vjen edhe sepse përllogaritjet e të lashtëve zbatohen njëherësh për zhvillimin shpirtëror e fizik.

Kuptohet lehtë përafria e ndjekur nga antikët përmes cikleve të natyrës dhe njerëzimit, nëse mbajmë në mend gjithmonë besimin e tyre mbi ndikimet e plotëfuqishme të planeteve për fatet e njerëzimit. Higgins mendoi drejt, se cikli i sitemit Indian prej 432,000 vitesh është çelësi i vërtetë drejt ciklit sekret.

Por dështoi dukshëm në përpjekjen për deshifrim; ashtu si misteri i krijimit, edhe ky cikël është më i fshehti prej të tjerëve. Është përsëritur në figura simbolike vetëm në Librin Kaldean të Numrave, origjinali i të cilit tani nuk gjendet, si dhe në një prej librave më të vjetër të Hermesit.

Duke llogaritur periudhën sekrete të Nerosit të Madh dhe Kalpave Hindu, disa kabalistë, matematicienë e arkeologë, që s’dinin gjë fare për njehsimet sekrete, e ngatërruan numrin e mësipërm 21,000 me 24,000, si gjatësinë e vitit të madh, siç ishte për rilindjen vetëm për globin tonë, që ata e menduan si 6,000 vitet e fundit.

Higgins jep arsye për këtë, që ishte edhe një mendim i hershëm se ekuinokset paraprinë vetëm pas vlerës 2,000 e jo 2,160 vjet në një shenjë; prandaj vitit të madh mund t’i jepeshin katër herë 6,000 ose 24,000 vjet. Kështu, vazhdon ai, mund të shfaqen ciklet pafundësisht; sepse do të ishte viti i madh njësoj si çdo vit i zakonshëm, derisa të bëjë një rreth të tejzgjatur e të vinte në pikën e fillimit përsëri.

Ai llogarit 24,000 vitet në këtë mënyrë: “Nëse këndi, plani ekliptik i të cilit bën me planin ekuatorial, është zvogëluar gradualisht e rregullisht, siç supozohej deri vonë, atëherë të dy planet do të përputheshin në afërsisht 10 epoka, 6,000 vjet, në 10 epoka 6,000 vjet më shumë, dielli do të vendosej relativisht në Hemisferën Jugore siç është tani në atë Veriore; në 10 epoka të tjera planet do të përputheshin përsëri, dhe, në 10 epoka të tjera përsëri, do të vendosej siç është tani, pas një zhvendosjeje rreth 24 ose 25 mijë vjet gjithsej.

Kur Dielli të mbërrinte në ekuator, 10 epokat ose 6,000 vjetët do të mbaronin e bota do të shkatërrohej prej zjarrit; kur të mbërrinte pikën jugore do të shkatërrohej prej ujit. E kështu do të shkatërrohej në fund të çdo 6,000 vjetëve ose 10 neroseve.

Kjo mënyrë përllogaritjeje me nerosa, pa marrë parasysh konsideratat për sekretin, ku filozofët antikë fshihnin dijen e tyre, solli gabime të mëdha. Shtyu çifutët, si disa Platonistë Kristianë, të thoshin se bota do të shkatërrohej në fund të 6,000 vjetëve. Gale tregon sesi u rrënjos ky besim të Çifutët dhe çoi gjithashtu shkencëtarët të zhvlerësonin plotësisht hipotezat e të lashtëve. U ngritën formacione religjioze e sekte të ndryshme, të cilat, si Adventistët, janë duke jetuar vazhdimisht pritjen e shkatërrimit të botës.

Ndërsa planeti ynë rrotullohet rreth diellit çdo vit e njëkohësisht rreth aksi të vet çdo 24 orë, duke bërë rrotullime të vogla brenda një më të madhi, kështu është edhe puna e periudhave ciklike më të vogla brenda të Mëdhave Saros.

Revolucioni i botës fizike, sipas doktrinës antike, shoqërohet nga një tjetër i ngjashëm në botën intelektuale – evolucioni shpirtëror i botës zhvillohet në cikle, si ai fiziku.

Pra, shohim në histori një baticë e zbaticë të rregullt të zhvillimit njerëzor. Mbretëritë dhe perandoritë e mëdha të botës, pasi arrijnë kulmin zvetënohen e bien, në përputhje me të njëjtat ligje, derisa, në pikën më të ulët, njerëzimi rishpall veten e ringrihet përsëri, pakëz më lart se pika nga ku zbriti për herë të fundit.

Ndarja e historisë njerëzore në epokën e Artë, Argjendtë, Bakërt, e të Hekurt nuk është trillim. Shohim të njëjtën gjë në letërsinë e popujve. Një epokë frymëzuese e prodhimtare ndiqet zakonisht nga një kohë kriticizmi e ndërgjegjshmërie. E para ofron maerial për intelektin e së dytës.

Prandaj, gjithë ata gjigandë në historinë e njerëzimit, Buddha-Siddartha, Jezusi etj në botën shpirtërore dhe Aleksandri e Napoleoni në atë fizike, ishin veç imazhe të reflektuara nga tipa njerëzorë që kanë jetuar dhjetëmijë vjet më parë, në dhjetëshekullorët paraardhës, krijuar nga fuqitë misterioze që kontrollojnë fatet e botës sonë.

Nuk ka personazh të shenjtë apo profan në histori, prototipin e të cilit të mos e gjejmë në traditat gjysmëtrillime e gjysmë të vërteta të feve e mitologjive antike. Si ylli, që ndrin prej largësish qiellore të pamata mbi kokat tona e reflektohet në ujin e një liqeni, ashtu edhe shëmbëlltyra e njeriut të periudhave të stërhershme reflektohet mbi kohët e sotme.

“Si lart, edhe poshtë. Ajo që ishte do të rikthehet. Si në qiell, edhe në tokë.”

Bota nuk u është asnjëherë mirënjohës njerëzve të saj të mëdhenj. Firence i ngre statujë Galileut, por nuk përmend Pitagorën, por as i pari apo astronomia moderne nuk zbuluan vendqëndrimin e trupave planetarë. Mijëra epoka më parë mësohej prej urtakëve të Azisë së Mesme, e u soll nga Pitagora, jo si spekullim, por si demonstrim shkencor. “Numërorët e Pitagorës, thotë Porfiri, ishin simbole heroglifike, prej të cilave ai shpjegonte të gjitha idetë lidhur me natyrën e gjithë gjërave”.

Vërtet, pra, për origjinën e gjithë gjërave duhet të shohim drejt antikitetit. Siç u shpreh edhe Hargrave Jennings për Piramidat: “Është e arsyeshme të përmbyllim, në një kohë kur dija ishte në kulm e fuqitë njerëzore ishin, krahasuar me sot, të jashtëzakonshme, se këto arritje të pabesueshme të Egjiptianëve ishin thjesht pasojë e një gabimi? Se turmat e Nilit ishin budallenj e punonin në errësirë dhe se magjia e prijësve të tyre ishte mashtrim, e se jemi ne të zgjuarit?

Jo, ka më shumë në ato fe të vjetra sesa në këto ditët e sotme mbushur plot shkencë sipërfaqësore e ditë profanësh. Që Magjia ekziston, është morali i këtij libri.

Shkëputur nga Isis Vellozbuluar – H. P. Blavatsky
Përktheu Arben Orhani

mnvr.org
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi