Filozofia Hermetike
2 posters
Faqja 1 e 1
Filozofia Hermetike
Filozofia Hermetike
KYBALIONI
Një Studim i Filozofisë Hermetike të Egjiptit të Lashtë dhe Greqisë
nga
TRE RISHTARËT
“Buzët e Urtësisë janë të kyçura, përveçse për veshët e Arsyes” – Kybalioni
Mësimet themelore ezoterike e okulte, të cilat kanë ndikuar kaq fuqimisht filozofitë e të gjitha racave, kombeve e popujve, për mijëra e mijëra vite, e kanë origjinën në Egjiptin e lashtë. Egjipti, shtëpia e Piramidave dhe e Sfinksit, ishte vendlindja e Diturisë së Fshehtë dhe e Doktrinaveve Mistike.
Të gjitha kombet huazuan nga Doktrina e tij e Fshehtë. India, Persia, Kaldea, Medea, Kina, Japonia, Siria, Greqia e Roma e lashtë, si edhe qytetërime të tjera të lashta, morën pjesë bujarisht në gostinë e diturisë, të cilën Hierofantët dhe Mjeshtrit e Truallit të Isisit e shtruan lirisht për ata që erdhën të bëhen pjesë e rezervës së madhe të Njohurisë Mistike e Okulte, që kishin mbledhur mendjendriturit e asaj toke të lashtë.
Në Egjiptin e lashtë rronin Dijetarët dhe Mjeshtrit e mëdhenj të cilët kurrkush nuk i ka tejkaluar, e rrallëkush i ka barazuar gjatë shekujve që i ndajnë nga ditët e Hermesit të Madh. Në Egjipt ndodhej e Madhërishmja Lozhë e Lozhave e Mistikës. Në dyert e tempullit të saj hynë Neofitët, të cilët më pas si Hierofantë, Dijetarë dhe Mjeshtra, udhëtuan në të katër cepat e botës, duke mbartur me vete dijen e vyer, të cilën ishin të gatshëm, të ethshëm e plot dëshirë t’ia përçonin atyre që ishin gati për të. Të gjithë nxënësit e Okultizmit e njohin borxhin që i detyrohen Mjeshtrave të përnderuar të asaj toke të lashtë.
Midis këtyre Mjeshtrave të Mëdhenj të Egjiptit të Lashtë, njëherë e një kohë rronte dikush të cilin ata e nderonin si “Mjeshtri i Mjeshtrave.” Ky njeri, nëse “njeri” ishte vërtetë, rronte në Egjipt në ditët e hershme. Ai njihej si Hermes Trismegistus. Ai është babai i Diturisë Okulte; themeluesi i Astrologjisë; zbuluesi i Alkimisë. Detajet e bëmave të jetës së tij janë të humbura për historinë në rrjedhën e viteve, e megjithatë shumë nga vendet e lashta kanë debatuar me njëra-tjetrën pretendimet se cila prej tyre kishte nderin të ishte vendlindja e tij, kjo mijëra vjet më parë.
Data e qëndrimit të tij në Egjipt, që përbën mishërimin e tij të fundit mbi këtë planet nuk dihet, por është vlerësuar në ditët e hershme të dinastive më të vjetra të Egjiptit; shumë kohë përpara ditëve të Moisiut. Autoritetet më të larta e konsiderojnë si bashkëkohës i Abrahamit, dhe disa gojëdhëna hebraike shkojnë edhe më tej, duke pretenduar se Abrahami e ka përftuar një pjesë të diturisë së tij mistike nga vetë Hermesi.
Me kalimin e viteve pasi ai ndërroi jetë (gojëdhëna thotë se ai jetoi treqind vjet), Egjiptianët e hyjnizuan Hermesin, duke e bërë atë një nga perënditë e tyre nën emrin e Thotit. Vite më pas, edhe populli i Greqisë së Lashtë e bëri një nga perënditë e tij të shumta, duke e quajtur “Hermes, Zoti i Diturisë.” Egjiptianët e nderuan kujtimin e tij për shumë shekuj, po, dhjetëra shekuj, duke e quajtur “Shkruesi I Perëndive” e duke i akorduar vetëm atij në veçanti, titullin e tij të vjetër “Trismegistus”, që do të thotë “tri herë i madhi”, “i madhi i të mëdhenjve”, “më i madhi i të mëdhenjve” etj. Në të gjitha tokat e lashtësisë, emri i Hermes Trismegistusit nderohej duke qenë sinonim 12 me “Burim Diturie”.
Edhe sot e kësaj dite, ne e përdorim termin “hermetik” me kuptimin “sekret”, “i mbyllur në mënyrë të tillë që asgjë nuk mund të dalë”, “i padepërtueshëm” etj., e kjo si pasojë e faktit që pasuesit e Hermesit, gjithmonë mbajtën parasysh parimin e fshehtësisë në mësimdhëniet e tyre. Ata nuk besonin në “hedhjen e perlave derrave”, por i përmbaheshin fjalës së urtë “qumësht për foshnjat; mish për burrat e fortë”, të dyja këto shprehje të njohura për lexuesit e shkrimeve të shenjta të Krishtere, por që të dyja të përdorura nga Egjiptianët për shekuj të tërë përpara erës së Krishterë.
Kjo politikë e propagandimit të kujdesshëm të të vërtetës i ka karakterizuar gjithmonë Hermetistët, madje edhe sot e kësaj dite. Doktrinat Hermetike mund të gjenden në çdo truall, ndër të gjitha fetë, por asnjëherë të identifikuara me një shtet të caktuar apo ndonjë sekt fetar të veçantë. Kjo për shkak të paralajmërimit të mësuesve të lashtë, për të mos e lejuar kristalizimin e Doktrinës së Fshehtë në një fe.
Urtësia e kësaj këshille është e dukshme për të gjithë studentët e historisë. Okultizmi i lashtë i Indisë e Persisë degjeneroi dhe humbi gjerësisht si pasojë e faktit që mësuesit u kthyen në priftërinj, duke përzierë teologjinë me filozofinë, e duke sjellë si pasojë humbjen graduale të okultizmit Indian e Persian në lëmshin e masës së kulteve supersticioze fetare, besëtytnive dhe “perëndive”. Kështu ndodhi me Greqinë dhe Romën e Lashtë.
Kështu ndodhi me Mësimet Hermetike e Gnostikëve dhe të Krishterëve të Hershëm, të cilat humbën në kohën e Konstandinit, dora e hekurt e të cilit e mbyti filozofinë me shtrojën e teologjisë, duke i shkulur Kishës së Krishterë atë çka ishte thelbi e shpirti i saj, e duke e bërë të endej kuturu për shekuj të tërë përpara se të gjente sërish udhën për te besimi i saj i vjetër; shenja këto të dallueshme lehtësisht nga të gjithë vëzhguesit e vëmendshëm në këtë Shekull të Njëzetë, kur Kisha tashmë po lufton t’u kthehet pas mësimeve të saj të lashta mistike.
Por ka pasur gjithmonë disa shpirtra besnikë të cilët e kanë mbajtur të gjallë Flakën, janë përkujdesur për të e nuk kanë lejuar që drita e saj të venitet. Dhe është falë këtyre zemrave të patrembura e mendjeve të patundura, që e kemi ende të Vërtetën mes nesh. Por e Vërteta nuk gjendet në libra. Ajo është përçuar nga Mjeshtri te Nxënësi, nga Rishtari te Hierofanti, e pëshpëritur në vesh. E nëse ndonjëherë është shkruar, kuptimi i saj është mbuluar nën vellon e termave të alkimisë e astrologjisë, në mënyrë që vetëm ata të cilët zotërojnë çelësin të mund ta lexojnë drejtë.
Kjo u bë e domosdoshme në mënyrë që të shmangeshin përndjekjet e teologëve të mesjetës, të cilët e luftuan Doktrinën e Fshehtë me zjarr e shpatë, turrë drush, trekëmbësh dhe kryq. Edhe sot nuk mund të gjenden veçse fare pak libra të besueshëm mbi Filozofinë Hermetike, paçka se ekzistojnë adresime të panumërta ndaj saj në shumë libra të shkruar në faza të ndryshme të Okultizmit. Prapëseprapë, Filozofia Hermetike është Çelësi i vetëm Universal i cili do të hapë të gjitha dyert e Mësimeve Okulte.
Në ditët e hershme, ekzistonte një përmbledhje e disa Doktrinave Themelore Hermetike, të përçuara nga mësuesi te nxënësi, e njohur me emrin “Kybalion”, një fjalë së cilës domethënia e kuptimi i kanë humbur prej shumë shekujsh. E megjithatë, ato që kjo përmbledhje mëson, njihen nga disa persona të cilëve u është përçuar gojarisht e brez pas brezi. Normat e saj nuk janë shkruar apo shtypur kurrë me aq sa dimë.
Kanë qenë thjesht një koleksion parimesh, aksiomash dhe normash, të cilat ishin të pakuptueshme për të huajt, por menjëherë të zbërthyeshme nga nxënësit në momentin që këto parime, aksioma e norma, u shpjegoheshin e ilustroheshin me shembuj Neofitëve nga Rishtarët Hermetikë.
Këto mësime përbënin në të vërtetë principet bazë të “Artit të Alkimisë Hermetike”, i cili ndryshe nga sa besohet masivisht, merrej me Mjeshtërinë e Forcës Mendore dhe jo me Elementët Materialë;shndërrimin e Lëkundjeve Mendore nga një lloj në një tjetër, dhe jo shndërrimin e një lloj metali në një tjetër. Legjenda e “Gurit Filozofik” i cili do të kthente metale bazë ne flori, ishte një alegori që kishte lidhje me Filozofinë Hermetike, lehtësisht e kuptueshme nga të gjithë nxënësit e Hermeticizmit të vërtetë.
Në këtë libërth, kapitulli i parë i të cilit është pikërisht ky, ne i ftojmë nxënësit tanë të hulumtojnë Doktrinën Hermetike, ashtu siç këshillon Kybalioni dhe vetë ne, nxënës të përulur të kësaj doktrine, të cilët megjithëse mbajmë titullin “Rishtarë”, mbetemi gjithësesi nxënës në këmbët e Hermesit, Mjeshtrit. Ne pra, ju japim këtu shumë nga parimet, aksiomat e normat e Kybalion-it, të shoqëruara me shpjegime dhe ilustrime të cilat ne gjykojmë se kanë më shumë gjasë t’i bëjnë mësimet lehtësisht të kuptueshme nga nxënësi i sotëm, kryesisht për faktin se teksti origjinal është qëllimisht i mbuluar nën vellon e terminologjisë së errët.
Në vijim të tekstit, parimet, aksiomat dhe normat origjinale të “Kybalionit” janë të shtypura në formë citatesh me pikësimin përkatës, pa iu prekur autorësia. Ndërkohë, puna jonë vetjake është shtypur në mënyrë të rregullt si trup i faqes. Kemi besimin se nxënësit të cilët kanë tashmë në duar këtë punim të vogël, do të përfitojnë po aq shumë prej faqeve të tij sa shumë të tjerë para tyre, duke ndërmarrë të njëjtën Udhë drejt mjeshtërisë, përmes gjithë shekujve që kanë kaluar që nga koha e HERMES TRISMEGISTUSIT, Mjeshtrit të Mjesh trave, të Madhit të të Mëdhenjve. Në fjalët e “Kybalionit” gjejmë:
“Kur dëgjohen hapat e Mjeshtrit, veshët e atyre që janë gati për Mësimdhënien e tij hapen katër. ” – Kybalioni.
“Kur veshët e nxënësit janë gati për të dëgjuar, atëherë vijnë buzët që do t’i mbushin me Dituri.” – Kybalioni.
Kështu pra, në përputhje me Doktrinën, shfaqja e këtij libri do të tërheqë vetëm vëmendjen e atyre që janë të përgatitur për t’i pritur këto Mësime. Kur nxënësi të jetë gati për të pritur të Vërtetën, atëherë ky libërth do të mbërrijë tek ai ose ajo.
I tillë është Ligji. Parimi Hermetik i Shkakut dhe Pasojës, nën këndvështrimin e tij të Ligjit të Tërheqjes, do të sjellë së bashku buzët dhe veshët, nxënësin dhe librin.
Kështu u bëftë!
Përktheu: Adrian Kosturi

Jon- 1159
Re: Filozofia Hermetike
"Njeriu Tokësor është një Perëndi e vdekshme, Perëndia Qiellore është një njeri i pavdekshëm"
Hermes Trismegistus
Hermes Trismegistus
Magus- Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.
101
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi