EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Robert Graves dhe dymbëdhjetë Çezarët

Shko poshtë

Robert Graves dhe dymbëdhjetë Çezarët Empty Robert Graves dhe dymbëdhjetë Çezarët

Mesazh  Admin 04.12.12 1:09

Robert Graves dhe dymbëdhjetë Çezarët

Robert Graves dhe dymbëdhjetë Çezarët 534158_454865467902895_1432435732_n

Tiberius, Kapri. Një pishinë me ujë. Fëmijë të vegjël…Deri më tani duket shumë mirë. Edhe pse përkthimi i lodhshëm i dikujt është duke na krijuar një ndjesi vërtetë të tmerrshme.

Pastaj…Peshk. Peshk? Imazhi mental erotik kthehet në surreal. Më pak fjalë, një fitore tjetër për J. C. Rolfe përkthyesin finok të bibliotekës Loeb, i cili në mënyrë krejt korrekte parashikoi ashtu si duhet nepsin e lexuesve të shkollës, duke i lënë pasazhet fine të Sutonius të qëndronin ashtu si duhet nga një origjinal vërtetë i zorshëm.

Dikush, mbase, do dëshironte t’i prishte ato futnotat intriguese në fund, jo thjesht prej faktit se sintaksa ishte e vështirë (megjithëse nuk është e lehtë për studentët që janë të ushtruar më shumë në ushtri sesa në latinishten civile) por sepse kufiri i këtij ceni të zbuluar ishte përtej imagjinatës, madje edhe të shkollarit më të parregullt. Kishte një pikë tek e cila dikush edhe e hidhte poshtë përkthimin e tij. Tek Tiberiusi dhe peshku i vogël përshembull.

Për fat, ne tashmë kemi një përkthim të plotë të një teksti, me punën e z. Robert Graves, i cili nën magjinë e Zotës së tij treshe, ka realizuar krejt ripërkthimin e klasikëve.

Një nga tributet e para të tij për këtë angazhim ishte tamam përkthimi i mrekullueshëm i Gomarit të Artë: pastaj Farsalia e Lukanit; më vonë Mitet greke, një krahasim i cili synon korrigjimin e hierarkisë së Olimpit për t’i lejuar Zotave të tij (principit femëror) një pozitë qendrore tek lënja mënjanë e qenësisë mashkullore. (Por, hapni sytë nga zemërimi i Apollonit, seriozisht: ‘besimtari’ është shumë më tepër sesa ruajtësi i ‘nëntë muzave’) Tani si për diversion, z. Graves na ka dhënë The Twelve Caesars e Sutonius në një stil të mirë, të drejtë dhe jo-pasens si deri më tani; dhe duket qartë se Nëna e moçme e ne të gjithëve bëhet e shqueshme vetëm nga mungesa e saj, ndoshta një kritikë delikate e një periudhe vërtetë intensive mashkullore në histori.

Gajus Sutonius Trankuilus – avokat dhe autor i një dyzine librash mes tyre edhe “Lives of Famous Whores” (Jetë kurvash të shquara) dhe “The Physical Defects of Mankind” (Defektet fizike të Njerëzimit) apo dhe “What was that about?” (Për çfarë flet kjo?)-punoi për një kohe si sekretari privat i Perandorit Hadrian. Me sa duket, gjatë kësaj periudhe ndodhi që të kishte akses në arkivat perandorake, ku edhe e mblodhi materialin për të shkruar “The Twelve Caesars” (Dymbëdhjetë Çezarët), i vetmi libër që na ka mbijetuar komplet prej tij.

Sutonius u lind më vitin 69 pas Vdekjes së Krishtit, viti i tre Çezarëve, respektivisht Galbas, Otos, Viteliusit; kurse vetë ai, u rrit nën Flavianët: Vespasianit, Titusit, Domicianit, kohë të cilën ai e jetoi me ta edhe si bashkëkohës. Po ashtu, ishte shumë afër në kohë edhe me gjashtë Çezarët e parë, që i kishte njohur madje edhe nga afër, të paktën nga Tiberius dhe ndaj ndodh që në këtë kohë arrin e na jep edhe një rrëfim bashkëkohësi për historinë e tij.

Sutonius e shqyrtoi historinë botërore që nga viti 49 para Krishtit deri më 96 pas Krishtit si një rrëfim të brendshëm të dymbëdhjetë njerëzve, të cilët atëkohë zotëronin fuqi absolute. Me një kuriozitet tepër të ndjeshëm, gjurmoi anekdotat e kohës duke i regjistruar fare gjakftohtë, përveç një prirje personale disi reaksionare të stilizuar, që e ruajti deri në fund. Ashtu si miqtë e tij historianë, p.sh. prirja e Livit drejt historive bajate, por edhe atyre interesante të Dion Kasius, Sutonius ishte një reaksionar tipik politik me të cilin republika e vjetër pretendonte kohën e virtytit dhe Perandorisë, që pa dyshim s’mund të ktheheshin më.

Pjesa i shkon edhe bindjes së tij politike ndaj vazhdojmë që Sutoniusin e lexojmë edhe sot e kësaj dite. Disi, kjo është edhe dhurata e tij për të na rrëfyer se çfarë duam të dimë. Jam kënaqur kur lexova se Augusti për shembull ishte gati nën pesë këmbë, biond, mbante disa ngritëse brenda sandaleve, që t’u dukej bashkëkohësve më i gjatë, i binin në sy shtatë shenja nga lindja dhe kish shikim të dobët; se ai i trajtonte qimet e këmbëve me guaskë arrash të nxehta dhe se i pëlqente shumë kumari. Apo për të mësuar se fjalët e fundit komike të Vespasianit na ishin:’ Të dashurit e mi, tani duhet të kthehem në perëndi’. (Ose ‘Të dashurit e mi’ bëhuni seriozë për ‘Vae’). Historitë, të vërteta apo jo, janë zbavitëse kur lidhen edhe me befasinë e seksit, ashtu si ndodh edhe me ato të periudhës post-Kinsejan.

Gibonin, në mënyrën e tij të madhështore, e pikëllonte fakti se nga të dymbëdhjetë Çezarët vetëm Kladiusi ishte seksualisht ‘i rregullt’. E që nga oportunizmi seksual i Jul Çezarit deri te sadizmi i Nero apo pederastisë dridhëse të Galbas, jetët seksuale të Çezarëve përfaqësojnë çdo aspekt të faktit, të cilën koha jonë post-mesjetare e përkufizon si ‘anomali seksuale.’ Mund të jetë e gabuar, megjithatë, për ta hedhur poshtë por duhet të bësh ashtu si kanë bërë edhe shumë komentatorë, lidhur me varietetin e gjerë të ndjeshmërisë së Çezarëve, duke na e paraqitur thjesht si ligësi të dymbëdhjetë njerëzve jo normalë.

Ata ishin pos të gjithave, një përfaqësim gjithsesi i këndshëm i kohës ku jetuan. Ndryshojnë nga ne-dhe bashkëkohësit e tyre-vetëm nga fakti i fuqisë që posedonin, e cila i bënte të mundur secilit prej tyre syresh, t’i nxirrte si t’i donte qejfi fantazitë e tij seksuale më të errëta. Ky është dhe mrekullimi psikologjik i Sutonius. Çfarë do mund të bënin njerëzit e tjerë në vend të tyre? Përgjigja është se: ata thjesht do mund të bënin ndonjë gjë fare më të vogël ose çdo gjë, por tek e fundit krejt njësoj si ata.

Alfred Uaithed njëherë vërejti se dikush kap esencën e kulturës jo nga këto gjëra, të cilat janë thënë në atë kohë, por nga gjërat të cilat s’janë thënë, bash ato hamendësirat e fshehura të shoqërisë, që tek e fundit janë tepër të qarta për t’u konstatuar. Tashmë mbetet një supozim i hamendësuar i Amerikës së shekullit të njëzetë që qeniet humane janë thjesht heteroseksuale apo janë disa gjëra mahnitëse që lidhen thjesht me rritjen normale të psiqikës, ku homoseksualizmi me shumë apo më pak po trajtohet njësoj kudo. Për ne, norma mbetet heteroseksualizmi kur familja konsiderohet si normale; kurse çdo gjë tjetër është devijim, e kënaqshme apo jo, thjesht e ndërvarur prej shijes së dikujt dhe preokupimet morale. Sutonius na zbulon këtu edhe një botë krejt të ndryshme.

Supozimet e tij të fshehura janë se njeriu është biseksual dhe se kjo liri e tëra komplet është dhënë për të dashuruar-ose, ndoshta, edhe më shumë, ashtu si ndodh në problemin me rastin e Çezarëve, e cila është për të dhunuar të tjerët: perandori do të bënte ashtu si i vinte, duke shkuar gëzueshëm nga atraksioni mashkullor tek femërori thjesht ashtu si i diktonte trilli. Por s’është vetëm Sutonius në këtë supozim për shumanshmërinë e qenies njerëzore.

Që nga Platoni e deri në ngritjen e Kristianizmit të Pauline, që u përpoq t’i vinte kapak seksit, kjo duket fare qartë edhe në shkrimet klasike.

Akoma dhe sot e kësaj dite, komentatorët kristianë, frojdianë, dhe marksistët,- të gjithë e kanë urdhëruar apo injoruar këtë fakt të natyrës, në interes të secilit afrim me Mbretërinë e Qiellit. Gjendet një eksperiencë e veçantë sot për dy mënyrat që të lexohet pasioni i njëhershëm i Neronit, si për gratë ashtu edhe për burrat. Diçka, megjithatë duket keq. Mund të jetë qoftë njëra apo tjetra, por kurrë asnjëherë të dyja. Dhe sërish ky eklektizëm seksual na shfaqet sërish dhe sërish.

Dhe megjithëse disa nga Çezarët krejt hapur preferonin gratë për mua (Augusti kishte një dobësi të veçantë për nimfetat e Nabukovit), tërheqja e tyre është e jashtëzakonshme në mungesën e këtij motivi. Dhe dikush mund edhe të dyshojë se përveç legjislacionit së ashpër moral të kohës sonë ku jetojmë, sërish qeniet humane s’mund të jenë më ndryshe. Nëse s’mund të thuhet gjë tjetër, Dr. Kinsi e zbuloi në mënyrën e tij aritmetike dhe të paepur sesi të gjithë jemi thjesht pak më të parashikueshëm dhe të sjellshëm sesa ai i cili dyshohet direkt për ligësi.

***

Një nga pak aspektet joshëse prej Jul-Klaudianëve ishte autorësia. Ata të gjithë shkruanin; disa dinin madje të shkruanin vërtetë mirë. Jul Çesari, përveç relacioneve të tij për kryqëzatën e famshme në Gali, shkroi dhe një Edip. Augusti shkroi një Ajaks, me pak vështirësi. Kur u pyet nga një prej miqve përse Ajaksi i tij kish dalë kaq vonë, Augusti psherëtiu:’ Ai s’ka rënë nga shpata, thjesht e harroi veten mbi sfungjerin tim’.
Tiberiusi shkroi Elegjinë për vdekjen e Jul Çezarit. Mëndje-hallakaturi Klaudi, princi sharmant i errësirës, ishte një pedant aq i devotshëm, saqë në të gjallë u përpoq ta reformonte vetë alfabetin. Ai ishte po ashtu i pari që kish arritur të kishte një qasje serioze me historinë e Etruskëve. Neroni natyrisht do kujtohet si poet. Jul Çesari dhe Augusti ishin edhe prozatorë të shquar; secili prej tyre preferonte latinishten e thatë të modës së vjetër. Augusti në veçanti s’pëlqente atë që e quante stili “aziatik”, që ishte më i favorizuar mes të tjerave nga rivali i tij Mark Antoni, fjalimet e të cilit i shikonte si aspak të sakta dhe mbi të gjitha “me ato fraza aq të gjata e të sforcuara”.

Përveç faktit të fuqisë së madhe, të dymbëdhjetë Çezarët, si njerëz kishin pak gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin. Por kjo pak ishte relativisht domethënëse, pasi kishin një gjë të madhe të përbashkët: frika e thikës dalë befas nga errësira. Nga të dymbëdhjetë (ndoshta nëntë) u vranë në këtë mënyrë. Ashtu si vërejti Domiciani pak kohë para se të goditej:”Perandorët janë patjetër trapa që kur vrasësi i tyre arrin ta bindë lehtë publikun se konspiracioni kundër jetës së tyre është real’.

Në një përpjekje të pakuptueshme që të shmangnin destinin, që u rrinte mbi kokë, studiuan me kujdes ogurët, shikonin horoskopët dhe analizonin ëndrrat (ata ishin simbolistë të zgjuar, nga të cilët mësoi edhe Dr. Frojd, që edhe vetë ishte një amator i Romës). Pamjet e jetës nga Kodra Palatine s’janë aq relaksuese dhe megjithëse asnjë nga Çezarët s’ishte religjioz në sensin e botës sonë, të gjithë prireshin drejt Stoikëve. Do ishte Tiberiusi, me zymtësinë karakteristike, i cili theksonte gjendjen e tyre të rrezikshme, kur deklaroi se ishte Fati, jo zotat, që urdhëronte për jetën e një njeriu..

Megjithatë, çfarë do përbënte përfundimisht lloji i efektit të fuqisë absolute mbi këta dymbëdhjetë përfaqësues të mëdhenj të njerëzimit? Sutonius e bëri krejt të qartë: Shkatërrimi. Kaligula ishte me dokumente i çmendur. Neroni, që e filloi mirë, u bë me kalimin e kohës krejt irracional. Madje edhe karakteri i ashpër i Tiberiusit u dobësua me kohë.

Në fakt, Taciti, kur mbulon të njëjtën periudhë si Sutonius, përshkruan: “Edhe me atë eksperiencë të jashtëzakonshme që kish për çështjet e publikut, Tiberiusi u shkatërrua dhe u transformua nga influenca e dhunës së fuqisë absolute’. Kaligula e nxori të gjithë këtë lojë zbuluar kur i tha një kritiku, ’Më shkon në kokë ta trajtoj këdo tamam si ma do qejfi’. Dhe ai inat, i cili është i lindur në qeniet humane tashti kur ke fuqinë, të jep mundësinë ti trajtosh të tjerët si lodra, por kjo e kultivuar e në mënyrë monstruoze, ashtu siç është tek Çezarët. Historia e rastit të Sutonius (dhe kjo është në mënyrë ekzakte) për Domicianin është krejt fashinuese. Ai ishte njeri inteligjent dhe me sharm, por edhe i trajnuar për të qeverisur.

Domiciani kur fillimisht ia doli në Principatin filloi të hahej me veten duke çjerrë krahët e mizave, një zakon i mbetur fëmijëror, i cili gradualisht ra, derisa në mënyrë të paevitueshme vazhdoi në një formë tjetër, duke i zëvendësuar mizat si objekte me njerëz. Loja e tij më e dashur ishte të fliste sjellshëm me një viktimë kuptohet nervoze në ato çaste, që ia vinin përballë; kur të gjitha frikërat zbuteshin prej kësaj sjellje, ai e ekzekutonte pamëshirë viktimën.

Apo vallë ishin vetë Çezarët, të cilët mbeteshin krejt joobjektivë rreth pozicionit të tyre të çuditshëm. Ka një letër të çuditshme të zbuluar që Tiberiusi ia drejton Senatit, e cila ishte përcjellë për të siguruar aprovimin për gjithë veprën e tij të ardhshme. Tiberius e hedh poshtë ofertën, që i bën Senati: “Për aq kohë sa kam mendjen, mund ta llogarisni njësoj vazhdueshmërinë e sjelljes sime, por unë s’mund t’ju lë të vendosni precedentin e bindjes, ku ju të aprovoni veprimin e çdo njeriu: e çfarë nëse ndodh ndonjë gjë që të alternojë karakterin e atij njeriu?” Me terrorin që ngjallte jeta e tyre, përhumbur nga ëndrrat dhe oguret, akoma më marramendës në pjesën e Dominionit, s’ishte më habi se çmenduria aktuale lidhej dhe me refuzimin Çezarian ndaj një realiteti kaq intoksikues.

Lajtmotivi unifikues me këto jetë, që sapo shkruam, ishte vetëm figura e Aleksandrit të Madh. Çezarët ishin të gjithë të fashinuar prej jetës së tij. Ai ishte kriteri i tyre i vetëm i madhështisë. I riu Jul Çezari ofshante gjithë zili mbi varrin e tij. Augusti e hapi varrin dhe e soditi gjatë fytyrën e pushtuesit. Kaligula i vodhi parzmoren nga trupi dhe e mbante vetë. Neroni i quante rojet e tij “Falangat e Aleksandrit të Madh”. Dhe, cili ishte kuptimi real i këtij fashinimi? Fuqia për hir të fuqisë.

Pushtimi për hir të pushtimit.

“Dominimi tokësor si një fund në vetvete”, i cili s’përbënte as vizion utopik, e as ndonjë vizion të fshehur, ashtu si edhe jo një hipokrizi. Unë po ju rrëzoj poshtë; tani jam vetë mbreti i kështjellës. Po pse vallë i riu Jul Çezari ishte kaq ziliqar ndaj Aleksandrit? Kjo nuk na ndodh që të na e shpjegojë Sutonius në veprën e tij. Ai do pohojë se çdo i ri në moshën e tij njësoj do dëshironte ta pushtonte botën. Dhe pse Jul Çezari, një qenie e tillë e klasit të lartë mendor, e do kaq shumë botën? Thjesht, ta ketë atë krejt të vetën. Madje edhe përfundimi i Pax Romana s’përbënte më një politikë të llogaritur por thjesht një aksident me fat.

Çesari dhe Augusti, krijuesit e Principatit, përfaqësonin dëshirën e zhveshur që të sundonin për hir të tyre. Dhe megjithëse shoqëria jonë e sotme ka ndryshuar shumë nga Roma (Ne mund ta theksojmë por me një krenari të zymtë se Hitleri dhe Stalini e morën hua skëterrën e vërtetë të Neronit dhe ia përcollën ditëve tona), kemi shkuar megjithëkëtë njësoj drejt zakoneve e motiveve të fshehura, për të mohuar konstanten e errët të vërtetë të sjelljes humane, edhe pse është e vështirë për të gjetur një historian amerikan me reputacion, i cili do ta pranojë faktin e ashpër se Franklin Ruzvelt, pohoi, se donte të bëhej president thjesht për ta përdorur forcën, që të ishte i famshëm dhe t’ja kishin frikën.

Duke ditur këtë fakt të thjeshtë dikush mund të çaj përmes një deti të tërë arratish: historia si sociologji, liderët si mësues, dashamirësia e butë si motiv force, kur përfundimisht fuqia mbetet në fund për vetveten edhe si një nevojë instiktive për të triumfuar, tipari i thjeshtë human dhe më i rëndësishëm, forcës së nevojshme pa të cilën s’mund të bëhet asnjë qytet ashtu si edhe s’mund të shkatërrohet.

Sërish shumë sociologë bashkëkohës dhe fetarë iu kthehen historianëve me një propozim krejt serioz: Edhe nëse s’do kish pasur asnjë Çezar atëherë Zeitgeist (Shpirti i kohës) do të na kishte dhënë një tjetër njeri si ai. Paçka se është e ditur që të kishte një Çezar në atë kohë, veçanërisht të atillë nuk do të guxonte askush që do kish guxuar për ta shpikur. Ngjarjet e Botës janë thjesht puna e individëve, motivet e të cilëve janë shpesh të pavlera, madje edhe rastësore. Nëse Klaudiusi nuk do donte një pushtim të thjeshtë në mënyrë që ai të kish mundësi të festonte triumfin në Romë, Britania as nuk do ishte pushtuar më vitin 44 pas Krishtit. E nëse Anglia s’do të ishte kolonizuar në shekullin e parë…eh vargu i shkakësive është i thjeshtë.

Dikush mund të kuptojë natyrisht pse roli i individit në histori është instinktivisht i minimizuar nga një shoqëri e cila e aspiron baraziminë. Ne jemi, krejt natyrisht, të frikësuar së qënuri të viktimizuar nga aventurierë të pa kujdesshëm. Për të shmangur këtë, duhet të krijojmë mitin e masës së pashmangshme (drejtimit-tjetër), i cili qeveris të gjitha. Shkenca, për të cilën jemi duke folur, s’është një çështje e kërkesës individuale por një përpjekje kolektive.

Madje edhe cipëza e stuhishme e zgjedhjeve tona sot e mbulon indiferencën individuale për personalitetin human: Nëse s’mbetet për këtë, atëherë është për atë tjetrin; dhe kështu është krejt njësoj, jeta vazhdon. Duke u kthyer në pikën tonë, gjenden disa virtyte këtu; dhe megjithëse askush s’mund të mohojë se ka një gri mashtruese në truallin tonë të qetë, do të ishte sigurisht më e mirë që ajo të trajtohej si e pasunduar nga mediokriteti sesa të skllavërohej nga Çezarët. Por ta mohosh natyrën e errët të personalitetit human s’është vetëm vetëkënaqësi por edhe tepër e rrezikshme.

Për këtë insistim tonin mbi kapitullimin e dëshirës private (të qënurit i drejtuar nga brenda) drejt një koncepti të garës humane, ashtu si disa bakterie të tejmbushura në rrjedhën e paidentifikuar të kohës prej fakteve individuale, kemi bërë të cenueshme jo vetëm rutinën, në atë sens të pakuptueshmërisë e cila më shumë se çdo gjë tjetër është karakteristike e moshës sonë, por të cenueshme edhe atë sensin e Mesias së parë që i ofrohen të riut dhe të mërziturit për pak të ardhme të mrekullueshme, nga këto vërtetësi çezariane. Ajo përbën edhe rrezikun politik ndaj kjo është tamam ajo e vërteta.

*******

“Pjesa më e madhe e botës edhe sot e kësaj dite është e qeverisur nga Çezarët. Njerëzit gjithnjë e më shumë po trajtohen si plaçka. Tortura është kudo e gjithëpranishme. Dhe, ashtu si do të shkruante Sartre në parathënien e tij për librin drithërues të Henri Alleg rreth Algjerisë. ‘Çdokush, në ndonjë kohë të caktuar, mund që në të njëjtën moment ta gjejë veten qoftë si viktimë por edhe si ekzekutues’. Sutonius në pasqyrimin e këtyre Çezarëve të legjendave zbavitëse, nuk reflekton thjesht ata por edhe vetë ne: krijesa gjysmë të tunduara, ku morali i madh i detyrimeve, që mbartim mban në balancë brenda qoftë engjëllin por dhe monstrën- për të cilat jemi për të dy-dhe në fakt të injorosh këtë dualitet është si ta ftosh vetë shkatërrimin.”


(1959)

Gajus Sutonius Trankuilus- Më së shumti njohur si Sutonius, ishte një historian romak që i takonte urdhrit kalorësiak në periudhën e hershme imperiale të Romës

Gore Vidal
Përktheu: Ben Andoni
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi