Nga rrëfimet e mjeshtrit Lieh-tzu
2 posters
Faqja 1 e 1
Nga rrëfimet e mjeshtrit Lieh-tzu
Nga rrëfimet e mjeshtrit Lieh-tzu
Yang-çù thoshte:
„Njerëzit janë të ndryshëm në jetë, por jo në vdekje. Përgjatë jetës disa janë të urtë, disa të pamend, disa fisnikë e disa vulgarë; në vdekje janë të gjithë një masë e shpërbërë ujërash të zeza. Këto ndryshime përgjatë jetës, kjo barazi në vdekje, janë vepër e fatalitetit. Urtësia e marrëzia, fisnikëria dhe vulgariteti nuk duhet të konsiderohen si të ishin entitete reale; ata janë vetëm forma të prira kah masa e njerëzve, pa u ditur se prej çfarë ligji. Cilatdo që të kenë qenë jetëgjatësia apo forma e jetës, ato janë të mbyllura në vdekje. I miri dhe i urti, keqbërësi dhe i marri, vdesin të gjithë në të njejtën mënyrë. Mbas vdekjes së perandorëve Yao dhe Shiunn e të tiranëve Kié dhe Çeu, mbetën vetëm kufomat e tyre të dekompozuara, të cilat ishte e pamundur t‘i dalloje nga njera-tjetra. Për rrjedhojë, duhet jetuar jeta e tashme, e s‘duhet të shqetësohemi për atë që do ndodhë mbas vdekjes sonë“.
Yang-çu thoshte:
„Pai-i e la veten të vdiste nga uria prej ndershmërisë së tepruar; Çan-Ki e la të shuhej fisin e tij për shkak të përkorjes. Ja se çfarë u sjell edhe njerëzve më të mirë mosnjohja e principeve“.
Yang-çù thoshte:
„Yüan-hien ishte i varfër në Lu, e Zé-cung ishte i pasur në Uei. Varfëria shkurtoi jetën e Yüan-hien, ndërsa pasuria me tërë trazimet e veta e brejti jetën e Zé-cung. Por nëse varfëria dhe pasuria qënkan të dyja të dëmshme, ç‘duhet bërë atëherë? Përgjigja: të jetosh i lumtur, ta trajtosh mirë trupin, ja se ç‘duhet bërë. Njeriun që është përherë i lumtur, as varfëria nuk mund ta dëmtojë (sepse nuk e ligështon). Njeriun që e trajton mirë trupin e vet, nuk e dëmton as pasuria që ka (sepse nuk cfilitet prej trazimeve që ajo sjell)“.
————
Mong-sunn-yang pyeti Yang-çù-në:
„Një njeri që mbikqyr mënyrën e tij të të jetuarit dhe tregon kujdes për trupin e tij, a mund t‘ia dalë mbanë të mos vdesë?“
„Sigurisht që do të arrijë të jetojë pak më gjatë“-u përgjigj Yang-çù.- „Por a mos vallë të jetuarët më gjatë është një qëllim për të cilin ia vlen të mundohemi kaq shumë? Bota ka qenë e do jetë gjithmonë e mbushur plot vuajtje, rreziqe, të këqija, peripeci. Gjërat që ndjehen, që shikohen, janë përherë të njejtat; edhe ndryshimet nuk sjellin kurrë diçka të re. Mbas njëqind vjet jete, ata që nuk kanë vdekur nga dhimbja, do të vdesin nga mërzia“.
„Atëherë“-tha Mong-sunn-yang, „simbas jush zgjedhja ideale do të ishte vetëvrasja?“.
„Kjo as duhet çuar ndërmend“-u përgjigj Yang-çù. „Duhet duruar jeta për aq sa zgjat, duke u përpjekur për të përftuar të gjitha kënaqësitë e mundshme. Duhet të pranohet vdekja kur arrin, duke u ngushëlluar me idenë se kësisoj gjithçka do marrë fund. Jeta nuk mund të zgjatet, por as dhe nuk duhet nxituar vdekja“.
———–
Në Uei, një njeri me emrin Tong-menn U kishte humbur të birin, por nuk ishte asfare i dëshpëruar. Dikush që banonte aty pranë, i tha:
„Por ju e keni dashur shumë birin tuaj; si ka mundësi që tashti që ai ka vdekur ju as nuk qani për të?“
Tong-Menn U u përgjigj:
“Dikur, vite e vite para lindjes së tij, kam jetuar pa këtë djalë, por nuk isha i dëshpëruar për këtë arsye. Tashti që ai ka vdekur, unë rikthehem në atë kohë, duke përfytyruar sikur nuk e kam patur kurrë, e kështu, si atëherë, nuk ndjej dhimbje. Në fund të fundit ç‘dobi ka?! Bujqit shqetësohen për të mbjellat e tyre, tregtarët për mallin e tyre, artizanët për zanatin e tyre, funksionarët për zyrën e tyre. Tashti, të gjitha këto gjëra janë të lidhura me rrethanat e nuk mvaren nga vullneti i tyre. Për bujkun nevojitet shiu, për tregtarin fati, për artizanin puna, për funksionarin rasti i të shquarit përmbi të tjerët. Tashti, rrethanat dhe rastet mvaren të gjitha vetëm nga Vullneti i epërm“.
Përktheu: Shpëtim Kelmendi

Jon- 1159
Re: Nga rrëfimet e mjeshtrit Lieh-tzu
Mësime të filozofit të madh kinez, Lao Tzu
Lao Tzu, një prej filozofëve dhe poetëve më të famshëm të Kinës së lashtë, ka lënë pas shumë mësime të rëndësishëm. I njohur më mirë si autori i Tao Te Ching dhe themelues i Taoizmit filozofik , urtësia e tij e spikatur dhe mesazhet e paqes, pajtimit dhe të jetuarit në mënyrë kohezive, na kujtojnë se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë, dhe si mund të zhvillohemi në mënyrë kolektive. Në kulturën kineze ai ishte një figurë qendrore, por fjalët e tij mund të gjejnë zbatim për popujt e të gjithë botës.
E ke ti përgjigjen për pyetjet më të rëndësishme të jetës. Kur sheh brenda teje, do të gjesh gjithçka që të nevojitet.
“Në qendrën e qenies tënde, ti e ke përgjigjen; ti e di se kush je dhe e di se çfarë do”. “Të njohësh të tjerët është inteligjencë; të njohësh vetveten është mençuri. Të kontrollosh të tjerët është forcë; të kontrollosh vetveten është fuqia e vërtetë”. “Kur heq dorë nga ai që jam, unë shndërrohem në atë që do të bëhem”.
2. Duke qenë tolerant vetveten, ti bëhesh i lirë. Ti pushton veten tënde dhe botën, atëherë kur ti e lejon, dhe nuk e lufton, ekzistencën e tyre.
“Duhet të lësh gjërat ashtu si janë. Bota fitohet duke e qenë tolerantë”.
“Mësuesi vepron duke mos bërë asgjë dhe mëson duke mos thënë asgjë. Gjërat shfaqen dhe ai i lë të vijnë; gjërat zhduken dhe ai i lë të ikin. Ai ka, por nuk zotëron, vepron por nuk pret. Kur puna mbaron, ai e harron. Ja përse zgjat gjithmonë”.
“Nëse do të bëhesh i plotë, lëre veten të jesh i pjesshëm. Nëse do të bëhesh i drejtë, lëre veten të jesh i shtrembët. Nëse do të bëhesh plot, lëre veten të jetë bosh. Nëse do të rilindësh, lëre veten të vdesë. Nëse do të të japin gjithçka, hiq dorë nga gjithçka”.
“A e ke burimin që të presësh deri kur balta të bjerë dhe uji të pastrohet? A mund të qëndrosh pa lëvizur, deri kur veprimi i duhur të shfaqet vetë”?
3. Etiketat dhe dëshirat egoiste nuk do të të japin asnjëherë kënaqësinë e njohjes së vërtetë të vetvetes.
“Ai që e përcakton vetveten, nuk do ta dijë kurrë se cili është në të vërtetë”
“Ai që ka fuqi mbi të tjerët, nuk mund të fuqizojë veten”.
“Ai që përpiqet të shkëlqejë, e zbeh dritën e vetes së tij”.
4. E keqja ikën dhe shkërmoqet, kur ti nuk i kushton vëmendje
“Mos i jep të keqes asgjë të cilës t’i kundërvihet, dhe do të shohësh që do të zhduket vetë”.
5. Mirësia dhe dhembshuria për të tjerët, në fund do të fitojnë gjithmonë, pavarësisht sa shumë zgjat mbretërimi i të keqes.
“Trajtoji ata që janë të mirë me mirësi, dhe trajto gjithashtu ata që nuk janë të mirë, po me mirësi. Kështu e merr të mirën mbrapsht. Ji i ndershëm me ata që janë të ndershëm, dhe ji gjithashtu i ndershëm me ata që nuk janë. Kështu sigurohet ndershmëria”.
“Mirësia në fjalë krijon besim. Mirësia në të menduar krijon thellësi. Mirësia në të dhënë krijon dashuri”.
“Të jesh thellësisht i dashuruar nga dikush të jep forcë, ndërkohë që kur dashuron dikë thellësisht, të jep kurajë”.
6. Ki kurajën të jesh vetvetja, pa e vrarë mendjen se çfarë mendojnë të tjerët.
“Vrije mendjen për miratimin e njerëzve, dhe ti do të jesh i burgosuri i tyre”.
“Kur je i kënaqur që je thjeshtë vetvetja, dhe nuk krahasohesh apo konkurron, të gjithë do të respektojnë”.
7. Mençuria dhe forca vijnë prej përulësisë.
“Njeri i mençur është ai, që e di, atë që nuk di”.
“të gjithë rrëketë derdhen në det, sepse deti është më poshtë se ato. Përulësia ia jep atij fuqinë që ka”.
8. Ndryshimi është i pashmangshëm, kështu që përqafoje, edhe nëse duket i parehatshëm.
“Nëse kupton që të gjithë gjërat ndryshojnë, nuk ka asgjë pas të cilës do të duash të kapesh. Nëse nuk ke frikë nga vdekja, atëherë nuk ka asgjë që nuk mund ta arrish”.
“Fillimet e reja shpesh herë maskohen si funde të dhimbshëm”.
9. Një udhëheqës i madh e kupton se nuk është mbi ndjekësit e tij; ai është thjeshtë njëri prej tyre.
“Udhëheqësi i lig është ai që njerëzit e urrejnë. Udhëheqësi i mirë është ai që njerëzit e nderojnë. Udhëheqësi i madh është ai për të cilin njerëzit thonë: “E krijuam vetë”.
“Nëse dëshiron të qeverisësh njerëzit, duhet të vendosësh veten poshtë tyre. Nëse do t’i udhëheqësh njerëzit, duhet të mësosh si t’i ndjekësh ata”.
10. Orvatu të mos bësh asgjë dhe të jesh asgjë; këtu do të gjesh lumturinë e vërtetë.
“Kur asgjë nuk bëhet, asgjë nuk lihet pa u bërë”.
“Shëndeti është zotërimi më i madh që ke. Kënaqësia është thesari më i madh. Vetëbesimi është miku më i mirë. Mos-qenia është gëzimi më i madh”.
Bota.al

Equinox- 207
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi